Nën ty mbi mua

nën ty jam toka e gjithë gjerësive,
mbi mua je qielli i të gjitha stinëve,
e lehtë si ajri, e rëndë si shiu, qull,
flokët rrahin flatrat si zogj të humbur,
rënkimet, bubullima të la...gëta, thithen nga honet e mi,
vjen ngadalë
re e ngarkuar,
kërcënim i bukur,
pikën më të lartë
ma përcëllon
me rrufenë e pashmangshme,
një lis i djegur, lis i rrëzuar,
lis që jetë kish ndërruar*,
vjen dimër, toka ime tkurret, qielli yt hirnoset,
zogjtë na braktisin, cicërimat, bari,
duam lëng harrimi, harrimi t’na pështjellë,
në formalinën blu dy fosile mbështjellë,
qumësht i zi*, kafe e bardhë
mbi gërmadhat tona, rënoja paslufte,
ca gra të panjohura pastrojnë qeramidhe,
pastrojnë ish-dritare
me duar ëndrre,
ngjyrat s’janë zhdukur, janë përzierë në grinë
e gjumit tim nën ty dhe gjumit tënd mbi mua.

* Referenca përkatësisht nga De Rada dhe Celan

18 Komente

Cim me vjen mire qe s`me paska zene gjumi ende se mund ta shijoj kete poezi.

me pelqen sesi i ke paraqitur `stinet` e nje marredhenie dashurie , pa harruar si perhere ti veshesh dhe krahasimet e tua te vecanta.

me kujtove pakez filmin `Klimet` e Nuri Bilge Ceylan.

http://www.imdb.com/title/tt0498097/

flmsmiley

...shume ashtu ....sen(k)suale smiley .....pershtypje personale, se ti mund ta kesh shkrujt me te drejten e zotit ne momente tragjike smiley

 

ps: ça eshte honet ? smiley

HON m. sh.

  • 1. Gropë e thellë me anë të thepisura, greminë, humnerë; e çarë e thellë në një shkëmb. Hon i thellë (i madh). Honet e maleve. Honet e përroit: Buzë një honi. Ra në hon. U fut (zbriti) në hon.

  • 2. edhe fig. Mjedis i zbrazët dhe i errët; hapësirë e panjohur, errësirë e thellë; zbrazëti shpirtërore që vjen nga një shqetësim i madh a nga një pikëllim i thellë. Honet qiellore. Në honet e natës. Nëpër honet e kohërave. Në honin e vdekjes. Në gjoks ndiente një hon. Kishte një hon në zemër.

  • 3. krahin. Hinkë. Honi i vajit (i rakis&eumlsmiley. E mbush shishen me hon.

  • 4. përd. mb. I zbrazët, bosh. I mbeti barku hon. * Iu bë zemra hon u pikëllua shumë, iu bë një zbrazëti në zemër; u zemërua fort.

EH smiley

numri njejes; nje hon - numri shumes; disa hone

trajta e shquar/n/njejes; honi - trajta e shquar/n shumes; honet

nuk po ta shpjegoj cdo te thote se jam e sigurt qe e di smiley

 

Cim e di qe nuk i ke qejf vrejtjet, edhe pse i pret me buzeqeshje si ky poçi ketu smiley

por une do te keshilloja te beje pak pushim dhe te akumuloje paksa, se rrezikon te biesh ne perseritje...

ndjese per sinqeritetin

...n fakt, e kisha me te vertete qe se di ça dmth...serjozisht parlando...dhe vazhdoj smiley

ps: shume rrotull e rrotull po i bie, po ishte na pisllik ma shpjego ne pm po ja pate ngene smiley

po ta shpjegoj sic e di une, edhe pse vazhdoj te jem e bindur qe e di

hon eshte nje vend i thelle, i larget, si humnere, nga i cili zeri/zhurmat vijne si oshetima...

te shpjegova kuptimin e  pergjithshem, tani te takon te pyesesh emigrantin ne c'kontekst e ka perdorur smiley

Falemderit per kohen tuaj. EH, flo e ka shpjegu shume mire. Konteksti ketu eshte nje lloj boshi qe ka uri.    smiley  

me rrufenë e pashmangshme,?????? .. Hiqju ketyre ....në formalinën blu dy fosile mbështjellë ?????? ..dhe ketyre.....Jo vetem s'kane vend ne kete perpunim , por s'kane asnje lidhje me Emigrantin si poet smiley Ke kaluar sinoret ..po futesh ne sinore te GORKIT . Mrekullushem! 

Shiko, per formalinen po leshoj pe (po te imagjinoje ca mbuloja blu, mbase s'do me godisje aq ashper  smiley ); ama per rrufene e pashmangshme, Ziko, s'terhiqem nga istikami. Se eshte edhe rrufe, edhe e pashmangshme.

Ku do ishim pa testeronin dhe ustrogjenin? Shtysa kryesore e "mbi ty, nen ty, me ty, ne ty, ..." ne poezi. smiley Sdq me pelqen idea erotike, realizimi s'eshte prezent; elektrizimi i lexuesit eshte zero.

Poezia erotike eshte nje nga tematikat me te veshtira per t'u trajtuar pasi hedh valle ne nje fill te holle banaliteti-ekstremizmi epshor, metafora te merziteshme-elektrizim,...jo te gjithe kane eksperiencen dhe aftesine per te gjetur rrugen e mesit.

La_rosee, do e kem parasysh komentit tend.

Erotike the? Mire, do e kem parasysh...  smiley    te erotiket...  smiley 

Me te thene te drejten s'eshte qe shqetesohem shume nga marrja parasysh e gjerave. smiley

Mire.

Po deshe te me japesh te drejte, te pakten jepma ne forme gramatikisht korrekte. Flm paraprakisht. smiley

...ska mo nerva em-o smiley

"short fuse" i themi knej ka nahija jon, EH.  smiley  

...te lutem mos m`u hidh ne fyt i dashur...

po themi rrenoja...apo eshte dicka qe ti e dije dhe e bere re-no-ja?

jam cik i ligsht keto dite...mos ma ver re...

ah...se per pak harrova....

bukur, vertet bukur....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).