Një libër për t’u djegur

nga Artan Fuga
Me këtë libër krejt të veçantë, titulluar “Tregu i zeros”, Eljan Tanini vjen për herë të parë përpara lexuesit.
Kisha dëshirë të shkruaja disa fjalë për të jo vetëm për të vlerësuar autorin e ri që ka shkëlqyer në studimet e tija në filozofi dhe sociologji, por edhe forcën me të cilën ai [...]

13 Komente

smiley

Qellimit te tij paresor besoj se Fuga ia ka arritur: ka zgjuar interes tek libri.

Por kjo recense eshte nje kusherire e larget e shkrimeve te saktivistes per nga furia, krushke qorre per nga bukuria, ish-shok klase per nga gufimi ne shpirt qe s'krijon. Fuga, mos lexo letersi moderniste ne kete moshe, se ke tretjen e keqe dhe fryma s'te ka me arome trendafilash. Me fal, me fal, po ketu ke folur si nje adoleshent qe ka lexuar Xhek Londonin e Martin Idenit, sic! ka thene Fevziu.

e ke gabim tropizma; futja kot tani...

pffff.

tropizma, e ke lexuar gje librin? Recenca e Fuges zgjonte interes deri diku, per ta prishur shume shpejt me ate ngazellimin vrastar, i cili duhet braktisur nje ore e me pare nga letrat shqipe. 

per ta prishur shume shpejt me ate ngazellimin vrastar

cfare eshte kjo losttext????

se marr vesh????
 
me i qarte te lutem ....

pse ti losttext e ke lexuar librin????

 

Vecoj mbylljen:

Me dashuri dhe shpresë tek Eljani… Dhe tek të tjerë të këtij kallëpi që i shoh se po rriten në sytë tanë, dhe ne s’i shohim, e që na shohin me plotë të drejtë me qesëndi. Si mbeturina të një kohe që perëndon.

???

Ky FUGA s'merr vesh fare nga shkrimi. Mbase e ka nje ide ne koke por kur te jete puna per ta hedhur ne leter, atehere niset per dushk dhe ngarkon shkoze.

Shikoni fjaline e fundit. Kur ka vene piken pas "qesendi", aty mbaron fjalia, eshte normale qe te pushojme. Fjalia tjeter, ajo e fundit, rraset me nje "si", qe eshte bukur ne fakt sepse nuk funksionon si fjali e rregullt me vete, por eshte si vazhdim i fjalise se meparshme. Mirepo, hidhni syte tani ne fjaline e parafundit : me ke djallin ka lidhje kjo "mbeturina" ? Me ata qe shohin, apo me ata qe i shohin ? Dhe kjo, ne shkrimin e FUGES, eshte merre si te duash ti. Dhe nga ketu, deputeti i PS ia keput nje te share deputetit te PD, dhe ky i fundit nje grusht, pastaj nje shqelm, dhe lemsh para porte, dhe e tere kjo per nje fjali te qelbur qe tjetri s'di as ta shkruaje, as ta flase, as t'i beje kurrgje hiç.

Kam nja ca vite qe jam i bindur se te gjitha grindjet, sherret, perplasjet mes shqiptareve jane pasoje e te folurit te keq, pa lidhje, me fjale e nenkuptime te lena pergjysme, me sintaksa te perbindshme, ku nuk merret vesh kush flet me ke, dhe pastaj nuk ke perse habitesh kur kercet pushka si n'karadak.

 e që na shohin me plotë të drejtë me qesëndi. Si mbeturina të një kohe që perëndon.

e qe na shohin si mbeturina te nje kohe qe po perendon. dmth ai i jep te drejte menyres sesi e shikon brezi i ri intelektual, ate dhe brezin e tij intelektual qe nuk diten te punojne.

nuk me duket shume e pakuptimte shqipja e tij.  mjafton ta kesh mendjen ne mesim.

sipas permbledhjes se fuges, libri ka sens kritik ndaj baballareve ose brezit te vjeter. prandaj i keshillon baballaret qe po t'u bjere ne dore ta djegin librin e te mos t'ja japim ate femijve te tyre ta lexojne, sepse ata mund te mos i nderojne me si me pare. mund t'u hapen syte dmth e ta kuptojne se çfare toçi, kurvari, servili, te paafti, ose dembeli, kane per babe. 

ç.d.v. (çfare deshem te vertetonim)

Falemnderit, Hajdar, per vertetimin e shkelqyer qe i bere teorise sime. Dmth, u deshen edhe dy nderhyrje te tjera per te sqaruar diçka qe autori duhet ta kishte kopsitur mire qe ne fillim. Prandaj sherbejne dhe fjalet e fjalorit te shqipes, bashke me shenjat e pikesimit. Pikerisht per t'u bere i qarte ndaj te tjereve. Nese ti perdor fjale dhe shenja pikesimi per te mbetur serish ne mjegull, atehere te rrofte shkrimi sepse une isha ne mjegull tashme qe me pare.

Bonne journée et amuse-toi bien.

he dhe ca ka?

shume mire e ka thene, ska asgje te keqe, kallepi eshte thjesht simbolike, te ketij lloji e ka fjalen.

te atij kallepi qe brezi i tij nuk ishin, dhe me sakte ai shkruan per nje konflikt te gjate brezash.

Pyetjen, grizhda, drejtuar tropizmes, e kisha me te vertete, sepse jam gjithnje kureshtar per mendimin e saj.

Po ta kisha lexuar librin, nuk do e kisha bere ate pyetje, por do pyesja mbi ndonje gje tjeter.

"Ngazellim vrastar" quaj yshtjen e disa recensuesve shqiptare per te tingelluar patetike aty ku, te pakten, do duhej te ishin sa me asnjanjes ne recence, dhe t`i referoheshin me objektivitetin me te mundshem rrymave te kritikes letrare, duke sjelle shembuj domethenes nga libri i recensuar.

p.s. nje pikepyetje mjafton per te qene e kuptueshme smiley 

Losttext, une e kam lexuar librin dhe profesori ka bere pasthenien e librit; pra libri mbyllet me fjalet e tija, me kete pasthenie kaq eksistenciale per shoqerine tone.

 

Nuk e ve ne dyshim aspak sinqeritetin e ketyre te vertetave te tua. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).