Nëntori i datës 6

Mund të isha shumë më mirë se kaq…
S’kam vënë re më parë të kem kaq alergji nga e enjtja.
As nga data 6. As nga Nëntori.
Por nga abuzimet po. Edhe nga manipulimet, mosmirënjohja, shumë-fytyrësia. Nga kapricot e paftuara të nënës natyrë po ashtu.
Punë dreqi kjo e kombësisë. Edhe puna me ata që kujtojnë se kombësia ime është ashtu si nuk dua ta pranoj unë.

Sot s’i durokam dot as pranitë, as mungesat.

Nesër kam një ceremoni me protagonizëm po të manipuluar.

Në faqen kryesore të publikimit që po m’i bën zbor nervave është fotoja e një fëmije para kompjuterit. Ters, ngado që ta shohësh.

Kam një deadline vullnetar. S’ngre dot kokën, se ia kanë zënë rrugën ca të tjerë që i nxit përsosmëria idiote e produktit të bërë mirë. Me lot. (edhe në mënyrë jo-figurative).

Ka ndër mend të vijë ky dimri këtë vit?

Nëntor i pakëndshëm ky i datës 6.

2 Komente

ndonjehere zihesh edhe me kemishen tende t-red. zemer.

p.s. dimi = dimri

deadline= afat, mbarim afati

(s'me le semundja profesionale)

t_red, neser do jete dite me e mire, 7 nentor, e premte! smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).