Një vit

 
Dy peshq të rinj po notojnë në oqean kur shohin një më të vjetër që po u vjen përballë. “Si është uji sot?” pyet peshku i vjeter. Dy të rinjtë vazhdojnë të notojne pak te habitur e në heshtje, derisa njëri nga të dy pyet ” E çfarë dreqin është uji?”
D. F.W
Posted in Lart & [...]

9 Komente

Haha, shume e bukur! Po te lidhej me postimin e toko-s do ishte edhe me interesante.

p.s. c'lidhje kishte me titullin nuk e mora vesh...

Oh, ky fatkeqi qe vrau veten eshte nje tip me vete. Pse ju qe rrini ne Kanada, e qe e dini anglishten e tij, e qe jeni pak me te zellshem ne libra, nuk ndermerrni perkthimin e tij ?

Ka ca pjese te shkurtra ky Wallace qe te mahnit nga mprehtesia e shikimit. Nuk di nga i gjen ca ide, shkurt, eshte nje shkrimtar i madh.

Thone gjithashtu (e kam pare dhe vete ne ca vende) qe shkrimi i tij eshte i veshtire dhe kerkon perkushtim nga ana e pekthyesit. Por ketu eshte e bukura : perkthimi eshte kacafytje, o ja merr o ta merr shpirtin.

Jo gjithmone. Me ka ndodhur qe ma ka marre shpirtin. Psh Houellebecq, "Therrmijat elementare". Eshte nje roman i madh. Por edhe i veshtire per nje lexues te thjeshte. Aty ngerthehen gjithfarelloj idesh, behet nje paraqitje e plote e sjelljeve seksuale gjate nje shekulli te tere : gjyshi, babai, i biri. Por kuptojme shume gjera.

Por me ka ndodhur dhe qe ia kam marre. Psh, Juan Rulfo, "Thuaju te mos me vrasin". Duke qene vete "katunar" (siç do te ngazellehen ketu ca qytetare), gjuha e tij ishte aq e afert sa me dukej se po i jetoja vete. Me nje fjale, perkthim fjolle-fjolle.

Tjater, per kete Wallace, me kujtohet nje skice e shkurter ku nje çift do te ndahet dhe e bejne me koke a pile ndarjen e pasurise. E ne fund harrojne se kane dhe nje femije. Dhe eshte skene e prekshme sepse asnjeri s'do te zgjedhe koke apo pile, por i thote tjetrit : ti zgjedh e une hedh monedhen. Shume e bukur.

Po, diku eshte i detajuar, teper i detajuar ndonjehere, por nuk peshon kur e lexon nga ai nderkohe qe do peshonte nga çdo shkrimtar tjeter.

a mund ta sjellesh ketu ate skicen?( e wallace)

Une per here te pare Wallace-it i kam lexuar nje shkrim per Federer-in per Finalen e Wimbledon-it 2006. Pasi lexova ate mora vesh qe ishte shkrimtar. Artikulli i tij me pelqeu se pershkrimet e pikeve te tenisit ishin shume te bukura.

S'e kuptoj dot titullin. Do te thote qe keshtu do  te ndodhe ne nje vit ne te ardhmen?

Po te lidhej me postimin e toko-s do ishte edhe me interesante.

 

Se kam pare, ça thote Toko?

 

Ukj, dje u be nje vit nga vetvrasja e David Foster

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).