pa numër

duc1.jpg 
  
Me hapa të ngatërruar, sidoqoftë
Ata ulen në këtë tryezë, duarlidhur
Të shtyrë si tespiet, me gishtin e kafes
Tre të marrë, tre të vrarë dhe tre të paditur
Këta gjuhëshqiturit kanë qënë poetë. Nuk janë më.
Ky syqituri ka qënë piktor. Abstrakt. (ëhëëë!)
Unë vetë jam skulptor. Kanë nevojë për mua.
Të tjerët janë të panjohur, me dëshmitarë të linçuar.
  
Përse i sollët këtu? Kjo tryezë është e nderuar.
Nuk duam kufoma! Kjo darkë është e helmuar!
Të flaken jashtë. S’revokoj privilegjet.
Na lini të hamë, mishin, jo ndërgjegjet.
  
Me tym i përzunë, si piratët nga dera
Shpirtflorinjtë, kokëkrisurit dhe thesarët me perla.
Në tryezë u derdh vera më e fortë
Njollosi statujat, pa zemër, pa kokë
Me muzikën e vjetër pastaj u mallëngjyen
Me hapa të ngatërruar, sidoqoftë, kërcyen.

23 Komente

Te pesta yjet flori e kaluar floririt.

Tre të marrë, tre të vrarë dhe tre të paditur
 

Me shkon gjithe meodicitet tek e them smiley

floro, kjo foto si e njohur - eshte nga RATM album cover apo Pantera, maybe?

Car bo kshu mer Lost? Si e vune ne dyshim qe kjo o kopertina e albumit te pare te RATM? Po s'ke shume faj se ene Pantera-t e kone nje kopertine me flake (Reinventing the steel).

Kjo foto ne fakt eshte origjinale dhe nqs nuk gabohem eshte bere kur nje indian i vuri flaken  vetes gjate manifestimeve per pavaresine e Indise nga Anglia.

Kurse yjet edhe per mua i ka te pesta.

 

ehhehe Lizander, e disha qe do m`korrigjojshe bro. Ne fakt e ngaterrova me ate cover album, "Vulgar display of... (?)"  me ate fytyren e shperdredhme nga ai grushti.

hahahahaha

E bukra eshte qe edhe ajo foto eshte "pe verteti". Sipas çunave te Panterave, ata kishin pagu njonin 300 $ qe te hate grushta deri sa te dilte nje foto e per7shme (e di ti qe nuk e shkrujme dot ndryshe kete fjalen). Sa gjynof me vite mu per ate te shkretin se Phil ka qene boksier para se te bohej ulerites dhe mallist te Pantera.

On June 11th, 1963 Thich Quang Due, a sixty-six year old monk, set himself on fire in Saigon in protest to the oppression of the Diem administration, as seen above.  Diem's response to this action was: "Let them burn, and we shall clap our hands."

 

Nje nga fotografite me te famshme nga Vietnami

origjinali

Oups! ja paskom fut gjys kot. Plus qe duke pas parasysh angazhimi politik te RATM, Vietnami ishte mo i pershtatshem.

e sakte PF!

falemnderit per komentet e mira (Guçe?)

 

Na lini të hamë, mishin, jo ndërgjegjet.

Kot na hape pune me kete vargun ne fakt. E une po vrisja mendjen perse po kthehesha ne vegjetariane. Ndergjegjia, ajo e ka fajin smiley

kush do m'fali mua yje , se nuk m'tepruan te mitesmiley

te thahet fyti kur lexon kshu gjerash.si thike ,sa te mprehte aq te lakuar e ke gjuhen or Florismiley

qe, ta fala une nji pesshe smiley para se t'hiki n'shpi smiley

ej a i heqim keto yjet. Une sapo i dhashe pese yje emigrantit, tashi i jap pese yje dhe fe.he.-se, do ndodhi ndonje krize poezie kendej, bota falimenton bankat ne falimentojme seksionin letersia

poezi shume e bukur

Me tym i përzunë, si piratët nga dera

 

Shpirtflorinjtë, kokëkrisurit dhe thesarët me perla.

 

Në tryezë u derdh vera më e fortë

 

Njollosi statujat, pa zemër, pa kokë

 

Me muzikën e vjetër pastaj u mallëngjyen

 

Me hapa të ngatërruar, sidoqoftë, kërcyen.

 

Perlë e vërtetë! 5*****

edhe 1 here falemnderit te gjitheve. per ti mbyllur ketu yjet e diteve te gjata po ju pershendes perzemersisht me kete. Diten/Naten e mire.

E shkruar në Nëntor>>

Nuk jam askund>>

Kur s’jam aty>>

Nizam pragmatist me kaçurrela në sy>>

Që mefshtas (po mefshtas) i qeshet fatit>>

kur rënkimet e tua mi zbeh së largtit>>

e më pëlqen të kujtoj veç buzëqeshjet>>

e post-njeriut të ri që krenohet me veshjet>>

në pasqyrën moderne që ia kanë dhuruar>>

në këmbim të floririt solemnisht të premtuar>>

Prapë nuk gjej paqe>>

E futem në haqe>>

Njerëzish që mefshtas (po mefshtas) urojnë>>

Sa më larg tu rri, sa më parë t’më harrojnë>>

E unë me sa mund>>

Nuk jam askund>>

Bebe e humbur në sy>>

Kur s’jam aty >>

 

 

në këmbim të floririt solemnisht të premtuarPrapë nuk gjej paqeE futem në haqeNjerëzish që mefshtas (po mefshtas) urojnë

Qashtu Flor, qashtu smiley

Flor, jom back to the real world. Por shum i lodh, ne fakt, tuj majt trare deadline-sh mbi kurriz.

Poezite kane dicka prej "insider info" qe nuk me lene te shkoj dot brenda, ku padyshim qe duhet te jete aq mire. Pra po e shijoj si fakiri te rruga qe sheh nje party pas xhamesh me avull.

Me kujtove nje fragment nga i madhnueshmi liber "Nassredin Hoxha ne Buhara", botim i kohes se Zogut ban vaki. S'mun ta them tjeter lloj ikyt pervecse ne dialekt geg' t'improvizum. Se ashtu asht origjinali. Nji mejhanexhi kishte kap nji lyps e i kerkonte t'paguente. Po un nuk hangra gja, u ankonte lypsi. S'hangre, po i more ere, i thoshte mejhanexhiu. Kalon aty pari Nassredini. I thojn si qe puna. Mir, i thote ky mejhanexhiut, po t'paguj un tye. Edhe i merr ca tanga arit e shtin ne xhep t'vet. Po ti s'po m'paguen gja, thote mejhanexhiu. Nj'ashtu si lypsi qe vetem i mori ere ushqimit, edhe ti i ndigjove tringllimen parave, mejhanexhi, thote Nassredini.

Lidhja? Well, tringellime Flori-ri (pun intended  smiley  smiley  ) ne xhepin tend....  smiley 

Turqeta, ty (dhe lostT-it kur te lexoje).

PS mqse je tregu bujar dhe ke pru dy vjersha: 5! (me sistem sovjetik)

a dole prej guves se shifrave mer?  ;p

po  leni sistemet sovjetak, sovjetuk, tik mer ta haje dreqi!

a thu po bohet ne Floriu kriptik? smiley  s`m`doket! mejtonj qe kejo poezi esht` lehtsisht e aplikueshme. Po ty te rendojne traret e dedlajnave. smiley

Dola mer dola... dhe ke te drejte... mbase jan numrat; cer kena thon, kta arabet vetem per probleme jane  smiley  smiley  mgjthse dhane jo vetem numrat, por edhe Omar Sharif...  smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).