Nga letrat e panisura të një piktori

Nuk mund të njoh. Pikërisht kur mendoj se ngërtheva çdo hollësi të fytyrës tënde, çdo shkëlqim të syrit, pulitje qepalle, reliev të mollzave, lojën e padukshme të cepave të buzës dhe vetullës, ti vjen me gjeometrinë tënde fraktale dhe m’i shkatërron të gjitha drejtëzat e mendimit. Të kujtohet, u shtanga fillimisht prej gojës tënde në atë aeroport të largët, pasi sytë i kishe fshehur; goja mjaftonte dhe heshtja tepronte. Kuptova vetëtimthi se ashtu si fjalëve që nuk u lexojmë çdo gërmë, edhe fytyrave nuk u kapim çdo detaj. Pashë që buzët e tua nuk takonin dot njëra tjetrën në gjendje të lirë, hunda tërhiqte buzën e sipërme, dhe dy dhëmbët e parë jo simetrikë ishin një nënqeshje e vjetër e ngurtësuar në zmalt. Ajo gojë donte të thoshte diçka tjetër, se ç’tjetër nuk e di. Dhe nuk e thoshte. Ajo mosthënie aq kumtuese! Më erdhi keq kur pashë që pas puthjes që zgjati aq shumë, si një luftë mesjete, diçka kishte ndryshuar, buzët tani takonin njëra tjetrën, bardhësi e zmaltit ishte fshehur, hunda e humbi epërsinë dhe ai kumti tjetër ishte zhdukur. Mos! thashë me vehte në një çast të gjatë si ai i rënies së një kristali të çmuar nga lartësi e vitrinës përtokë. Copërat u shpërndanë përdhè dhe nuk mund të largohesha prej teje pa shkelur mbi to. Kisha ndjesinë e pandreqshme të dëmit të kryer. Ikja jote, ikje që do konvertonte gjithkënd në një dialektik të bindur, pasi çdo çast ti ishe dhe s’ishe aty, një kontradiktë mbi taka të mprehta me tingull metronomi, një mohim me rrokjen mistike “mo” dhe pasthirrmën shumëkuptimëshe “oh”, një mo-ohhh... trokitës mbi mermer, la diçka barroke në atmosferë, ndërlikoi papritur gjithçka, stolat i bëri ornamente Notre Dame. Femër e sofistikuar, që orët e kaluara i hodhi pas krahëve me lëvizjen rutinore të hedhjes së çantës. Kjo ishte. Pashë që dëshira ime brofi si një lak i dëshpëruar kauboi, kërceu të kapej pas supit së bashku me rripin e çantës, me shallin e gjatë, por nuk di a arriti dot der’ atje. Trak truk, mermeri dhimbte nën stiletto.
Po, fytyra jote është si një fjalë e papërkthyeshme Nekronomikoni. Një fjalë që ka shumë kuptime, shumë deshifrime. Fjalët njëkuptimshe kanë mallkimin e përsëritjes; thuaji disa herë me rradhë dhe fillojnë ta humbin kuptimin. Por një fjalë që s’di si ta përkthesh, të mban tendosur me mundësitë e shumta.
Dje pashë fytyrën tënde tek prehej mbi jastëk dhe prapë u habita. E kishte braktisur çdo sofistikim, buzët qenë prapë të hapura pak, por zmalti dukej aty si i butë, s’kish asgjë magmatike, përkundrazi kishte butësinë e petaleve të luledeleve. Diçka si qumësht derdhej drejt gushës ndërsa në bishtat e syve seç përvijohej një lagështi pyjesh, diçka prej myshku, ligatina lotësh, delta drithërimash të buta, pashkak. Zot, nuk e dija që duhej të ishe aq e pambrojtur që të vrisje aq shumë.

18 Komente

Dje pashë fytyrën tënde tek prehej mbi jastëk dhe prapë u habita. E kishte braktisur çdo sofistikim, buzët qenë prapë të hapura pak, por zmalti dukej aty si i butë, s’kish asgjë magmatike, përkundrazi kishte butësinë e petaleve të luledeleve. Diçka si qumësht derdhej drejt gushës ndërsa në bishtat e syve seç përvijohej një lagështi pyjesh, diçka prej myshku, ligatina lotësh, delta drithërimash të buta, pashkak. Zot, nuk e dija që duhej të ishe aq e pambrojtur që të vrisje aq shumë.

Ne fund, e njohe ama, Em. smiley Pa fjale, ne gjume, kot thone qe syte jane pasqyra e shpirtit, syte mund t'i fshehesh, te bishtnosh me sy, por ne gjume them se njeriu eshte krejt vetvetja, se nuk i kontrollon dot veprimet, nuk kamuflohesh dot.

Nuk mund të njoh. Pikërisht kur mendoj se ngërtheva çdo hollësi të fytyrës tënde, çdo shkëlqim të syrit, pulitje qepalle, reliev të mollzave, lojën e padukshme të cepave të buzës dhe vetullës, ti vjen me gjeometrinë tënde fraktale dhe m’i shkatërron të gjitha drejtëzat e mendimit.

....paradoksi qe shoqeron pothuajse te gjitha marredheniet njerezore.....

 

Urime!!!!

 

shpirtrat tejet romantike si yti, nuk gjejne kurre prehje...perfeksioni i asaj qe dashuron, humb nga me minimali zhgenjim dhe shnderrohet ne vuajtje te shpirtit krijues dhe kerkues te se pamundures.

Intriguese historia...e le, e humb deshiren, e gjen ne shtrat, e lendon pasi ke zbuluar gjithcka...po pastaj?

Dje pashë fytyrën tënde tek prehej mbi jastëk dhe prapë u habita. E kishte braktisur çdo sofistikim, buzët qenë prapë të hapura pak, por zmalti dukej aty si i butë, s’kish asgjë magmatike, përkundrazi kishte butësinë e petaleve të luledeleve. Diçka si qumësht derdhej drejt gushës ndërsa në bishtat e syve seç përvijohej një lagështi pyjesh, diçka prej myshku, ligatina lotësh, delta drithërimash të buta, pashkak. Zot, nuk e dija që duhej të ishe aq e pambrojtur që të vrisje aq shumë.

Patjeter emo, mburoja fsheh shume gjera.  Eshte e cuditshme se si, ato anet e verteta, te pambrojtura, zhveshur mburojash, shqyer iluzionesh, vrasin me shume ....

Si gjithmone, emo, prek thelle smiley

Ikja jote, ikje që do konvertonte gjithkënd në një dialektik të bindur, pasi çdo çast ti ishe dhe s’ishe aty, një kontradiktë mbi taka të mprehta me tingull metronomi, një mohim me rrokjen mistike “mo” dhe pasthirrmën shumëkuptimëshe “oh”, një mo-ohhh... trokitës mbi mermer, la diçka barroke në atmosferë, ndërlikoi papritur gjithçka, stolat i bëri ornamente Notre Dame. Femër e sofistikuar

Eh kush tjeter pervec teje, di te dashuroj, te pershkruaj nje femer te sofistikuar???????

Suksese, presim vazhdimin e kesaj pjese.

ka nje butesi vrasese kjo pjese.

love it Emo

pervec gjithe te mirave te tjera,

eshte dhe e shkurter smiley

peshe , peshe smiley

Portret gruaje piktuar me tone shume te buta dhe me mjeshteri si dora e nje piktori.

Bukur Emo!

"E ka pikturuar..." - mendova dhe une.  Me pelqeu deri te fjalia e fundit, fjali qe nuk ja nxjerr dot kuptimin.

"goja mjaftonte dhe heshtja tepronte" - bukur.

Mirazh ne 1 Prill? se non e vero, e ben trovato smiley

Emigrant, mqs s´e mora vesh kuptimin e fjalis fundit, po shkoj po i fus i tas me hashure te vjeter...

Pershendetje!

OK, eshte rrefyesi qe vritet (nga bukuria) bash kur tjetra eshte me e pambrojtur se kurre (nga shtresat artificiale te dites). Eshte interesant kjo puna e hapjes, meco, eshte nje "trade-off"; edhe per ta marre te plote nje lumturi, por edhe per ta dhene, duhet ti hedhesh poshte mburojat. Si ne parimin ekonomik ku fitimi me i madh shoqerohet me riskun me te madh.

Cheers (ruj naj tas  edhe per mu)!

 

Worth taking the risk, thua?

Qenke per bull market, vuake ne kohen e arinjeve smiley

Si nuk me dalin nje here keto kokrrumullaket mu, Monde. Ky qe u menu ktu pas pak, i ka hap dhomet si ai shoku vet lart... lol...  smiley 

S'dun mo emo, s'dun, kurre mos dashtin, le t'i gezoje lagjja smiley

PS: I kind of want to read the rest of the story, and I kind of don't.  Na hiq merakun, i ke vene vulen ketij tregimit apo jo?! smiley

I kind of want to read the rest of the story, and I kind of don't

who would ever dare to go on with it after this sentence...  smiley  (pun not intended, but you just sentenced it)   smiley 

E panisur dhe e pabitisur leter shkreta smiley

PS: Emo, I'm glad ... I kind of don't, no pun intended smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).