Një vonesë e vogël


E ka marrë shumë ngadalë ardhjen sivjet pranvera. Po me gjithë një prerje të hollë sot, e pakta erë që frynte në Dajt i ngjante më tepër flladit të vonuar e të penduar. Por edhe gjithë hezitim.
Rrezet vinin sot më të ngrohta sesa kalorioferi që ka orë të tëra që rri ndezur. Kafja shijoi më gjatë. Qetësia më thellë. Shpresën ta vret pak qartësia e saj, teksa ulur mbi ballkonet e shumta prej betoni që i kanë ndërtuar sipër, Tirana duket e zhytyr si përherë në tym.
Re pluhuri mistike. Po ajo të paktën duket, kurse thithësit e saj jo.
Tirana m’u duk e bukur nga larg. Por corba që vlon brenda saj ndjehej edhe pa u parë.
E ngadaltë edhe pranvera. Po mirë që u duk të paktën, me gjithë vonesën e saj të vogël.

8 Komente

Zoti na i ruajttë shoqet romantike!

S'besoja se do të kishte akoma njerëz që të ishin të ndjeshëm ndaj pranverës...

faleminderit T_red!

T-red,edhe ajer te paster edhe tirane si shume pretendime ke dhe ti,po deshe ajer te paster shko ne lunxheri.

Zoti na i ruajtte edhe lexuesit romantike smiley

Ti ed me bere gjithe ate ftese ne emer te mikut me te ngushte te llukanit dje, keshtu qe sot ndryshova kursin une.

U mora me pranveren. Me te gjitha pranverat pertace ne fakt, 

Dite e bukur...dhe shih sa e gjate. Ngaqe u mora me diellin paradite, me duhet t'i kompensoj oret kompjuterike tani pas darkes smiley

Mos më thuaj se do na e shtosh kënaqësinë me ndonjë rrjesht poezie smiley

Jo për gjë, por 97 do të ulërasë sapo të them : Grande T_Red! smiley

 

P.s: qelepiri edhe kripë të jetë është i ëmbël... llogarit të jetë një drekë smiley

T-red, uroj qe te te mos kene frikesuar ato zerat e trashe te burrave tek ajo tema tjeter dhe ke vendosur qe te ju hashe zemren gjithe hidherim me pranvere te vonuar. 

Megjithese keshtu eshte me mire, pak romantike, pak rreshta per pranveren dhe flladet qe vijne nga malet dhe shume shqetesim i shprehur bukur per mizerjen e pluhurit qe ju ka rene per hise ta thithin ne doza jashte normales ata qe banojne ne Tirane.

me pelqejne keto soj pershkrimesh.bukur T-red.

T_red, sa e bukur tingellon Tirana nen fjalet e tua. Kurse une, meqe kisha thuajse nje vit pa dale nga bregu, vendosa e shkova ne Vlore. Me merr malli shume per ate qytet, ( nuk eshte as vendlindja ime) sidomos per ate kaltersine e Jonit ne ato vise. E adhuroj dhe gjithe entuziazem, e mora ne sy rrugen e keqe, per te cilen me paralajmeruan qe ishte bere cope. Po deti? thosha me vete. Pune e madhe se eshte prishur rruga, ja do te eci mengadale, fundja. Po rruga s'ishte aspak ashtu sic ma kishin pershkruar, ishte me keq akoma. smiley Nejse, u futem ne Vlore pas peripecish te shumta dhe shyqyr zotit qe ekziston rruga transballkanike se Vlora brenda ishte bere "gerdec".  Po  Deti? vazhdoja te thosha me vete?  Kesaj  rradhe s' i pashe dot palmat ndane bulevardit,  po nejse. Kodra perballe vilave ishte mbipopulluar me shtepi. ( u  thua dot vila turistike?! Boo!&nbspsmiley  Ca ndertime majtas, ca djathtas qe qene shtuar edhe me shume qe nga hera e fundit qe i kisha pare, krijonin nje kaos e konfuzion ne ato brezare qe dikur gjelberonin nga portokallet e limonat. Mbaj mend qe ne kete periudhe, ne ato kodra buisnin lulet e agrumeve dhe sa e bukur eshte lulja e limonit se! Sa keq, c'djerrine! Po une vazhdoja te mendoja per Detin... Une doja vetem te shijoja kaltersine e pafund te Jonit, te shihja gjer sa te me hante syri, atje, tej ne pike te horizontit ( se dita ishte kristal) dhe te harrohesha  ne  det. Dhe deti ishte aty, gjithnje ndryshe, gjithnje njesoj. I kalter si kurre ndonjehere, nje puhize e lehte krijonte ca valezime te lehta, tek tuk dukej ndonje pulebardhe qe i sulej detit ne pikiate, kur pikaste ndonje peshk diku. Nuk gjej fjale ta pershkruaj ate ndjesi prehjeje, qetesie, rehatie a ku e di une se cfare fjale mund te shpike tjeter njeriu per te percaktuar ate mireqenie te plote qe me kaploi tek shihja detin, Sazanin dhe Karaburunin atje pertej.  Mirepo, s'qe e thene, or miq, qe kenaqesia ime te vijonte... E keni parasysh cjerrjen e shkumesit mbi tabelen e zeze, ose mbledhjen e shiritit kur ta kap magnetofoni? E pra, bari ku u ulem, nje mrekulli e natyres gdhendur nga dora e njeriut, ka qene prej kohesh nder te preferuarit e mi. Dhe ndoshta shume prej jush e kane parasysh barin prane kalase. Muzika ishte nje rrau-xhau e pasosur, qe vetem qetesi nuk te ndillte. Meqe tryeza jone ishte ne hije, iu lutem kamarierit ne mundeshim ta nxirrnim ne diell, se tek e fundit per hir te detit dhe diellit, po e beja kabull muziken cmendurake, qe as neper pub-e s'degjohet me sot. "Tavolina e ka vëndin aty!" morem si pergjigje ( perfytyrojeni me theksin e nje labi te vertete, ama) dhe mua shiriti i magnetofonit m'u keput krejt ne ate cast. "Epo, i dashur Det, kaq e pati dhe durimi im" thashe me vete dhe u ngritem e ikem. Kuptohet, kafene e pime diku tjeter, po perballe detit, duke i kthyer shpinen masakres se tmerrshme qe po behej ne kodrat perballe tij. Po une tek e fundit, per Detin kisha shkuar, c'me duheshin kodrat perqark?! E hidhur buzeqeshja me te cilen e lashe Vloren. Dhe prape me vete mendoja "Po Deti?"

p.s. E vute re qe s'kishte lule gjekundi ne kete rrefim te dhembshem per nje prej qyteteve me te bukur ne Shqiperi? E te mendosh qe eshte pranvere! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).