pa fund

telling-time.jpg      

 nga XHEKE

telling-time.jpgtelling-time.jpg Kjo femër është një vepër e paplotë gjeniu. Sa për t’ju ndriçuar, po ju them se kryet ja kam vënë mbi baqth e ngjaj i lumtur si me zor pas një seksi të zgjatur për qejfin e saj. Kjo paplotësi e bën kaq të bukur (mbase them), mungesa zgjon interes tek njerëzit, të gjithë e duan sa e shohin. E si të mos e dua kur e duan të gjithë, pa e ditur që ajo çmendet pas meje. Ajo tymos kryeulur mbi një nënkresë të qëndisur basoreliev. Nuk e shoh, por e kam parë mjaftueshëm sa për t’ju pohuar se është çasti më i bukur mes nesh. Nga thellësitë e barkut befas i vjen një rënkim refuzues, unë lëviz pak dhe bie në rrëpirën mes shalëve të saj luksoze.“Nesër nisem!” - më thotë. “Po prit” - më vjen ti them - “nuk është as vendi as momenti dreqin”. Kohët e fundit është bërë arratiake, udhëton për punë pune, por kushedi me gjasë arratiset prej meje. Moment i zgjatur sikleti. Ngrihet dhe tërheq në sirtar një palë breçka çiklaminë që përhapin një aromë amorbidenti. Oda ngjyrëlimoni është shkrehur dhe në të mugët shoh breçkat që shkojnë avash aty ku duhet. Dhe ky sipar po mbyllet. Priten debate. Endet në odë me të njëjtën cigare dhe lutet që unë të luaj pjesën time. Jam zhvendosur në nënkresën e qëndisur dhe kam ngulur hundën thellë në kujtimin e flokëve të saj. Ti shijoj këto çaste para “ekzekutimit”.“Dëgjove, nesër nisem dhe kësaj here do të rri gjatë…” - e thotë me shpejtësi. Bie heshtje. Unë i mëshoj nënkresës; ajo siç duket është ulur e dërrmuar. Prej nga jashtë odës dëgjohet një frenim i lehtë veture, pastaj ca zëra të njohur kuturu dhe momenti mvishet me një ndjesi të ëmbël mëhalle. Ajo qan pazëshëm (si gjithmonë) dhe ndoshta është koha ti shkoj pranë. Shkoj cullak e qesharak. Në fytyrë jam damkosur me vulën e nënkresës që mbante kujtimin e flokëve të saj. Mendoni që nesër ajo do të jetë një kujtim. I avitem në finish të lotit dhe i them:“Unë këtu jam amor, ti veç kthehu…” - dhe i ngul gojën në buzën përposh, e lëshoj, e shoh në sy si të testoja tensionin në dy llampa elektrike dhe po po tensioni, pasioni, dashnia është aty tek sytë marramendës. Është koha për një dush të përbashkët dhe e marr hopa deri në banjë. Por diç më rëndon në stomak kësaj here dhe ajo e kupton. “Më lësho të lutem, ti je zverdhur. Më urren tani? Ka dy vjet që kur më sheh të zvedhur si meit mendon se e urrej. “E vërtetë është, urrej karrierën, industrinë, shpejtësinë, ikjet, avionët, urrej gjërat që na ndajnë që na ngucin, na tëhuajnë, na ftohin” - të gjitha këto ja them ndërsa e rikthej në minderin e së vërtetës. Dua ta shoh edhe njëherë të mbretërojë këtu para se karriera t’ja marrë kurorën. “Ne jemi aq të zgjuar sa ta kuptojmë këtë ndarje” - e ledhatoj dhe krisem përbrenda. Gjinjtë e saj majucë gëzojnë armëpushimin dhe ajo kërruset. Fjalët po ma tërheqin mendimin pa mëshirë. “Më parë të gënjeva, të gënjeva për të garantuar ikjen tënde. Unë nuk të pres më, nuk mund të të pres!”. Ajo është çuar dhe po rrëmon diku për pjesën e mbetur të peshkut të drekës. “A më dëgjon? Nuk të pres, nuk unë, …uk…cuk… “ - ca rrokje të çuditshme më zënë gojën nga përbrenda. Është ulur para një peshku gjysmëskeletik dhe rri më sytë lunatikë ballë meje. “Mbaroje peshkun” - i them. Sikur nga ky akt do të çlirohej kuptimi lidhjes sonë.

11 Komente

Flor-o, po une ket e kom lexu me pare; jo se ka ndonje gje, OK?, vetem doja me thone qe xheke-ja nuk e ka bo dje-pardje.

ps: Kjo shko me "out of tears" te stonsave ne sfond. ose dhe me ate "i've said, from the first, i'm the worst, kind o' guy, for you, to be around" te k. richards - s'm'vje n'men titulli n'ket moment, pranej gjithe strofa, flor.

pps ose edhe me "out of control". stones (late period) all the way.

emo, po eshte e vjeter. per te qene i sinqerte, ideja ishte qe ta riekspozoja per t'ngacmu naj prurje tjeter prej tij.

but i'm out of tears... m'duket se eshte ne album solo te MJag, mund te jem gapim. smiley me ka marre malli per ket, ta ngjoj sonte.

Out of tears (voodoo lounge, '94)


I can't feel
Feel a thing
I can't shout
I can't scream
Breathe it out
Breathe it in
All this love
From within

I won't cry when you say goodbye
I'm out of tears
I won't die when you wave goodbye
I'm out of tears
Out of tears

I won't drink
I won't eat
I can't hear
I won't speak
Let it out
Let it in
All this pain
From within
And I just can't pour my heart out
To another living thing
I'm a whisper
I'm a shadow
But I'm standing up to sing
won't cry when you say goodbye
I'm out of tears
I won't die when you wave goodbye
I'm out of tears, yes I am
I won't cry, I swear my eyes are dry
I'm out of tears
I won't cry, I'm going to tell you why
I'm out of tears
Out of tears
Out of tears
let it out
From within
Some you lose
Some you win
I can drift
I can dream
Til I float
Off your screen
And I just can't pore my heart out
To another living thing
I'm a whisper
I'm a shadow
But I'm standing up to sing
I won't cry when you say goodbye
I'm out of tears
I won't die when you wave goodbye
I'm out of tears
I won't cry, I swear my eyes are dry
I'm out of tears
I won't cry, I'm going to tell you why
I'm out of tears
Out of tears
Out of tears

ajo qe meno ti munet me qen "wandering spirit"....

 

lash nom... nuk m'u dogj gjella (monolog2 hihihiiii) por po me digjet a project deadline...

later bro!

m'ke kap n'zyre, ku perveç muziko-peshperimes ashensorkse nuk lejon permallime te tjera demonstrative. mëkat!

mire mer flor, kur do na huhesh najgjo te re prej xhekes. A ka botu naj liber? Nese jo, kur e ka nermen? Eshte nje ze qe i mungon (i duhet shume) letersise shqipe, e sidomos peshkut. smiley

losT, na hongre (me xheke-n, po them)! Big expectations can be harmful! And you are inflating 'em, as your word counts!

Surprise me, pls, send me smth of him if u can, the best of him actually, on my private email, and I'll shut it if it really rocks. Is this author the one with Censington street? Or am  I mistaken?

em, kadal byrazer, leji te hongmet per festat e mefshta qe na kane ngel ket fundvit.

Big expectations or not, that was my personal thought. I know and covet not what influence and "power" my words can have, but I assure you that I am most convinced at what I said previously.

I do not need to surprise you, nor make you share the same conviction with me if you cannot feel and find in this very short story the much speculated expectation.

Pa problem, lostT; marrshet ne dore i kena. Edhe si te dush per surprizen. You don't have to. But if you have access to good stuff to share, pls don't hesitate. Nja dy qe i kam lexu, nje me lokal, dhe nje me kensington, jane alright, por jo mjaftueshem per ato  laretesite ku e con vleresimin ti. Per ne qe s'kemi info, them.

Me kupto drejt, une per letersi te mire po gjuj.

mua me pelqen realizmi ketu.realizmi i sinqerte qe s'ja ka lene ende vendit snobizmit te pashpjeguar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).