Nga letrat e panisura të një piktori - 3

Tabloja “Pellgu” që t’a pata treguar si skicë, u prit me vlerësime të përzjera. Nuk pati një linjë të vetme ndër kritikët. Ndoshta se e tillë ishte edhe vetë tabloja. Një rrugë e lagët që mund të ishte udhë fshati, por edhe metropoli, rrugë qendre, por edhe periferie, me një pellg me formë të çrregullt, një orvatje elipsi thyer në shumë vende, dhe disa hapa që i shkonin anash, të cilët ashtu si rruga mund të ishin hapa bujqish, por dhe zyrtarësh. Nën baltë ca gjëra duken aq të ngjashme!

Irritimi vinte përgjithësisht ngaqë gjithë fokusin në tablo e merr pellgu dhe hapat janë vetëm sfond. Në një kohë që shikuesit prisnin të kundërtën. Thanë që nga kanavacja e tablosë vinte shumë igrasi e ftohtë, që të bënte të kërkoje tharëse flokësh e t’a ndizje në maksimum për tu tharë. A thua se kjo ishte një e metë e tablosë. Unë pikërisht atë doja të jepja, një stërpikje balte, një lagështi që përcjell ftohmën nga muri i galerisë nëpërmjet kapilarësh të padukshëm ajror. Më përfolën për snobizëm dhe për tallje me publikun duke më vënë përballë tablonë “Oqeani i dashurisë”, të cilën e quajtën sublime, një simfoni kaltërsie dhe dielli. Nuk iu përgjegja. Nuk iu thashë që s’ishte fare punë snobizmi, por më tepër ishte një eksorcizëm në llojin e vet. Unë jam rritur mes pellgjesh. Jam një pellgman. Ky që nxora ishte pellgu im i afërt, intimi, ai që më thoshte mirmëngjes çdo ditë edhe pse unë i shmangesha, siç bënin dhe të tjerë, duke i rënë përqark.

I kam kaluar anash qindra herë tek dilja nga porta. Nuk mbaj mend si e kur lindi, mu përballë portës, mbi rrugë, aty ku luanim futboll. Sikur e mbiu fëminia ime. Rrugët tona janë infektuar me rizoma pellgjesh si arat nga krisja. Brenda nëntokës, ndonjë xhep i vogël ajri si një bombë kohore, ka bërë tik tak në heshtje derisa i erdh koha të implodonte. Apo ndoshta toka nuk u ngjesh mirë kur ndërtuan rrugën. Rrulat e dikurshëm... rrulat e sotëm… Gropëza e parë, kaviteti fillestar, nuk para bie në sy. Vetëm ne që luanim, filluam t’a kishim parasysh kur pasonim topin. Ne ishim si gjuha mbi zmalt. Ne parandjenim gërryerjen. Mpirjet e vona me alkool. Edhe gocat nuk loznin më me litar aty, por u shmangën disa metra më tutje. Ca makina të mëdha me goma përbindshe që çonin beton diku, e thelluan pellgun edhe më. E hapën gropën e tij ndërsa nxitonin të mbushnin gropa të tjera. Pas çdo kalimi sikur e hanin ndonjë gisht. Me dhëmbët e butë, por kapës dhe shqyes të kopertonave. Erozioni i gomës është më barbar se i shiut dhe erës. Ngaqë nuk është natyror. Pellgu mori formë më në fund, amebë me krahë të lagët dhe citoplazmë shirash. Në ditët pa shi, pasi thahej, i shikonim rropullitë, ca gurë me cepa që zunë të lëmoheshin nagdalë. Gomerosion. Skelet bizoni në shkretëtirë.

Ai pellg u bë pjesë e fëminisë sime. Ishte pjesë e rrugës sonë, llogaritje hapi, vend i shenjuar si gur kilometrik, shtatë hapa pas tij vinte pragu im, shtatë hapa para tij ishte dera e një komshijes sime nja tre vjet më të madhe se unë, të cilën e dëshiroja pa ia pohuar mirë as vetes, qysh se e pashë rastësisht pas dritares tek ndërrohej për të dalë. Meqë ra fjala te komshijet e bukura, pellgu ishte aleati ynë edhe në lidhje me to. I shikonim tek dilnin nga shtëpitë me fustane skene dhe mundoheshin t’i shmangeshin baltës dhe atij vetë, me ato këpucët fine tërë alergji nga lluca. Pellgu reflektonte për ca sekonda të lume pjesën nën fustan, ate të fshehtën që ishte e hapët veç kushedi për kë, por jo për ne. Sytë tane përpinin syprinën pasqyruese të ujit me më shumë etje se çdo sy shtrige pasqyrën mbi mur. Diskutonim se ç’ngjyrë i kishte brekët atë ditë ajo me fustan; njerit i ishin dukur të verdha, tjetrit vishnje, dhe të dy ishin shumë të bindur. Faji i padsikutueshëm i femrës varej drejtperdrejt me ngjyrën e të mbathurave. Si dhe materialin. Asgjë në fakt nuk mund të dalloje në atë errësirë nënfustanore, përveç ndoshta konturit të këmbëve në ecje, por truve tanë të perndezur nga dallgët e para të hormoneve, iu dukej aq e qartë gjithçka. Mua për shembull, më pëlqenin veçanërisht një palë mbathje të verdha me ca si trëndafilë të kuq si motive, të cilat nuk di si i shikoja, por që edhe sot jam gati të betohem që i kam parë aq qartë sa s’ka. Ia detyroja atë nder e favor pellgut tim rrëfyes, asaj melankolie uji, me ato njollëzat rrushkulluese si ylber, që ne mendonim se vinin nga pikimet vajore të makinave përbindshe pellgngrënëse, por që në fakt siç mësova vite më vonë, ishin vetëm element hekuri i reduktuar... kimi me një fjalë, se edhe hekurit që është hekur i zihej fryma aty nën pellg, mbytej, mezi ç’priste të dilte në sipërfaqe të oksidohej, të merrte frymë, të shihte shalë grashë të lagjes në parakalim... Ata pellgje ishin sytë e rrugës sime, ai pellg ishte syri im kryesor, dhe unë Polifemi prisja me ankth ditën kur dikush do më verbonte me një hu të skuqur.
E ke vënë re që rrugët janë të ndryshme, por pellgjet mbeten njësoj? Me atë pikëllim të mbyllët nga ngushtia e atë miniaturë që fsheh diçka.

Erdh’ një ditë që pellgjet i pushtuan udhët, kur dikush vërejti që nuk kemi rrugë me pellgje, por pellg me rrugë, u shumuan ata, nga ameba u bënë organizëm shumëqelizor, bashkuan brigjet me internacionalizëm ujrash të ndenjura dhe me atë hënën e poezisë së famshme, e cila nga medalion mbi gjoks u zhyt në rropullitë llucore, aty ku nuk pasqyrohet më asgjë hënore nëpër netë. Kush mund t’i bënte ballë fatalitetit të pellgut pas kësaj? Ne jemi të dënuar me pellg stërpikës e baltosës që nga fëminia. Pastërtia u bë një pamundësi matematikore, igrasi e këpucëve një element i ri mendelejevian që mbushi një kuti bosh në mozaikun e aksiomave atëbotë që quhej jetë. Dhe atij fataliteti të lagët nuk ka tharëse që t’i bëjë derman. E ke vënë re se si i shmangem ndonjëherë diçkaje që ti s’e sheh në udhët e mirëmbajtura të sotme. Është ai që me del papritur, membranë ujore, vazhdimësi hipotetike rruge që më pret t’i shkoj përmbi e të mos lagem... të bëj mrekullinë e shkruar, pra. Të ngadhnjej më në fund, të bëhem Zot! Por është e pamundur. Dhe këto udhët e shtruara, teknologjike, asfalt drejtvizor, sinjalistik më duken aq të vdekura pa ate të vjetrin, baltosësin, ku vozisnin rosakë dhe gjithfarë embrionesh që ripërsërisnin evolucionin, faza të ndërmjetme amfibopeshkore, që gjallonin si spermatozoide kamikaze, apo ca insekte që vërtet ecnin mbi syprinën e ujit dhe nuk fundoseshin. Insekte që kujtonin me siguri që po bënin mrekulli dhe ishin Zot.

Fakti që ndjej mall për pellgjet dhe nuk i gëzohem dot dystinës asfaltore mjafton të mbysë me pikëllim gjithë kapilarët e mi. Si nga një pellg i vjetër mbushur me trishtim.

24 Komente

E lexova dhe nuk mu duk keq ,madje bukur...Nuk jam dakort qe jemi te denuar nga femijeria e qe pastertia ishte pamundesi matematikore....E gjej edhe ofensive....Ka njerez qe mbeten puri,kristaline...Atyre iu rreshqiste balta,nuk iu ngjitej...Kishin vlera te tilla qe impermeabilizonin shpirtin e zemren...E nuk ishin pak...Komplimente megjithate.

Nëse më lejon, një korigjim të vogël në fjalinë : (Brenda nëntokës, ndonjë xhep i vogël ajri si një bombë kohore, ka bërë tik tak në heshtje derisa i erdh koha të implodonte) Fjalën =>" Implodonte"  zëvendësoje me atë => Shpërthente që të mos kalosh në rangun e politikanëve shqiptar të cilëve s'u kuptohet ajo ç'arë flasin orë me radhë. Vura re dhe përdorimin e fjalës " Igrasi" => Lagështi do të ishte më mirë ! Për gjith pjesën tjetër, urimet e mia të sinqerta.

Leonard Seiti

"Duhani ju dëmton shëndetin!"... duhej në ktë rast për Marlboron smiley

Implozimi/implodimi është e kundërta e shpërthimit/eksplozimit. Nëse eksplodimi i shtyn pjesëzat e shkatërruara që të largohen nga epiqëndra, gjatë implodimit ndodh e kundërta... d.m.th, pjesët e shkatërruara, në vënd që të largohen nga epiqendra, i drejtohen asaj... duke krijuar gropën (ç.d.v smiley ).

Drejt, drejt, dhe unë sa fik një, ndez një tjetër, po kujt ja thua aman. smiley

Që të rikthehem tek tema; Shum dakort me reaksionin apo ndryshimin midis largimit të copave nga epiqëndra, apo lëvizjes së tyre drejt qëndrës. E megjithatë, në të dyja rastet ka zhvendosje elementësh, dhe kemi një " bombë"  që në 99,9 /100 të rasteve nëse ndez një Marlboro ti smiley, copat i shtyn drejt teje ajo e jo drejt vetes së sajë, pra, një shpërthim. Dhe për më tepër, Implodon/im , më duket se në fjalorin e Shqipes nuk gjëndet. smiley  Pra, nuk do tê thotë se "Mouse" që vjen nga anglishtja dhe përdoret në teknologjinë kompjuterike, duhet dhe në një roman apo novelë Shqip ta quajm Mouse se kemi të bëjmë me kompjutera dhe i ka shpik Englesi smiley . Mund ti themi dhe Mi apo jo ?

Do një Marlboro ti ? Apo s'ke pirë kafe ende !

Jam në kafen e tretë (dhe me rregëll t'treshit i bi me qenë andej nga cigarja e 8 apo e nënta smiley ).

As në fjalorët online (italisht) që përdor për kollaj, nuk e gjeta fjalën implosion/implodere, por tek një prej fjalorëve gjeta vetëm këtë:

implosione

sost.

Contrari: esplosione

Pra nuk jep se ç'është, por e spjegon me të kundërtën e asaj që është.

P.s: Vrej kho,kur t'vjeri pak ma von nonji prej peshqve ene t'kërkoj me gjet qi autori usht nostalgjik.... jo për gropat (tuj pas parasysh ene Gropvëthin smiley ), por për "pellgun"... qi tani ka nel pa ujë (Eh të shkret pishq thuaj smiley )

C'paskeshit qene per kafe e cigare, gjetet sebepin e nje fjale gjoja, dhe yyyyy, kthyet filxhanet smiley.

Ca si teper vone nga anet e mia te lexoj e shijoj "nostalgjite" e emos.  Do e lexoj ne mengjes me mendje te kthjellte smiley, pasi te kem kthy filxhanin per vete lol.

Lene Monde, se mromë, Mo Zo ma keq, (njonës) i kishte shku menia me pi raki n'mes t'natës smiley

Ene c'u be?  C'kish barku i nxori bardhaku? smiley

Jo... vetëm se pasuroi fjalorin e saj edhe me fjalën "qelpsinllik" (sikur s'mjaftonin ato katër-pesmdhjet fjalët e tjera që thotë zakonisht smiley )

Edo, epo e the mire pastaj, mo zo ma keq smiley.  Paska shku rakija dem lol.

Megjithese, gjithkujt festja sipas kreve.  Dmth pija sipas midese.  Une s'e kam me sherr.  E kam me te kercyme dhe me te kendume smiley

PS:  He se s'u be qameti smiley.  Pastaj ka dhe me keq, meqe jemi ne teme nostalgjie me muhabet rakije lol.  Nje vere ne Tropoje, pushime si cdo vit, mire e bukur po hanim e pinim per qejf me dajat e tezet e dynja.  Nje nga dajat, duke loz me motren time, e vogel per ksi gjonash, i jep ca raki.  S'mbaj mend sa e qysh i dhane,  po thote motra: "ka m'dhembin kryt qedash" smiley.  "Mshoja vrapit", i tha nje nga dajat.  

Motra e mori tekstualisht, iku nga shtepia, ia leshoi vrapit, edhe drejt e te stani i gjyshes.  Se si, qysh, tek, se nga iu moren kembet (mire koka) dhe perfundoi me krye n'kotec te pulave smiley (ke parasysh, ai katrori i vogel qe hapet per te lene pulat jashte.)  Edhe ngeci aty.  "Kuku bre nane, ka m'han zogjt"-nje nga ulerimat e motres smiley.  Lere lere ... ehhh c'mi kujtove smiley

PPS: Morali i historise, ku s'te co rakija mer lal smiley.

Bukur, Emo. Po i drejtohemi Dorian Gray-it me kete ritem, he?! smiley

Falemnderit per komentet dhe qe e lexuat.  smiley 

Hehehehe, po tregohesh xhentil si gjithmone, ne vend qe te thoshe: "peshq llafazane, m'a bete temen pellgace" smiley

Filxhanin po e kthej, letren e lexova smiley, keshtu qe jam n'rregull me detyrat e mengjesit lol.

Emo, 5*****

Nja dy gjera te vogla, nuk e dija qe perdorim fjalen "igrasi" ne shqip. 

Ne NY, ka nja ca "fshatra" ku te zotet, i duan rruget te pasfaltuara dhe me pellgace, ngaqe s'duan gjindje verdalle tyre smiley.

PS: Me mire pellgace pa uje, se mocal smiley.

igrasine e di qe eshte fjale joshqipe. por perdoret jo pak ne jug dhe ndryshon nga "lageshti" sepse perfton nje ndjenje kapilare te lageshtise. Psh, thuhet "i griu kockat igrasia" (kurre s'e kam degjuar "lageshtia&quotsmiley. Ose "kjo cimento ka igrasi"; nuk para shkon "cimento me lageshti". Jam i ndergjegjshem qe eshte fjale greke (higrometri psh), por perdoret jo rralle, aq sa ka fitu nje te drejte qytetarie, per mendimin tim.  smiley  plus ai diftongu "gr" qe permban....

Kam pasur shoqen e ngushte gjys korcare, dhe gjyshja e saj (ndjese paste) thoshte "trapezi" e jo "tavoline."  smiley.  Keshtu qe jam hasur me ca fjale te huazuara ne perdorim te perditshem.  Thjesht s'e dija per kete.  Ben vaki dhe e ka permendur, po kush i mban mend lol. 

Nejse, ishte thjesht kuriozitet linguistik dialektor, jo verejtje smiley.

Igrasia ka qënë dhe vazhdon të përdoret.
Sidomos për muret, ku nuk bëhet fjalë për lagështi, dmth që të shikosh që të rrjedhë ujë, por për aq sa është e mjaftueshme që të bymehet suvaja apo të krijohet ai myku i zakonshëm, që krijohet në vëndet e mbyllura dhe të paajrosura....

ka nje qasje shume te vecante ne kete pjese Cim , me pelqen.

Emo, komplimente! Tek po e lexoja kete pjese mu duk sikur po lexoja nga novelat e Chehovit. Shkrimet e tua sa po vine dhe po maturohen. Nuk e di nese eshte fjala e duhur, por vertet po pjeset e fundit me kane pelqyer.

Te uroj suksese!

"Beme baba te te ngjaj".

"Si e ema, ashtu e bija".

Dy fjale te urta popullore, e para per gjinine M, e dyta per gjinine F. Po ta shohim me vemendje, keto dy shprehje pershtaten shume ne boten letrare. Ne pergjithesi, shkrimtarët iu ngjajne shkrimtarëve, shkrimtaret shkrimtareve.

Psh, ne rastin tone, kemi nje familje prej dy vetesh :

Anton Cehov - babai.

Raymond Carver - i biri.

E tille si kjo lidhje, ne mund te njohim te birin nepermjet babait dhe babain nepermjet te birit. Nese nuk na intereson i pari, njohim te dytin dhe keshtu i njohim te dy.

Familja jone prej dy vetesh funksionon keshtu : i biri kopjon te atin (megjithese nje psikolog dhe letrar francez ka nxjerre dhe teorine tjeter - mjaft intriguese - per nje lidhje tjeter qe babai kopjon te birin).

Raymond Carver, ne te gjitha shkrimet e tij kritike apo takimet e tij, thoshte se i ati quhej Cehov. Dhe se ishte krenar per te. Duke qene se me ka rene rasti te njoh te birin, atehere njohja ime e te atit ishte tashme e siguruar.

Cfare shkruan i biri (dhe per rrjedhoje, babai) ?

I biri, Carver, shkruan siç asnje shqiptar ne rruzullin tokesor nuk shkruan. As te vdekur, as te gjalle. As te rinj, as te vjeter. Carver, dhe per rrjedhoje Cehov, shkruanin me fjali te thjeshta, te shkurtra, te qarta, dhe me kryesorja : ASNJE FJALE TE TEPERT. Tepria e fjaleve shmangej me nje kleçke te vogel qe sekretin e se ciles e mbanin vetem keta te dy, kleçke e cila ishte si me poshte :

Nese Carver (apo Cehov) shkruanin ne tregimet e tyre se "rruges pane nje shkurre", atehere lexuesi duhej te pergatitej mire qe kjo shkurre te kishte nje rol ne kete ngjarje. Dmth, çdo hollesi e re qe futej ne tregim, kishte funksionin e vet. Kjo eshte ajo çka ne letersi quhet stil minimalist. Me minimumin e mjeteve, te thuash ç'ke per te thene, dhe ne rastin tone, te thuash aq sa s'mund te thote askush.

Nga sa me siper, del se shkrimi me lart nuk ka asgje cehoviane, sepse stili i tij (nuk kam asnje verejtje ne lidhje me stilin, secili ka te vetin) eshte nje stil me teper balzakian apo proustian (sigurisht qe bukuria e fjalive te shkrimit me lart çalon ne krahasim me keta te dy qe permenda - ju duhet te jeni te vetedijshem) ku shohim nje lume fjalesh me imtesira nga me te shumellojshmet. Madje, nje shkrimtar tjeter i damkosur, Céline, thoshte per Proust se ai "mbush 300 faqe per te thene qe Tuturi shkerdheu (me falni per shprehjen) Tatarin" - emrat mund te jene te trilluar, nuk i mbaj mend.

Ku e kam fjalen ? Qe nuk po diskutoj ketu per stilin e shkrimit me lart, por kam deshire (qe ndoshta nuk do te merret asnjehere parasysh) qe gjerave t'iu veme emrin e tyre te vertete.

Sidoqofte, ishte thjesht nje bisede e vockel letrare, sa per te nxitur ca refleksione.

Ju falemnderit per vemendjen dhe shihemi ne emisione te ardhshme. Diten e mire.

Hurbinek-o, ti mu me kujto gjithnji ca kinga fshati qe i manin floket me pike   smiley    

Mos harro balluken e njitme me beshtyme smiley

Po, si gjithnje qytetari i ndershem eshte me i forte se fshatari dinak qe kerkon t'i fuse sterkembeshin qytetarit.

Po ç'rendesi ka, s'e kuptoj lidhjen me çka thashe une. Gjithsesi, nuk prisja shpjegime nga askush, thjesht nje terheqje vemendje per te thene gjera te sakta. Nuk mendoj se shkrimi juaj lartesohet po te te krahasojne me Cehovin, Mazllovin apo Rostropoviçin. Por ama, do ta degjoja me vemendje cilindo qe nderton diskutime te tilla si me poshte : "Ju zoti shkrimtar, ju me ngjani me Cehovin apo Xhevitin sepse : 1. ... 2. ... 3. ..." dhe keshtu lexuesit e ketij blogu te famshem qe ia keni ngritur ju famen me gjepura kodra pas bregut do te kishin mundesi te kuptonin gjera mbi letersine, dhe do t'iu shtohej etja per lexim, dhe do te te kerkonin me ngulm ku gjenden librat e tu, dhe do te te therrisnin anembane botes per te dhene konferenca, etj. etj. etj.

Por te gjitha keto hidhen ne ere me postime qe, ndonese te sinqerta, nuk ndihmojne fare debatin dhe, ende me keq, e mbysin ate.

Nese te ngushellon kjo, mund te them qe shkrimi me lart eshte nje bukuri e rralle. Nuk e kam lexuar te teren por kam besim tek ju. Tungjatjeta.

__________

Shtese : per shkak kursimi (kohe krize), jam i detyruar te shtoj ketu se jam plotesisht dakort me postimin me poshte te autorit. 

ps : kjo shtese nuk ekzistonte ne postimin origjinal. 

Te kom thon, kur ti thush asaj mendesie tutje, atehere do ta kuptosh. Me pare s'ke se si. Por s'ma ha buza at kulac; kshu nis nga prirja e serise tende kohore, e kam fjalen.

Në l’Y, në një arë ku ka shumë njëjës. Një top rreth të gazetave, pacele modeste me fall që zëvendëson piritin, çadrore tepër të gjatë a thua se ia kanë tërhequr. Njerëzitë zbresin. Topi në djalë nxehet me një fulqi. Ai e copëton që ky i fundit e shtyn sa herë që kalon dikush. Tonazh qaraman që duket si me të keq. Meqë sheh një vendore të lirë, nxiton mbi të.>>

Dy ara më tej, e shoh në shishen e Ramës, përballë stagonit Shën Pazar. Ai është me një shollë që i thotë : « Do të duhej të çapje një pullë poste shtesë mbi parakolpin tënd. »>>

Dhe i tregon ku (në jaguar) dhe përse.>>

 

R.Q.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).