Origjinaliteti është mëkat

Nga Aleksander KaczorowskiGazeta WyborczaKarriera ndërkombëtare e Ismail Kadaresë është një ilustrim i shkëlqyer i vërejtjeve të Milan Kunderës mbi letërsinë e të ashtuquajturve „kombe të vegjël”.Pikësëpari, përdor kundrejt tyre një trajtim preferencial, që me kalimin e kohës, kthehet kundër vetë të interesuarve. „Një shkrimtar jo i keq, si shqiptar që është”, - dëgjojmë, dhe me këtë kuptojmë se

5 Komente

 Self, nuk kam pare artikull me medioker se ky. smiley

Tashti ky e ka nje alibi, nqs s'ka lexuar gje vete. Dhe helbete, i jep Kadarese me rregull treshi, aq sa mund te meritoje nje shkrimtar i nje "populli te vogel." Megjithse dhe keto hierarkite e popujve jane relative. Psh dhe per poplin per te cilin shkruan ky, s'para paten respekt ca te tjere (per delikatese) ...

Nga ana tjeter nese i ka lexuar librat e Kadarese, te cilet citon, iken dhe alibia e mbetet trashesia ...

Si do qofte, ka te drejte, pra sic u thenkerka ne New York (ne cilen lagje?), jeta vertet nuk eshte e drejte, kur kryeveprat i bie bixha t'i komentoje nje ashtu kandari.

Selfi do te hape debat. Dhe debat duhet te kete per vlerat letrare te Kadarese, qofte per libra te caktuar, qofte per krijimtarine ne teresi, zhvillimin e saj ne kohe, ne krahasim me shkrimtare te tjere, etj. Pikepyetjet e ngritura dhe sidomos librat e fundit te Kadarese mua personalisht me bejne te dua te rilexoj ne menyre me kritike edhe ato vepra qe i kam shijuar dhe vleresuar- por ne moshe me te vogel. Self, e kuptoj dhe cmoj perpjekjen.

Nga ana tjeter, ky artikull eshte i shkruajtur keq, dhe nuk ka per t'i sherbyer qellimit fillestar, miredashes, per te hapur debat. Nuk eshte ceshtja vetem per mbrojtjen fanatike te shkrimtarit te preferuar te ndonjerit, apo figures kombetare me te njohur ne bote per zemren e ndokujt tjeter. Ceshtja eshte qe kur qellimi i keq nuhatet kollaj ne artikull, por nuk ka asfare shenje te ndonje kritike letrare te mirefillte, atehere artikulli eshte per kosh plehrash. Nuk ia vlen madje as si shkendije ndonje diskutim mbi arsyet e mundshme socio-psiqike te kritikes se eger.

Një juri prej tre anëtarësh, vendosi se Kadare e meriton më shumë këtë çmim se Gabriel Garcia Marquez, Philip Roth, Milan Kundera, Gunter Grass, apo Stanislav Lem. Epo, ashtu siç thonë në New York, life is not just – jeta nuk është e drejtë. Prandaj, nuk do të habitesha edhe sikur Ismail Kadare të merrte edhe çmimin Nobel

Ashtu qofte e Zoti ta shtofte inatin! smiley

Nga pena qe ka, te zesh be qe ka qene kalec. smiley

 

përfundimisht somalezja, bashkëpunëtorja e regjisorit Theo Van Gogh, u largua për në Amerikë, në vitin 1994).

Mire Kadarene s'e paska lexuar.  Por incidenti i Ayaan H Ali eshte i fresket fare per t'ia mbushur datave keshtu, sipas qejfit ...

Po shkrujti keshtu ky tipi per Principe de Asturias, imagjino cfare mund te zhgarravis nqs/kur Kadare te fitoje Nobelin.  Shndosh te jemi, se besoj se do kemi nderin ta lexojme ketu te peshku ...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).