NUSET NGA JASHTË

Më datë 27 prill 1938, mbreti i shqiptarëve Zogu I u martua me konteshën Géraldine Margit Virginia Olga Mária Apponyi de Nagyappony, vajzë e një konti hungarez dhe e një amerikaneje joaristokrate. E komentuar nga shumë anë, në atë kohë dhe më pas, kjo martesë u shqua edhe ngaqë e vendosi në lidhje mbretin shqiptar [...]

2 Komente

 Madje në përgjithësi, çfarë fati u ruan e ardhmja martesave të përziera në përgjithësi, mes partnerëve nga krahina të ndryshme e nga fe të ndryshme, mes gegut dhe toskes, kaurit dhe myslimanes, malësorit dhe fusharakes, katundares dhe qytetarit, në rrethana kur ndarjet horizontale dhe vertikale në shoqëri po marrin përparësi ndaj urave, lidhjeve, përpjekjeve për komunikim, për aleancë e për gjuhë të përbashkët? Tragjedia që ndodhi në Bosnjë – një vend që i ngjan Shqipërisë nga shumë anë – duhet të na bëjë, së paku, të mendohemi; sepse atje, brenda pak vitesh, fryma e bashkëpunimit dhe e solidaritetit mes të ndryshmëve u zëvendësua nga urrejtja, artileria dhe spastrimi etnik; në mënyrë simbolike, dashurisë ia zuri vendin përdhunimi.

Pershendetje Llukan.

Swed1 ke kapur ate pjes te shkrimit qe do te kapja dhe une.

Para disa ditesh ne nje debat me nje shqiptare te fes muslimane qe e praktikon pak a shume(duke mos ngren mish derri,se alkol pi smiley ).Ra fjala te terreni qe po fiton pak nga pak si pakuptuar ndarja prej fes.I thash eshte hipokrizi qe themi akoma se jemi shqiptare e bejm bla bla kot,mbasi ka filluar ne mase te gjere aplikimi martesave vec brenda llojit.Dhe kete ja thash mbasi i kisha ber nje pyetje.Nese une si shqiptare i krishter por qe nuk ja ve shume veshin fes,do te kerkoja motren tende per nuse do ma jepje??Dhe ai me thot JO mbasi ti do kesh ndonje qellim te keq se pse do vish te nje musliman per te kerkuar nuse. smiley Ore njeri vi si shqiptare jo si pjestar i kesaj apo asaj feje.Prap e njeta pergjigje JO se nuk japim femra jashte fes tone.Po per te marre i thash merrni??Per te marre marrim me tha.Dhe ta them me bindje te plot se syresh si ky po shtohem me hapa galopante sidoms ne shqiperin e mesme mbasi jugu se ka kete mani akoma dhe feja ose ka hyre pak ose aspak ne lidhjet e miqesive.Uroj qe tipa si ky te jen vec kokrra e mos te behen peme e madhe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).