Nga shënimet e një nëpunësi

Nga shënimet e një nëpunësi 

Bëra be, se pasi të bëja urinën që më kishte mbërthyer, do të filloja një jetë të re. Urinën, po e përdorja kësaj rradhe, si gur sinori, në përpjekjet e mia jetëndryshuese. U vura në kërkim të ndonjë qosheje të fshehtë, larg syve të botës, e cila më vështronte me ngulm ç’prej disa orësh, sikur ta kish kuptuar sikletin tim dyfish. Të gjitha qoshet që pikasa, ishin të zëna nga pshurrsa të tjerë; edhe ata  po liroheshin përbe dhe po fillonin një jetë të re.
Befas, pas një kthese, aspak premtuese për intimitet, u shfaq një ferrë, e cila, ha…ha, (zura të qesh), aty rrëzë godinës gjatoshe, ngjante si fundbarku i një femre të ulur. Eca drejt ferrës duke u dridhur dhe vura re që kurrkush nuk më shihte. Isha krejt i vetëm. Godina e madhe ishte e ngrirë dhe ferra lëkundej nga një fllad i lehtë ere. Po ecja drejt një jete të re dhe të vjetrën do t’a përcillja me një urinë të nxehtë. Siç e meritonte.
Ula zinxhirin dhe e shënjestrova urinën mu në thellësi të ferrës, duke përjetuar një ekstazë të bukur çlirimi. Sapo mbylla zinxhirin, ferra u zhduk dhe godina u zgjua. Ishte po ajo.
Pashë nëpunësit që hynin në portën e institucionit. Renda të hyja dhe unë.      

                                                                              Xheke

6 Komente

smiley   s't'bo fajde jo...  smiley   nji pik(ture) flet sa per 100 kommente, zanfo...  smiley  

moooos, doja me qene i pari ktu!   smiley    s'osht e thon...

Thuji xhekes, ferres mund ti beje c'te doje ai, por ligjit te IV te Newton-it nuk i pshto dot...

Salut! (ene respekte!)

 

pse mre kshu ndërtohet kapitalizmi ? smiley

Kur te ndizen komentet, nuk do benin keq peshqit te relaksoheshin ketu tek "xhekemezzo"....

***** 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).