Nga moda deri tek pandjeshmëria e të kërkuarit falje

Nga moda deri tek pandjeshmëria e të kërkuarit falje

A jeni përpjekur ndonjëherë të kërkoni në Internet frazën “Kërkoj falje”?
Në italisht ka 1.590.000 referime në lidhje me fjalën “falje”, ndërmjet të cilave: Kisha katolike kërkon falje për viktimat e klerikëve pedofilë, Guineth Paltrou kërkon falje nga aktivistët për të drejtat e kafshëve, sepse veshi një gunë për një reklamë, Kisha Anglikane kërkon falje nga Darvini për reagimin e saj fillestar armiqësor për teoritë e tij, gazetari Xhianpiero Mugini kërkon falje dhe merr mbrapsht të gjitha sa tha për Aleks del Pieron, Shteti i Virxhinias, kërkon falje për punën, Ronaldo kërkon falje por delkaron se nuk është gay, Kalaxhe i Milan merr mbrapsht shpërthimin kundër arbitrit dhe kërkon falje, Warner Bros kërkon falje nga miqtë e Harry Poter sepse e vonoi filmin e fundit, Apple kërkon falje nga klientët e saj për servisin e keq, një i ri italian prishës qetësie ërkon falje nga një emigrant kinez, pasi e rrahu; qeveria kanadeze kërkon publikisht falje nga Inuitët për keqtrajtimin që patën të paktën 150.000 fëmijë; qeveria e Australisë kërkon falje analoge nga Avoriginet, Ram Emanuel, shefi i ardhshëm i personelit në kabinetit e Barak Obamës kërkon falje për komentet antiarabe që bëri babai i tij, Benxhamin, Fiati kërkon falje nga Pekini për reklamën e Lancia Delta në Tibet...
Përderisa këto 1.5 milionë referime të kërkimit të “faljes” në Internet përfshihen edha ato që u bënë në vitet e kaluara, le të kujtojmë se Berluskoni kishte kërkuar falje nga bashkëshortja e tij Veronika, sepse flertonte me gra të tjera. Papa Benedikti i VI kishte kërkuar falje nga Muhameti, Gjon Pali II kishte kërkuar falje nga Galileu (dhe kështu Toka gjithë gëzim filloi përsëri të rrotullohejrreth diellit).
Por lajmi më i ri është si më poshtë: në një intervistë në rrjetin televiziv ABC, Xhorxh Bush kërkoi falje nga populli amerikan, sepse filloi pa arsye luftën në Irak (në të cilën janë vrarë më tepër se 4.000 ushtarë amerikanë, qindra ushtarë të aleatëve, qindra mijëra irakenë dhe të tjerë civilë, pa përfshirë këtu edhe të plagosurit.). Kërkoi falje për këtë therrtore, sepse u ndërgjegjësua se terroristët nuk ishin atje dhe se Sadam Huseini nuk kishte armë bërthamore.
Ishte gabim i “inteligjecës” (të mos përkthehet si “gjenialitet”).
Nuk e kam kuptuar nëse kjo moda e të kërkuarit falje shenjon kthimin në përulësinë kristiane, ose thjesht përbën pandjeshmëri: bën diçka që nuk do të duhej të kishe bërë dhe pastaj kërkon falje dhe lan duart.
Më kujton anekdodën e vjetër me kauboin që ecën me kalin nëpër livadh dhe papritur dëgjon një zë t’i thotë që të shkojë në Amblein. Kur arrin atje zëri i thotë që të hyjë në Salon (pijetore) dhe të luajë të gjitha paratë r tij në ruletë, vetëm në numrin pesë (5). Duke ngurruar, por edhe i magjepsur nga ky zë qiellor, kauboi bindet. Topthi ndalon në numrin 18 dhe zëri i pëshpërit: “Më faj, humbëm”.
Por ka edhe më keq. Disa njerëz janë kaq të pamëshirshëm e të këqinj saqë nuk thonë asnjëherë “më fal”! Jetojmë në një periudhë ç’njerëzimi. Persona kundër të cilëve kryhen hetime për mashtrim shkojnë krejt të qetë në qendra nate dhe restorante të modës apo dalin në televizot dhe shpërndajnë autografe. Ata që kanë shkatërrua ekonomikisht qindra familje vazhdojnë të qarkullojnë të pashqetësuar me avionin e tyre privat, ata që janë zgjedhur me mjete të tjera në një post ku askush nuk i do, vazhdojnë të mos e lëshojnë karrigen që përfituan dhe kujdesen përditë për mjekrat e tyre për të treguarfytyrën e tyre në TV. Pastaj janë edhe ata që historikisht janë të padënuar.
Kur Bushi filloi luftën në Irak shumë kishin protestuar dhe francezët kishin ndarë qëndrimin e tyrenga ajo luftë. Atë periudhë (dhe nuk flas për Amerikën, ku të gjithë ende ishin të tronditur nga 11 Shtatori dhe reagonin duke u ndërruar emrin patateve të skuqura që atje quhen “French fries”) këtu tek ne, në Europëshumë zëra të urtë u ngritën duke akuzuar si terroristë dhe artikujshkrues të paguar nga Bin Ladeni, të gjithë ata që shprehnin shqetësimin për sulmin amerikan.
Jo vetëm kaq, por kur Bushi lajmëroi me ditirambe se lufta në Irak kishte mbaruar dhe se ishte fituar (një tjetër gënjeshtër e mjerë kjo, dhe krejtësisht e qartë për të gjithë ata që kanë mendjen në kokë), mbështetësit e tij italianë shkruanin artikuj ironikë kundër të gjithëve atyre që kishin dyshime, duke thënë: “E shihni, ne kishim të drejtë”!
Pretendin mbi të gjitha paranojak, pasi edhe kur një luftë është fituar, kjo nuk do të thotë se ekzistonin shkaqe me të vërtetë të dukshme për t’u bërë. Fillimisht Hitleri fitonte vazhdimisht, por nuk kishte të drejt. Tani do të doja të shikoja se si do të reagojnë faqezinjtë këtu tek ne, kur Bushi të kërkojë sinqerisht falje për gabimet e tij.
©2008 Umberto Εco/L΄Εspresso
Përktheu: Ardi Stefa

6 Komente

Nuk e kam kuptuar nëse kjo moda e të kërkuarit falje shenjon kthimin në përulësinë kristiane, ose thjesht përbën pandjeshmëri: bën diçka që nuk do të duhej të kishe bërë dhe pastaj kërkon falje dhe lan duart.

Ne te shumten e rasteve eshte pikerisht e dyta. Eco kot e lidh gamorin tek Bushi, se ai asnjehere s'ka per te kerkuar sinqerisht falje, nuk eshte ne natyren e tij. Ai  manipuloi te dhenat mbi Irakun, zgjodhi vetem ato qe i interesonin per te bere luften, injoroi te tjerat (mediat fatkeqsisht nuk ishin shume me ndryshe) dhe tani i ve fajin te dhenave te CIA dhe organeve te tjera te inteligjences per nje lufte qe s'kishte te bente fare me 9/11 dhe qe vrau me shume amerikane sesa Alkaida ne 11 shtator, pa folur per qindra mijera civile irakiane.

Po pertej Bushit, aspekti qe ka kapur Eco, i te kerkuarit falje sa per te lare duart (apo ne rastin e personave publike, si perpjekje per te rindertuar imazhin publik) eshte bere vertet e modes. Dhe ne mardheniet personale deri diku. "Me fal", apo shprehje te tjera si "te dua", "shpirt, zemer" nuk kane domosdoshmerisht te njejtin kuptim tek te gjithe ata qe i thuan. 

di vetem te them se kjo praktika e mos-leximit prej autorit (lack of proof-reading) eshte pak e bezdishme... sa here qe hasesh ne nje gabim ortografik te kujton se je duke lexuar dicka qe autori vete pertoi ta lexoj.

ne lidhje me subjektin: Ne Shqiperi me kujtohet se thoshim shpesh: kur u shpik shprehja "me fal", u prish bota. them se e gjithe pesha e ksaj shprehje, vjen prej nje ideje kryesore ne vete natyren e njeriut... (nqs e ka pare njeri filmin Carnal Knowledge te 71, me Jack Nicholson, ehste nje dialog aty ne fillim qe e ilustron)... jemi a shtiremi? Jane kto te dyja dy gjera te ndryshme, apo nje e vetme qe ne erkojme ti ndajme? Ne nje fare menyre ne jemi ajo qe shtiremi... dmth akti eshte vete ekzistenca... edhe nuk ka ekzistence tjeter pertej aktit... kshtu qe kur thua "me fal", ne nje fare menyre vete ky fakt, se ke kerkuar falje imponon nje fare obligimi mbi ty, te ndihesh fajtor... sepse edhe nqs nuk je, fakti se po shtiresh sikur je, imponon mbi ty te jesh... prej ksaj, mendoj, vjen edhe pamundesia e disave te kerkojne falje... sepse shtirja e te qenit i vertete nuk jane dy por nje... nqs do te ishin dy, atehere do te ishte shume e lehte per kedo te shtirej e te kerkonte falje, por fakti eshte se shume njerez nuk kekrojne falje kollaj... biles me kollaj betohemi per koken tone se te kerkojme falje... sepse ne nuk mund te konceptojme veten ne menyre te pavarur prej te tjereve... ne e konceptojme veten nepermjet vetes po aq sa edhe nepermjet te tjereve, dhe te tjeret nuk mund te njohin veten tone sic e njohim ne, por e njohin nepermjet shtirjes, aktit. Kshtu me duket.

une po pres qe nexhi ti kerkoj falje popullit shqiptar,kjo s'do te thote qe ajo lahet me kaq por,tregon qe ka koshience(sikur ta kishte!!) dhe me tej ti kalonte drejtesise!!!!!!!!!!!!!!!!!

fatkeqesisht bota hecen ne menyre perverse;viktima harroet,indulgjenca eshte per keqberesin!!!!!!!!!!

E pse ti kerkoj une falje popllit shqiptar ?????

Poplli eshte shume i knaq me drejtimin tone dhe ka nostalgji per ne.

Ja shif ke peshku 99% mendojne se ajo kohe ishte plot me te mira, dhe me e mire se koha ku jetojme. Ska burre nene ta mohoje !!!

Ska pike kuptimi me ju kerku falje.

Biles une pres nderime !!!!!!!

nqs ti jeTushja sigurisht do qesh bashke me ty smiley

nqs ti je n.hoxha ska dyshim qe femijet e respektojne nenen e tyre kushdo qofte ajo, por me vjen keq,une s'jam vajza jote kuuuuuuurrrrrrrrrrrrrrrrreeeeeeeee!

n.hoxha jam moj bije.

do apo sdo ti, bija ime je smiley

biiijtteee e mi jini te gjitheeeee smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).