Pa Fjale


41 Komente

Kafshe! Kafshe! Kafshe! Femije ne fushata elektorale! Popull i qelbur qe s'mbron shtresen e tije me vulnerabel te qytetareve!

Alidea, e paske vene "Pa koment", he? Po vrisja mendjen se kur do ta nxirrje kete foton. smiley

Ai djali ishte i lumtur, sepse pervec ndonje leku qe do te merrte nga shitja e bajameve, kishte fituar dhe nje bluze, packa se atij aq i bente se c'ishte shkruar aty.  Por me sa mbaj mend, djaloshi ishte bashke me te atin aty,  apo jo? Gjendje mjerane!

 

Ne fakt po mendoja te beja nje shkrim per kete e dashur Anna,  nga ana tjeter prita qe te mbaronin zgjedhjet qe nuk mbarojne kurre.. thjesht  deshire, gjithsesi ti ishe me mua dhe mund tu thusah ketyre qe un i mora leje atij djali dhe se ne fund te fundit ky imazh sherben shume ..

shiko la rosee se femijet perdoren ne te gjitha fushatat ne bote, mos te bejme gjasme sikur ca po themi. pastaj te garantoj se ky femija eshte i tille qe cilendop bluze ti japesh do e veshi.

me tepr me beka pershtypje jepet me qera partia demokristiane.

pastaj pse si bertisni alidese qe e sjell kete femijen me fytyre ne nje blog kolektiv? i ka marr leje thua?

Shkinaks, fotoja nuk eshte bere per te nxjerre ne pah llojin e bluzes, pd apo ps, shiko cfare ka ne dore djali... ka ca kaushe me bajame qe po perpiqet t'i shese dhe kete nxjerr ne pah fotoja... "Shqiperia po ndryshon" apo "ndryshimi per Shqiperine" pak rendesi ka, ai femije nuk e  meriton te jete aty, duke u shitur bajame njerezve qe per me teper, presin te shohin nje koncert...

me fal, po nqs ai po shet bajame atehere ka ndryshuar shume vendi se kur isha une vetem fara-lule-dielli shiteshin ma kaushe. wow.. bajame! thats a step-up if you ask me!

Bajame, kikirike... ca te duash ti shesin keta kalamajt. Fara luledielli, me thene te drejten, sikur s'kam pare kohet e fundit. Po, me siguri, qe nga koha qe mund te kesh qene ti, ka ndryshuar goxha, sepse nuk rrine me ne mes te rruges dhe ti t'i afrohesh per te blere, por ta ofrojne sherbimin aty ku je ti, neper kafene, tek dritarja e makines, ne semafor... E shikon, i dashur twintip, Shqiperia po ndryshon! 

Po pra kete po them edhe une ska nanje ge te keqe me kete adoleshentin.. spo ben as xhep as droge, por i pershtatet forcave te tregut... sot fara-luledielli, neser bajame... Shqiperia po Evoluon! e di ku eshte e keqja? E keqja eshte se ne shohim kete adoleshentin edhe na vjen keq per te, e shohim si tip viktime radiacioni ose invazioni alien... nderkaq shancet jane se atij vete ja heq trurin kjo gje....

Shkinaks

I mora leje atij femijes  dhe per kete te jesh i sigurt. Ajo qe me beri pershtypje eshte se ai ne ate moment vuri doren me kaushat e farave prapa shpines.. dhe un i thashe jo te lutem mbaji perpara siç i kishe. Me kete foto nuk po gjykoj aq shume pse ai eshte veshur ne ate menyre, por  me shume qe  nje femije po shet fara, ky fakt me shqeteson shume akoma me shume me shqeteson imazhi i femijeve lypsare ..  Gjithsesi shikoj nje simbolike ne veshjen e ketij djali dhe  shitjes se farave nga ai .. me kete foto  kerkoj pak refleksion nga juve se Shqiperia nuk ndryshon duke injoruar femijet  duke u mohuar te drejten e shkollimit, te drejten  e te pasurit nje jete normale  ku ai nuk duhet ta shohe veten 18 vjec nderkohe qe eshte 8  apo 10..

ej une kam pas shitur kanace alumini kur isha 6 vjec, tani une kam bere shkollen e larte.. punoj manaxher ne nje dyqan zinxhir ne angli me emer edhe ne darke kur kthehem nga puna lexoj filozofi franceze. vallahi e urrej jeten time. kur mblidhja kanace e i shtypja me kembe isha shume here me i lumtur.

e kuptoj mi goce kete fakt. ishte trendafilja siper qe thoshte se perdorin femijet ne politike, gje qe ndodh ne te gjitha vendet e bote. e di se ideja eshte te femija qe thote se shqiperia po ndryshon me kaushet ne dore, por kjo nuk do te thote se ai nuk duhet te ishte aty. si dihet kurre jetes.

ndonje dite do te mundohem te bej nje fondacion qe te bejme ndonje party qe kushton 500.000 $ per te mbledhur 50.000$ per ti dhen ne ndihme te femijeve te varfer. kam nje mik qe ka nje cun qe ne cdo miting merr nga nje flamur dhe ky miku im ankohet se i ka zene te gjithe ballkonin me flamuret e cdo lloj partie.

ana, nje nate isha edhe une ne shesh per te pare eliten dhe kishte plot lypes qe silleshin duke perfituar nga turma. eshte jeta kjo, dhe detyra e nje fotografi ta pasqyroje. asgje me teper. u can not change it!

Shkinaks, me habit qetesia jote dhe pranimi i gjendjes ne kete lloj forme... Ti, si njeri i ndjeshem qe je, duhej te ishe nder ata persona qe ta ngrije zerin kunder te tilla padrejtesive, apo u shqiptarizove dhe ti me nje muaj ne Shqiperi e t'u argas lekura nga gjithe c'ke pare e degjuar?...

Ke te drejte, or mik, ketu ose do te te behet lekura sholle e te mos e vrasesh mendjen per asgje c'ndodh rreth e perqark ose do te marresh arratine, ose do te cmendesh... Une, per mungese alternativash, kam zgjedhur te paren, po sec me kap ndonjehere nje damar idealizmi ( budallallek) dhe fus hundet ne ca gjera per te cilat s'bej dot asgje...

Albanian thinking! Shpikje alla shqiptare !

1-,Nje,dyqan shitje te materialeve te ndertimit (Privat)te vendos nje Logo  te nje partie te caktuar ,ne vendin me te dukshem ,me te favorshem per tu pare , (ne ball ) !

Ne kete rast ,ne sensin e preceptimit te prioritetit ,Palitika eshte ne plan te pare ,dhe biznesi ne te dytin .Ky eshte nje fakt i rendomte qe pergjitheson ne realitet te gjithe Shqiperine ,ku politika ose te marurit me politike eshte prioriteti me i dukshem ,dhe ekonomia ose te marurit me bisnes eshte prioriteti dytesor !

E cuditshme ,nje biznesmen privat ben nje spot me te madh logos te nje partie ,se sa bisnesit te tij !!

2-Albanian thinking ,Abuzimi Politik ,kundrejt femijeve !

Nje veshje "sportive" me logon e nje partie politike tek nje femije eshte abuzimi me i madh qe mund ti behet qenies njerezore ..ironia eshte se ai femije eshte i vobekte  i zymte ,(atij nuk i qesh fytyra ) ,... eshte detyruar ,per disa para ,te vesh petkun e nje sllogani propagandistik dmth ai behet nje viktim e makuterise politike !

Ne te dyja rastet politika eshte ne plan te pare ! Nuk ka mundesi qe politika te hyje kaq thelle deri ne intimitet ne jeten e Shqiptareve ,une do ta quaja abuzim kete nderhyrje !

Dyqanet private jane pjese private qe nuk kane ndonje detyrim te vihen ne sherbim te politikes !

Femijet jane te pa vetedijshem per te qene ne sherbim te politikes ose te slloganeve te saj ,ata kane endra e tyre qe nuk kane lidhje me politiken ,prioriteti i tyre eshte edukimi ,zbavitja ,dhe familja e tyre !

 

Kjo foto eshte bere gjate fushates apo pas saj? Sepse nese eshte bere pas fushates nuk e kuptoj c'te keqe ka qe ai femija te veshe bluzen e te vere kapelen? Eshte njesoj si bluzat e kapelet apo byzylyket qe shiten pas ndonje koncerti ku te gjithe i veshim, nuk me duket problematike. Ndoshta ai e ka pare me shume si nje bluze te re, sesa si nje mundesi propagandimi.

Me shqetesojne me shume ato kaushet ne dore, nuk duhet te ishte ne shtepi te bente detyrat apo te luante? Kaq e mjeruar eshte familja sa e nxjerr te shese ne darke?

Fotoja eshte bere me 23 qershor, ku njerezit prisnin te shikonin koncertin e Xhuzi Ferrerit e Gabriela Cilmit dhe ate dite, ky femije nuk ishte i vetmi qe kishte veshur te tille bluze, por dhe te rinj te tjere, madje me fletepalosje ne duar per fushaten e PD-se. Nuk doja ta thosha kete, sepse nuk eshte ky qellimi i fotos, por meqe duhet te saktesohen gjerat, po i shpiem gjer ne fund.

Ana H, une jam dakort me ty, me teper se bluza, per mua problemi jane kaushet. E kisha me teper me La Rosee-ne, nuk mund te kapercejme ne konkluzione pa i ditur te gjitha faktet e fotos.

Gabriela Cilmi, nga Australia ne Tirane, Nothing Sweet about her.

 O Ujk do te pelqente qe femija yt te vishte nje kostum sportiv "Shqiperia po ndryshon " qe eshte nje sllogan politik qeveritar !!?

Jo nuk do te me pelqente, sic nuk do te doja te vishte nje kostum sportiv te Chelsea-t.

Por femija eshte ndryshe nga i rrituri, nuk i mendon implikimet e zgjedhjes, per te eshte dicka e re, do ta provoje, kushedi se si i duket vetja. Nese eshte ne shtepi ajo bluze e kapele, apo nese ia ka dhene babai, atehere problemi nuk eshte tek femija, por tek prindi. Ketyre prinderve militante nuk iu punon zeri i arsyes.

Perseri ai ka dale te shese, ky eshte problemi me i madh. Babai i tij, nese ishte aty, mendon te perdore keqardhjen e njererzve qe te fitoje ca para, duke e lene femijen te shese.

Po babai i tij c'po bente? Ky koncert ishte pjese e fushates? Nuk me duket se kemi nje pamje te plote te kontekstit ne te cilin eshte bere fotografia.

O ujk nuk me duket objektive pergjigja jote kur thua "..femija ska faj " po sigurisht qe nuk ka faj !!  Ai femije 12-13 vjec ,me sa duket ,eshte viktim jo e babait ,as e vetevetes ,ai eshte viktime e varferise ekonomike ,shpirterore , te shoqerise shqiptare ,viktime e mungeses se opsioneve te tjera zbavitse ,viktime e lajkave dhe presionit shume te madh te politikes ,e cila perpara interesave te saja nuk merr parasysh as nje princip !

Te veshesh nje bluze sportive te nje klubi sportiv eshte zbavitje ,eshte ceshtje hobby,eshte komplet ndryshe !

 

Artian, me duket se nuk po me kupton.

Nese eshte ashtu sic thua ti, atehere nga e di ti qe i kane dhene para per te veshur bluzen? Po t'ia kishin dhene ato para do te ishte ende aty, apo do te shkonte te takonte shoket?

Pastaj, kjo gje nuk behet vetem me politiken, femijet perdoren per manipulimin e te rriturve ne te gjitha fushat.

Pislleku ketu eshte i partise. Drejtuesit propagandistike qe vijne nga epoka e komunizmit ku femijet ishin shfrytezimi dhe propaganda kryesore me spartakiada, aksione etj, e kane llogaritur mire qe ky femije shetit lokal me lokal per te shpernadre bajame dhe nderkohe edhe mesazhin e partise.

Ai i vobeget perfiton nje ose dy bluza pambuku , dhe nderkohe terheq vemendjen per te shitur mallin e tij. Prinderit nuk hyjne fare keteu, sepse jane familje ne nevoje ekstreme. Ata conin femijet ne Gerdec e jo me, ne shitje paketash e bajamesh.

 

Ndersa dyqani ka marre nje pagese te mire per reklamen, nqftese nuk eshte militant, dhe kjo i nxjerr disa te ardhura per disa muaj, ku pas kesaj kohe eshte harruar gjithshka, duke marre parasysh kujtesen tone politike.

Pra pragmatizem i paster ne coroditjen sociale.

Alidea,

ne te njejten menyre qe femija eshte perdorur nga forca politike (bluza mund te jete edhe e falur s'i dihet) po ashtu ne te njejten menyre edhe ti po perdor nje te mitur per arsye qe thelle-thelle jane politike ne te njejten mase.

Hunter ...

 

 Gabohesh shume, e postova tek blogu im, nuk paguhem nga asnjeri per kete, dhe se treti jam nje idealiste. Nuk jam as PD as PS.

 

 PIKE 

Mund ti maskoje fytyren.

Nuk me pelqen kur te miturve i publikohet emri, fytyra. Te thuash qe i mora leje nuk te lehteson nga pergjegjsia jote.

here tjeter do te marr dhe nje autorizim me shkrim nga ty, si thua ??

Mesazhi im eshte i qarte  per ata qe duan ta kuptojne bashke me amatorizmin tim !

S'e kuptoj me c'paramentra e kane lene adminet komentin e pare. smiley

C'nevoje ka te biem ne nivele "popull kafshe e i qelbur" per fenomene kaq te dhimbshme? 

 

 

Nderkohe po pres kete shtet  me institucionet e padukshme te me furnizoje nje nr tel ku mund te bej denoncim ndaj atyre prinderve qe abuzojne me femijet e tyre, ndaj atyre militanteve qe abuzojne me femijet, ndaj atyre qe detyrojne femijet te dalin ne rruge!! Ok Hunter me flamurin e EU ??

Prindi militant, demokrat apo socialist, ka te drejten e vet ti veshi çunit bluzen qe deshiron. Sepse eshte prindi....

Ti nuk ke te drejte te publikosh foto te miturve, pa i kerkuar leje prindit (jo kalamanit)

Meqe jemi tek leja e prinderve per te publikuar fotot e femijeve, ju sugjeroj te shikoni Gazeten Shqiptare te dites se sotme. Titulli bombastik: "Vajza e Ilir Metes - Bora 11-vjecare mbron te atin: Babi ne qeveri, ju festoni 45 vjetorin e Edvinit".

Ana H, kjo nuk do te thote qe te kritikosh ose mos te pajtohesh me politikanin, dhe nderkohe te vendosesh nje postim te tille.

Kaq te veshtire e paska shqiptari te kerkoje falje per gabimin. Kjo pra eshte ajo qe na dallon prej atyre ku duam te shkojme. Elementi thelbesor social eshte kerkimi i faljes dhe pendimi.

Ps. : ketu nuk po diskutohet per faj, te kuptohemi. me beri pershtypje insistimi tend, dhe marrja shembull e familjes Meta. Kerkohet justifikimi me te patjeter.

Keiendi, nese ka pasur gjera per te kerkuar ndjese, une e kam treguar me fakte ketu tek peshku qe s'e kam pasur aspak te veshtire te kerkoj falje. Jo per sy e faqe, sepse tek e fundit, anonimiteti ma lejon luksin e te mos kerkuarit falje, por ne kete postim nuk shoh asgje te keqe, perkundrazi.

Titullin e shkrimit te gazetes shqiptare e solla per te treguar nje shembull se deri ku mund te shkoje verberia e njeriut per pushtetin, sa te mos kurseje as femijet e vet.

Keiendi

Me kete foto te ketij femije denoncoj kete realitet. Ka plot shembuj  biles dhe te fotografeve reporter me fame boterore ku imazhet e femijeve perdoren per kete qellim.

 

 Gjithsesi mua me duket se ne vend qe te reflektohet per kete mesazh po reflektohet per diçka qe ne fakt  ne kete rast nuk shoh perse. Marr pergjegjesi te plote per kete foto. Uroj qe ligji te funksionoje per mua sidomos nese behet fjale te pakten per terheqje vemendjeje ndaj ketij fenomeni te peshtire.

Me gjeni lehte me emer, mbiemer dhe me profesion. DENONCOMENI

ana , me habiti edhe mua ajo e bija e ilirit, si paska leje te shkruaje ne face book nje femije 11 vjec !!!! e cuditshme dhe edukata qe i kane dhene: lehni ju nderkohe im ate do behet minister... cfar vlerash qe i transmetojne femijes...!!!

Alidea foto e pare me shkriu gazit, e dyta me trishtoi, ja si po ndryshon shqiperia, fati ndonjehere eshte ironik...

pese mike e dashur... ( por ti nuk ke nevoje per nota) smiley

Kurse mua me habiti se si nje gazete perdor shkrimet e nje femije ne Fb, dhe i vendos ne faqe te pare. Me habiti per dy arsye, per perdorimin e nje femije ne menyre strumentale per qellimet e veta editoriale dhe menyren nga dhe si e merr informacionin nje nga gazetat me te medha ne vend dhe se cfare vendos te na vere ne faqe te pare. Mah

Me duket se disa nga keto komente po behen qesharake: i more leje femijes per te bere foton, po babait te femijes?

Nje nga fotografite me te shikuara eshte: Vajza ne Foto, e  nje vajze te vogel vietnamese, lakuriq, te djegur nga napalmi, mes nje grupi femijesh qe mundohen t'i largohen nje tymi te madh ne sfond. I mori leje fotografi asaj vajze para se te shkrepte aparatin? Mos ndoshta e harxhoi kohen te pyeste se ku ishin prinderit qe ta lejonin te fotografohej e bija? Nese do te ishte keshtu, nuk do te mund ta shihnim kurre foton, sepse femijet do te ishin larguar dhe konteksti do te humbiste.

Nuk besoj se eshte gjithmone e nevojshme leja, sesa mesazhi qe percjell fotoja. Pretendimi qe Shqiperia eshte ndryshe, nderkohe qe fytyra dhe kaushet qe mban ky femije na thone: ndoshta jo shume e as aq shpejt sa duhet.

Faleminderit ujku i humbur, pikerisht keshtu!

ujku i vendos gjithmone pikat mbi i smiley

Shkinaks, fotoja nuk eshte bere per te nxjerre ne pah llojin e bluzes, pd apo ps, shiko cfare ka ne dore djali... ka ca kaushe me bajame qe po perpiqet t'i shese dhe kete nxjerr ne pah fotoja... "Shqiperia po ndryshon" apo "ndryshimi per Shqiperine" pak rendesi ka, ai femije nuk e  meriton te jete aty, duke u shitur bajame njerezve qe per me teper, presin te shohin nje koncert...

Pergezime Alidea! Nqs. koncepti eshte ky qe shkruan Anna H, atehere fotoja eshte shume e arrire.

Po ta kishe bere portret ose ta kishe kapur nga koka tek kembet, mbase do te kishte qene me bukur. Po te kishte qene dite, akoma me mire.

I sherben shume konceptit edhe makina luksoze ne sfond.

Faleminderit Olsib,  vertet po te kishte qene dite .. po te .. po te. por jo ishte nje foto spontane  nderkohe e kisha dale me Anna H per te pare nje koncert, u preka tej mase tek pashe kete femije te veshur ne kete menyre dhe duke shitur ato kaushet me fara per te plotesuar me se miri pritjen per ate koncert.

 Sinqerisht nuk e pashe ate koncert as une as Anna H, jo vetem nga pritja per te filluar , nga  lodhja e  dites se gjate, por patjeter qe na influencoi dhe ky imazh. 

 

 

 

Nje fjale me mend ka thene ai DOKLE ne ate kohe (92-93 ) qe sic duket eshte thelbi i levizjes per INTEGRIM e per NDRYSHIM te MEMEDHEMBJES smiley  "Kemi thene me dyer te hapur a zoti SALI dhe jo me dyer te shqyera"..Ishte koha kur Shqiperine po e mesynin bijt e fanatizmave fetare te fshehur nen faqet e bibles dhe kuranit . Ishte koha kur keshilltaret e perparimit smiley po perpunonin praktikisht teorine e Hapjes.... HAPJE e MADHE ndaj se ciles nje POPULL i pa PJEKUR per PLURALIZEM ( pa kulture te trasheguar !!!!!! te tille)...patjeter qe Thyhet dhe ne disa aspekte te jetes merr pamje te DEFORMUAR si ne fotografine e prure. Por me e keqja eshte se edhe ne mosha te pjekura ka "argument pas argumentit" ...se " duhet mare leje prinderve" ????

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).