njiqind lek


Lorna Qesteri says:

yyyy!!!
10 lek!!! Nuk e mbaj mend cfare mund te blenim me 10 lek ne ato kohe. A po me erdhi nje kujtim......akullore qumeshtore 10 lekshe andej nga rruga e Trenit!!!!
......................

Thotë Lorna në llogarinë time te Flickr-it.

Edhe pas dyzetetre vjetëve unë, dhe jo vetëm une, dhjet lekshin e quaj njëqindleksh.Me të blija dhjet litra vaj guri. Pesë paketa "partizani" nëntëdhjet leke, dy shkrepse, tetë leke, dhe me dy lekshin që tepronte peshohesha dy herë.
Dy paketa DS gjashtedhjetë leke, dy bërxolla tridhjetegjashtë lekë dhe....katër lekë që teprojne s'më hyne ne punë.Heq nji paketë , e blej nesër,pi dy shishe birre,
Xoni më ka gjashtë lek borxh.
Qerane mujore te apartamentit e paguaja me tre te tilla. Me njëmbedhjetë copë blija nji pal këpuce të Tiranës, më duheshin pesëmbedhjet për ato të Korçës.
Po të kisha ndonjë shok shofer me Albania, më nevoiteshin dyzet, pesëdhjet për nji pal këpuc të jashtme.
Njimbëdhjet, dymbëdhjet të tilla me nevoiteshin për te paguar korentin ne muaj. Nji latë drush, treçerek metri kub, kushtonte katër pik gjasht te tilla.
Nji latë drush harxhohej për më pak se nji muaj.
Blija HPPSH, gjashtëdhjet lekë, Nji DS, tridhjet leke, dy shkrepse tetë lekë dhe....,peshohesha prap dy here.
Blija "Dimrin e madh" dhe nji shishe birrë.
Sa "Dimri i madh" kushtonte nji kile limona ne dimer. Ne behar, po të kishe dike ne spital, do e blije tridhjet lek kokrrën.
Shkoja njizet herë në Teatrin e kukullave, pes herë ne kinema, katër herë ne teater dhe Opera.
Ne stadium shikoja ndeshjen dhjet herë tek dhjetçet, pes herë tek njizetçja dhe tre herë në tribune plus nji akullore dhjetçe.
Nji kile sheqer tetëdhjet lek dhe nji litër qumesht.
Dy pako llokume për qoka jo fort të rëndesishme, për te rëndësishmet duheshin llokume tetdhjetçe.
Blija nji kile gjize, kushtonte sa HPPSH, dhe nji buk dyzetçe.
Me nji pik tre, blija nji kile mish qingji. Nji pik shtate, tetë ai i viçit. Pes kile peshk "barbun",ose dy kile "qefull" mund të blija.
tridhjet e tre xhiro me autobuz dhe me mbetej nji lek për........... tu peshuar.
...
Me shtatë të tillë blihej nji dollar,... natyrisht në shtet.

...
kush e di sa gjëra të bukura blihen sot në atdhe...

28 Komente

 Vajguri sikur ka pas qene 12 lek me duket? Nejse, 5, me notat e vjetra smiley

Ja ka fut kot! smiley

Dollari s'ka qen 700 lek deri mbas "çlirimit" smiley (ndoshta e kishte fjalën që me 0.7 ta blejte shteti dollarin... ndoooshta, se shumicën e herve ta nrrote me 3.8lek smiley&nbspsmiley

P.s: Rroftë peshku që nuk pyt për disclaimerat e vllaut t'manjolës dhe na sjell qyfyret e vjetra smiley

P.s: Artikulli mund të pasuronte informacionet e veta dhe me shprehjen lapidare:

"Xhit e bane qin'e'lekut?!"...

njiqind heke e ka perserite ne 16 muje heqjen e lidhjes po kush me degju smiley

Sh. bukur *****

Nje fshatar nise me makine rasti nusen e grune. Sa eshte Lezhe Shkdoer pyet ??

-Njiqin lek i pergjigjet shoferi.

-A'  iqin te dyja a tek e tek??!!

 

ç'na fute ne nostalgji zotrotesmiley bukur!

5 *****

Rrofte inflacioni (mbareboteror) qe prodhon perla te tilla smiley

Ja ke fut kot ke berxolla. Dukesh qe vetem te kane qeras smiley

16 lek berxolla

5 lek buke

13 lek kriklla birres

1 lek bakshish shiteses

_________________________

 

35 lek totali

 

kjo eshte si nje nga ato puhizat qe vijne e te ngacmojne shqisat e te fusin ne mendime.....ketu ne usa eshte shume e gjalle memorja kolektive e viteve 60/70....tek ne sikur s'para ekziston fare. Do kete qene jete e zymte shume...

p.s. e marr vesh qe shkrimi pershkruan vitet '80...po ato vite mundohen ti harrojne te gjithe, si komunistat si kapitalistat smiley

Une mbaj mend vetem 1 lekeshin. 0.5 bileta e kinemase, 0.5 leke gurabia. Te tjerar s'me paskan ngele ne mend.

5 yje per shifrat, 5 per kujtesen, 5 per shkrimin, 5 per foton, edhe 5 yje qe te peshohesh dy here e gjysem : P

t-red, bileta e kinemase kushtonte 2 leke (20 leke te vjetra). Ndoshta mban mend teatrin e kukllave se atje bileta ishte 5 leke te vjetra.

Late koqene namit :

30 lek nje DS ( po te kishe ndonje shok nga Shkodra te sillte DS Shkodre me 20 lek copa )

10 lek nje kafe ekspres

25 lek nje panine me salçiçe ke Nija ( ajo barakja afer Korpusit )

37 lek nje kavanoz me fergese

------------------------------------------------

Totali  102 lek ( kishe ra mren me 2 lek ke shitesja e fergeses )

18 lek nje Partizani

7 lek nje paket Vullneti

Per kalamaqet e asaj kohe : nje pako me cimcakiz Durrsi ( 5 lek ) ose me jep i cike nga goja jote, i akullore nje pesçe ( e lepinte gjith shoqnia )

Kaushin nuk e prishje qe te merrje nje tjeter me vetem 5 po me dy kapule akullore .

-------------

Nje paçe nje pilaf ne mence punetoresh 17 lek. Mengjesi

Nje perzevativ ne ate kohe ( ishin si tullumbace ) 4 leke te vjetra, me kushtin qe farmacisti te mos i tregonte askujt smiley

Gazeta "Bashkimi " tre leke e perditeshme , Gazeta Sporti Popullor 5 leke

vijon....

7 lek myflet, nje akullore me boze_10 lek, nje byrek me qepe_10 lek, 

gurabi te shime_10 lek, nje arranxhate_7 lek, nje vapik_5 lek.

Sa here qe shkoj ne Shqiperi i turrem me i blejte thuajse te gjitha por nuk kane me shijen e perparme. (jashte teme_sot po bie bore ne Savona _shume gje rralle, duhen ca qofte e nonji birre tirone)

Po shtoj ca une ..

Buk 28-lekshe ,40-ce,50-ce,simite ,10-lekshe ,

Gjalpi, i pako 37lek

Sallom me i liri,lek 144lek

Patateja 14 lek ,

22 lek shishja e birres ,qoftet 15 lek ,

13 lek i krikell birre ,

Aranxhata ,10 lek ,

te gjitha me te vjetrat ...pra 28 ,2.8 lek ,40,4,..lek 50, 5 lek ...10,1 lek etj .. 

 

 

 i pite ,10 lek .. me mish ose djath  smiley yyy sa te mira kon qon  !!   smiley

Varet nga e qethmja. Po ta deshe tulle pa leke. Kare ka qene 10 leke, dhe shkurtim ne pergjithesi 14 leke.

Qoftet e zgares (kernacka) 10 leke, gjys panine 5 leke, nje kriko bire 13 leke , gjithsej 28 leke + 2 leke 2 cigare partizan = 30 leke. 3 leke bileta e autobuzit dhe 2 leke me fol ne telefonat publike. Me 2 leke bisedoj me 3 leke te takoj dhe miliona te me japin ste tradhetoj!

Te shkoje deri ne durre, me tren 5 lek , ne vere per plazh vajtje ardhje ,3 lek ,te shtun te djel  .. smiley

Kare ka qene 10 leke,

 

Sa per saktesim : Kare quhej Kare kinezçe smiley

 

Tulle qetheshin kalamaqet ne stinen e veres , gjasme per t`ju forcu floku se laheshin me sapun 15 leksh , por ne te shumten e rasteve qetheshin se kishin frike se mos zinin morra.

He se harrova , me qe peshku eshte i mbushur me shkronjetare te çquar : nje maje pene bente 0.1 leke me 1 lek blinje 10 maja pene, nje kallamare ( atje ku mbahej boja e penes e qe derdhej e na bente canten pis ) kau♪5uku i thuhej ne ate kohe bente 5 leke.

Ama boja bente 17 leke dhe nese do kish fat te madh te gjeje boje kine , bente 25 leke shishja

 

 

Dhe nje stilograf kinez bente 700 leke te vjetra. Ishte pak i shtrenjte per xhepat e prinderve tane, por keshtu edhe nuk shperdoronim. Nje stilograf e mbanim 2 deri ne 3 vite shkollore.

Ate stilografin ta banin dhurate kur mbaroje maturen se ndoshta shkoje ne Universitet....

Une per vete stilograf kam pase qe ne klase te 5-te. E kete nuk e them per mburrje! smiley

tesh qe e the ne te tjeret po shtrengojme fot bishtagypat* e dividat** tone smiley

*-ishte mbajtese plastike apo druri e penes ( me bar apo pa bark)

**-ishte mbajtesja e bojes ndersa shkruhej e ishte ne forme globi

 

Pf vetem me nje lek ke gabuar ...Quhej "33 lekshi beqarit"  ke kthesa e kinema !7 Nendorit ku ishte banakier plaku Umes ( nganjehere rreth viteve 70 dhe Umja) Berxolla qe 15 lek . Ka pas edhe nje gjobe te RENDE 100 lekshe kur i hidhje doren ne qafe ndonje goce ne MEXHLIS , gjoba ishte administrative dhe quhej deri nga viti 1966 "prishje e Cipes Publike" smiley !)  1---me te vjetrat fare dhe 10 me te rejat .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).