O gra të dashura!

Bëra gabimin,
Mora vesh,
Pas fustaneve tuaja
Vazhdonte e njëjta botë,
Kishte eshtra dhe
Materia s’ndryshonte atje,
As lënda e errët,
Troja ishte një qytet të mundurish, ndërsa
Piramidat frut mallkimesh,
Papërsosmëria bijë e mllefit,
Kodrat malinje,
Dhe diamantet bënin sikur.
O gra të dashura,
A e kuptoni pra, pse s’dua t’ju kuptoj?

31 Komente

T'u shtofte harresa emo smiley.

5*****

O gra të dashura,
A e kuptoni pra, pse s’dua t’ju kuptoj?

Ne fakt jo, s'po e kuptoj tamam. Specifikisht pse s'do t'i  kuptosh?

Sidoqofte, nese do te shkruash per boten mistike, nen-fustanore femerore,...duhet ta besh kur te jesh nen influencen e etheve e saje, jo mbrapa. Vetem keshtu mund te ruhet mistikja e nje bote te zbuluar dhe deshira per ta rizbuluar. smiley

Au revoir!

Post Scriptum  Ithaca

As you set out for Ithaca
hope your road is a long one,
full of adventure, full of discovery.
Laistrygonians, Cyclops,
angry Poseidon - don't be afraid of them:
you' ll never find things like that on your way
as long as you keep your thoughts raised high,
as long as a rare excitement
stirs your spirit and your body.
Laistrygonians, Cyclops,
wild Poseidon - you won't encounter them
unless you bring them along inside your soul,
unless your soul sets them up in front of you.

Hope your road is a long one.
May there be many summer mornings when,
with what pleasure, what joy,
you enter harbours you're seeing for the first time;
may you stop at Phoenician trading stations
to buy fine things,
mother of pearl and coral, amber and ebony,
sensual perfume of every kind -
as many sensual perfumes as you can;
and may you visit many Egyptian cities
to learn and go on learning from their scholars.

Keep Ithaca always in your mind.
Arriving there is what you're destined for.
But don't hurry the journey at all.
Better if it lasts for years,
so you're old by the time you reach the island,
wealthy with all you've gained on the way,
not expecting Ithaca to make you rich.

Ithaca gave you the marvelous journey.
Without her you wouldn't have set out.
She has nothing left to give you now.
And if you find her poor, Ithaca won't have fooled you.
Wise as you will have become, so full of experience,
you'll have understood by then what these Ithakas mean.

O gra të dashura,
A e kuptoni pra, pse s’dua t’ju kuptoj?

hmmmmm ok ok nqs nuk na kupton ti ca te bejme ne ty, te te mbushim mendjen? Ne e kuptojme qe ti na sna kupton se e thua vete. Prandaj une te keshilloj mendoje edhe njehere pse sdo te na kuptosh? Fundja fare ne na pelqen kur na thua "O gra te dashura" tingellon shume embel dhe ne me embelsi u pergjigjemi " O burra te mallkuar, cfare dreqin doni ne u fusim dhe u nxjerrim nga shishja sa here te doni"Tongue

 

Troja ishte një qytet të mundurish,

 

 

Ishte Zeusi ndeshkimtar qe solli menxyren duke na lene mesazhin t'i kuptojme duam apo s'duam ne...

Qyqja,luj venit or cun.

Edhe hajde tek ushtria e te mundurve se ka alibira sa te duash...

po ta jap nji

5***,por me gjys zemre edhe me ze te ulet,

se po me ndegjon Zeusi.

Une me ty jam po nuk them si ty.Nuk e kuptoj pse duhet t'i kuptojTongue

Falemnderit qe e lexuat smiley

La Rosee, Kavafis? Nuk jam fan, por nuk se e njof, c'eshte e drejta. Me c'di PF e ka qejf nga dora jone ketu. Besoj qe nuk ke kundershtim se ndonjehere kemi frike nga njohja (si kategori filozofike). Kjo eshte ajo qe keto rreshta kan dash me percu.

PS si iriqet ne dimer: duan te rrine afer njeri tjetrit se kane ftohte, por jo dhe aq afer se cpohen.

PPS c'ka sjell edhe ate shprehjen shqipe me konotacion negativ "u njohem si shume"  smiley

 

Ne fakt kam i cike kundershtim. E di pse? Njohja me njerez qe kane funde te thella dhe interesante eshte nje proces qe s'mbaron kurre, ne te kunderten e njerezve me funde te cekta. Teorikisht, mjafton te dish se ke te njohesh.

Eeee, Kafavis eshte nje nder te preferuarit e mi dhe s'eshte per te gjithe. Sidomos ajo mesiper. Po nxorri PF-ja koken ne siperfaqe keto dite, mund te marr dhe guximin ti jap ndonje urdher te tipit:"perktheje shpejt ose mos u duk me ketu!" smiley Gjeta nje perkthim online por sikur s'me pelqeu.

PS Ka njerez qe dhe dhimbjes i japin nje dimension tjeter. Madje dhe ne nje dimer iriqezues.

PS Ta thashe, s'besoj ne ate shprehje. smiley

Teorikisht, mjafton te dish se ke te njohesh

s'ke se si. qe t'vij ai funi' Fellt, duhet me e njoft i her. mirpo, ke fillimi i njoftjes, gjiF funet jon isoj.  smiley

merhaba i her; hudhe kavafisin si tem m'vehte me e perkthy-pershtat  ne shqip; ca peshq ktu jon xhind n'perkthime (vet s'boj dot pjese te kta, dhe ne bofsha gjo do jet vec pri anglishtje qe ke von ktu nolt, se gerqisht vec i kurs 6 mujor kom bo ne kohna qe s'mahen men e nuk di); pale del naj gjo per s'mari smiley

 

Njerezve te ceket zakonisht ju vjen fundi shpesh. Nje jave? Ah, jo, po tregohem zemergjere, le te themi 2-3. smiley Ketu gabohesh ti, Emo, njohjes s'duhet me i pa fillimin(e as shalet)... smiley

Murrhuba ne ty.Kafavisin e hodha veç, me te kenduarit ne fushen e perkthimit mund te na lemojne syte me ndonje kryeveper. Une s'jam per ate pune. smiley

Aaaa, shume i qarte ai postimi ne gërrqishtos...cdos shkronjos jas moras veshos.

Σα βγεις στον πηγαιμό για την Ιθάκη,να εύχεσαι να 'ναι μακρύς ο δρόμος,γεμάτος περιπέτειες, γεμάτος γνώσεις.smiley

me hajer! smiley

 

Sa vgjis ston pigemo ja tin Ithaqi, na evqjese na (i)'ne makris o dhromos, jematos peripeties, jematos gnosis.

Ky eshte fillimi i Itakes n'origjinal. S'di si tingullon kshu, se gerqishten vallaj, do nji shqise shtese perceptuese qe un nuk e kom zhvillu.

PS Ti thelis kalla qe pera.  smiley

kshuna, Vese. Tani du me lexu pjesen qe ka pru Turi.

Ca i bere Itakes mo i uruar?Yyy, gjuhe horrash. smiley

Mos shaj ti tashi se do hakmerrem. smiley

Ja dhe 

 

ITAKA
 

Kur mendjen ta ndash per tu kthyer ne Itake
shpreso qe i gjate udhetimi yt te jete 
mbushur me zbulime e aventura.
Nga Lestrigonet, Qiklopet,
a Poseidoni i zemeruar - mos u tremb;
te tille kurre s’ke per te hasur ne rrugen tende
per sa kohe qe lart e mban mendimin
per sa kohe qe nje ngazellim i rralle
ta shkriferon trupin e shpirtin.
Lestrigonet, Qiklopin,
Poseidonin e eger - Kurre s’ke per ti takuar
vec nese vete brenda shpirtit tend i mban
vec nese vete shpirti yt ti nxjerr ato perballe.

Dhe shpreso qe udha te te jete e gjate.
E qe te shumta te jene mengjeset e veres kur
plot kenaqesi e gezim
do te hysh nder mole qe i sheh per here te pare.
E te ndalesh ne pazaret Fenikase
per te blere gjera plot shije
perla, korale,qelibar dhe ebanoz
parfume sensuale te cdo lloji -
merr sa me shume parfume qe te mundesh;
E te ndalosh ne sa me shume qytete te Egjiptit qe te mundesh
Qe me shume dituri te mesosh prej te diturve te tyre.

Dhe Itaken gjithnje ta mbash ne mendje.
Te arrish atje eshte qellimi yt i sprasem.
Por mos e nxito udhetimin tend
lere per vite te tera te te zgjase
e keshtu ishullin kur te arrish i plakur te jesh tashma
i pasur nga ato qe rruges ke fituar
e pa pritur qe te pasur Itaka te te beje.

Itaka te dha udhetimin mahnites
Pa te ti s’do te kishe hedhur kembe jashte
e asgje tjeter me s’i ka mbetur ty per te ta dhene

Dhe nese e gjen te varfer, Itaka ty s’te ka genjyer
I zgjuar sic duhet te jesh bere pas tere atyre ke pare
do e kesh kuptuar tashme. Itakat c’duan te thone.

Flm! Dhe pak dhe do detyrohem te te paguaj ne ore me gjithe keto kerkesat... smiley

 

Bukur emo. per mendimin tim ajo "termodinamika sikur e prish pak harmonine e poezise. por serish mbetet e bukur.

 "u njohem si shume"... Gjuhe epror -vartesish sepse nuk ka se si te shpjegohet ndryshe  bashkimi i dy fjaleve edhe "termo" edhe "dinamike" smileyShife dhe njehere kompleksin e inferioritetit ....ai te tremb dhe te shtyn te behesh trim per te gjetur c'ka prapa fustaneve . Mo u tut o burre se ka me miljona fjale te urta te tjera qe te shtyjne te kerkosh . Nga bota e kafsheve po te bie si shembull ( nga krahinoret qe i njeh mire) shembullin e peles me gomarin. Kujto te ziun se c'ha surratit deri sa ta RI - njohe pelen ! Mos me thuj qe pelat s'kane fustane smiley Mire !

Epo ç'ti bësh... ka nga ata që hanë një kokërr fik e thonë që: Hë mo se kështu janë të gjithë (me të Zinj e me të bardhë, me të njomë e me të that&eumlsmiley... Por ka edhe nga ata që, deri sa t'ja nxjerrnë fundin shportës, i mbushin mëndjen vehtes që: Hë të ha dhe ktë (se nuk do e ketë zënë smiley ) ...varet nga shkalla e të velurit/ballajdisë ( me qenë m'rregull edhe me elbasanllijt) apo e babëzisë smiley

....si mund ta marresh kalan nga breda kur do te rrish  jashte ? smiley

Emigrant, cmth, "papersosmeria bije e mllefit"... jam kurioz te di cfare ke dashur te shprehesh me te.

 

p.s. kam ne duar nje perkthim tjeter te Itakes.. nqs e deshiron kush mund ta hedh.

 

 

@twintip, lidhja fizike (konkrete) eshte "Kummerspeck" (gjermanisht). Nuk i kom qejf pergjithsisht konstruktet logjike qe nuk kane nje fillese konkrete. Pastaj nga "kummerspeck"-u mundet me vazhdu me tutje dhe me abstrakt-she.

Per perkthimin s'ke pse pyt dy here, them, duke shtu qe ai i PF eshte shume i mire, sipas mendimit tim.

@ EH, AS dhe Idris: ju pershnes dhe uroj te keni pas fundjave e suarera te begatshme smiley

 

pse po ndihem si karakteri popullor Tare une?

p.s. flm per 'kokeverdhin' (c) Jerusalem smiley

Cdo lidhje fizike ndesh ne drejteza logjike heret a vone, whether you like bacon or not, Emo. Mgjth, mire do ishte qe ajo qe perkufizohet si mistike fizike, te mos i kete rrenjet vetem ne nje zjarr fizik...pasi gjitha zjarret hormonale shuhen, duke i lene vendin logjikes te ftohte.

Twintip, e postova sot ne nje teme te veçante kete poezine...Mbasi adminet ta kane aprovuar, mund te hedhesh dhe perkthimin tend atje. Do e lexoj me qejf. Flm paraprakisht.

PS Emo, grate kane kujtese elefanti, ne vendin tend do kisha kujdes se ku i shpreh ca mendime. smiley

Mire mbrema Miq

Kete radhe se pse nuk i dashke me grate Emigrant....E paske keqas me to ne kete poezi....Do ti gjesh normale,tokesore se asgje nuk ndodh pertej fustaneve....Do ti besh mediokre....pikerisht atje ku ngjizet bota,atje ku faqja e bukur e botes quhet grua....Ne fillim thua mora vesh,e pastaj s'dua te kuptoj...Ne fakt Frojd diku andej nga fundi i jetes se vet tha pikerisht qe: "une grate nuk i kuptoj...."eshte e mjere qe ca maskiliste qe nuk je ti me siguri thone qe tek gruaja ne nuk kuptojme sepse nuk ka asgje per te kuptuar,mungon ajo qe duhet te kuptohet...pra pak si kjo poezi...  smiley

Kjo poezi eshte mendu si fetish per gruan.

vetem per Dicka tjeter (me D te madhe) thuhet qe nuk duhet kuptu, por besu (lexo ndjere). Per Ate lart.

Mire, Emo, nese s'do te na kuptosh, na harro smiley

Ja nje pershendetje po nga Kavafis: ( nje nga ato qe une i mbaj mend permendesh, se jane te shkurtra, por rrefejne shume, si puna e asaj Poezise se Ungaretit : M'illumino d'immenso!)

Harresa

Ne dyqanin e luleve mbyllur

pas xhamave harrojne lulet

si eshte ndricimi i diellit

dhe si shkon e fryn flladi i lehte.

 

smiley

Ia vlen barra qirane, thua? smiley

Emi u be shume kohe pa te komentuar ndonje pune dhe ndjehem ne faj. Kjo poezi, megjithese ka boll elemente nga ti, nuk e arrin dot intensitetin shterues te disa pjeseve te tjera (cdo teksti i lejohet te kete jeten e vet, por sic ka njeriu nevoje per nje kubature te caktuar mushkrie ashtu ka edhe ideja nevoje per hapesire). Ti ketu ke arritur nje konkluzion te shpejte poetik, pa na ndricuar udhen, ne menyre qe ta kuptojne vendimin tend edhe nese nuk jemi dakort me te. Ndersa togfjaleshi 'kodra malinje' ishte margaritar shpetimtar.

Tani dicka ne lidhje me te qenit a te mos qenit dakort dhe me gjuhen e finalitetit. Ne disa pjese te tuat une kam vleresuar ate qe perceptoja si hapesire per lexuesin per te nxjerre konkluzionet e veta; edhe aty ku ti imponoheshe, ngrije diku nje dyshim dhe hapje nje dritare. Edhe kjo poezi, do te kishte funksionuar me mire sikur a) te mos kishe lejuar rreshtin e fundit, pra te mos i kishe kthyer shpinen gruas ose b) te na kishe lene te kuptonim qe konkluzioni yt ishte i ngushtuar nga konteksti, nje faze e poetit, nje inat a deshperim (qe vetem tek kodrat malinje une mund ta gjej), nje tentative e perkohshme per shpetim. Qe ti mbyll kapakun me kap ngushte.

Pastaj, te mendosh se nuk ka me mistere dmth se ke nevoje per 2 muaj silent retreat, pas te ciles deshira per zbulim te misterit mund te jete perforcuar aq shume sa te te coje ne kerkim te Beatrices qiellore. I think smiley. I wish smiley.

Shof qe jo vetem "ne" s'dum me ju kuptu "ju", por as "ju" s'doni me na kuptu "ne".

Kjo e bo perfekte (kovalente) lidhjen, trop. It's like a blessing! smiley

 

 

Po mer, ne s'dum t'kuptojm qe ju s'keni takat me u mor me ne smiley - se ne kemi gjithmon takat me u mor me veten dhe, per fat te keq, edhe me ju smiley

Ok, d'accord, eshte e frikshme nganjehere ajo qe zbulon, e nganjehere krejt e pashijshme, por une nuk kam arritur asnjehere ne perfundimin tend per shoket meshkuj. Your dark matter is a whole other matter.

- se mos keqkuptohemi nga vapa, me 'your' nenkuptoja 'the male'

Em, brezi ynë qe një brez që, për mirë apo për keq, u mor me dashuri... dashuria të bën që personi i dashur "të mos ketë" difekte... ai/ajo për ne është përsosmëria... piramida e diamantë, që, në formë e përmasa mund të jenë të ndryshme na shtyjnë të mendojmë se duhet të jenë të gjitha njëlloj, por nganjëherë, nuk është e nuk shkon siç duhet për të gjithë.

Ma beso... kjo poezi do lexohej krejt ndryshe po të mos njihej vuajtja...

The Devil to Pay

 

The Almighty made the universe and

          then He went away,

Casting down the Devil, saying:

          "Here, sir, you shall stay!"

But the Devil growing bored and having

          talent, in his way,

Mate demons with orang-outangs, and

          -- here we are today.

 

(Felix Dennis - A Glass Half Full)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).