Opsioni i vetem i nje populli perballe "politikes se re"

Opsioni i vetem i nje populli perballe "politikes se re"

nga Arber Shtembari

Para ca ditësh, lexuam në shtypin shqiptar deklaratën e ambasadorit të KE, zotit Helmut Lohan, që i bënte thirrje opozitës të kthehej në Kuvend. Kësaj deklarate i pasoi një tjetër ditë më pas, nga ambasadori gjerman Boschard, ku dhe ky i fundit e ftonte opozitën për të marrë pjesë në Kuvend. Deklarata të tilla janë sa të habitshme, po aq dhe paradoksale. Është për tu habitur që këta zotërinj, që përmes institucioneve që drejtojnë, përfaqësojnë modelin e demokracisë që Shqipëria duhet të ndjekë, me anë të këtyre deklaratave legjitimojnë procesin e fundit zgjedhor, proces që ishte jashte cdo standarti europian.

Paradoksi qëndron në faktin që nga një anë këto institucione moralizojnë në shoqërinë tonë duke ju referuar normave të demokracisë europiane, kurse nga ana tjetër, me anë të thirrjes për hyrjen e opozitës në parlament, pranojnë procesin e fundit zgjedhor që mund ta quajmë pa frikë një dështim i rradhës i politikës shqiptare. Pra ajo që vëmë re është që institucionet europiane të implementuara tek ne po veprojnë me dy standarte, nga një anë pretendojnë se punojnë për demokracinë tonë, nga ana tjetër ata bëhen palë pikërisht me ata që shkatërruan procesin zgjedhor, me ata që duan të ruajnë status quo në vend, me ata që mbajnë peng Shqipërinë duke penguar mekanizmat e zhvillimit dhe të proceseve eurointegruese. Sigurisht nuk do të donim të besonim se Europa vetë i ka rezervuar Shqipërisë një standart të caktuar. Por pas këtyre deklaratave nuk kemi si mos të mbetemi skeptik. Natyrshëm na shkon ndër mend shprehja: “Bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë”.

Kur “profesorët” e demokracisë europiane mbajnë të tilla leksione “demokracie”, nuk ka sesi “nxënësit” të mos vazhdojnë në linjën e tyre. Kështu zoti Ilir Meta, bojkotin dhe protestat e opozitës i quan “hap mbrapa” apo “politikë e vjetër”, kur dihet botërisht se e drejta për të manifestuar është e drejtë themelore në cdo demokraci. Po cili na qënkësh “hapi para” apo “politika e re” zoti Meta? Të mashtrosh mijëra zëra opozitarë për tu bërë palë më pas paturpësisht me dallkaukët e Berishës, kjo na qënkësh politika e re? Ky na qënkësh hapi para? Jo! Ky quhet korrupsion! Dhe për fat të keq po bëhet haptas dhe po shitet në mënyrë të paskrupullt si normë demokracie. Porsi një Faust, zoti Meta e shiti shpirtin e tij Mistofelit Berisha për para (kupto: poste ministrore). Madje, korrupsioni është aq i plotë sa sot Meta jo vetëm që jep “leksione” sipas demokracisë që ai kupton, por është bërë dhe megafon i të djathtës në tërësi.

Ka një amalgamë të madhe në perceptimin e demokracisë në Shqipëri. Kjo amalgamë në vend që të zgjidhet, përkundrazi po thellohet. Legjitimimi i procesit të fundit zgjedhor qoftë nga e djathta dhe LSI, qoftë nga disa institucione europiane, nuk bëjnë gjë tjetër vecse ruajnë standartin e ulët të demokracisë sonë. Zoti Meta deklaroi sot në lidhje me protestën e djeshme të opozitës, se populli është i lodhur nga këto protesta, ndaj i duhet dhënë fund kësaj politike. Pra Meta na fton te fleme pasi ne jemi të gjithë të lodhur nga këto vite të pafrytshëm të politikës sonë. Por lodhja, kjo ishte pikërisht ajo që dëshironin këto forca të errëta që e mbajnë sot peng Shqipërinë. Ata duan që ne të heshtim, por shplodhja s’do të vijë kurrësesi nga soditja e shkatërrimit politik, ekonomik, moral e shpirtëror të vendit. Përkundrazi, energjitë duhet të bashkohen të gjitha sëbashku për ti dhënë përgjigjen e merituar këtij turpi që për disa na qënkësh “politika e re”. Kur struktura e një shteti që pretendon të hyjë në Europë ndërtohet në formë gërmadhash e mejhanesh të populluara nga burokratë të paaftë e të predispozuar për korrupsion, bojkoti dhe protestat mbeten opsioni më demokratik i një populli që aspiron për liri dhe zhvillim.

9 Komente

Opsioni i vetem ...

Keni dhe nje opsion tjeter, thojini atij qe del rrugave per protesta!

Po pati bythe Edi Rama, ti binde deputetet e PS-se te shkojne ne Parlament, te bejne betimin, te marrin mandatin dhe pastaj en masse, formalisht ta dorezojne ate!

Me nje fjale, PS-ja te mos kete me deputete! Fare! Te detyrohet Prijsi te beje zgjedhje te parakohshme ne zonat qe mbeten pa deputete!

Po e gjetet nje aty tek PD-ja qe te zbuloje nje formule per te bere zgjedhje te pjesshme sipas Kodit aktual Zgjedhor, dhe ne te njejten kohe te mbajne mandatet keta te PD-se, ju jap dy birra dhe 8 qofte!

Perndryshe, tha rapsodi, vendi me 48% te popullsise zyrtarisht te paperfaqesuar ne Kuvend, duhet te shkoje ne zgjedhje te pergjithshmne te parakohshme!

Pyeteni nje here Ed Ramen! A ka bythe qe qofte ta propozoje kete tek te vetet?

Apo po luan edhe ai kukamchefti me Salen, sic ka pas lujte ai tjetri para ktij?

Shif sa interesant ky muhabet smiley Gjithsesi kam pershtypjen se po e dha doreheqjen deputeti mandati i kalon deputetit pas tij ne liste e keshtu me rradhe ne partite e tjera te koalicionit.

Ashtu eshte, po une du me pa sa bythe do kete Dragoni qe mbasi te mbaroje lista me PS-ne te filloje ta mbushe Parlamentin me ato te vetet, dhe ne te njejten kohe te "whore around" duke thene qe "nje vendi i duhet opozite e forte zotri, prandaj edhe une ftova LSI-ne, dhe jo PS-ne ne koalicion?

 Nejse, food for thought, per ata rrushat e PS-se, qe kur u be ligji, ja hoqi breket Saliu dhe ja zhyti cifteline s'gjoni, jo per s'gjati! smiley

 

P.S.

Is it too graphic? I sorry! Po e meritojne!

Se rrinin krahasonin breckat me sho-shoqin, kur Rapsodi ja knoi kulufuthin! smiley

nuk eshte ceshtja me pa bythe o mrokell. 

Protestoni mor vlla kush ju ka ndalu,lene ca thone ambasadoret nuk mund te rrine pa i fut hundet ato ne punet tona,ju vazhdoni protestoni a keni vullnet te protestoni,vazhdoni.

Ky Gentiani ku e mori vesht se jane vjedhur votat?

Edi eshte burre me i mire thote hapni kutijat se me duket jane vjedhur, me ?????????????????????????????????????????????????????????????'''

ky thote thote haptazi  jane vjedhur. Sa shkruan pse nuk shkon ne prokurori more djale dhe denonco hajnin.

Mos pjesmarrja ne votime u organizua nje here ne 1996, kete rradhe Edi nuk kishte mundesi te perseriste skenarin e 1996, nxori tjeter skenar ate te bojkotit.

Keta nuk e kuptojne se ne proçesverbale eshte çdo gje ne rregull, se anetaret e komisionit kane firmosur proçesverbalin.

Pse nuk i mbledh Edi keto komisioneret dhe te na tregojne se si ja kane vjedhur votat Pd-ja.

po pse mer lum lumi, ti kujton se po vajti kjo pune ne prokurori do gjej zgjidhje???  

Nuk jam prokuror qe te pergjigjem se do gjej zgjidhje.

Nje politikan, qe pretendon te qeveris vendin, nuk respekton rrugen e ligjit, eshte i rrezikshem.

Ne 2006 e djathta Italiane beri ankese per te shqyrtimin e flet-votimeve te pavleshme.

KQZ dhe Kolegji e kishin shpallur rezultatin. Nga se diferenca ishte e ngushte 25 mije vota me shume maxhoranca, shqyrtimi i flet-votimeve te pavleshme qe ishin 180.000 mund te ndryshonte rezultatin.

Pas shpalljes se rezultateve perfundimtare nuk ka ligj qe kthen rezultatin, mbete vetem anullimi i zgjedhjeve, kjo arrihet  nepermjet hetimit qe ben prokuroria per shkelje. Nuk e kujtoj se kush beri kete verifikim, po ishte  diçka midis nje grupi, prokuror e gjykates, te cilet verifikuan vetem 10 % te pavlefshmet, dhe dolen me perfundim se % e ketyre flete-votimi eshte e barabarte midis se majtes dhe se djathtes. U mbyll me kaq.

kur ligji bie ne dore te maliqit apo gomereve or mik ai jo vetem qe humbet forcen sanksionuese, por humbet dhe vlefshmerine juridike. krahasimi me cdo vend tjeter europian eshte krejt i pavlefshem per republiken tone te bananeve. cdo pushtet eshte i korruptuar (sidomos ai gjyqesor) dhe i lidhur me unin e diktatorit qe ka zene fronin e nuk do te shkulet. merr cdo hallke te pushtetit dhe do perfundosh ne nje emer te vetem:Berisha. ska tjeter.  si mund te pretendosh ti demokraci funksionale kur gjithe shteti personalizohet nga nje klan familjar?

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).