Njerëz të jashtëzakonshëm.

Njerëz të jashtëzakonshëm. Leart Kola Rruga nga Tirana për në Prishtinë e përshkuar me makinë (tashmë domosdoshmërisht nga Shkupi, për shkak të punimeve në rrugën Durrës – Kukës) i ngjan përherë e më shumë një kalvari të vuajtjeve, dëshirave dhe ndryshimeve të rëndësishme që po ndodhin në këtë pjesë të Ballkanit të populluar me shqiptarë, të cilet diku me dhunë e diku me

10 Komente

me pelqen ky shkrim .bravo Leart.

Nuk e di pse, por nuk me pelqen ky ndrrimi i termave qe ke bo, Learto, ku shqiptaret e zakonshem i qu te jashtezakonshem, e te jashtezakonshmit te zakonshem. Eshte gabim nga te gjitha anet, letrare realizem patetik qe nuk flet fare, informative e dhive, juridikisht absolutisht zero me bisht perderisa politikanet kane imunitet ligjor e rrejdhimisht jane te jashtezakonshem, poltikisht e nga ana ekonomike na fike fare se as edhe nje gje te jashtezakonshme nuk jane shqiptaret e zakonshem nderkohe qe te jashtezakonshmit po jane perdite ne media e gjithmone para drejtesise (kemi pas ndonje kryeminister qe nuk ka qene ne burg e pastaj te behet prape kryeminister si Hitleri?) keshtu qe ca je tu thone? 

Leart une jam e prirur te bie dakort me ty (disclaimer).

Lulian, me duket se po kapesh kot pas fjaleve. Kjo ndodh ndoshta sepse nuk na ke urdheruar ne token meme se fundmi. THEY ARE EVERYWHERE Lulian dhe sidomos imazhet e tyre, po edhe fjalet - po na sulmojne gjuhesisht dhe po na lodhin syte me mjekra te rruara gjysme dhe ironi qe kane mundur buzeqeshjet. Fjalori yne 15 fjale, a miracle of freedom, figura e tjetrit e kuadratuar pa fund. Eshte skamje, djerrine e shqisave. (Ku jane artistet?)

Kurse ata qe po ndertojne Shqiperine Leart nuk mjaftojne dhe nuk jane thuajse asgje pa burrat ehe burrat se grate jane akoma shume te zena, pa burrat qe ndertojne qytetin. Tirana mbetet nje bishtuk.

Trope, mos me thuaj po kapesh kot pas fjaleve, nderkohe qe ne kllapa bertet Ku jane artistet. Artistet jane ata qe kapen kot pas fjaleve, e dashur, legjitimuar nga besimi i patundshem, e ndonjehere edhe fodull, se fjala ka pushtet. Dhe nuk e kam me Leartin - perkundrazi, me behet qejfi qe Learti i shquan dhe i lakon termat e "zakonshem" dhe "te jashtezakonshem", fundja edhe nepermjet lenteve kokeposhte te nje patriotizmi patetik, ndoshta vene qellimshem mbi hunden prej kllouni te nje anarkisti si vetja (hej, e ka ul taksen e bixhozit kryeministri, Trope, rrezik-fitim hesapi, do me na bo te gjithe kllo(u)ne te tij) - por e kam pikerisht me keto terma, te cilat po t'ia jepnim veshet pak borxh intelektualeve dhe akademikeve anarkist te perendimit, (dhe te lindjes, ne Kosove, Pula, Hamza, Kurti) do t'i kuptonim pikerisht per ate pushtet qe mbartin, dhe qe eshte pushteti i nje gjendjeje te zakonshme dhe konstante te jashtezakonshme qe per atribut kryesor ka pandeshkueshmerine, apo edhe imortalitetin prej Pjer Menardi te Kadarese, autor i Skenderbeut.

p.s. learto, si s'na nderove nje here me prezence ne komente mo burre i dheut. Ti qeke dhe me elitar se Lubonja qe nuk zbret asnjehere ne keto gjirize.

Ne se Learti apo Lubonja nuk vine te nderrojne nje dore muhabet me ty (jo vetem) nuk do te thote dmsdoshmerisht se ata jane elitare (kjo eshte vetem njera nga mundesite), por sepse ndoshta kohen ja kushtojne realitetit dhe jo virtualitetit, psh.

Kam pershtypjen se fjalet te zakonshem/te jashtezakonshem jane perdorur me shume si grep per peshqit e vetequajtur "kozmopolitane". 

Problemi qe ngre Learti eshte shume i rendesishem. Shqiptaret deri dje kane reaguar vetem per te mbijetuar sepse te tilla kane qene kushtet. 

Sot, ne po leme menjane nje moment historik, nuk po i japim rendesine e duhur ketij momenti dhe po funksionojme si elektrone te lira pa asnje organizim, strukture apo strategji per te permiresuar kuadrin e jetes te shqiptarit te sotem dhe te neserm. 

Bravo Leart. Trojet shqiptare jane te mbushura me shqiptare te jashtezakonshem. Jane te vetmit qe me japin shpresen se ne fund te tunelit, ka drite.

Si fillim dua te sqaroj qe mosprezenca ime ne diskutim eshte se peshku,eshte bere shume i komplikuar,e une kam humbur nja tre here fjalekalimin(sqarim per lulianin)

Une faktikisht nuk di te sqaroj me shume se ajo qe kam shkruar.Mendoj se ne kemi nje fat shume te madh,nje popullsi e cila ne menyre ndoshta anarkiste nderton,ndryshohet,krijon,e po te shohesh,krijojme ne bathore,ne periferite e prishtines e te shkupit.Nderkohe qe ne Shqiperi digjemi sa here kemi zgjedhje e nderkaq ne Maqedoni politika ne menyre irracionale i ka ndare ne menyre makabre shqipetaret me njeri-tjetrin.

Dua te them qe prezenca e tyre ne cdo moment ne menyre te dhunshme duke perdorur mediat,per interesat e tye personale qe me pas shkaktojne ate qe thashe me siper.Nderkohe qe ne kemi vertet nje fat te madh,se Shqipetaret ndertojne,punojne,udhetojne,ndryshojne.NE vende ku politika i pengon ne menyre te vazhdueshme.Per kete ishte ajo e te "zakonshmeve" qe i ke kudo,e te "jashtezakonshmeve" qe si sheh nga televizori,por nga dritarja.

Sa i perket patetizmit artistik,zeros juridike etj,eshte menyra si e sheh ti Lulian,e une pervec shkrimit nuk di si ta ndrshoj mendjen-),me te timen jam nisur me thene ate qe mendoj,e ajo qe  mendojeshte qe nese ne do kishim nje politike me bashkepunuese,me vizionere ne kuptimin e momentit historik qe po kalojne shqipetaret ne ballkan,gjithe kjo energji qe shqipetaret e kane te pakanalizuar dhe anarkike,do na udhehiqte ne nje perspektive shume here me te ndritur.

Pikepamje teper interesante...shprehur thjesht, paster, bukur. BRAVO

 

Në botën shqiptare duhet pranuar që “njerëzit e zakonshëm” janë pikërisht politikanët,

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).