një vjershë për kaLin tim

                           (p’e nis ket dit, tu qesh e vërshëlly)
  
Unë e di se të djersitin leshrat mbi qafë
Dhe zilkat e ndryshkura përnën të zbukurojnë
të shurdhta siç janë vijnë në jetë kur tunden.

  
Me kokën lart ngazëllyes përshëndet
Ata që habiten por dëshirën ta lëvdojnë
Për t’iu futur punës kaq herët në mëngjes.

  
E vrik tërheq karrocën, karroca jam unë
Syhapur në ëndërr,  i biem [...]

11 Komente

smiley

qesh mer qesh... ene vershelle ... fishkelle si lokomotive me avull... te nxehte fare... kush po thot gjo...  smiley

Shume grafike kjo, flor. Ato jelet e djersitme... o boy...  smiley

 

or meqe jemi ne teme, cu be me MaqoMenin e PS-se, i fitoi zgjedhjet kunder Rames?

flor, edhe nji edhe s'them mo. Mu kujtu nje kenge e vjeter kalamajsh: tring zilja, tring zilja, zilja tringellon, tring...  smiley

M'u faneps Andon Zakua si fantazme e mbretit dhe tha qe poezia nuk e kundershton evolucionin, dhe se ky i fundit nuk ben dot pa poezine. Se c'desh te theshte aY e di... smiley

Bon weekend, bro!

Po e heq po e heq smiley

Poshte autoçensura!!

Vjershe me pulle te kuqe, he?! smiley

Kjo per pak do te ishte perfekte per shijet e mia. Nuk e di tamam se c'eshte paku, ndoshta prisja me shume nga strofa e fundit.

5 yje per grafiken.

Lajthitja e meso-moshes keshtu fillon... smiley Fh, sdq, shoh talent nen kete vello te zymte, je i falur per kete here. smiley

si eshte kenga:...Let's live/ for the wondeeer, of it all.

S'është faji im, A Z Cajupi e hapi lojën.

A ka mundesi ta lexojme edhe ne te vonuarit, vepren e plote?

Bariu, ishte gjo e thjeshtë, sa për qejf smiley

Ja ku e ke te plote (e hoqa prej blogut per arsye qe kuptohen):

 

një vjershë për kaLin tim

 

Unë e di se të djersitin leshrat mbi qafë>>

Dhe zilkat e ndryshkura përnën të zbukurojnë>>

të shurdhta siç janë vijnë në jetë kur tunden.>>

> >

Me kokën lart ti përshëndet>>

Ata që habiten me dëshirën tënde>>

Për t’iu futur punës kaq herët në mëngjes.>>

> >

Nga pas tërheq karrocën, karroca jam unë>>

Syhapur në ëndërr,  i biem qytetit>>

Kjo është dita ime, ky është çasti yt>>

Hovëtar krekosesh mes shalëve të mbretit.>>

> >

Harbohu me ditën>>

Shpjerja lodhjen natës>>

Buzëshkumë, kokëvarë>>

Pas galopit rropatës>>

> >

Ceremoniale janë rregullat >>

Por prapë mbetet lojë>>

Tjetër ç’është Historia>>

Porse marrje nëpër gojë?!>>

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).