ORGANIZATA BAZË (II)

Po i kthehem temës së organizatës bazë dhe rolit të saj në jetën politike, sociale dhe kulturore të shqiptarëve gjatë regjimit komunist, me bindjen se diskutimi i disa aspekteve këtu do të na ndihmojë jo vetëm për të kuptuar të djeshmen, por edhe dhe sidomos të sotmen.
Çështja që më intereson mund të formulohet kështu: nëse [...]

3 Komente

E lexoj me qejf xhaxhain. Here pas here ne qasjen e tij sociologjiko- historike me duket sikur kufiri kohor i te studiuarit vendoset ne 'komunizem', viti zero merret 1945. Nese organizata baze sherbente si nderfaqe e publikes me privaten, pervec pyetjes qe 'cfare e ka mbushur me vone kete zbraztire', mund te ngrihet dhe pyetja 'cfare ekzistonte midis publikes e privates para komunizmit (apo fundja para vitit 1941). Jo gjithmone mund te anashkalohet/fshihet i tere konteksti politiko-social qe ka ekzistur perpara komunizmit me qellim studimin e 'sociologjise komuniste' sic e quan autori, te izoluar ne kushte laboratorike.

Se dyti:

Edhe nje autokrat si Hoxha e kerkonte dhe e gjente permasen e pushtetit te vet ne arbitraritetin, ose ne prerogativen per te shkelur rregullin qe e kishte shkruar dhe imponuar vete.

Do me interesonte shume te kuptoja nese veshja e organizates baze me nje petk prej Zoti, dhe dhenia e disa cilesive si prej feje ishte proces i ndergjegjshem, i planifikuar, i miremenduar i Partise, nese ishte pjese e ideologjise komuniste (totalitare) shqiptare apo ishin thjeshte sjellje arbitrare qe vinin si derivat i diskrecionit te pushtetit dhe nevojes se 'elites komuniste' per te qendruar mbi pushtetin. Ketu marr te mireqene, ate qe dhe vete autori e ka prekur me pare, se revolucioni kulturor i viteve 60-70 duke ushqyer popullin me kinematografi (komuniste) letersi, muzike e art i sherbente mbushjes se vakuumit te mendimit dhe perforconte ndertimit e njeriut te ri socialist.

 

 

E lexoj me qejf xhaxhain. Here pas here ne qasjen e tij sociologjiko- historike me duket sikur kufiri kohor i te studiuarit vendoset ne 'komunizem', viti zero merret 1945.

me thënë të drejtën... fillimisht kur kam pas filluar ta lexoj, këtë e kam vënë re dhe unë. Ndërsa tani pasi kam lexuar shumë gjëra nga Xhaxhai, e kam humb "aftësinë" ta rishikoj edhe një herë në këtë mënyrë.

Mbase ngaqë një kohë e jetuar, i jep të drejtën dikujt të vendosë lupën mbi të dhe të flasë më imtësisht, të qëmtojë për të gjetur detajet etj.

Po më duket gjithsesi interesant në nivel kurioziteti, HG, të di edhe unë se çfarë ka pasur përpara organizatës bazë...

Me hamëndje psh po them se kufiri midis privates dhe publikes vendosej me "llafet e botës", por nuk ishte vënë në shënjestër në mënyrë të tillë siç u bë në komunizëm. Dmth nuk kishte marrë përmasa kaq të mëdha e kaq burokratike, as kaq të vendosura nën presionin e ligjit, apo të partisë.

   Ja mendo psh... nën komunizëm dënoheshe për kurvëri me burg. Ndërsa më parë, mjaftonte stigmatizimi shoqëror. Komunizmi në organizim, si çdo shoqëri e majtë sociale, ka pas nivel shumë të lartë, të shtrembërt mbase, po të lartë. Më të lartë se sot. Kështu që detyrimisht ndihet mungesa e organizatës bazë, bashkë me nevojën e sotme për tu organizuar si shoqëri.

   Për të përforcuar këtë që thashë më sipër, po tregoj një ndodhi të vockël. Në vitet e luftës, një bashkëfshatar i tim gjyshi, kishte bërë një faj, dhe u mblodhën partizanët dhe fshati, për të vendosur se çfarë do bënin me të. "gjyqi", ishte popullor. Ngriheshin njerëzit dhe flisnin, thoshin mendimin e tyre etj. Kur do vendosej se çfarë do bëhej me këtë tipin, ngrihet im gjysh dhe u thotë: Merreni me vete në mal, të lajë fajet duke u bërë partizan. Im atë që po ma tregonte, më pas shtoi: atëherë kështu vendosej. Cili mund të hidhte fjalën i pari dhe të mbështetej nga publiku, atij i jepnin të drejtë. Ajo që thoshte vendosej. Shumë mirë mund të kish ndodh e kundërta. Nëse dikush ngrihej dhe thoshte "pushkatojeni në vend" dhe turma do brohoriste, atëherë do pushkatohej...

***

Unë me çka lexova nga shkrimi, kuptova lidhjen pak me ngërç të shqiptarëve me ligjin. Ligji nuk shikohet si autoritet, por në funksion të të fortit. Tek ne është I Forti që bën ligjet, madje është mbi ligjin, dhe e përdor më pas këtë si shkop Maliqi.

Krahasimisht psh, për lidhjen shqiptar-ligj, kam vënë re se kur shkojnë në perëndim shqiptarët, e kanë shumë të vështirë të orientohen me ligjet e vendeve ku jetojnë. Dhe nuk po flas këtu vetëm për shkeljen, por edhe pamundësisë për të përfituar prej tyre, sa herë u jepet mundësia.

Observim i Heteroglosias eshte i nje rendesie masive. Shqiptaret jane faktikish qenie te ndeshkuara prej nje terapie shoku qe pre shek 19-te (per te mos thene shek 14). Nqs fenomeni i organizates baze duhet studiuar duhet marre parasysh nje argument: komunizmi shqiptar eshte ne fakt zgjatim i andrallave te Tanzimatit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).