Nënë

Të rrinë të mëdha këpucët e jetës
dhe ti si shkurton dot
siç bën me fundin e fundit
dhe mëngët e trikos
për vit.

Zvarrë i tërheq nëpër shtëpi
e këmbët ti pengojnë
kur shkallët e dimrit
mundimshëm i ngjit
një nga një.

Sa kohë ka rrjedhur
që kur krahun tënd të plotë
kisha zili...
Të rëndet frymëmarrja
e frikërat e tua mbështet
tek unë...
Më vjen der' tek supi tani.

10 Komente

Sa me dhemb kjo poezi

bukur, ndjere... ( si gjithmone) kamomila

 

floku e tha bukur.edhe mua me dhemb.

me trishtove me kete .bukurshkruar.

Em, shume e bukur kjo "Because", shkon me cdo poesi te ndjere,  si kjo e nenes.  Nentitulli  (ose vazhdimi)  eshte "Because the world is round".

 

Kamomila, poezi shumë e ndjerë dhe me detaje shumë të gjetura.

FLoknaja, enka, Em... belle...

Ju falenderoj.

Pershendetje smiley

 

 Kamomila me pelqeu shume poezia e nenes.  Edhe mua me dhembi vargu

"Sa kohe kane rrjedhur qe krahun tend te plote kisha zili.." 

Suksese!

*****

 

qofte e then e ber nga moti se si nena nen nuk ka ndaj kur linda thirra nense te detyrohem ty nen gjitheshka....

 

Suksese! Gjetje shume e dhimbshme me kane prekur vargjet e kesaj poezie

 

Vertet, jo dendur lexon te tilla poezi.

 

Thjesht, pa sterhollime, bukur, thelle dhe sa natyrale.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).