NGA XHEZI NË XHAZ

Në Shqipëri jazz-it i kanë pasë thënë xhez, para se t’i thoshnin xhaz; dhe ky dallim nuk ka pasur të bënte me shqiptimin vetëm, por me perceptimin ndryshe të muzikës.
Shqiptimi xhez kishte hyrë, pas gjase, nëpërmjet kulturës të sjellë nga Bashkimi Sovjetik prej studentëve; meqë jazz-i amerikan atje gjithnjë ishte pëlqyer shumë, madje adhuruar prej [...]

24 Komente

Retrospektive shume interesante. Vertet asokohe i thoshim xhez, po s'kishte lidhje me rrymen muziken xhaz, me teper kishte lidhje me veglen muzikore dhe aty perfshiheshin te gjitha rrymat e mundshme te muzikes jo shqiptare. Kjo puna e shkopave te xhezit me kujtoi dhe shprehjen " i ka komet si shkopa xhezi" dmth. shume te holla. smiley

Si ke emrin XHimi i bi XHezit - thote jevgu

Si si ?

Cimi ,cimi i bi Qypit

xhez i kon pas thone baterise, jo xhazit

 E kapi polici jevgun qe i bite xhezit ne dasem.

- Si e ke emrin?

- Xhimi.

- Ca puno bo?

- Xhezbandist.

Nji ta shkri njihere ne dru polici.

- Po tashi si e ke emrin?

- Gjimi ere Gjimi.

- Ca pune bo.

- Daullegji re daullegji. Evgjit une i shkreti.

M'kembso, ate kam thene, pra mo.

Kemi pasur ndonjehere ( per ate kohe e kam fjalen) ndonje kenge te muzikes se lehte qe mund te konsiderohet xhaz ( perafersisht), se tani sikur s'po me vjen ndermend gje. Justina Aliaj ndoshta?! 

po kush tha jo burrneshe kush tha qe jo... pupupu... cere hani per mjes allahile... duhet t ket noi rrezatim atje m shqipni se nuk ka shpjegim tjeter... gjith nerva qy m pike t mjesit...

noi konge xhaz nuk di me t thone valla'i, po xhazi nuk ka pas qen pa me sy fort t keq n ko' t dulles... e kom llafin noi motiv tek tuk rreshqiste sa anej knej, jo noi gjo e modhe po kshu sa per simbol te no'i dekadenti neper filma...

ene neper konge e kapte veshi noihere

qyqja, jo, mor... s'jam me nerva fare. mbase e ka fajin ky kokeverdhi smiley qe s'e vura. smiley

Justina Aliaj e dashur nuk klasifikohet si kengetare jazzi por ishte e madhe

Kenga e Festivalit te 11-te,  ku Justina morri edhe goditjen e saj fatale...
 
Ne ekranin e  televizorit
Kishe dale mes shokeve edhe  ti.
Hapa syte, hapa kraharorin,
Rri n'ekran i dashur, thoshja,  rri.

Une te ndiqja me sy,
Por ti mes shokeve prane.
Si te vija aty  tek ti n'ekran?

Ti mes shokeve te tu
Te mire dhe duararte.
N'ekran  po flisje per pune,
Si  repart.

Si te vija thoshja edhe  une
Rri n'ekran i dashur, rri me shume

Ti mes shokeve mendja s'te  shkon,
Se une n'ekran te ndjek.
Syte mija mbeten tek ty,
Por ti  shpejton dhe syte s'mi  kthen.

Ne ekranin  e televizorit
Kishe dale mes shokeve edhe  ti.
Ah nje kamer, t'me merrte dhe mua
Ta shikoj si une  veshtroj.

Une te ndiqja me sy....

Po zerit te saj do t'i shkonte shume xhazi, ama... Me pelqente se kishte nje ze shume te fuqishem dhe nje ndjeshmeri te madhe, kur kendonte.

Me duket se ka qene dhe nje tjeter, Alida Hisku, qe ne kujtesen time te turbullt me vjen me nje ze po aq te jashtezakonshem.

Justinen e mbaj mend ne estraden e tiranes sapo ishte rehabilituar dhe mbasi doli ne skene bubliku e ka kthyer 3-here me nje duartrokitje qe akoma e mbaj mend.

Kishte nje se qe nuk e di cte te them shume i fuqushem.Kurse kjo Alida hisku se di s me pelqente e lidh gjithmone me kenge kooperativiste

Artikulli fantastik nga njeri qe e do vertet muziken.

Besoj se vjen si reagim i atij shkrimit te djeshem mbi etno xhez, apo jo?

S'po ndalem te shtrimi i artikullit sepse Xha Xhai e ka shpjeguar shume me mire se sa mund ta shpjegoj une, e s'kam asgje per te shtuar.  Me shume te konkluzionet. Ne kemi nje thesar fantastik, nje ne kenget tona folk, dy, ne menyren se si keto kenge kane lindur e jane perhapur. Menyrat jane te njejtat me lindjen e jazz e blues. ( sa per saqrim, e kam fjalen per ato kenge qe masakrohen dite per dite nga artist tip Genti, Artani, Sinani, Manjola, Xhimi etj etj ) . Kemi frymen jazz, jazzin e pare, para se te vinin njerez si Coltrane apo Ellington. Muzika jone eshte subjekt i nje "improvizimi strikt", edhe pse duhet pak te ta kuptuar kete. E kushdo -s'them vetem jazz, por edhe folk etj etj - ve dore mbi kete mund te nxjerri perla. Kornizat pra i kemi, na mungojne vetem ca piktora. Deri tani une vetem zhgarravina kam pare, por besimi nuk vdes kurre.

Darien

Des,

Meqe te pelqen xhazi, mundohu te lexosh "Nje mbremje ne klub" (Un soir au club) te Christian Gailly, nje roman i bukur qe ka ne sfond xhazin. Dhe pothuaj te gjithe romanet e tij kane nje ritem xhazi (nga dashuria e autorit per te).

I nalte Hurb, flm, e ke nje liber per çdo situate. Po e shenoj edhe kete, me shprese ta gjej te perkthyer sepse ne frengjisht e kam akoma goxha veshtire. ME shume se sa jazzi ne vetvete, une magjepsem nga historia e jazzit.

 

p.s.

E kam marre nje liber e po e lexoj ne frengjisht, po u be nje muaj e jam akoma te faqja 150.

P.S

Dikush duhet te me shpjegoje se si ka mundesi qe nje shkrim i tille te kete vota te tilla.

Mesatarja: 3 (2 votes).  Eshte e pakonceptueshe, eshte e pashjegueshme, eshte mekat, eshte fyese.
  

mos u merzit lale se s'o' per tu permen... ktu t shajme ka nona per qef, pun e modhe fort se nuk e vlersume sic duhet ket artikllin...

une jam gjithmone kunder votimeve te artikujve. rreziku eshte qe keshtu qe arrijme ne nje pike ne te cilen e vendos vete publiku se ça do te lexoje, e kjo do ishte katastrofe.

ama edhe keshtu s'behet.

 jazz....: Naten Vone e te madhes Vace....?

Bravo !!!!!!!!

Paske kulture muzikore te larte . Te pershendes Ida!

Por do shtoj dhe dicka pasi lexova ca si dengla te artikullit me peizazhe.

Kot sa per Histori ne Shqiperi dhe konkretisht ne vitin 1963 eshte organizuar festival Xhazi ne Hotel Turizmi ( Plazh Durres ) . Jane vite shume dhe nuk me kujtohet mire por me duket se fitues doli Genc Cara .

Ai brez ishte me dhjetra here me lart ne kulture muzikore sepse ishte BASHKEJETUES me muziken e kohes. Ndryshe nga peizazhistet qe nuk i linin mamakat te hidhnin nje sy se c'behej pasi ....e kush zgjatet me produkte skarco! 

Ky peizazhisti ben mire te shkeputet nga parrullat dhe te pyese para se te hutoje ...( me vjen keq ) edhe Anen !

 

Festival Xhazi ne Shqiperi ne 1963??  kur ne Amerike shkelqente Armstrongu, Cole e shoket e tyre??

Shume interesante... nuk e dija...  (ne ate kohe mamaja edhe  ime ka qene akoma me perparese kopshti smiley )  

Kisha idene qe kenget me ngjyra jazz kane qene raste sporadike, 

 

 

Shkrim i kendshem. Gjith'ato ylla edhe nga une...

Kjo ketu ma ngriu nje cike entuziazmin:

"Gabimi që bëjnë shumë snobë sot, është që ta ngatërrojnë jazz-in me free jazz, ose avant-garde jazz; sikurse shumë të tjerëve fjala u kujton vetëm muzikantë post-bop: John Coltrane, Miles Davis, Bill Evans, Charles Mingus, Herbie Hancock. Ky lloj jazz-i vështirë të hedhë rrënjë e të shijohet nga publiku shqiptar; është ndoshta i dënuar të mbetet i preferuar i pak aficionado-ve, ose i snobëve lokalë."

Po keto jane zhvillime normale te muzikes, them une, sidomos per nje lloj te muzikes qe ndertohet kryekeput mbi improvizimin. Pelqimi i njeres s'e perjashton tjetren...

Pastaj, pse kaq pak besim tek shijet e publikut shqiptar? Une jam ndjekese e madhe e Bill-it psh, po s'e ndiej veten fare "snobe lokale" smiley

P.s. Ne Itali shumica e shqiptojne "xheccc" smiley Me shkrijne fare!

P.s.2 Ju pershendet me nje pjese nga nje album i Evans-it qe me pelqen shume (Moonbeams). Une e kam me Paul Motian (drums), po sidoqofte....

http://www.youtube.com/watch?v=QNpNvtMQfNc

 O Xhaxhai, po mu qe jazz me sjell ndermend Scott Joplin, Duke Ellington, Benny Goodman, Ella Fitzgerald, Louis Armstrong, Charlie Parker, Peggy Lee, Nina Simone e deri tek Norah Jones, a futem tek lokalistat snobe? 

Te pershendes me kete kengen

When the Saints

Shkrim shume i mire!

Nje korrigjim i vogel: Big band jazz ka egzistuar ne Shqiperi si arranxhim, megjithe pamundesine e te patur orkester te plote.

Kenga me lart e Justina Aliajt eshte arranxhim tipik i stilit Big Band!

E kunderta, pra zhazi minimalist, xhazi tradicional nuk eshte pas toleruar ne Shqiperi, me perjashtim te kolones zanore te filmit I Treti, ose ndonje filmi tjeter me ndonje skene "jashte shtetit"! smiley

5 pike!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).