Pak...

Pak qiell,
pak tokë.
pak re,
pak erë,
...nga ai dhe' ku kam lerë.

Pak verë,
më i plotë për tu ndjerë.
Për të kujtuar kohën kur,
rrënja mbi gjinjtë e tokës u ngul.
Kur dielli ra mbi sferat e verdha
i ndriçoi, i ngriti mbi ferra,
pastaj dorës i tha t'i shkul.
Ah ti ëmbëlsi e thellë,
trazuar me djersë
pjekur në dru,
driçuar në qelq.
Pak botë mbi tryezë,
Pak jetë,
…në një gotë verë.

Pak jetë nëpër kallinj
nëpër të korrat e lashta
një oxhak që nxjerr tym
kur ftohtë bën përjashta
dhe nata me përralla gjyshesh
mbyll sytë e foshnjës
duke sjellë,
që poshtë derës
pak erë…

Pak hije nën zheg,
Aty, në rrënjët e fikut.
Dhe njerëzit fushave me kapelë,
nderin ia njohin diellit në dimër,
jo në verë.
Pak ujë,
një puthje burimit
që buzët mi pret.
Çoji të fala lumit i them,
Drejt tij gurgulluar kur zbret
Nesër do t’i bëj qokë vetë.
Vërtet,
pak peshq fshehur nën gurë,
i kap me dorë, i fut në brekë!
Të më ndjeni! I vogël kam qenë,
Aq sa dielli më shumë se ju më turpëroi.
Më bëri të kuq flakë…
Pak kos mbi shpinë,
shpërhapur me qortime nëpër dhomë
Dhe unë dhëmbështrënguar,
me heroizëm fëmije,
mëkatin e fëmijërisë kam duruar.
Pak frikë
Kur hipja nëpër pemë,
kur thosha ndonjë rrenë
apo kur sipas gjyshes
“nuk sillesha për të qenë”.
Pak mall…
Kur faqet e saj,
i shoh mbi gotë.
Mosha anash u kaloi,
nuk i preku.
I la të kuqe, si atëherë, ashtu,
siç kur i ndukte,
duke thënë “pupupu”!
Pak liri,
Si erë e malit mbi shtëpi,
kur me të bëja garë.
Ajo kudo nëpër trup,
unë mbi kalë.
Pak rrush, pak fiq.
Pak mollë pak dardhë,
pak qershi…
Pak domate të thara mbi çati!
Pak verë, more, pak verë!
Më pëlqen të dehem me të.
Ashtu si me kujtimet.
Ndonjëherë…

19 Komente

Pak ujë,
një puthje burimit
që buzët mi pret.
Çoji të fala lumit i them,
Drejt tij gurgulluar kur zbret
Nesër do t’i bëj qokë vetë.
Vërtet,
pak peshq fshehur nën gurë,
i kap me dorë, i fut në brekë!
Të më ndjeni! I vogël kam qenë,
Aq sa dielli më shumë se ju më turpëroi.
Më bëri të kuq flakë…
Pak kos mbi shpinë,
shpërhapur me qortime nëpër dhomë
Dhe unë dhëmbështrënguar,
me heroizëm fëmije,
mëkatin e fëmijërisë kam duruar.

Yes, this is it! Nuk behet me bukur. KUDOS!!!

Pak verë, more, pak verë!
Më pëlqen të dehem me të.
Ashtu si me kujtimet.
Ndonjëherë…

-----------------------------

eh...mall o mall,shpirti na u pervelua,tashti na duken te bukura bregoret e lumenjte e kulluar... bukur e ke qendisur!*****************

Bukur! Me habite... 5 stars si Hilton! smileyDhe kjo pike se pari ngaqe s'thure asgje te tipit(t'a perseris? Si thua? Ja dhe nje here te fundit...smiley)'jom i bukur, jom i mire, boj femnat t'vuajne per mua....ohhh, jete mizore'. Sidoqofte, komplimente per alegorite e fshehura! smiley

Pak verë, more, pak verë!
Më pëlqen të dehem me të.
Ashtu si me kujtimet.
Ndonjëherë…

-----------------------------

eh...mall o mall,shpirti na u pervelua,tashti na duken te bukura bregoret e lumenjte e kulluar... bukur e ke qendisur!*****************

Nostalgji/Mall i virgjer!

Bravo, miku im smiley

PS: Me kujtove gjyshen time, me te njejtat faqet e kuqe te anashkaluar nga vitet.  Ah po, dhe mallkimet e saj te perzemerta kur hipja ne maje te manit.  Mollen s'e kishte dhe aq merak. 

Lere lere, se m'i mbushe syte me lot.

This is charming... smiley

une vidhja leke...

thnx Zanfi.

flm Emo.

thnx Xheni. Bregoret dhe lumenjtë të bukur kanë qënë gjithnjë... vetëm në provimet e maturës na pëlqente ta vdisnim Naimin. smiley

Rosee, për Paris e ke fjalën? smiley Komplimente për gjetjen e alegorive. A i gjete të gjitha?

Monda një man të madh e kishim poshtë në kopësht, afër pusit. Jam këput njëherë nga ky mani, po ka qënë krejt e fortë se nuk kisha hip në të, po isha varur në një degë.

ama ça rakie nxirrte ai dreq! Pikë pikë si lotë Shën Mërie dilte... smiley Gjyshi (ndjesë past&eumlsmiley e pinte për ilaç çdo mëngjes. smiley

23-sho, thnx. Më hiq një kuriozitet: mos je rrit në Gjirokastër? Nëse po, yhyyyyy sa kena për të thënë...

 

 

No man, kam qene ne Gjirokaster vetem kur ngatrohej shoferi rruges per ne kakavi! Jam rritur ktej nga kto anet qe tpelqen te kalosh 15 gushtin ty.

per Hasin e Kukesit. smiley

Paris?The city apo miss Hilton? smiley Prit dhe pak dhe do na permendesh dhe Ciljeten (ose konsumerizmin e saje hotelor smiley)

Une jam mire ne gjurmim alegorish!Mos me grriç shume se po ia nisa...do na kthehesh ne faqekuq-topolak realisht smiley

 

U tell me. Ti shkrujte Hilton e para.

Nuk është për moshën kur është shkrujt poezia, Çiljeta.

Merre pushkën (apo penën?) edhe dil njëherë për gjueti alegorish. smiley

 

Kur poezia ngjall emocione... dhe ç'të ngjalluri se... dhe jo me Pakicë smiley

Pak qiell,
pak tokë.
pak re,
pak erë,
...nga ai dhe' ku kam lerë.

Ne Has tregojne kur vajti nje makine pe Korce. Aty nje ushtar kufiri nje vit  pa leje (se kishte qene i hajrit ) nxjerr nje thike dhe i gju ke rrota duke e care . Ulet ne gjunje thith ajer me forte dhe bertiste : Aman bre firome pe Korce !!!!! E c'ben malli per pak ajer ,...

pak peshq fshehur nën gurë,
i kap me dorë, i fut në brekë!
.. Personalisht shume falem per keto vargje qe thurrur per aftesine tende . S'besoj kurre se ma kalon njeri per zenie peshqish nen gure. Po "gure mbi gure" ke qelluar . Po kur ngre gurin dhe bertet "Ngjhala , ngjala, ngjala" Po kur dilte neperke nga guri ???? Rrofsh e mos te shterofte deshira per te tilla vargje!!!!! Pas Agollit ,fryu nje ere e kendeshme me mall nga vendi. J.ti je POET !

Hahahahaha, Idris! Kam qeshur vertete!

Ah,J. , se mos harroj, alegorite s'kane sekrete per mua! Ajo qe po me habit eshte qe as per Idrisin s'paskan!

Gezuar Shen-in paraprakisht. Sa me shume peshq, domate, fiq, rrush,... etj. smiley

 

U nxitove Rosa- rosina smiley aq shume sa ke thy qafen. Ke thjeshtesia mund te lexosh gjeniun, si rasti J.... tek alegoria mund te lexosh  budallain qe fsheh mendimet ....s'po e them akoma ( po e ruj dhe ca)....personalisht per ty.

Idriz, ktheju dhe njehere atyre qe thashe mesiper... smiley Asnje shenje pikesimi mesiper s'kundershton shpirtin e zheniut!

PS. Te pelqen te kendosh, hein? smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).