Një letër për Migjenin!

Nga Dr. Perparim Kabo
Eh sa bukur do të ishte o bashkëkombësit e mi, sikur sot Migjeni ynë të ishte gati një shekullor e ti vinte radha ta përcillnim edhe ne disidentin tonë si bënë rusët para ndoca ditësh me Solzhenicinin. U mbushën 70 vjet që nga 26 gushti i 1938-s kur mbylli sytë djaloshi vigan [...]

2 Komente

Meqe jemi tek Migjeni, kjo eshte nder te preferuarat e mia.

Historia e njenes nga ato

Kush nuk e kujton? Kush e kujton, or shok, ate? Ke? Cilen? Cilen? - Ate! Njenën nga ato! - Po cila asht njena nga ato? Ato jan shume! Cili i ri (ose plak) nuk njef se paku dhete nga ato?! Pse ato jane shume. Pse shume ka meshkuj, shume ka pare, prandaj duhet ne numer relativ te kene dhe trupna qe shiten... Pra, kush asht njajo njena nga ato?
- Lulja, Lukja ! A s'e kujtoni Luken? S'e besoj... shtiheni... Apo ndoshta do mohoni dhe se e njihni? Me falni, por ketu nuk shkon ajo e famshme: kush guxon - fiton! Kjo shkon ngjeti! Do mohoni dhe se e njihni Luken? Me pretekst se jeni te ndershem... Te mos kini, te mos kini frige se nuk do ju quej te pandershem. Por ju, se paku, me siguri do njihni ndonjenen nga motrat legjitime te Lukes, asht njesoj si me njofte Luken vete. Jeta e tyne asht nje. Te gjitha jane njesoj dhe te gjitha ju apin ate qe kerkoni - me pare ne dore.
E Lukja e mire, Lukja e mshireplote - se ajo ishte njelloj hyjneshe - Lukja e deshrueme me te vertete askujt nuk i thoshte jo. Vijshin studentat, jo me ndoj qellim te keq, vijshin vetem me percjelle ndoj shok i cili gjithashtu ishte student. Kur kryente pune me te parin, Lukja i thoshte tjetrit: sa leke ke ne xhep? - Kater. - Hajde, - i thoshte te dytit, te tretit e te katertit me radhe dhe i çonte n'ode te saj. E pra, taksa e saj ishte tre frange. Por Lukja ishte ma shpirtmire, ma humanitare se shum vete te cilve ashtu i duhet me qene.
Se pari studentat, me te hymen mbrenda, kuqeshin, por kur vijshin per se dyti, para se te hyjne shikojshin djathtas e majtas mos t'i shofi kush, dhe mandej shpejt neper dere fut brenda si plumb pushke. Lukja kanjehere merrte poze serioze dhe u bertiste: - Pse keni ardhe? Ke kerkoni? Nuk asht ketu ai qe kerkoni...
Studentat hutoheshin, iu merrte fjala ne goje, shikojshin shoqi-shoqin, skuqeshin ne ftyre dhe niseshin te kthehen. Atehere Lukja plaste gazit, qeshej me gjithe zemer dhe i merrte per dore n'ode te saj. Kanjehere ziheshej me ta, pse ndonjeni nga ata ia puthte krahun e zhveshun, e kapte ose e ledhatonte per ftyre, ashtu si ka te drejte te kapi gruen e vet vetem burri qe ka vue kunore te prifti ose te hoxha, atehere Lukja i thoshte:
- Mos luej, more vagabond! Rri urte, - dhe ia kersite shuplake ftyres.
Djaloshi nuk tundej, qeshej dhe mundohej t'ia kapi doren. Kur keta vonoheshin ne kafe ne bashkefjalim e siper, ajo u thoshte te gjithve: ikni se po iu vine babat ose kanjihere i thoshte vetem ma te riut:
- Shko, se asht bame vone... Tash asht kohe me t'ardhe yt ate.
Ne keto fjale plaste gazi e rralle ngjante qe t'idhnohej djali tue thane:
- Baba i em asht i ndershem, nuk asht si une...
Atehere shoket dhe Lukja vete qesheshin ma me zemer per trashamansine, idiotizmen e shokut.
Ndonjeni per tallje e pyete Luken:
- Luke, ku e ke, pash zotin, xhybleten?
- Hajde me e pa ne dhome...
- Me gjith qejf...
- Po a ke tre frange?
- Po, kam tre leke...
- Hik, more zog... me tre leke do me pa Ameriken...

Por thash se Lukja ishte ma humanitare se ata te cilve u duhet ashtu me qene. Ndoj te ri, qe s'e fitonte lekun vete, e pranonte edhe me tre leke, natyrisht kur kish nge.
Rreth emnit Luke, vecanerisht rreth trupit te saj, ishte krijue njefare aureole(nimbusi) si rreth krenave te shejtenve. Aq sa ndonjenit i vinte dhe keq qe e quejne kurve, dhe mundoheshin ta zbusin kuptimin e fjales tue i thane prostitute, grue publike,grue problematike - me emna te cilet i kishin gjete tue lexue libra. Sidomos njenit, i cili nuk shqiptonte kurr fjale te ndyeta, i vinte keq ta quejshin Luken kurve. Vete ai le qe s'e quente kurr, por edhe kur thoshte kush, atij i dhimbste veshi sikur gerdhishte dikush sahanin me maje te pirunit. Fjala kurve ishte per te nje disonance e vrazhde ne melodine harmonike qe premtonte Lukja. Me e quejte Luken kurve, i dukej njesoj si me e quejte priftin grue pse ka veshe ragjen (veladonin). Ai edhe e perhapi nder shkoje fjalen prostitute. Sentimentalizma e te rijve per Luken shkone edhe ma thelle; shpeshhere rrifeshin shoq me shoq vetem e vetem per hatrin e saj.

Prodhon nana - toke, prodhon krijesa me shpirt dhe pa shpirt, prodhon dhe krijon si me miliona vjet dhe me sekonda, prodhon trajta te cilat ngrofen njena me tjetren per me prodhue prap trajta te tjera e te reja per te vazhdue jeten. Dhe e njejte asht: si deshira e nje krymbi dhe deshira e njeriut. Me prodhue. Vetem se krymbi s'e din se prodhon, s'e ka ndergjegjen e prodhimit, e njeriu po, e din, e kupton, e ndjen bashke me energjite qe treten, te cilat duhet te treten. Dhe ketu, vetem ketu, jo ne ndoj naltesim tjeter imagjinues te njeriut por ne ndergjegjen e krijimit qendron ndryshimi ne mes te krymbit dhe te njeriut. Krymbi krijon, ban punen e vet te krymbit (bren drunin) dhe vazhdon rodin; njeriu krijon, prodhon vepra teknike, artitekture, arti, letersie njesoj si prodhon dhe rodin e vet njerzuer. Jane energjite qe duhen trete simbas zotsis te çdo njeriu, energjite qe burojne te gjitha nga nje burim.
Melankolia, mendimi, shum here nervoza, jane efektet e energjis se grumbullueme, e cila s'ka se ku te shfreje. Dhe fantazia e te rijve krijon aureole shejtensh rreth trupit te nje grueje qe shitet, e cila, instinktin prodhues e ka lidhe me interesa materiale, pse shoqnia, drejt ose zhdrejt, e detyroi.
E ne dhomen e Lukes treteshin energjite e te rijve. Te mos u tretshin aty, do treteshin ngjeti, ne menyre te panatyrshme, te rafinueme, te shpikun vetvetiu, tue u bashku intelekti me epsh.
- Luke, keshtu-keshtu... Sa te bukur i ke syt..., - i fliste djaloshi.
Ajo heshte.
- Sa te bukur e ke kete... kete... kete...
- Praj, more vagabond! Hajt, mbaroje punen per te cilen ke ardhe...
Nje kaperdisje n'intimitet ma te lakuriqet, marrje fryme e parregullt, kanjehere ndoj kafshim, ndoj afsh ose edhe ndoj shuplake per trup te lakuriqet...
Kanjehere dhe Luken e zente nje trishtim i pakufishem. I dhimbste ajo gja qe e quejme shpirt, por vetem kanjehere, pse po t'i dhimbste me shpesh zotnia do ta qite jashte, pse Lukja atehere ne ato çaste te rralla thente gota, çinia, pasqyra, dhe çka t'i vinte per dore. N'ato çaste as nuk pranonte vizita. Ndoshta i dhimbste shpirti Lukes, pse te gjitha energjite e djemve neper te shkojshin kot? Ndoshta dhe ajo donte qe te prodhoje, si prodhon nana - toke dhe çdo krijese tjeter? O sa trishtim, puthuej dhimbe fizike ndiente, kur u kujtonte se asht nje grue qe nuk prodhon. Nje kukull, nje loder me pase per t'ia kushtue dhe harrue gjithe ato oret e mbrapshta kur e shef te zhigatun ne balte. 

Ne nje katund qe don te quhet qytet,Stacioni i fundit automobilit.Mbrapa nga lindja s'ka ma rruge te gjana,por rruge kuajsh.Njeres qe vijne ne keto ane,vijne vetem nga shterngesa e jetes.(Mund te shifet edhe ndoj turist i huej).
Nje dite,kur automobili i postes nisej nga katundi qe don te quhet qytet,per ne qender prefekture,erdhi ne mes dy gjindarmve,nje grue duer lidhe.

- U, Lukja, - briti njeni nga njerzit qe ishin mbledhe rreth automobilit.
- Po nga duel kjo keshtu?
- Ku paska qene ?
- Pse me dy gjindarmet?
- Paska ba ndoj hotllek ....
- Shiko, edhe duert ia paskan lidhe ...
E Lukja , nga ana e saj, shikonte njerzit dhe buzeqeshte.
- U pse m'kane lidhe duert - ej? - Hihi.....
- Paska dale menc, - u degjue nga tregue historine e jetes se vet. Por te paket kane me qene ata qe kane kuptue at' hi - hi - hi ....
Burri i saj.kallajxhiu vagabond (shetites), atje ne ndoj fshat te humbun te malsis,nga kish dergue Luken ne cmendine,kallaiste dhe ndodhta qeshte per fatin e nje k**** qe oshte gueja e tij.

Fabrizio de André BOCCA DI ROSA

La chiamavano bocca di rosa
metteva l'amore, metteva l'amore,
la chiamavano bocca di rosa
metteva l'amore sopra ogni cosa.

Appena scese alla stazione
nel paesino di San Vicario
tutti si accorsero con uno sguardo
che non si trattava di un missionario.

C'è chi l'amore lo fa per noia
chi se lo sceglie per professione
bocca di rosa né l'uno né l'altro
lei lo faceva per passione.

Ma la passione spesso conduce
a soddisfare le proprie voglie
senza indagare se il concupito
ha il cuore libero oppure ha moglie.

E fu così che da un giorno all'altro
bocca di rosa si tirò addosso
l'ira funesta delle cagnette
a cui aveva sottratto l'osso.

Ma le comari di un paesino
non brillano certo in iniziativa
le contromisure fino a quel punto
si limitavano all'invettiva.

Si sa che la gente dà buoni consigli
sentendosi come Gesù nel tempio,
si sa che la gente dà buoni consigli
se non può più dare cattivo esempio.

Così una vecchia mai stata moglie
senza mai figli, senza più voglie,
si prese la briga e di certo il gusto
di dare a tutte il consiglio giusto.

E rivolgendosi alle cornute
le apostrofò con parole argute:
"il furto d'amore sarà punito-
disse- dall'ordine costituito".

E quelle andarono dal commissario
e dissero senza parafrasare:
"quella schifosa ha già troppi clienti
più di un consorzio alimentare".

E arrivarono quattro gendarmi
con i pennacchi con i pennacchi
e arrivarono quattro gendarmi
con i pennacchi e con le armi.

Il cuore tenero non è una dote
di cui sian colmi i carabinieri
ma quella volta a prendere il treno
l'accompagnarono malvolentieri.

Alla stazione c'erano tutti
dal commissario al sagrestano
alla stazione c'erano tutti
con gli occhi rossi e il cappello in mano,

a salutare chi per un poco
senza pretese, senza pretese,
a salutare chi per un poco
portò l'amore nel paese.

C'era un cartello giallo
con una scritta nera
diceva "Addio bocca di rosa
con te se ne parte la primavera".

Ma una notizia un po' originale
non ha bisogno di alcun giornale
come una freccia dall'arco scocca
vola veloce di bocca in bocca.

E alla stazione successiva
molta più gente di quando partiva
chi mandò un bacio, chi gettò un fiore
chi si prenota per due ore.

Persino il parroco che non disprezza
fra un miserere e un'estrema unzione
il bene effimero della bellezza
la vuole accanto in processione.

E con la Vergine in prima fila
e bocca di rosa poco lontano
si porta a spasso per il paese
l'amore sacro e l'amor profano.
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).