Orgji e perceptuar së largmi

Orgji e perceptuar së largmi

Arbër Zaimi


Moi ! moi qui me suis dit mage ou ange, dispensé de toute morale, je suis rendu au sol. (Arthur Rimbaud)

Netëve ecën mes të ftohtit, drith’rimën nuk e shtyn.
Atje më tej dëgjon ca zëra
Mes erës që fort fryn.

Asfalt qyteti, pluhur nate, i rrahur tepër herë
Zvarriten hapat drejt një cepi
Ku po të presin, plehrë!

Në cep të rrugës një gabel, i zhytur mu n’kazan
Gërmon bërllokun dhe kërkon
Së nesërmit derman.

Paksa më tutje, atje ku nata nuk qenka shumë e errët
Ku dritat ndezur nëpër shtylla
S’i fshehin dot të mjerët,

Qëndron mbështetur përmbas muri, pallatit të betonit
Kurvick’ e vogël që po dridhet
Dhe s’e ka prej pasionit.

Nuk është askush, dhe nuk e dimë as se prej nga ka ardh’
Më tepër zhveshur se mbuluar
Ky mishi i saj i bardhë...

Flokët palarë, sytë e kuq, damar që rreh alkoolit
Në trutë e tu breshërijnë fjalë
E sharje, zhurmë tritolit.

Por veç në tru, se asnjëherë s’i vure hurit zjarr
Ti je Shqiptar dhe i pavlerë
I varfër, plehrë, shqiptar.

Ndërsa ti vetëm rri çapitesh, në mesin e ndyrësisë
Asgjë në rrugë nuk të bën
T’i zhvishesh shoqërisë.

Nuk ka asgjë që të të bëjë të mbledhësh gishtat grusht
As loti që po derdh jot ëmë
Varf’risë së pellushtë.

As librat që më kot shfleton kur mendja nuk të shthuret
As fjalët që të thosh yt atë
Para se të sëmuret.

As mendt' e botës nuk të bëjnë të veprosh si dynjaja
Ti je Shqiptar, edhe si unë
Druhesh nga pun’t e m’dhaja.

As tmerri që përditë shikon, aty përjasht’ unazës
As lapërdhitë që ushtrojnë
Mbi ty, njeri i bazës...

S’beson mashtrimet natyrisht, qëllove i shkolluar.
Po librin merre, piji lëngun!
Ul qafën, detyruar!

Vër veshin ç’vjellin në tv, edhe lexo gazeta
Më mirë harroji ç’ke në kokë
S’të duhet e vërteta...

Përder’sa s’more asnjëherë një gur a tullë në dorë
T’i thyesh kokën njëjt prej tyre
Q’i titullojmë eprorë!

Ata dikur qenë keq si ty, a ndoshta lindën më mirë
Por asnjëherë s’patën sy
Të shihnin errësirë.

Ata që të ushqejnë me dhimbje e të mëkojnë përditë
Bash nëpërmjet televizorit
Që ti shikon i mpitë.

Ata që buzëqeshjen mente, flokët, veshjen dhe grimin
Po t’i servirin si sukses
Ndërsa kafshon dështimin!

Ata ndërkohë që ti gëlltitesh dhe burgos në sy lotët
Drejtojnë të ëmblat buzëqeshje
Këtej nga ne, idiotët.

Dhe mediton dhëmbështrënguar, në kokë të vjen mendimi
Më mirë vetëm, a së bashku
Si fjalë të një tregimi...

Mos do qe mirë që të gjithë të vuanim kësisoj?
Apo e më mirë sipas teje
Mashtrimi të vazhdojë?

Mos vallë tash ty nëpërmend të shkoi dhe tradhtia?
Mos vallë e mendon veten tënde
Të zhveshur nga poezia?

A ka kuptim për ty buzëqeshja, dhe rehati e jetës
Të jenë luks i kufizuar
Përtej kësaj t’vërtetës?

E nëse kurrë nuk do të gjuash me tullën poetike
Vargjet e tua do të mbeten
Të qullta, patetike!

19 Komente

Hej Arber! Jane te rralla poezite e fuqishme. Kjo eshte e fuqishme. Por me teper se poezia eshte ndjenja qe mbart, shpresa qe mbart. Kjo eshte poezi e rralle, nuk di si t'a them ndryshe. Me vjen mire qe kap qelbesirllekun qe te vret syte, dhe qe gjen fuqine tek tulla poetike, tek nje rebelim estetik ndaj gjithckaje qe eshte pa vlere. Per mua ky lloj arti eshte me i madhi. Natyra e dyfishte e tulles gjithshtu me duket si figura me e gjetur: eshte themeli i cdo gjeje te ndertuar, cdo strukture funksionale, e njekohesisht mjeti me funksional i rebelimit, i shkaterrimit te cdo gjeje te felliqur.

Me shpjego vetem nje strofe sidoqofte, se nuk jam i qarte. Ndoshta edhe e ke leshuar me nxitim.

"Flokët palarë, sytë e kuq, damar që rreh alkoolit
Në trutë e tu breshërijnë fjalë
E sharje, zhurmë tritolit."

Nuk e kuptoj "zhurme tritolit," me vjen sikur shkon vetem per hir te rimes. Gjithkund tjeter rima me vjen e goditur, ndersa ketu me duket se nuk eshte vec rima.

Flm Lulian, paske shkuar per fundvit ne Londer.

 

sharje - zhurme tritolit : sharje shperthyese, qe bubullijne ne tru, shperthim i brendshem... se sharjet nuk vokalizohen, dhe protesta nuk mberrin as nivelin e saj siperfaqesor, reagimin me fjale.

"varf'rise se pellushte" - qe kur? mbase "rrobe e ngushte", ose "galloshe", porse kurrsesi "e pellushte", cfare simbolizon "ngrohtesi e rehati".

"varf'rise se krupshte" nga "krup", nga ngjalli krupen.

vallahi as une s'e kuptoj kete varferine e pellushte... po ashtu s'kuptoj kete zhurmen e tritolit... po ashtu nuk kuptoj as kete zgjedhjen e vargut "As librat që më kot shfleton kur mendja nuk të shthuret"... (thuret = pozitive; shthuret = negative, dmth thurja prishet; nuk shthuret = negative e dyfishte. Nuk shthuret = nuk prishet thurja... dmth mendja thuret, atehere kuptimi mbetet "As librat që më kot shfleton kur mendja të thuret".)

It just doesnt make sense to me. Me duket sikur jam duke q!re trurin me ate qe lexoj, me duket sikur jam duke kerkuar ne tekst dicka qe nuk ekziston, dhe kur nuk e gjej, I get frustrated. Me duket sikur autori e nenvlereson lexuesin... tip "hajde vari lesht... se nuk ka per ta pare njeri... kta e hane sapunin per djath"... Them se autori duhet te sakrifikoj rimen, ritmin mund ta mbaj, pasi them se e zoteron gjithashtu mire, por rimen jo burrash... sakrifikon teper ne esence per te ruajtur rimen. Nqs e sheh te domosdoshme ta mbash rimen, ateher kushtoji me teper vemendje gjetjeve... ndryshe konsidero bejtet.

23, antonimia thurje-shthurje nuk eshte gjithnje e vlefshme. Psh jete e shthurur nuk ka per antonim jete e thurur.

Shthurja eshte fjala shqip per degjenerim, dhe kur nuk degjenerohesh, jo domosdoshmerisht nenkupton qe gjenerohesh.

Varferi e pellushte ka te beje me sensin e butesise ne prekje qe te ofron pellushi, se e krupte dihet qe eshte. Besoj keni degjuar per revolucionin e kadifejte...nejse, nuk jam sakrifikuar ndonjehere per rimen, nderhyra vetem per te sqaruar shqipfolesit qe thurje - shthurje jane antonime vetem ne kuptimin paresor (etimologjikisht), nderkohe qe ne fjalorin e shqipes se sotme kane dhe kuptime te tjera per te cilat nuk jane antonime...

po "As librat që më kot shfleton kur mendja nuk të shthuret", ckuptimi ka?

shume te varfer, po t'u thuash se varferia eshte e bute, do te thon se nuk e di ca je duke thene.

prape je mberthyer pas kuptimit te pare qe mbart fjala, dhe nje ves i tille nuk te le te perceptosh lojen e shumekuptimesive, apo gjuhen metaforike te vargjeve. Gjithsesi ka te varfer e te varfer...

jam mberthyer pas kuptimit te pare qe mbart fjala? cila fjale? Pellushi? varferia? Butesia? Pak me i qarte te lutem, sidomos kur kerkon t'u tregosh njerzve veset e tyre.

ves ne kuptimin e zakonit, jo ne kuptimin biblik te fjales...

me vjen keq te sqaroj metaforat, po meqe po ma kerkon me ngulm nuk dua te tregohem i pasjellshem. - ideja eshte se varferia e percjelle mes loteve te nenes i jep nje sens te kadifejte e te bute situates, gati gati dashurohesh me ate lloj gjendje shpirterore, te cilen une nuk do e kembeja kurre me mprehtesine e qeshjes se nje prindi te pasur, diten qe djali behet deputet...prandaj e bute, dhe prandaj e pellushte.

po nuk eshte mire qe te hysh ne kontradikta per vargjet poetike, fundi i fundit fjala eshte nje mjet qe sherben per te transmetuar cka imagjinon perbrenda, dhe kryesisht imagjinata perjetohet si mbivendosje imazhesh e zhurmash, eshte tejet personale...nese ty nuk te flet dicka, kaloje, mos i ver vulen e paradoksit. nejse

Orgji e perceptuar së largmi

...zhgenjim. Nga fjala e pare e titullit, prisja pershkrimin e ndonje udhetimi edukativ-kulturor-formues  ne ate te Amsterdamit (kush ka mundesi te shkoje, ja vlen smiley ) e shif car doli. 

...shume i sakte komenti jot i fundit sol, po kjo gje mesohet me kohe, nese se dine akoma, se çben.

 

pellusht eshte e kunderta e varferise. jam dakord se fjala eshte vecse nje mjet per te transmetuar cfare imagjinon e ndien, por mjeti duhet zgjedhur... ndryshe nuk i ben nder ndjenjes e imagjinates, dhe transmeton dicka tjeter ne vend te ndjenjes origjinale... eshte vertete tejet personale, por jo private... sepse momentin qe e ke shkruar, ke kerkuar te ndash ndjenjen e pervojen personale, me te tjeret e ta besh publike.

Pellush sjell ndermend ekstravaganxe... snobizem, etj etj... mund te sjell ndermend edhe te tjera, si psh butesine, por nuancat e ekstravaganxes e snobizmit jane teper te forta dhe dominojne nuancen e butesise, sidomos ne kontekstin e varferise, ndaj me duket sikur nuk mund ti vesh kto te dyja ne nje togfjalesh: varferise se pellushte.

Nuk ka gje per te ditur ose mesuar me kohe ne kete mes, mos e merrni veten kaq seriozisht. Eshte e lehte, normal, ta kaloj nqs nuk me pelqen, por thjesht se nuk me pelqen, nuk dmth se nuk eshte gabim.

nuk ka gabim ne kete mes, natyrisht qe mund te kesh 100% te drejte. Madje ja ku po ta fal gjithe pjesen time te se drejtes... vetem mos krijo konflikte per hir te konfliktit

Ne artin tim lotet e nje nene te varfer qellojne te jene te bute, ekstravagante dhe ne gjendje qe te snobojne cdo fenomen tjeter qe ndodh...por kjo ndodh ne artin tim, e jo ne perceptimin tend. Arti im eshte konceptual, nuk eshte as personal as privat...

Mua me duket se dhe 23 dimensione nuk jane kaq te pranishme ne boten ku jetojme....po ti 23-sho i ke perdorur njeheresh pa tu dridhur qerpiku ne nikun tend identifikues (per te na treguar qe ne fillim qe je ufo me duket). Fakti qe pellushin e ke pare vetem ne qafa zonjash nuk do te thote qe nga zonjat paresisht nuk eshte perdorur thjesht per butesine qe sjell si cope, pa kaluar te snobizmi(ne fillim kane qene dinosuaret dhe dhelprat rrugevesmiley)Gjynah i madh te lexosh poezi dhe te kapesh me detaje periferike...... se ne ket rast qartazi tregon se pellushi ka mbledhur te gjithe papastertine e varferise ne menyre figurative. Duket pa veshtiresi qe ketu pellushi nuk luan rolin e lekures, por te metafores. Ti e di sa e veshtire eshte ta pastrosh pellushin(varferine ne bote). Ti kapesh si femijet e klases se pare qe mundohen te kuptojne PSE e ndryshimit te kuptimit te nje fjale ne realitet, nga shpiegimi i marre nga prinderit. Shthurje e mendies, do te thote te hapesh mendien nga thurrja e hekurt(qe do te thote qe i lexon librat me kot nese brenda trurit ke vendosur kokore hekuri per te bere ri-koshiet cdo shpiegim qe te vjensmileyPyete nese autori merrte seriozisht lexuesin apo me nje vari trapin e mbyllte rimen? Ndoshta poeti do bente mire qe te thurte nje pass vetem per njerez qe dine te lexojne. E vertete me serioz sol, kur shperndan letersi(fut dhe fjalor per fantazine te paktensmileyE mira jote deri ne ket' moment eshte qe ke qene mjaftueshem kurriozsmiley)Mos e humb si veti, pyet ku, e si te mundeshsmiley

wow, this is intense.

Sol-Nocturnus, ndoshta u zgjata me teper se c'duhej ne kete punen e varferise se pellushte, ose pellushin e varferise, edhe s'eshte e then te jete gabim (me gabim, I just meant bad taste). Ndoshta sic thot 'ignorantia i no', eshte nje fare metafore, si psh rehatlleku i varferise, kur robi bie rehat me te e i dorezohet asaj... e varferia kthehet ne nje zone komforti... edhe pellushi simbolizon kete rehatllek e ngrohtesi... edhe ndoshta ehste vertete dava 'detajesh periferike'... por prape... per kto nuk duhet patur kujdes...!? e marrim dot persiper te themi se autori (si kategori) nuk mendon "hajt vl se lexuesi ka per ta ngrene kete, si sapuni per djathe?"

Mbi pseudonimin: ndoshta nuk eshte e thene te shihet ne shumes, (domosdo po ti shtosh 'et', do te vijne ufot ne mendje, smiley , which means that your position and argument, per "perdorimin e njehershem te tyre pa dridhje qerpiku..." e gjithcka me tej, eshte i bazuar nje assumption. and assumptions are the mother of all fuck ups... smiley

but I respect your determination, smiley,

 

shpresoj t'jem pergjigjur

Je suis un peu perplexe. Je avais lu, et je avais apprecie ta lecture et je la trouve metphysique. Mais ce lecture ne fera pas partie de mes coup de coeursmileyNuk te shava megjithse fakti qe je nje nga 23 dimensionet falike nuk te ben fare te justifikuar ne ket' parade filozofie infantile.

Me je pergjigjur ashtu sic prisja....a mon avissmiley  

Je suis un peu perplexe. Je avais lu, et je avais apprecie ta lecture et je la trouve metphysique. Mais ce lecture ne fera pas partie de mes coup de coeursmileyNuk te shava megjithse fakti qe je nje nga 23 dimensionet falike nuk te ben fare te justifikuar ne ket' parade filozofie infantile.

Me je pergjigjur ashtu sic prisja....a mon avissmiley  

e si duhet t'i pergjigjem une ksaj?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).