Nga pak Pango gjithandej

Fiks fare i punoi një rreng Ylli Pangos, e pas saj, Fiksi na doli hero e Pango viktimë.

Në video, zoti Ministër, (që edhe statujë të jenë femrat, nuk i rezistoka dot tundimit), përzien pozicionin e tij publik me një institucion privat që e drejton po ai vetë, ku bëjnë punë të dyfishtë (apo edhe më shumë) njerëz që punojnë edhe në Ministri.

Me ca fondesh mbahet ky institucion privat? Sa është abuzuar me Ministrinë për financimin e tij?!!! Do i mësojmë ndonjë ditë tjetër. Për momentin jemi të zënë më “turpin”.

Realisht, pas ndjekjes për herë të tretë apo të katërt të videos, thirrja e parë që më doli ishte “maskara”, pastaj idiot, i ndyrë, i pafytyrë, derr, e të tjera reagime momenti me radhë.
Pastaj m’i zunë sytë surratet e shqetësuara të meshkujve elitarë shqiptarë, që shqyenin gojën nga habia. E zbrazën të gjithë arsenalin më egër se unë në momentin e parë....Pastaj....filluan të bëjnë moralistin.

Të gjithë, pa asnjë përjashtim të vetëm, meshkujt e pangopur e plot instinkte shtazarake e vetë-ngopje, dënonin Pangon, mbronin viktimën Pango, qortonin yllin që u shua nga pakujdesia...e na jepnin mësime morali.

Dhe imoraliteti më i madh qëndronte në sytë e këtyre njerëzve që sqarojnë opinionin publik, por që vetë janë shokët e idealit dhe veprimit si ai që gjykonin.Të gjithë shtazarakë në sjellje, në fjalor, në moral; që nga emisioni i shpifur me adoleshente që kërcejnë lakuriq e që kalojnë kritere më të forta se ato të Pangos, e deri tek drejtuesit e pangopur me gjoba, para, tangërllëk e vetë-vlerësim të shpifur, e deri tek drejtuesit e emisioneve të moralit pa pikë morali.

Pse s’vë fiksi një kamera të fshehtë në ambientet e veta, e të na japë shembullin e moralit? Ky emision dhe ky televizion që një femre i mohuan edhe vdekjen, jo më dinjitetin!

Hipokritë deri në palcë. Hipokritë e bastardë të hipokrizisë.

Mjaft bëtë si të zgjuar maskilisht. Në shumicën e meshkujve shqiptarë, me apo pa pozitë, jeton një Pango. Madje edhe brenda atij që e shkarkoi se i prishi moralin! Në mos moralisht, Pangot brenda meshkujve jane pa fytyrë, manipulues, abuzues, të pamoralshëm, te pavlerë, të ulët, arrogante, narcizë, mbizoterues, dhunues, ose një perzierje e te gjitha tiparave bashkë. Masa ndryshon, por ngelet e pranishme.

Na mbytët me këto instinkte bazë...dhe e bëtë femrën shqiptare të përdalën e hipokrizisë.

44 Komente

Mashkulli, për vetë natyrën e tij me të cilën është "gatuar" që prej shkëputjes nga majmuni, ka qënë dhe mbetet një "kafshë" që gjuan.

Nuk e them këtë për të mbrojtur Pangon, por për të marrë në "mbrojtje" gjininë mashkullore smiley .

Personalisht më duket shumë i përgjithësuar opinioni se të gjithë meshkujt janë KAFSHË... sepse përveç eunukëve dhe atyre meshkujve që kanë orientime të tjera seksuale, KA EDHE  prej atyre që tek një femër nuk shikojnë domosdoshmërisht një objekt seksual... ose më mirë të them, që ka meshkuj që kanë aq buonsens sa të mos të paraqesin hapur ndonjë dëshirë të tillë.
Jo për të mbrojtur "kategorinë", por një faktor që ndikon rëndshëm në këto raste, e më duket sikur harrohet këtu prej autores, është edhe figura e femrës... sepse dreqi ta hajë, për të bërë ca lloj gjëra duhet të jenë dy vetë.
Sado shenjt që të jetë një mashkull, nëse një femër i përdridhet përpara, duke bërë ç'është e mundur që të vërë në pah bukuritë (edhe në mos) që e jëma i ka falur, sidomos të shoqëruara me aludime që vetëm se nuk janë ftesë direkte për të arritur në shtrat... shenjtërinë do ta dërgonte të bekohej nga ndonjë anë tjetër, sepse jo vetëm që nga natyra "nuk do lete t'i humte rasti", por edhe sepse do të ishte po ajo FEMËR që në "xhiro" do t'i nxirrte namin si impotent smiley

Unë ndoshta jam rast i veçantë, por kam patur rastin që të njoh mjaft shoqe shqiptare, edhe nga ato që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, dhe edhe pse nuk ju mbaj pishën përditë, jam gati të vë dorën në zjarr për to... sepse ATO që DUAN të jenë të zonjat e vehtes, ja bëjnë vëndin vehtes falë përgatitjes që kanë... pa patur nevojën e trukut të të paaftave që të bëjnë një vënd në jetë vetëm duke hapur këmbët.

obobo sa eshte nxef kjo smiley

Na shave nga vellezerit moj xhane  smiley 

oobobo prape termet... ne Tirane smiley

 

"3 net zgjat termeti Pango" i thone kesaj smiley

Naten e pare s'do e kemi ndjere si te hardallos qe ishim smiley

Qetesohu ti-kuqse. Do nxefeshe kaq shume sikur te kishte nje Pango edhe brenda Jozefina Topallit, qe t'i kerkonte nepunesit te zberthehej tjeterkund? Mos krijoni dallime te tilla ne moral, mes shumices se femrave dhe shumices se meshkujve, po pati mundesi, se i bie te flisni si shumica e meshkujve pastaj. Perndryshe e di se ku perfundon ky muhabet, ne femra te cliruara por meshkuj kurvare. Kujdes i cik, se prape mbetet dicka qe nuk shkon.

 hipokrizia eshte kafshate qe s'kaperdihet eshte e vertete.

e, mesim shume i mire ky: nese nje femer te perdridhet pa arsye, nuk e ka kurre nga dashuria ose nxehtesia e madhe qe i shkakton ai qe ka perpara. germo tare, germo.

 

"Gomarin e falur mo e shih nga dhëmët"  thotë populli trim punëtor e liridashës smiley

Dhe ta siguroj që nuk kam dëgjuar kurrë që ti falin një gomar (ose dhe gomaricë smiley ) nonjë të varfëri... dmth shumicës dërrmuese të meshkujve.

 duhet te shohesh ate qe do te ta fale dhe pse, thom u.

bamiresia edhe ndodh, por nuk reklamohet se te varfer ka shume bota kurse gomere/arica falas shume pak

Ke të drejtë Bletë, të kuptoj mjaft mirë si ty edhe T_red-in, por il mio senso d'orgoglio maschilista më bëri që të flisja pak më Hapur smiley.

Doja të shtoj që ato që ndodhin në Shqipëri janë palaçollëqe....
Imagjino se sa i lumtur(!!!) do të ishte një "ujk i vjetër deti" sikur dikush t'i falte një peshk smiley

P.s: Për mashkullin e vërtetë, ekstaza arrin kur "vuan" për të "pushtuar"... bile sa më të shumta që të kenë qënë përpjekjet për të arritur të bindë femrën që të jetë e tija, aq më e madhe është ndjenja e krenarisë që i ledhaton sedrën (sepse në fund të fundit, kënaqësia në raport nuk është e thënë se është në përpjestim të drejtë me bukurinë e femrës apo me tangërllikun që ajo shet smiley ).

Sa e du kët shokun unë. smiley

P.s: Për mashkullin e vërtetë, ekstaza arrin kur "vuan" për të "pushtuar"... bile sa më të shumta që të kenë qënë përpjekjet për të arritur të bindë femrën që të jetë e tija, aq më e madhe është ndjenja e krenarisë që i ledhaton sedrën (sepse në fund të fundit, kënaqësia në raport nuk është e thënë se është në përpjestim të drejtë me bukurinë e femrës apo me tangërllikun që ajo shet Wink ).

Vlera, vlera është ajo që konfirmon përpjekjen. Mashkulli i vërtetë do të vdiste për të gjet një femër, të denjë ama për aktin që do ndërmerrte.

 

Doja të shtoj që ato që ndodhin në Shqipëri janë palaçollëqe....

Ed,

po gjera te zakonshme mer po bejne vaki. Nuk ka asgje te vecante kjo histori per nga lloji , e vecanta eshte tek individi qe e ben.

Gjera te pranuara nga te gjithe dhe nuk eshte kusht me dale ne TV apo ne peshk qe keto pune te pranohen qe ndodhin. Ndodhin. Secili ka eksperiencen e  tij o vete o nder miq.

Ed,

nuk ka kurvare pa kurva perqark, smiley po lere tani. Ah e rralle eshte nese do kishim psh ndonje bythdyperdorimsh te deklarum qe do vend te krye te sofres. smiley E kjo po qe eshte e rralle ne Shqiperi,  pa keshtu popull , ka sa te dush mer te te gjitha prerjeve e formateve.

Gjera te pranuara nga te gjithe

Koth, c'do te thote kjo?!  Shpresoj qe mos te jete ajo qe mendoj se eshte ....

Monde,

po varet cer ke kuptuar, thelbi eshte qe : nuk mbulohet dielli me shoshe. Thjeshte e kam thene.

Po nuk eshte kjo thuaje si e mendon se si e ke kuptuar. smiley

Cila jane gjerat e pranuara nga te gjithe?!  Dhe ne kete rast po flasim per Pangon & Co.  Dmth eshte "ok" qe eshte e pranuar kjo dukuri?!  Mua pak me intereson individi ne fjale, ne kontekstin e abuzimit.  Mua me intereson sindroma, qe me duket se the qe eshte "e pranuar nga te gjithe."

PS: I kam ndjekur postimet e tua dhe peshqeve te tjere per ceshtjen e zgjedhjeve, dhe per makinacionet perkatese ne kete rast.  Por sic thashe, "for all intents and purposes" shqetesimi im eshte gjetiu.

Monde,

po ta shikosh me shume pak kujdes une ka cituar Edin ne nje fjali te tij dhe kam thene mbi ate nje mendim. I gjithe ai postim i tij mori nje postim/mendim nga ana ime.

Pra eshte kaq.

Nese duhet te me beje nje gje cudi ne kete histori , pra Pangos , meqe do nje mendim per te , eshte qe nuk rregullon asgje renia e nje "heroi" kur nje hero tjeter do i zere vendin. Pra , kemi nje revolte artificiale qe nuk con uje atje ku besojne moralistet se con.

Nje bije e mijera ngrihen eshte kjo histori dhe ceshtja Pango nuk e rregullon fare kete histori te vjeter shume. smiley

Koth, e mire ... gjynof Pangoja ... hajt t'i bejme nje lapidar "heroit".

Po a deshe mendim ?

Po te them qe nuk eshte zgjidhja lincimi i Pangos. Shume i qarte kam qene ne te gjitha postimet.

Kam pare me dhjetra emisione, kam lexuar me dhjetra shkrime per kete, nuk mbahet mend sa komente kam lexuar, por askund nuk kam pare nje mendim se si zgjidhet kjo pune qe i kam vene emrin : nuk mbulohet dielli me shoshe.

?!?!?

Te te vije turp nga vetja qe nuk e kuptove qe ne fillim ku e kisha fjalen ! smiley

Koth, të them unë një zgjidhje. Kush i ka duart të lyera deri në brryla le të tregojë me gisht ata që janë lyer deri në grykë. Si të duket?

 

Jul

sikur ta kisha mundesine per te tregu nje histori me sacme qe eshte histori e verte po qe nuk postohet ketu do kuptosh se kush eshte mendimi im per kete pune.

Une kam vemendje te larte per disa tema, kjo e Pangos eshte njera prej tyre.

Me shume pak perjashtime kjo tema ka degjeneruar ne thashetheme, moralizma e cer te dush ti . Lavdi zotit duket nje mije kilometra larg nje njeri qe nuk ja ka haberin se cdo me thene kjo histori ne te vertete.

Pango deklaroi sot : Media pergatitet per t`i shkataruar jeten nje personi tjeter.

Ndersa une di dicka tjeter qe nuk behet fjale per nje por per 4 .

Nese ishte kjo qe deshe nga kjo histori do e kesh se e kemi thene disa kohe perpara se si do shkoje kjo pune.

Po ta shikosh une jam ne minorance ne kendveshtrimin tim. Nuk sikletosem nga kjo. Puna eshte se do mbaroje Pango dhe do filloje ndonje gje tjeter dhe i bie qe nuk shkojme gjekundi keshtu.

 

Turpin me buke, e tre gota vere me pase (te kuqe lol, se te bardhen s'e shtyj dot as me peshk pe verteti smiley )

Lincim t'i behet qe c'ke me te, bile rrofte sebepi qe ndoshta s'ishte ky. 

Per diellin me shosh, kam shkruar dicka me poshte, me mire vone se kurre, me mire nga ky gjys/hiçi se hiç fare.

Po perseri te te vije turp nga vetja qe pi vere te kuqe dhe jo te bardhe ! smiley

A quhet pangorim nese une te ftoj per nje vere te bardhe ate  vitin kur do kesh plan per te ardh ne Shqiperi ? smiley

Ku eshte ajo qe tha i here sms ketu ? smiley

Pangorim i keq shume se te con te vreshtat dhe s'te jep as vere te kuqe smiley

 

hajt t'i bejme nje lapidar "heroit".

washington monument remodeling

Kothere, ti e di qe ta vleresoj mendimin, c`mund te na thaush dicka me shume per profetin Erion dhe sektin e tij, si jane me pune te perdorimit te trupit?

Polic,

lere tani. Asnjehere nuk i kam marre seriozisht percatje te asaj natyre si ai i atij rushkos qe ben avokatin e konsumatoreve apo te gazetes 55.

Provo sill nje argument qe nuk fillon prej njerit prej ketyre qe te thashe dhe hajde diskutojme sa te duash per ta. Lere se ka djem te mire aty brenda dhe nuk eshte vendi per thashetheme se sinqerisht jam vote e forte kunder ketij stili.

Sa te duash ti te sjell argumente, jo te avokatit dhe as te 55, vetem me nje kusht, siguro leje qe nje pjestar i ketij sekti qe moderon peshkun nuk do na fshije postimet.  He si thua?

E ke gabim shume kothere, ata qe do t'i veme ne krye te sofres, duhet t'i njohim, pasi ata do jene qe vendosin per fatet e ketij vendi.

Jo, jo e kam fjalen qe bej nje shkrim a si te duash verja emrin dhe bisedojme sa te duash.

He se harrova : edhe ate stilin e Boganit nese e ke mundesine mos me e perdor se mire do ishte.

Shiko i dashur Polic se ne fund te fundit anonime jemi dhe nuk eshte se po fitojme ndonje  kur flasim me njeri tjetrin :

Une kam ndot qe marr fryme nga i njejti ajer i ketij qyteti ku banon dhe botuesi i 55, ndersa avokati kur ka pasur te drejte e ka marre me bolluk, po keto pune i kemi diskutu disa here dhe nuk kemi dal gjekundi.

Po ka ndonje gje te re bujrum !

P.S. Per adminin qe te fshin postimet  e ke gabim shume .

Tani o ka rob ketu ne peshk qe nuk ka lene njeri pa sha , ai jam une. Po kur ankohem  ankohem me nje fare kuptimi mer dhe jo ne cdo sekonde. Me kokra jane ata qe kan shpetu.

Aha, si te duash, po te te ndryshoje mendja ketu jam, me trego dhe bejme nje analize te plote te profetit Veliaj dhe sektit te tij.  Ma rendojne kompjuterin ca gjera.

Sigurisht anonime jemi dhe une personalisht nuk eshte se fitoj gje jo, thjesht muhabet, kontribut qe nga larg per kombin dhe atdheun.

Gjithmone sipas mendjes time nuk mund te pranoj nje njeri si Veliaj dhe sektin qe e ndjek qe te marre qofte edhe nje vote te shqiptareve, nuk e meriton, per arsyet qe i kemi diskutuar me shume se njehere.

Ti mendon ndryshe, e drejta jote, por mos harro qe ke pesuar metamorfoze dhe meqe keni varuar shpresat se do ju fitoje zgjedhjet profeti i rreme Erion, me uro qe tani per fitoren.

Sa per admin., ty e lene mer daje te shkruash cfare te duash, se tek e fundit, nga i njejti burim pini uje, kurse une censurohem sistematikisht, bile tani i kane reduktuar postimet si anetare abuzive edhe nje zonje te nderuar, nje anetare qe e nderon kete blog, Zanes.  Pse?  Ka bere herezine dhe eshte e djathte...

Keshtu Koth, hajt me te mira.

Shume i eger reagimi.I paske ber te ter bashk fiq e kumblla.Ateher s'je me e mire se ana tjeter qe ju ben te gjithave bashk.

Nuk doja te shkruaja per pangoizmin.  Me eshte neveritur gjithe meseleja, dhe i qendrova larg.  Me eshte neveritur trajtimi i femres, trajtimi i ketij episodi te shemtuar, teorite konspirative te zgjedhjeve, politika e qelbur qe po behet me te.  Me eshte neveritur etja e mediave dhe e bllogjeve per kete "Monica Lewinsky moment."  Me eshte neveritur britma "eureka" e tyre e nderkohe qe si Arkimedi dolen rruges lakuriq, me nje lakuriqesi te shemtuar ... Ku ishin, ku kane qene gjithe keto vite kur heshtnin ndaj p(l)angove qe i gjen ne cdo qoshe, vende pune, autobuzave, kafeneve .... ?!

Por ne te njejten kohe, heshta sepse e dija qe instikti im si femer, do reagonte fillimisht ne te njejten menyre si reagoi t_red.  Dhe jo instikt primar per te mbrojtur gjinine femerore (referuar edrus, ne fund te fundit, jane luaneshat qe shkojne per gjueti dhe i sjellin ushqimin luanit lol.)  Por instikt ndaj kesaj simptome pandemike te shoqerise sone, perfshi dhe reagimin ndaj saj.  (Nuk kemi copyrights, kuptohet, por kemi copyrights ne injorimin, apo mos-denoncimin e saj.)

E megjithate, pa futur ne nje kategori "p(l)angoiste" te gjithe meshkujt shqiptare, se sic tha dhe Tushja, kemi vellezer, baballare, miq etj qe nderojne femren shqiptare, largohem nga ky episod me dicka tjeter.  Pervec makinacioneve te zgjedhjeve, qe hengshin kokat e tyre keshtu sic po i bejne, nje ane tjeter e kesaj ceshtje eshte se ka ardhur koha qe femra shqiptare te marr ca pergjegjesi apo frenat ne dore, nqs duan te kthejne apo te ruajne dinjitetin e tyre. 

Alibia apo mentaliteti "it's a man's world" po cohet ne abuzim verbal apo fizik deri ne dhunim, deri ne sindroma dhe komplekse inferioriteti qe heshtja ndaj tyre i perforcon perpetualisht.  Me shkon ne mendje nje artikull i t_red te bllogu i saj per nje kompani qe kerkonte te punesonte sekretare me dipllome te shkolles se mesme, por qe te paraqiste ne aplikacion tre fotografi nga te gjitha "pamjet" e mundeshme fizike.  E ndersa kjo kompani jo vetem qe s'u hodh ne gjyq (sic do behej ne perendim) vajzat pozuan, veshen takat e larta (mare nga t_red) u pispillosen dhe aplikuan.  

Si femer, ndersa eshte kollaj dhe ndoshta me vend deri tani te fajesosh seksin tjeter, nga ana tjeter, ndergjegjesimi dhe marrje pergjegjesie do jete ne vetvete hapi i pare i clirimit dhe i nje rruge ndonese e veshtire, me dinjitoze. 

 

Je vërtet Luaneshë! smiley

Monda, të lëmë mënjanë "krenaritë" e përkatësive gjinore smiley dhe flasim pak seriozish:Kur them që e vë dorën në zjarr për shumë prej shoqeve të mija, e them me bindjen sepse ato që njoh, edhe kur është momenti për ta tepruar disi muhabetin (flas për kur trajtojmë muhabetin sex) e tregojnë class-in edhe pa rënë në vulgaritet apo për të dhënë qoftë edhe minimalisht se po flasin të interesuara për të përndjekur "synime të tjera".
Emancipimi dhe shkalla e lirisë së veprimit është reciprok, qoftë për femrat apo edhe për meshkujt ... prandaj u ndjeva i prekur nga gjithpërfshirja që mijkja ime T_red ju bënte të gjithë meshkujve, duke futur në të njëjtin thes të gjithë pa përjashtim... sepse ashtu siç them unë që do të vija dorën në zjarr për juve, të paktën ju që na njihni nuk mund të na akuzoni si (P)lango smiley .

 

(flas për kur trajtojmë muhabetin sex)

me rafte pika ,

edhe une qe te kam thane pervers ty ...c'paskam bere smiley

hihihihi

lol lol

e bone TM tani smiley

 

Edrus, nuk mendoj se t_red po "gjitheperfshinte" gjithe gjinine mashkullore, pastaj jo e jo per shume nga peshqit ketu, ndryshe te pakten une, por jam e sigurt dhe ajo, apo vajzat e tjera "peshke" lol, nuk do shkruanim e nuk do ishim ulur ne kete qoshe smiley

E megjithate, mendoj se reagimi i saj ka te bej (ashtu sic thashe, dhe reagimi im fillestar) me hipokrizine e ketij episodi.  Dmth si nje fenonem qe ka ekzistuar me kohe, dhe tani o burra (e gra) u ngriten me shpate apo me mburoje te gjithe.  

PS: ... ne zjarr, ne zjarr, luan smiley 

aha paska ra ptej pangos termeti ne kavaje nexho,se ti e di qe kavajsit nuk durojne historira burra me gra......

E besoj, se Pango eshte ne linje spango, me shume Pango te tjere ,por ne se duhet nje permbysje te fenomenit Pango,(abuzim,korruptim)duhet nje "levizje feministe" qe te ngreje zerin e emancipimit te vertete te femres shqiptare e cila simbas deshmive te tyre ndodhet ne nje gjendje viktime,ndoshta kjo do te rregulloje disa mardhenie shoqerore qe keto te jene te baranarta dhe jo te "favorshme" per nga nga mishi i bardhe per tu shfrytezuar,ne menyre te korruptuar!

 

meshkujt e pangopur e plot instinkte shtazarake

Me mire me instikte, apo me 'zakone'?

na t_red, te ka pershnet presidenti :

Përfitoj nga kjo ditë feste për të inkurajuar të gjitha gratë shqiptare që të mos i rreshtin përpjekjet për të arritur të drejtat e tyre legjitime. Emancipimi femëror ka qenë dhe mbetet një proces i gjatë, i cili po ecën me ritme të jashtëzakonshme kudo në botë. Sot gratë kanë pozicione të rëndësishme në pushtet, mund të ndërmarrin çdo lloj karriere që dëshirojnë, e megjithatë barazia gjinore e pranuar formalisht nga të gjithë, mbetet ende një sfidë, për të cilën duhet të kontribuojmë të gjithë.

          Bamir Topi

smiley 

smiley

Karriere te mbare per gjithe grate jarebi !!

smiley

 

Ky është diskriminim!

Kërkoj zyrtarisht që të flitet edhe për të drejtat e meshkujve! Bile të kemi edhe neve një ditë feste smiley

 

P.s:Qeveria italjane e pastë gjonë e hallallit... në emër të barazisë aq të kërkuar prej femrave, ja u ka çu edhe atyne moshën e pensionit sa të burrave smiley

Keta ta ngecin ne gryk.  Perfitoj nga festa thote ....

PS: Tushe, nga e germove kete?  Nga vjet?  Se si shpejt ka uru presidenti per kete vit.  Jo per gje, por jam dhe supersticioze une, me keto urimet para kohe ...

 Monda; ".... Ku ishin, ku kane qene gjithe keto vite kur heshtnin ndaj p(l)angove qe i gjen ne cdo qoshe, vende pune, autobuzave, kafeneve .... ?!..."

 

Aty ishin Monda aty, nuk bezanin,  tani qe u hap kutia e Pandores, tani dolen te gjitha te fshehurat.  Nejse gje e mire kjo, se do te vere ne levizje tere juristet , avokatet, noteret, sindikatat, te bejne ligje me te persosura.

Ed,

Respektin me thase qe kam une per nje kategori femrash shqiptare e kam thene nje here tek "tragjikomedia e bllokut". Atu s'kam lene kompliment pa bere per shoqet si puna e asaj qe vune te tundonte Pangon.

Irritimi im nuk eshte gjinor, i dashur mik. Dhe ti me ke lexuar mjaftueshem sa ta kuptosh kete. Irritimi im shperthen nga hipokrizia qe u shfaq me kete ngjarje, me pafytyresine qe do te vije me ngjarjet me pas, me mungesen totale te moralit, etikes dhe pergjegjesise qe ka kapluar kete popullate te manipuluar. (dhe harraqe. Shume shpejt harrojne. Shume).

E qe te te mbushet mendja se sa shume i dua sojet e Pangove e sa shume jam pro mungeses se sjelljes qe i mungojne normat me baze, duhet te shohesh inatin ne surratin tim te sotem. Jemi akoma ne tre-diteshin Pango dhe te gjitha grate jane pispillosur, kane qene tek parukierja, po bejne gare garderobash, e kane zaptuar kedo lokal e skute qe kane gjetur anekend Shqiperise te "festuar" :@ :@ :@

S'me kane zene syte soj me te cuditshem!

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).