Operatoret mobil ne Maqedoni neperkembin gjuhen maqedonase

Operatoret mobil ne Maqedoni neperkembin gjuhen maqedonaseNё gazetёn Dnevnik qё botohet nё gjuhёn maqedonase hasa nё njё artikull qё pak a shumё mё bёri tё solidarizohem me bashkёqytetarёt e mi tё etnisё tjetёr qё pretendon tё jetё shumicё nё vend. Edhepse nё tё shumtёn e rasteve ёshtё gjuha shqipe ajo e cila gjithmonё ka qenё e lёnё pas dore dhe shpeshherё e nёpёrkёmbur me ose pa qёllim si nga ana e institucioneve shtetёrore, poashtu edhe nga persona tё tjerё fizikё dhe juridikё me influencё nё vend, ndёrsa privilegjet qё gjuha maqedonase i ka gёzuar kanё bёrё qё gjuha shqipe me tё vёrtetё tё ndjehet se nuk ёshtё gjuhё zyrtare nё Maqedoni.

Kjo ёshtё dekada e gjuhёs maqedonase, andaj edhe me ligj tё posacёm ёshtё rregulluar mbrojtja e gjuhёs maqedonase, drejtshkrimit tё saj dhe alfabetiti tё saj qirilik. Mё e theksuar duket tё jetё rregullimi i aspekteve tё mbishkrimeve tё duqaneve dhe reklamave tё ndryshme, si nёpёr billborde, poashtu dhe nёpёr TV, radio dhe internet. Pra, ato kryesisht duhet tё jenё tё shkruara nё alfabetin qirilik, pёrvec markave tё mbrojtura me ligj dhe tё patentuara dhe tё pёrshtatura ligjeve tё Maqedonisё. Por qёllimi i shkrimit ёshtё diku tjetёr.

Nё artikullin e gazetёs nё fjalё, flitet pёr problemin e SMS porosive tё cilat shkruhen nё alfabet qirilik dhe atyre qe shkruhen me alfabet latin. Tё tre operatorёt mobil “T-Mobile”, “Cosmofon” dhe “Vip” thonё qё kanё standardizuar limitin e karaktereve qё mund tё pёrmbajё njё SMS. Pёr tё shkruar njё SMS nuk mund ta kaloni numrin e 160 karaktereve. Dhe me kaq mbaron paralajmёrimi i tyre nёpёr web faqet zyrtare pёrkatёse. Por personat qё kishin intervistuar nga gazeta flasin pёr njё dukuri qё nuk i pёrket fare etikёs sё biznesit dhe tё bёrit biznes nё pёrgjithёsi, e ne kete rast kompanite me te medha ne vend. Pёr tё shkruar njё SMS me shkronja maqedonase (me alfabet qirilik) nuk mund tё pёrdorёsh mё shumё se 70 karaktere. Nё fakt, tё gjithё operatorёt mobil me krenari theksojnё se ofrojnё aparate telefonike me pёrkrahje nё gjuhёn maqedonase dhe nё alfabetin qirilik, por harrojnё tё theksojnё se 160 karakteret pёr njё SMS standard nёnkuptojnё dy SMSa nё gjuhёn maqedonase. Pra, ata qё dёrgojnё SMS nё maqedonisht paguajnё dyfish pёr tё njёjtёn pёrmbajtje, por me alfabete tё ndryshme.

Pasiqё “u zbuluan”, tё gjithё operatorёt dhanё tё njёjtin shjegim, se cёshtja nё fjalё ёshtё e rregulluar sipas sistemit ndёrkombёtar tё shenjave dixhitale ASCII, sistem nga i cili rrjedh se njё shkronjё qirilike zё vend mё shumё se njё e tille latine pasiqё nevojiten mё tepёr binarё pёr shfaqjen e saj. Me fjalё tё tjera, teksti i shkruar nё alfabet qirilik paketohet me mё shumё karaktere, kёshtuqё gjatё konvertimit ajo zё vend mё shumё. Njё SMS standard prej 160 karaktereve zё nje bajt memorie, ndёrsa tё gjitha karakteret tjera tё quajtura nonlatine sic jane shkronjat arabe, kineze, hebreje, qirilike… kapin dy deri tre bajt. Shumica e dimё qё pёr tё shfaqur njё smile <img src=" class="wp-smiley" title="Operatoret Mobil Ne Maqedoni Neperkembin Gjuhen Maqedonase" /> pёrdorim dy karaktere, dypikёshin dhe kllapёn mbyllёse, andaj nga kёtu mund tё sqarohen punёt. Pra, ky ёshtё njё standard ndёrkombёtar i kodimit tё karaktereve. Nga operatorёt thonё se bёhet fjalё pёr njё kufizim teknologjik si rezultat i zhvillimit tё sistemit GSM, kufizim i cili realizohet nё aparatin telefonik dhe jo te operatori.

ASCII ёshtё shkurtesё nga American Standard Code for Information Interchange tё cilin e pёrbёjnё kombinime tё “njёsheve” dhe “zerove” tё cilat shfrytёzohen si gjuhё pёr komunikim nё teknologjinё dixhitale. Secili kombinim paraqet njё shkronjё tё caktuar nё alfabetin latin, ndёrsa shkronjat qirilike fitohen me mё tepёr kombinime, andaj edhe marrin mё shumё hapёsirё.

Mos tё mё marrё ndokush pёr tё keq dhe tё mё shpall si shpirt i shitur qё u dal krah maqedonasve, por kёtё e shkruajta nga inati se shpeshherё pёr tu bёrё “geek” miqve tё mi maqedonas u kam shkruar nё alfabet qirilik pa mos e ditur se njё SMS mё ёshtё faturuar sikurse tё kisha dёrguar dy. Mirёpo pёr njё gjё nuk jam i sigurt, nёse edhe kur flasim maqedonisht tarifohet me njё cmim tjetёr …

Shperndaje:

Postoje tek Kapsit
Postoje tek Ngjarjet
Postoje tek LajmeWeb
Dergoja nje miku me E-mail!
Print this article!

8 Komente

Mos u mezit, per me pak se 50 vjet, alfabeti qirilic ne gjuhen bullgare (me te edhe "maqedonishtja" jote)  do zhduket fare nga perdorimi, - dhe kjo e thene sipas vete akademikeve bullgare.

Nuk e kam te qarte, se cka u hyn ne qese tek Peshku shqetesimi yt, aq me teper i listuar tek "Shtypi".

Keshille nga une: shkruaju miqve te tu me alfabet latin, keshtu kursen. 

Pyetje: ata miqte e tu sllave te shkruajne ndonjeher ne shqip ty?

Nuk di nga e merr te drejten te me drejtohesh me "maqedonishtja e jote"!!! Lexo me mire per "shqetesimin" tim pastaj komento, ndersa nese ti mendon se nuk ka se cfare kerkon nje lajm qe i tangon vellezerit e tu ne Maqedoni (nese i llogarit si te tille) atehere ka te tjere qe u intereson dhe qe e kuptojne qellimin e ketij shkrimi.

Sa per keshillen, te falenderoj, ashtu edhe bej sepse e kam veshtire ta kthej gjuhen e aparatit ne maqedonisht, keshtuqe gjithmone shkruaj me alfabet latin, pervec ne raste te vecanta. Ndersa per pyetjen; mos tento tash tia zbulosh b...en kalit kur e ka bishtin mbi te

O "mbret..., thashë "maqedonishtja" jote, sepse ishe shumë i shqetesuar  për të. Kaq.  Po ta përseris, "maqedonishtja" për të cilen ti shqetësohesh, pra problemi yt me "maqedonishten" zgjidhet me përdorimin e shqipes me miqte tu maqedonë, ose eventualisht përdorimin e alfabetit latin. Por, nuk është problem për tek "peshku..." aty ta kisha llafin. 

Shnet.

si problematike kot se koti per ne shqiptaret po hajt mee Vit i Ri ky edhe per peshkun.... smiley

TE Mesojne ata miqte maqedonas te kthejn msg ne gjuhen shqipe, ashtu do te bie me lire (e me mire) edhe  per ty edhe per ata ose le ta ndrojn shkrimin ta kthejn ne shkrim latin, se e kan zakon te nderojn shume sende, Emrin e shteti, flamurin, kushtetuten, si kushton asgje me ndru edhe shkrimin, jan be imun ndaj ketyre ndryshimeve. smiley

Se pari; kete shkrim e kam vendosur une tek "Shtypi", ndersa tek Peshku eshte importuar automatikisht si pjese e Arqipelagut. Kjo sa per sqarim nese e solli autori apo jo.

 

Se dyti; nuk lexoj gjekundi qe autori te jete duke kerkuar zgjidhje nga lexuesit, thjesht po ve ne pah nje dukuri te keqperdorimit te bleresve nga ndermarrjet e telefonise se levizshme. Nje shkrim nuk ka nevoje te kete lidhje drejtperdrejt me ne qe vete shkrimi, apo problemi qe ngre te jete terheqes.

Artikull-shkruasit, une do ti rekomandoja qe miqve te tij tu dergonte msm ne gjuhen maqedonse por ne alfabetin latin apo me sakte ne alfabetin shqip. Kjo gje do te ndikonte qe ata miq ta kuptonin budedallikun e shkronjave te tyre dhe lehtesine e alfabetit shqip apo latin qe perdor sot bota.  Kjo gje do te ndikonte qe dhe injorantet/hajvanet qe s'dine alfabetin latin, te fillonin te mesonin diçka.

Artikulli ishte interesant se mesuam nje gje qe nuk e dinim, ne sistemin teknollogjik. 

Pjer, une SMSat i shkruaj me alfabet latin, por ja qe ndonjehere i ka rene rasti te shkruaj edhe qirilice qe te duket me origjinale. ;P dhe nuk e kam ditur se ndryshe procesuohet. E sa i perket budallallekut qe dhe ti ke cekur, pajtohem plotesisht, ngaqe ka kohe qe shume shtete kane filluar te kalojne ne ate latin si psh Serbia, ndersa keta te ne, nje grusht popull, na bombarduan me reklama se duhet shfrytezuar qiriliken. Une brengosem per shqipen time, ndersa qellimi i shkrimit nuk ishte te mbroj alfabetin e tyre, por thjesht sikurse tha edhe Ll te ve ne shprehje nje shkelje te te drejtes se konsumatorit

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).