Nga cikli “Dashuri t’harrume”

nga Dritan Mesuli
***
Tej mesnate
gjithcka mbaron!!!
Edhe pritja!!!
Edhe dyshimi!!!
Edhe shpresa!!!

Peshperine agu
nen za
kangen e deshprume
te psheretimes!!!
Strukun
n’skuten e ftohte
te heshtjes…
…pa ty!!!
***
Danga n’trup!!!
Kujtime
veshun n’zi!!!
Mort pa de’ke,
korda violinash lulzue n’pluhun!!!
Lule
harru’ n’flete librash
tue u pergjum n’thamje!!!
Zogj n’kafaz
tue anrru’ flatrimin,
pupulitin syte
n’pagjumsine e deshprimit!!!
Dashurite e humuna,
Dashurite e harrume!!!
Posted in Letërsi Tagged: dritan mesuli, poezi

29 Komente

Stil i sigurt. Teper e bukur

Poezite e Mesulit, e kam thene dhe me pare, jane shume te bukura, mbase dhe dialekti geg iu jep nje ngarkese te madhe emocionale, por ama... duam TE REJA! Keto jane te vjetra, T.C. smiley

Kapiten, o poet, para se t'jesh i Uitmanit, je i yni; para se te jesh nji fije bari qe s'vdes, je nji nga ne.

Respekte, miku im, respekte.

Te hapesh javen me lexim te rreshtave te tu eshte nje lloj bekimi.

E kam peng qe per arsye qe s'vareshin nga une, me mbet ne dore pergjys nje pune e shkurter mbi poezine tende. Por a di cfare? Me mire ashtu; qenka me mire me u ndje me nje lloj borxhi sui generis ndaj poetit, te vetmit qe sa me shume borxh t'i kesh, aq me i pasur behesh.

korda violinash lulzue n’pluhun

Amen!

PS: mora nje metateze dhe ia vervita kordes si gurin neperkes, e cila me ket rast u be

kodra violinash lulzue n’pluhun

Ishte refleks i pakushtezum. E sodita tablone dhe u mahnita. FLM Dritan mesuli!

Emo, e harrove kete, qe e ka sjelle Lulka jone e dashur?

M'thue perdite
-Asht ngrohte n'zemren tane!!!

pranvere n'buze e n'sy
buzeqeshja jote
njom rrajet e nji peme
qe rritet n'gjakun tem!!!

n'shplake t'dores
gjallon nji trendafil.

Asht zemra jote tek rreh!!!

smiley

Jo, nuk e kam harrue. Oooops, gegnisht vllai periher  smiley

A nuk shef aty nji refleks t'bukur te Frederik Rreshpes?  smiley

Aq i bukur refleksi!

Kena poete per Zotin!!!

Emo, turp me e thone, po une shume pak gjera kam lexuar nga Rreshpja, por ama poezia e Mesulit me pelqen se eshte e ngrohte dhe e ndjere, e prekshme ne cdo fjale dhe varg, plus per nje tip si puna ime pastaj... smiley

Ata trendafilat te poezi e Rreshpjes jane kryerubaira. here i ben prush, ku ngroh duart, e here i thote asaj qe iken qe trendafilat e tu me mbeten ne duar si plage. Te vret mer tjetri, me bukuri. Tani merr ate qe solle ti nga Kapiteni. Po aq divine. Ndjen fillin e padukshem qe lidh poezine e mire.

Nuk munt ti them poezi e bukur, ka shume trishtim!

Ashes, kam lexuar blogun e Mesulit para ca kohesh dhe me kane pelqyer shume. Ka nje thjeshtesi shprehjeje Mesuli qe te ben ta duash poezine e tij.

Nga Ungjilli modern (Dritan Mesuli)

N'bedena kshtjellash
Ilirët dhe sokolët
Më këndojnë këngët e gjakut
dhe mimozat
Çelin në viset e tua
Dheu im krenar!!!

***

... veç qiell
Mes gratçelave të larta
Por, kur pashë zogj edhe më lart
U luta
Të ndjesh mrekullinë!!!

***

Po ikën???

Në tastierën e kohës do gjesh gjurmën time.
Heshtja është armik i mirkuptimit.
Flamuri i ngazllimit
Valvitet i dehur
në oaz cigaresh
Po nxitoj... për ku???
Këmbët e mija kanë ngrirë
SI një oshtimë në tryezën e përbashkët të mjerimit.

Hare e askushit, ti pjellë e imja,
E ndjen hulumtimin absurd të pasionit?
Askushi dhe gjithkushi,

Pylli im i pëllumbave të palëshuar asnjëherë
Në ç'varrezë fjalësh prehet mbreti im i këmbënguljes?

E shikon si lëkundet
Qiparisi skeptik i shpresës!
Askushi dhe gjithkushi brenda meje, kjo natë e vrenjtur e lundrimit vetmitar

Lë pas yje, Marrosur, trembur
flakur tutje në cepin e dhomës
Ku oxhaku fle në shkëndijën e fundit të diellit.

Po ikën
... një ditë ndoshta do iki edhe unë!!!
(ditar 2000)

***

Profeci

Ti do të më gjesh
Papritur
Shpërbërë në inde vargjesh

Në Kyçet e mija
Do mbjellësh lulet e virgjëra të lotëve.

Pije kafkën time
në harrimin tënd të mëpasëm
(gusht '99)

***

Verbimi

M'thotë dhimbja n'gjoks
Fjalë që m'tërbojnë lotin

Po m'rriten dy zogj
Larg krahëve të mi
E një mal po m'rrëzohet
Pa ja pa blerimin tu iu thinj!

N'priftërinë e lartë e mistike të kishës
M'verbohet loti!!!

***

Dang!
Dang!
Dang!

Bie këmbana
Dhe mbytet në Egje
Titaniku i pashpresë i lutjes
Shndërruar në hi eklipsesh.
Në breg shtrirë
Plaka të mbetura
Tregojnë histori orgjish në netë të lidhurash

Dang!
Dang!
Dang!

Tek ëndërra e parë
Zgjimi do më tradhëtojë.

(gusht '99)
 

Nga "Fjalët e Rruzares":

Meshë 2

N'plasë t'gurit
nji gem
n'lulzim prej agu,
ma mbush fjalën
me frymë të pastër!!!

Diell
nadje per nadje!!!

Hej, Ashes & Dritan, e di qe vargjet e meposhtme do te ishin shume, po shume te pershtatshme per shqiperimin e Mattino-s se Ungaretit?

M'illumo

d'immenso!

 

Diell
nadje per nadje!!!

 

Hurbinek, mos me shaj! smiley

 

Vallaj , keta perfaqesuesit e "hermetizmit" sikur vezen e arte te bejne , do te duhen edhe nja njemije vjet ti lexojne me qejf . Megjithse Mesuli ( realisht nuk mbeti ta percaktoj une ) per mendimin tim eshte i qete , vargje te tilla te shpien ne mendime se kjo lloj poezie vetem flet ose bashkon fjale e i shndron ne figura , metafora e krahasime ......pa kuptu cfare thote !!!!

Hare e askushit, ti pjellë e imja,
E ndjen hulumtimin absurd të pasionit?....prapa kesaj do vija nja dyqind pyetje..... por ......sidomos per vergjet e fundit qe s'kuptohet perse e ka bere kete poezi , kur mesazhi i dy strofave me siper eshte i qarte !!!!!

Tek ëndërra e parë
Zgjimi do më tradhëtojë... ????????

Edrus te lutem NDIHME !

po s'nejte mire do t'hyp n'felbone!!!  smiley

 

I kerkova ndihme Edit se qeka ngrite "mafmur"...dhe thashe mos e kthjellon kjo kerkese imja. Tani qe ja kane vene me bat - bat edhe admini smiley pa le kur te na fuse ndonje te shame dhe ne . Pranej thashe le te na shaje po me vergje si keto te funit qe s'kuptohen smiley Pse ere dreq shef endrra me admin . te standartizuar , kur dihet qe do te tradhetojne sapo te zgjohesh ????

Nuk nihem mo! Ne felbone une KOM HYP qe me vaktit !

Poezia e pare, lexuar frangisht. Te me fale Mekuli qe nuk e zoteroj dialektin ch'ti te Veriut te Frances. Kurse keta "malesoret" ne France, nuk i quajme te trashe, prandaj dhe s'merret per reference e folura e tyre. Sot per sot, kampion i "trashesise" se gjuhes jane sh'titë e Lilës.

Après minuit>>

Tout est fini.>>

L’attente.>>

Le doute.>>

L’espoir.>>

Tout.>>

> >

>>

L'aube murmure

Pour lui-même>>

Le chant désespéré>>

Du soupir.>>

Blotti>>

Au coin glacé>>

Du silence>>

… sans toi.>>

Tirana Calling po ti do me vrasesh mua.

 

Emigrant n'borxh me sinqeritetin tan or lum miku!!!!

 

Edrus me ke borxh nji shihshe vene dhe nje pasta con raggu.

 

Anna H faleminderit donna.

Idriz,as une nuk mund te te nxjerr nga mizerja.kjo per arsye moshe dhe mungese pervoje qe te mund te pakten te shihemi sy'n'sy!!!

 

Hurbinek me bere te qesh me maloket e frances.Faleminderit per perkthimin!!!!nese e ke bere ti sigurisht!!!me intereson nje qe di,edhe pse une nuk ia kam idene fare dhe mjaftohem me cfaredolloj perkthimi.pres pergjigje!!!!

 

Kapiten, pershendetje! 

Gezohem qe te kemi mes nesh! smiley

 

C'ptain,

Poezite nuk perkthehen me google. As dhe me te kerkuar borxh tek fqinjet.

Une di ca di, por puna eshte se diturite e mia me hyjne ne pune vetem kur me shkrep mendja. Kur te jete dita D, ora O dhe minuti M. Ndryshe, me porosi, s'para perkthej poezi. Po me pelqeu diçka, paf ! shkruaj ca rreshta, e le pakon aty dhe largohem. Me vjen keq por nuk mund te te ndihmoj me gjate. Ndonje ndihme te vockel qe kam sjelle andej-kendej, e kam bere vullnetarisht, pa shperblim, dhe madje besoj se kjo me ka shpetuar jeten. Kam bere mire ne jete. Duke qene se nga kacidhet jam troke, atehere shperndaj fjale.

Voilà, mon ami, c'est tout ce que je peux dire. Mais je te souhaite bonne chance et bon courage pour la suite. Salut.

Anna H faleminderit qe me lexon.Si do ishte fjala pa pranine e lexuesit???

 

Hurbinek!!!

Jane gjera qe vetkuptohen dhe une kisha parasysh s enuk je nje nga ata qe perkthejne as me google e as kerkon ndihme tek komshija.Poezia eshte e veshtire.Perkthimi ne pergjithesi eshte i veshtire.

dhe une per ndihme tu drejtova,shaka bej.nejse prano falenderimet e mia pa kthim.te tjerat vetem po ndodhen spontanisht ndryshe do detyrohemi ti drejtohemi vertete "GOOGLE" per nje dore ndihme qe te kalojme ne trotuarin tjeter.

 

Ate fjaline ne frengjisht do te duhet te ma perkthesh.Nuk i besoj googel-it smiley

Ja, miku im, kjo eshte ajo çka mund te them. Por te uroj fat dhe kurajo per te vazhduar me tej. Shendet.

Ky ishte perkthimi.

_________

Per pjesen tjeter, po te kisha qene poet vete, edhe mund te isha marre me kete pune. Por edhe shkarkues çimenti, edhe perkthyes poezish, kjo nuk shkon. Nuk mjafton autodidaktizmi im, duhet diçka me teper. Ne proze, eshte ndryshe. Por te them te drejten, proza e mire ne shqip, eshte veshtire te gjendet. E kam fjalen per proze qe te perkthehet ne frengjisht dhe te hahet me librat e ketushem. Por nese dikush, per egon e vet, deshiron qe t'i perkthej ndonje liber ne proze ne frengjisht, atehere mund t'ju them se perkthyesi duhet paguar mire. Sepse, te perkthesh, por edhe te perkthesh gjera te keqija, kjo eshte vuajtje e vertete per te, dhe vetem nje pagese e mire mund ta beje te mbylle syte.

Le qe, falemnderit qe m'i nxore keto fjale se kishte ardhur koha.

smileysmileysmiley

shkarkues cimentoje-be proud!!!!

Sa per fjalet e tjera,te ktheva ndihmen ne nje fare menyre!!!!

Kapiten,

Mire eshte te afrohet ketu dhe Ashes dhe te shohe ç'kam broçkullisur. Te jape ndonje version tjeter, pa kurrfare problemi. Ne poezi jam trung fare. E Ashes sikur ia ther nga keto pune. OK. Edhe kjo ishte pa pretendime.

 

Des marques sur le corps>>

Des souvenirs>>

Vêtus en noir>>

Funérailles sans le mort>>

Des cordes de violon>>

Epanouis dans la poussière.>>

Des fleurs>>

Oubliées sur les pages des livres>>

S’assoupissant toutes sèches>>

Des oiseaux dans la cage>>

Rêvant l’envol>>

Cillent les yeux>>

Dans l’insomnie du désespoir>>

Les amours perdus>>

Les amours oubliés>>

Erdha! Erdha! smiley

Ok, unë do t'i kisha rujtë shenjat e pikësimit t'origjinalit!!! ( : ) )

Pastaj do t'kisha thanë:

Funerailles sans mort

...

Des cordes de violon

fleurissant dans la poussière

...

Des fleurs

oubliées entre des pages de livres

s'assoupissant dans le dessèchement

 

Kurse atë më lart s'do e kisha prekë fare, veç shenjave të pikësimit, sigurisht.

Shnetje!

p.s. herën tjetër ta kesh msu cht'i-shen. smiley (bolds and italics not intended)

OK, lulet qe kisha ne mend une, ishin lule-fjale te shkruara ne faqe, dhe nuk mendoja per lule vertete tip herbariumi. Duhet te na sqaroje poeti.

OK, per "funerailles sans mort", nuk jam fort i sigurte. Me duket se duhet nje nyje (ose de, ose le). Por "de", kjo s'me bind fare. Prandaj pata zgjedhur "le". Do te kishim zgjedhur dhe fjale te tjera : dépouille, cercueil. Nuk e di. Por te besoj.

OK dhe per fleurissant.

Kjo "s'assoupissant dans le dessèchement", s'me duket aq e qelluar "phonétiquement parlant", por te besoj sepse je me poete se une smiley

OK pra, falemnderit. Dhe dil nganjehere ne te rralle, se une s'rri urte, i fus hundet ngado.

Kapiten, a je mire se nigjova qe ju ra qeveria mbi koke ju ra? smiley

Des mahena mahena edhe do kohe...smiley

 

 

hurbinek

E shikon shoku se ti ke nevoje per nxitje????smiley

Kam nje pyetje,sa per kureshtje kjo e shkreta,ate letren e dashurise per Marlboron e shkruajte.Rrofsh lum miku se kam qesh me lot.

 

Emigrant never forget-"RRUDHE NE SHTEGBALL"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).