O kohëra teveqele e dru me pre




GAIUS VALERIUS CATULLUS
(84-54 p.e.s)

Carmen 51

Vertet, si nje perendi me ngjan ai, dhe mbi perendite, po te qe e mundur, kur perballe qendron dhe parreshtur te veshtron, te degjon buzeqeshur; ajme, te ben te ndjehesh krejt e vdekur. Sapo te pashe Lesbia, zeri c’me iku, gjuha papritmas m’u mpi ne goje nje zjarr me rrodhi nder gjymtyre edhe veshet me ushtuan krejt vetiu drite e nates m’i mbuloi te dy syte. .
.(perkth. nga latinishtja Aulona Niku)

Carmen 85

Urrej dhe dashuroj. Mos pyet si mundem,
nuk di; vetem e ndjej dhe vuaj, vuaj...
(perkth nga latinishtja Aulona Niku)

***

Carmen 43

Tung, vashë hundëpavogël
këmbëpabukur, sypashkruar,
jogishtahollë, jogojëkuti,
në ligjërime jo dhe aq e hijshme,
dashnore e shkapërdarit nga Bilishti.
Vallë, malokët të qojtkërkan të bukur?
U krahasoke ti me Lesbian time?
O kohëra teveqele e dru-me-pre!

(perkth. nga latinishtja Arben Dedja)

Carmen 32

Pash nderin, o e ëmbla Ipsitillë,
o gazi im, loçka ime,
lejomë te ti të vij në vapëherë.
Dhe, në ta pastë ënda, bëj zahmet,
kurrkushi derës llozin mos t’ia vërë,
se mos të teket e del e shetit,
rri brënda pra dhe të më jesh hazër
për plot nëntë pallime palë-palë.
Në qenkëshe qejfleshë, lajmëromë;
i nginjur, shtrirë më kokërr të shpinës
xhamadan e gunë po zhbiroj.

(perkth. nga latinishtja Arben Dedja)

Carmen 23

Or Furius, ti s’ke skllevër s’ke sëndukëpleshta pezhizhka apo ura zjarri,po ke ama tët atë dhe njerkën qëme dhëmbë edhe gurin do ta hanin,dhe bukur po ia çoke ti me prinddhe gruan spathatë të tyt eti.Nuk është çudi: jeni si kokrra e thanës,bloja sahat, s’i trembeni asgjëje:zjarre qofshin, theqafje, mbrapështira,kupa helmi a tjera gjëra rrezikzeza.Sajë diellit cikmës e urisëtrupin e keni të thatë si eshkaa ç’ka tjetër në botë më të thekur.E si, a derëbardhë, të mos jesh i lumtur?Djersë nuk ke, as pështymë të tepërt,gëlboqe apo qurre që nga hunda.Shtoji kësaj qashtërsie prapë qashtërsi:ngaqë nuk dhjet as dhjetë herë në vitbytha t’është m’e qëruar se kristalitë forta i bën, si bathë si gurë zalli,aq sa kur i shtypkërke me duarasfare gishtërinjtë s’të përmuten.Këto të bekuara salltanete, Furius,mos i përçmo, mos i quaj pallavradhe ato njëqind sesterca të shkreta mjafti lype: je me çmos i begatuar.

(perkth. nga latinishtja Arben Dedja)

Carmen 38

Është keq, o Kornifik, Katuli yt,
për at’Herkul, është keq dhe po vuan,
gjithnjë e më shumë, përditë përorë,
e sa për ty – pesë pare gjë e kishe –
e ngushëllove, vallë, me ndonjë fjalë?
Më ke inatosur. Kështu ma falke miqësinë?
Melhem do e kisha qoftë një fjalkë,
më t’trishtë se lotët e Simonidit.

(perkth. nga latinishtja Arben Dedja)

***

Carmen 5

Lerna te jetojme, Lesbia ime, lerna te duhemi
Thashethemet e nje goje plaku
S’vlejne nje grosh!
Diejt dine kur vdesin e kur lindin:
Ndaj sapo kjo rreze t’na mbuloje
Le te fleme gjithe naten e pafund
Pa m’i fal tani nja njemije puthje,
Dhe pastaj njeqind te tjera prape
Hajt, mbi to edhe nje mijeshe tjeter.
Puthme dhe njeqindeshe te dyte
Shto akoma mijeshe dhe qindshe
Dhe kur te jene bere kaq shume te tilla
Do i bejme prape lemsh qe shpirtzinjte
Mos e dine sa shume jemi puthur
Dhe t’u zjeje nen lekure zilia…

(perkth. nga anglishtja M. Bashllari)


Carmen 75

Per fajin tend, Lesbia, mendja ime ka marre tatepjeten dhe hiqet zvarre
Dhe po keshtu me zell te saj, mendja shkaterron vetveten
Dhe as eshte e mundur te te nderoje ty, edhe sikur ti te behesh per se mbari
As nuk mund te ndalet se dashuri ty, edhe sikur ti te beje te njeqindenjetat.

(perkth. nga anglishtja M. Bashllari)

Carmen 111

Aufillena, te jesh e lumtur vetem me nje burre-kjo eshte
Lavdi mbi lavdite; por eshte me mire nje grua
Qe shkon me gjithkend sesa nje nene qe lind kushurinj
Me xhaxhane e saj.

(perkth. nga anglishtja M. Bashllari)

6 Komente

Kur pashë titullin, thashë: u nevrikos dhe avokadosi njëherë; ç'të ketë bërë vaki? : ) Shumë të bukura këto përkthimet, por sidomos përshtatjet.

32-shi klasik!

Ave avocados, rrofsh qe me dhe mundesine ti lexoj. U kenaqa.

Avo, edhe une thashe se filloi prape beteja, por jo. Poezite dhe perkthimet ishin te mrekullueshme. Faleminderit qe i solle.

avokados shpalose ylberin.

shkelqyeshem.

Jo, jo, s'ia them shume per lufte. Te jete per ndonje gje tjeter po smiley

Falemnderit per kohen dhe vleresimin. Larg modestise, edhe mua me pelqejne shume. Ai vargu qe kam zgjedhur per titull, eshte epokal!

Lavdi Katulit!

Carmen 51

Vertet, si nje perendi me ngjan ai,

 dhe mbi perendite, po te qe e mundur,

kur perballe qendron dhe parreshtur

te veshtron, te degjon buzeqeshur;

ajme, te ben te ndjehesh krejt e vdekur.

 

Sapo te pashe Lesbia, zeri c’me iku,

gjuha papritmas m’u mpi ne goje

nje zjarr me rrodhi nder gjymtyre

edhe veshet me ushtuan krejt vetiu

drite e nates m’i mbuloi te dy syte. . .
 

Kjo poezi e famshme do te ishte me drejte te nenshkruhej Safo-Katuli.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).