Obama, dhe konservatorizmi ynë i pronvincës

Në një shkrim të titulluar "Mallkmi Kinez, Obama dhe e majta shqiptare" jam përpjekur të tërheq vëmendjen e publikut ndaj asaj çka do të duhej të përfaqësonte, sipas gjykimit tim, fenomeni Obama për shqiptarët. E shkrova fill pas konventës së Denverit, kur ai u zgjodh si kandidat për President. U desh të fitonte që të flitej ca më shumë për të. E megjithatë ndjehet mungesa e konceptualizimit të kësaj fitoreje në kontekstin shqiptar. Ky shkrim është një përpjekje e dytë në këtë drejtim.
Dy janë aspektet ku fokusohet fitorja e Obamës, komplementare me njëra tjetrën. Njëri lidhet me faktin se për herë të parë në historinë e SHBA kemi një president të zi. Të gjithë sot në SHBA, por edhe jashtë, kujtojnë se Shtëpia e Bardhë, e cila ka mbaruar së ndërtuari në vitin 1800, është ndërtuar nga skllevër të zinj. Dhe fakti se sot atje do të hyjë në rolin e presidentit një i zi konsiderohet si një fitore simbolike kundër racizmit. Është një fitore të cilën mund të thuhet se Obama e ka arritur. Aspekti tjetër i fitores së tij lidhet me krizën e derregullimit neoliberist që ka përshirë SHBA e mbarë botën, duke shtuar polarizimin midis të pasurve e të varfërve, dhe sfidën e kapërcimit të saj e cila është një sfidë të cilën nuk dimë nëse Obama do ta fitojë apo jo, por për momentin ai është njeriu që ka fituar besimin se mund ta zgjidhë atë.
Të dy këto aspekte të fitores së tij janë komplementarë me njëri tjetrin, sepse të dy kanë një emërues të përbashkët: fitorja e Obamës ishte një shtysë e fuqishme e njerëzitmit përdrejt barazisë së mundësisë, asaj racore dhe asaj ekonomike sociale gjithashtu. Të dy këta aspekte të fitores janë shumë të rëndësishme edhe për kulturën shqiptare. Fitorja mbi racizmin është e rëndëshme sepse realizimi i ëndrës së Martin Luter Kingut nuk ka lidhje vetëm me racizmin në SHBA, por me çdo lloj racizmi dhe me çdo lloj pabarazie. Pra edhe me racizmin shqiptar. A janë shqiptarët racistë? Po, dhe shumë, madje. Ne jemi njëherësh subjekte dhe objekte të racizmit. Ne jemi racistë ndaj të zinjve, romëve, evgjitëve, të verdhëve, por edhe ndaj atyre të bardhëve të ndryshëm prej nesh etnolinguistikisht si grekët, serbët, turqit, vllehët të cilët i kemi demonizuar në emër të nacionalizmit tonë. Por ne jemi edhe viktima të racizmit në Greqi apo Itali veçanërisht, por edhe në Serbi, Maqedoni. Por ne jemi racistë edhe brenda vetes, mjaft të kesh parasysh përçmime reciproke krahinore, përçmimie për shkak të feve të ndryshme apo edhe mallkimin që del shpesh nga goja e shqiptarëve për vetveten: "jemi racë e keqe". Fitorja e Obamës në kuptimin e saj simbolik është hapja e një horizonti të ri përdrejtë barazisë së të gjithë individëve ngritur mbi konceptin se njeriu nuk është produkt i racës, por i kulturës, e, në këtë kontekst, edhe përdrejt barazisë së popujve.
A mund të ndikojë fitorja e Obamës që shqiptarët të jenë më pak racistë? Sigurisht që "po" do të ishte përgjigja e parë e menjëherëshme. Por do të shtoja se, në raport me çka pritet, përgjigja ndaj kësaj pyetjeje përmban edhe një "jo" aspak të dobët. Si shkak kryesor i kësaj "jo" - je shoh një fenomen që do ta quaja konservatorizmi ynë i provincës. Ngjarje të tilla si zgjedhja e një të ziu si president i SHBA ne i shohim në këtë provincën tonë edhe sikur të bëhet fjalë për një film të huaj që nuk flet për realitetin tonë - shëmbëllyeshëm me filmat erotikë për aktorët e të cilëve themi se nuk i përkasin botës sonë reale. Këto gjëra ndodhin atje, por jo këtu tek ne, është mendimi mbizotërues. Ne na duhet kohë, ndoshta një shekull, të arrijmë deri atje. E me këtë mendim "qetësues" vazhdojmë të mos e vemë në dyshim vetveten dhe tabutë e gjyshstërgjyshërve. Pra ne mund ta adhurojmë Obamën në SHBA gjithë duke përçmuar të zinjtë në vendin tonë. Ashtu siç e tregon edhe ajo anakdoda sipas së cilës kur i biri shkon t'i thotë të atit se është "gay" ky i përgjigjet: "gay" janë ata në Perëndim biri im, ti je "bythqirë".
Por ka edhe një aspekt tjetër se si shfaqet provincializmi ynë, paradoksalisht i kundërt me atë që sapo përmenda. Një kategori, e përbërë kryesisht nga elitat e provincës sonë, ka prirjen e imitimit apo receptimit sipërfaqësor të asaj që bëhet në kryeqendërën e perandorisë. Një nga karakteristikat e këtij provincializmi është se provinca nuk i përpunon vetë, me syrin e saj kritik, vlerat e metropolit. Ajo nuk ka pionierët e saj që bëhen promotorë të ndryshmit brenda vetes. Ajo i merr ndryshimet të gatëshme kur ato bëhen pushtet mbizotërues. Për shembull: shumica e elitës sonë ka qenë e mbetet për dënimin me vdekje, por e hoqi atë sapo na e kërkoi Evropa. Shumica i përçmon dhe i dënon homoseksualët, por iu desh ta heqë ligjin e dënimit të tyre me burg sepse kështu deshte Evropa. Është nacionaliste e raciste, por për Evropën mund të adoptojë një gjuhë kozmopolite. Është mizogjene, por, po tua kërkojë Evropa, sa hap e mbyll sytë mund ta mbushë Parlamentin me gra. Më shumë se me çdo gjë ky aspekt i receptimit të mesazheve të kryeqendrës së perandorisë lidhet me nevojën që kanë elitat tona në pushtet për mbështetjen e kryeqendrës për të sunduar nënshtetasit e tyre në provincë. Nëse për të sunduar do të duhej të lyenin fytyrën me të zezë njerëz si kryetarët e partive tona nuk do të hezitonin asnjë çast ta bënin këtë. Dikush mund të thotë se kjo gjithsesi është pozitive sepse progresi mund të vijë edhe nëpërmjet imitimit. Pa dyshim, fakti që duke imituar Perëndimin ne hoqëm dënimin me vdekje, hoqëm dënimin kundër homoseksualizmit, vendosëm pluralizmin politik, po bëjmë ligje për pjesëmarrjen e grave në Parlament, po kërkojmë të ndajmë pushtetet - sa shumë janë gjërat që i kemi bërë jo pse i ndjejmë, por pse imitojmë - kanë anën e tyre pozitive. Por nuk mund të mos vemë re ndryshimin për keq që ka midis imitmit kësisoj të vlerave kulturore perëndimore, që ndryshe e quajmë majmunëri, dhe përthithjes së tyre nëpërmjet procesesh që përmbajnë edhe besimin e vërtetë në këto vlera edhe mekanizmat e qëndrimit kritik ndaj tyre, ku hyn edhe pasja parasysh e kontekstit ku do të implementohen. Ka shumë ndryshim. Në thelbin e vet ndryshimi konsiston në rrezikun e tjetërsimit të këtyre vlerave, të keqpërdorimin të tyre në fuksion të pushtetit dhe jo të emancipimit të shoqërisë, në mosimplementimin e vërtetë të tyre, në dyfytyrësinë që zhvillojnë etj..
Një ilustrim i çka thashë më lart është edhe aspekti tjetër i fitores së Obamës që lidhet me krizën e eknomisë financiare dhe reale që ka përfshirë sot SHBA dhe Evropën. Ajo është një krizë e shkaktuar nga "fondamentalizmi i tregut" pra nga ngritja në kult e tregut të lirë dhe privates më një anë dhe dobësimi i rolit të shtetit dhe publikes më anë tjetër. Mënyra se si ne e morëm neoliberizmin këtu në provincë përmbante në vetvete të gjitha karakteristikat negative të sipërpërmendura. Ai u mor në mënyrë të verbër aspak kritike, u keqpërdor në emër interesash private dhe në thelb mund të thuhet se është tjetërsuar, por kurrsesi se është implementuar. Hibridi i dalë është një monstër që po ha përditë edhe krijuesit e vet.
Sikurse kam shkruar edhe më parë kjo krizë po tregon se lënia e fateve të njerëzve në “dorën e fshehtë” të tregut shpije në rënien e fateve të njerëzve nën dorën e zezë të spekulantëve. Përpara saj sot komentohen fort fjalët e Obamës gjatë fushatës elektorale: "Kemi nevojë për një ekonomi që nderon dinjitetin e punës”, në të cilën “për punë të barabartë, jepet pagë e batrabartë” për "rishpërndarje më të mirë të pasurisë". Është shumë kurioze të shohim se si do të përthyhen ato në republikën tonë të konservatorizmit e majmunërisë së provincës? (Korrieri 26 nentor 2008)

25 Komente

Sikurse kam shkruar edhe më parë kjo krizë po tregon se lënia e fateve të njerëzve në “dorën e fshehtë” të tregut shpije në rënien e fateve të njerëzve nën dorën e zezë të spekulantëve. Përpara saj sot komentohen fort fjalët e Obamës gjatë fushatës elektorale: "Kemi nevojë për një ekonomi që nderon dinjitetin e punës”, në të cilën “për punë të barabartë, jepet pagë e batrabartë” për "rishpërndarje më të mirë të pasurisë". Është shumë kurioze të shohim se si do të përthyhen ato në republikën tonë të konservatorizmit e majmunërisë së provincës?

Po më vika keq që aspektit ekonomik të politikës së Obamës i ka kushtuar kaq pak Lubonja.

Ironikisht përqasja obamiste do të ndihmojë, qoftë vetëm në artikulimin e nevojave për reforma sociale. Dhe për reformat sociale, nuk flet pothuajse askush, për fat të keq! 

Them ironikisht më lart sepse jam kundra majmunëzimit të çdo vlere. Po çfarë t'i bësh provincialitetit edhe të analistëve!!

 

Dakord me ty, J. Detajet e imitimit të neoliberalizmit s'mund të liheshin në një paragraf të thatë. Duke patur parasysh që sot për sot po duket sikur Shqipëria është bajaki mirë përballë krizës ekonomike në botë, ia vlen të shikohen gjërat më thellë. Unë për vete do isha goxha kurioz të lexoja një shkrim të mirë-kërkuar (well-researched?) mbi rezultatet e hibridit të ekonomisë shqiptare sot (që sipas lubonjës po "ha edhe krijuesit e vet", po si qysh tek, nuk e shpjegon).

O analist, shkruaj bre burre per gjera qe i di e i njeh e jo per te tilla qe i merr me mend.

Kritikon te tjeret qe behen majmun te metropolit, dhe ben te njejten gje. Pra merresh me hallet e Shqiperise duke i vene lupen e Obames. Pse nuk i bie shkurt e paster, merru me Shqiperine e lere Obamen rehat.

Sa per dijeni, ai Obama i super "change"-it, dmth mesia i gjithpritur, po emeron ne poste kyce dinosaur 81 vjecare te kohes se Karterit e Reganit; me qershizen e sotme, mbajtjen ne krye te Pentagonit te "monstrave" te ekipit Bush. Dhe shume mire ben, se punon per interest e Amerikes, jo te ideologjise, apo llafeve te pazarit te fushatave. Sic e sheh analist, bota punon me benzine nacionaliste, eren e se ciles nuk e duroni dot fare, e si rrjedhoje enderroni motorrin me uje cezme.

 

 

Me ty Rob Terneti. Mania per te thene ndonje gje edhe kur nuk di gje. Toso .  Ri ne fushen tende ku i di gjerat mire mos u fut ne te thella. E provove njehere s'te eci me mire terhiqu se te futesh me keq ne balten e padijes

Ne jemi racistë ndaj të zinjve, romëve, evgjitëve, të verdhëve, por edhe ndaj atyre të bardhëve të ndryshëm prej nesh etnolinguistikisht si grekët, serbët, turqit, vllehët të cilët i kemi demonizuar në emër të nacionalizmit tonë.

Pse flet në shumës ky?
Kush janë ata "ne" që njihka Lubonja, që qënkërkan ngjizur vetëm me urrejtje dhe racizëm?
Nëse flet pa të dhëna statistikore, me po aq siguri edhe unë do të thoja se NE shqiptarët nuk jemi as racistë dhe as homofobë...

Racizmin e vetëm dhe të vërtetë, me plot kuptimin e fjalës, në Shqipëri e vuajtën komunistët... por autori ishte kufizuar vetëm në pjesën e fundit që ta prekte disi tangjet këtë problem... nga ku= autori vazhdon me " konservatorizmin e majmunërinë e provincës"

....Ajo është një krizë e shkaktuar nga "fondamentalizmi i tregut" pra nga ngritja në kult e tregut të lirë dhe privates më një anë dhe dobësimi i rolit të shtetit dhe publikes më anë tjetër. Mënyra se si ne e morëm neoliberizmin këtu në provincë përmbante në vetvete të gjitha karakteristikat negative të sipërpërmendura....

 

Ne teori mbase, ne llafalogji me siguri, por kurrsesi jo ne praktike. Lubonja i qenka futur nje fushe per te cilen me c'duket s'e paska haberin.

Ll, kur Lubonja thotë që "Mënyra se si ne e morëm neoliberizmin këtu në provincë përmbante në vetvete të gjitha karakteristikat negative ...." edhe aq kot nuk ja ka futur (se s'ke nevojë të jesh specialist për t'i parë "majmunëritë" e shqiptarëve... por kto janë majmunëri politikanësh, që gjithsesi NUK janë NE smiley

P.s: Ll, më duket se me këtë koment... të futën në listën e zezë edhe ty smiley

Ed,

Lubonja ka te drejte per propaganden, llafologjine, por jo per praktiken. Shqiperia s'ka ndjekur parimet e "ekonomise se tregut" keto 18 vite por parimet e "ekonomise se mikut, kusheririt, shokut, rryshfetit". Nuk jane njesoj.

Ll, ke të drejtë... por unë, kur shikoj që përveç "opinion" është kategorizuar dhe si artikull "bota" e "politika" (meqë ishit, mund të fusnit dhe "mos humbisni", "acarim nervash", "histori"... "muzikë" smiley).

Fatosi,Obamen e quan i "zi", po sikur pas 4 viteve te zgjidhet president i Amerikes nje afroamerikan i "paster" si do e quaj "katran"?

Fatosi mundet qe e ka menyre shpreheje per njerzit me ngjyre ti quaj "i zi", gabimi qendron tek redaktuesit e gazetes, duhet te shkruhet "me ngjyre".

 

Ashtu siç e tregon edhe ajo anakdoda sipas së cilës kur i biri shkon t'i thotë të atit se është "gay" ky i përgjigjet: "gay" janë ata në Perëndim biri im, ti je "bythqirë".

Një argument më shumë, por gjithmonë i venitur - dhe për më tepër disi jashtë loje - në favor të tezës së "majmunërisë së provincës".

 

Pra merresh me hallet e Shqiperise duke i vene lupen e Obames. Pse nuk i bie shkurt e paster, merru me Shqiperine e lere Obamen rehat.

Jaaaa! Po është me stil ky mer, se ndryshe është të them unë "mendo për veten tate" dhe ndryshe të them "think for urself" SEPSE E KA THËNË KANTI.

Kta sado sipërfaqësisht janë kondra, funsionojnë me kohën e xhaxhit akoma, ku duhej citati. Tashi mjafton referimi. Psh unë do flas për peshkimin po edhe Obama e ka qejf peshkimin. Peshkimi sipas Obamës e bla bla bla. Ndryshe sia var njeri, siç thotë gre.

Ll, nuk duhet mohuar se justifikimi i "reformave" në republikën e Al-bananes, është bërë në kuadër të liberalizimit të tregut dhe privatizimeve. Në rast se privatizimet janë shfrytëzuar për përfitime, një pjesë të fajit e ka dhe teoria liberaliste e tregut, kombinuar kjo me situatën ekonomiko-sociale ku ndodhet vendi.

 

1-Lubonja ben artikull per ''retoriken e fushates se Obames'', po prit te filloj te qeveris e pastaj bejme referime me ca do bej ai aty, e cilat nga ato politika do japin sukses, se Obama ka nisur qe tani te bej ndryshe nga ca tha ne fushate.

Per retorike pak fjale te bukura kemi Berisha qe nga 90ta, e madie dhe Lubonja eshte magjespur me to e na kerkoi ta votonim ne 2005 si dhe ne 90ten.

Po keshtu me radhe gjithe politikanet tone qe per fjale fushate sua qeni shkopin e madie Obama etj i matin me shume fjalet e fushates se keta tanet.

2- Lubonja nuk njeh rrenjet e krizes, kuptohet as realitetin amerikan e ben artikuj? Nuk eshte cudi qe kemi deshtuar keto 18 vjet, se marim modele e referime nga realitete qe si njohim e nuk i kuptojme gjerat pse ndodhin aty.

Rrenjet e krizes nuk jane te tregu, po te detyrimi i politikave sociale qe qeveria i beri bankave ne kohet e Karterit e te Klintonit te jepnin kredi dhe per ata qe nuk kishin mundesi. Kjo u bazua te ajo qe cmimi i shtepive ritet vite per vite ne treg, e bankat nga qe vlera e shtepive ritej, nuk humbnin pasi ne cdo moment ato do kishin vleren e investimit te ajo e rites nga ritia e cmimit ne treg. Po nqs cmimet binin a nuk riteshin keto ishin te vdekura, ajo qe ndodhi.

Bankat i dhane, e i bene keto kredi te keqia bashke ne blloqe me kredite e mira, pra qe njerezit i paguanin, e per te mos humbur i rishiten keto ne fondet e investimeve ne bursa. Shume nga bota i blene se thane si Lubonja Amerika eshte garanci per cdo gje.(si dikur ne ne komunizem nje ndermarie dilte me fitim po do mbulonte ate qe dilte me humbie e gjithe ekonomia falimentoi) E kuptohet kur shtremberohet tregu e qeveria futet te favorizoj ca grupe nuk meret vesh ca spekullime e matrapazlleqe behen pas ketyre shtremberimeve, e sa eshte masa e tyre.

E ne momentin e pare qe ekonomia pati nje ndales, e cmimet e shtepive su riten, e doli fjala qe brenda fondeve te investimeve ka kredi te keqia, kjo solli kete renie qe pame ne TV.

E shqiptarete kane 18 vjet qe thartojne trute nga shkrimet e Lubonjes me shok, kur ne bote ne kohe krizash pervec ''zhgaravitesve'' ,ka pasur ata qe jane quajtur analist a mendimtar e kane dhene ide e rrugezgjidhje te sakta, madie shume nga filozof qe njohim sote kane qene te tille.

Po ca me genjen mendia, jemi ne Shqiperi, e do shfrym cinizmin e pa pike pergjegjesie te nxjerrim inatet, e rrofte koha e rrumpalles dhe per median.

Neokonit te mesiperm nuk i kujtohet (ose vertet nuk e di meqe flamurtaret e fondamentalizmit te tregut nuk dallohen pergjithesisht per ndonje kulture te thelle) qe pas Karterit ne Shtepine e Bardhe ka sunduar Regani (me politiken e tij qe ne menyre tipike nga shume amerikane quhet Reganomiks-Wudu) per 8 vjet e pastaj Bush Sr. per 4 te tjere.
Tani se ceshte doktrina e Reganit apo Tecerit ne Angli ne fushen ekonomike e sociale shumekush qe e ka pak haberin nga keto pune detyrimisht duhet ti dije.
Kriza e sotme eshte vetem Akti i Parafundit.
Ajo e ka rrenjen pikerisht tek Reganomiks. Neokoni i mesiperm mund te sugjestionoje me terma bombastike Bathoriste analfabete po po jo nje publik me minimum njohurish.
Tani pasi po i del kallaji kesaj pune behen tentativa sa qesharake apo imorale qe ti varin kemboret e fajit viktimes apo Qeverise.
Receta e implikuar (edhe me pak Shtet) e Sancos Shqiptar (ketij shqytari besnik qe leh hareshem aty ku i japin ndonje kocke) i ngjan keshilles se atij xherahut qe per nje helmim ushqimor i propozon pacientit nje kure me ....... 10 g Cianur Potasi.

Ti je komunist pastaj, sipas llogjikes tende?! E dihet ca fati pati komunizmi, e lidhjen midis tije e injorances.

O idriz be bised per ato qe thashe, e jo retorike boshe, se asgje nuk ke.

Une nje emingrant i ri ne ameriken e veriut, do doja te isha milioner a ''neokom'', po ja qe nuk jam. Thjesht them ngjarien si qe. Informoj.

Une i referohem vendimeve e ligjeve te Karterit e Klintonit per tu mundesuar njerezve qe skishin mundesi te mirnin shtepi. Keto bene bazen e krizes.

Bushi nje here tendoi ti rregullonte keto kredi, e akuzua nga kongresment e senatoret demokrat si racist, pasi shumica e ketyre kredive ishte per minoritetin me ngjyre. E ke ne you tube.

Ka shume mundesi shteti te ndihmoj njerezit ne nevoje, po kjo qe aventure e barre per keta njerez tu varrje ne qafe ato kredi, plus behej vetem per populizem qe ata te votonin per keta politikan, e ti varrje keta njerez e votat e tyre te demokratet.

Politike e paster e asgje me shume, as humanizem e as solidaritet social.

Plus e majta shqiptare ska lidhje fare me Obamen, e realitetin amerikan.

E majta do qe mire te mirte shembujt e saj klasik e te ngrinte politika mbi vecantite e realitetit shqiptar.

Obama eshte vetem per motivim, e asgje me shume.

Je shum ideologjik, e si komunistet te cdo mendim kundra shikon armik e ekstremist.

Mbaje veten pak, e dikuto per problemin, e mos be retorika kote, e etiketo pa lidhje.

S'eshte kote qe bota Anglo-Saksone ka drejtuar boten ne keto 200 vjet e konceptet e saj per shtetin e shoqerine.Kaq per vendet.

Sipas llogjikes tende.

Republikanet a te djathtet punojne per milioneret, qe kane bere biznese, ndertuar ekonomine e punesuar njerez etj e i drejtone ato. Apo bankat qe te japin mundesi sa hyn ne pune ne 20 a 30 vjec te maresh shtepi etj e jo te vesh 50 a 60 vjec e pasi ke bere parata pas viteve pune ti blesh.

Opsioni komunist eshte qe te na drejtojne politikanet, pra Stalini, Enveri, etj qe vetem duke mare nje post te bejne ca duan ata e cdo gje te jete prone e tyre.

Psh, shembulli yt, Bathorja, jep ish-komunisti Berisha toka per ke i do koka, e interesi i tij politik.

Politikanet punojne per popullin? Po kete qe thoshte Enveri e cdo politikan. Sa mire ta dorezosh jeten tende ne doren e nje POLITIKAN!Ca fjale ka populli per ato a ato?

Perendimi prandaj ka ecur se nuk u varen te politikanet po te puna e tyre, madie i detyruan dhe politikanet tu sherbenin.

Mendimi im eshte qe cdo pale sjell dicka ne politike, e secila pale brenda pjeses se mire te saj ka ca i jep vendit. E nuk perjashtoj as te majten e as te djathten, te dyja kane potenciale per mire e vendi ka nevoj.

Sa per referime per  Naomi Klein etj, une jam pak i vjeter e kam bere shkollen ne monizem, madie Marksizmin e kam mare 10, keshtu kjo Naomi ska ndonje gje te re per mua. Plus kemi dhe pervojen kur aplikohet komunizmi e mendimet e kesaj.

E kam degjuar me pare kete, e thjesht nje perseritie te atyre qe ne i dime e i kemi pesuar.

Mund te jete terheqese per ca te majte ekstrem ne Kanada qe nuk kane jetuar nen ate ideologji qe ajo reklamon, e u duket dicka jashte normales, e terheqese.

Githashtu ata "te majtet ekstreme" ne Kanada kane kaluar me shume se gjysmen e jetes ne RPSSH. Dhe per fatin e tyre te keq ne Marksizem merrnin 5 apo 6 se besonin ne denglat e idhujve te atyre qe e konsiderojne veten si "te vjeter"....
Nje nga barcoletat e kohes se 1996 ne Moske ishte "Keta Komunistet na mbushen me genjeshtra per Socializmin, por.........cdo gje qe thoshin per kapitalizmin na doli e vertete".
Jo me kot fjala demokraci ne rusisht (po ti ndryshohet nje germe) kthehet ne muto-kraci.
Kam frike se ato 10 ne Marksizem i ke marre njecikesi veresie (me thuaj pak Mbiemrin e te gjej une soj e sorrollop komunistesh ne fis mor mik i dashur).
Nga ato qe thua duket se nuk e ke fare haberin nga doktrina e Marksit e ca me pak e Leninit.
Lexo me mire "Toka eshte e Sheshte" e atij qe ti i ndez qiri dite e nate se me ceshtje te ngaterruara do te te dhembe koka.
Sa per dominimin 200 vjecar Anglo-Sakson freskohu pak me lajmet e fundit.
Lexo me shume e shiko me pak Fox-News.

 Djema, Naomin e modes e njoh nga tv, po kte Naomin tjeter nuk e njoh. Ka ndonje liber te saj ne shqip.

Per artikullin do t'thoja se nuk jemi dhe aq raciste sa Lubonja na paraqet, sepse eshte fakt qe i kemi pranuar ne gjirin tone gjith keto raca qe ai permend. Po te ishim aq raciste, nuk besoj se do kishim pikerisht ato raca qe ai permend.  Per anen ekonomike qe ai trajton shum shkurtimisht, jam dakort. Veç ai duhet ta dije se klasa politike shqiptare, gjer me sot, eshte pergjegjese per kete paaftesi dhe majmunerizi qe po tregohet. Ne popull ka individe qe jane shum here me te afte se keta qe historia jone na ka sjelle te pakten keto 70 vjetet e fundit.

Idrizo

Mbiemri, Hoxhe Alia ...haaa..jam dhe nga Gjirokastra..sa per dijeni.

Faleminderit qe gjithe perkushtimin ja dhe shkrimit tim, jo Lubonjes, kenaqesi per mua.

Te vim te tema, e ta them pse Lubonja nuk me pelqen te ky artikull. (pasi ti ja keput kote e nuk kupton thelbin e shkrimit tim, e po zihesh si Donkishoti me Mullive te Eres me fantazine qe krijon per mua ose fantazon se jam).

Po do ngelemi prape, sec vjen nga jashte duhet te na shtyj ne te bejme ndryshime, do ngelemi ne cmendurine e 90tes, qe i bejme gjerat vetem nga te huajt. Pra gjithe ato importime mekanike e pa lidhje me realitetin qe shkateruan vendin.

Ja pse te mos te themi se e majta ne shqiperi ka bere elekrifikimin , sistemin arsimor, shendetesine etj....ato gjera qe sot jane skandaloze.

Pse e majta te mos rimari keto e behet garanci e ketyre, po vete me trast ne bote te vjedhi ndonje gje qe te motivohet, kur ka jo pak ne shqiperi.

Po kuptohet Lubonja na eshte i majte, po na eshte dhe i perndjekur e cdo gje qe ka bere me pare e majta shqiptare per te eshte zero. Se ka inatet e meparshme.

Lubonja nuk i plasi per kete vend, e per shume si ai shyqyr qe Shqiperia eshte ne kete gjendie, qe keta te bejne te zgjuarin e etiketojne e shajne e thone ca duan.

Cinizmi i Lubonjes nuk shkon me solidaritetin e humanizmin e te majtes.

Obama eshte vetem per motivim, e asgje me shume.

Jo vetëm. Tashi çdo i majtë "will come out of the closet" smiley se deri më dje ju të djathtët na gjunit me gura duke na qujt komunista.

Jo se mu më TM shumë se jam i majtë, po ka plot që vetviktimizohen e ju "vjen turp" se u thonë reforma xhaxhiste.

 

J

Ate shprehjen e kisha ne tjeter kuptim.

E ne shqiperi te djathtet jane pasusit e ishkomunistit Berisha e te majtet nga Rama qe ska qene komunist.

Madie te ''djathtit e shqiperise'' bejne dhe reforme agrare me keq se Enveri.

Ne shqiperi gjerat kane te tjera permasa,ndaj duhet te bazohesh te ai realitet, qe ishte thelbi i shkrimit tim, pa krahasime me vende e fenomene pa pike lidhje me realitetin shqiptar.

Po e di o Bledo atë punë e di... unë e kam shkrujt dhe lart. Ironikisht mund të shërbejë si motivim dhe restaurim idesh.

Puna është që përveç këtyre reformave alla Berishe etj, politika që ndiqet në Shqipëri është tejet e djathtë. Nuk është ndërmarrë asnjë reformë sociale. Ndërsa Lubonja pret t'i feksë Obama prej Amerike se nuk e kam parë të artikulojë ndonjë politikë të majtë. Siç janë drejtuesit ashtu i ke dhe përkrahësit. Rreshati nga Berati dhe Ndoja nga Tropoja njësoj jetojnë, njëri voton PS e tjetri PD...e gjithë shoqëria... vl. Kta të Mjaftit vijnë të drogum prej Amerike si përfundim s'ka të majtë. Dmth ka, po ja, jemi ne që shkrujmë ke peshku... smiley

 

 

Ne gjuhen shqipe ngjyrat keto emra kane.e bardhe,e zeze,e kuqe etj..etj.. prandaj dhe lubonja nuk si te thote per obamen qe anon nga bluja e erret.obama eshte i zi si boja e kepuceve dhe ma do mendja qe edhe eren e ka si te jevgjeve,prandaj duhet te jemi krenar qe zoti te pakten na beri te bardhe se per gjerat tjera pothuajse na ka harruar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).