nën Pallatin përmbi

Mbrëmë nuk mbylla sy. As parmbrëmë. E vërteta është se kam një javë që nuk fle. Ndoshta u hodha vetë në këtë vorbull, ndoshta më shtynë. Di vetëm të them se më vjen mendja vërdallë e po bie poshtë në hiç shumë shpejt. Ndoshta duhet të kapem diku, ndoshta është më mirë të lëshohem krejt.

Në [...]

14 Komente

me pelqeu shume flor

e vetmja vrejtje ( miqesore) qe do te beja: ndonje perfundim tendin si autor mund ta lije ne gjysem-drite... dmth ta lije "vedo non vedo"...

por ky eshte vetem mendimi im...

pash zotin Flok, si pate durim me e lexu deri në fund? As vetë nuk e lexova dot deri në fund për së dyti smiley

Nejse vrejtjet janë duly noted. Flmn.

P.S Kam harru me thone se ngjarjet dhe personat realë janë të sajuar smiley

... a diçka e tillë..

pata durim pata, dhe ti mos u bej kaq modest!!!

As une nuk fjeta mbreme, fh. Gjithe naten neper ca endrra, vertete te çuditshme. Thone se endrrat nuk dalin nganjehere. Shih ç'pashe, fh :

Ishte nje fushe e madhe, pa gardh, pa ane. Vetem fushe. E blerte, po, e blerte. Por jo bar i rritur shume. Thjesht e blerte. Dhe une isha vetem aty, ne mes te fushes. As e kisha idene ku gjendesha, as nuk kishte diell apo hene apo arushe te madhe per te gjetur pikat e horizontit. Isha krejt i humbur.

Papritur, degjoj nje uturime tanksi. Ne fillim, ne formen e nje pike te zeze, pastaj te nje diçkaje qe rritej pak nga pak ne forme vize vertikale (gryka, me siguri), dhe ne fund, ne formen e nje brumbulli te zi. Erdhi dhe m'u ndal mu para kembeve. Uturima pushoi, nje tankist nxori koken. Paske dale, me thote. Po, i them, kam dale qe me nate. Dhe une erdha, vazhdon ai. Nga ku po vjen ? e pyes une. Po vij nga beteja e Stalingradit, me pergjigjet ai duke hequr kapuçin e tankistit. Dhe ç'ndodhi ? e pyes une prape. Oh, lere mos e nga, me thote ai. Kam pare plot gjera : zogj qe binin nga qielli, te ngordhur dhe te rrjepur, femije qe thithnin gjirin e nenes se tyre te vdekur...

Oh, te lutem, ia pres une, t'i leme keto, nuk jam ne terezi, nuk jemi ne oren e leximit letrar ketu. Ai heshti. Ndenjem nje cope here pa folur, pastaj mora fjalen : a s'me thua, o shoku tankist, perse pikerisht ti ? Si, une ? ma ktheu ai me pergjigje. Ti pra, perse ti dhe jo nje tjeter qe vjen ne keto ane, ngulmoj une. Po se s'kishte mundesi te vinte tjeter, pergjigjet ai, te gjithe te tjeret jane vrare. Po pra, e cyta une, perse nuk je vrare ti dhe te kete shpetuar dikush tjeter ? E ç'rendesi ka, ma ktheu ai me nje nenqeshje, nje tankist do ishte dhe ai, ç'rendesi ka kjo per ty. Heshta. Pastaj : po, vertete, mire e ke, ç'rendesi ka per mua nese je ti apo nje tjeter, nese autobusi i linjes ka nje targe tjeter, nese sportelistja e bibliotekes eshte me floke te shkurtra apo te gjata, nese makina e gruas sime eshte e zeze apo e bardhe, nese fundja do te vdes sot apo neser. Asgje ska rendesi, miku im, asgje.

Mbylla syte. Po mundohesha te gjeja nje pike referimi per t'u kthyer ne shtepi. Kur m'u duk se e mbertheva nje ndjesi, si njefare nuhatje, hapa syte. Asnje tankist, asnje tanks, asnje fushe, as blerim, thjesht nje tavan qe me rrotullohej persiper kokes, dhe atehere, pas nje orvatje per te mbledhur veten, mora vesh se gjendesha i shtrire diku mbi toke, dhe se dielli po kacafytej keqas me perdet e mia qe nuk e linin te hynte. 

______

Etonnant, non ? 

Hurbinek,

ke harruar te kthehesh ne anen tjeter. Eshte pjese e stilit tend, apo jo?

Nuk ben dy endrra ne nje dite, te ben dem. - i tha plaka plakut qe ishte ngritur ndenjur.

Passez une très belle journée ensoleillée.

 

huerbiniek, alarmante, tanks me grykë vertikale në ëndërr? Hehehe....

...o vullnete të ndrydhuna.. do thosh Migjeni smiley

Ah sa qejf i kam keto gallatat "pipi - kaka". Kur dua te shoh kush vrapon me i shkathti me i shpejti, shkruaj ca gjera keshtu dhe veç kur t'i shohesh pastaj, karvani dervene-dervene.

Kam qeshur shume, fh. Merci.

edhe une kam qeshur shume... ja ku u beme dy. kadaif me le...  arra, i thone kesaj pune.

fh,

me pelqeu fakti qe je munduar te shkruash ndryshe.

Tregimi nuk e ka ate njetrajtshmerine e duhur, ndoshta nga pikeveshtrimi i lexuesit, per ta bashkuar shqetesimin dhe gjendjen e protagonistit/folesit me ate qe ndodh. Ndjesia e humbjes dhe makthit, bashke me ankthin egzistencial qe metohen te percillen ne fillim e pastaj ne fund, nuk arrijne ta saturojne tregimin me njetrajtshmerine aq te domosdoshme per kete zhaner.

Ne ca vende, me duket se kjo eshte pasoje e nxitimit, ndersa ne te tjera, e kufizimit, ndoshta, ndaj figures letrare.

Qe te jem me i qarte, tregimi yt i meparshem, me ate mbledhjen ne bodrum, kishte njetrajtshmeri si gjendje, zhdervjellesi si pershkrim dhe tingellonte shume i vertete, nderkohe qe ketu, lexuesi nuk futet dot sa duhet me intimitet as tek ajo qe kalon folesi, e as tek subjekti i tregimit.

Prape te kane shpetuar ca gabime drejtshkrimore smiley

do flitemi.

r

drejt, saktë, bukur. falemnderit per ndihmen.

te kuptova.

P.S ...siq edhe e kemi renditur edhe ne protokollet e meparshme, not my thang smiley

where art you?

 jo, une do desha qe te shkruash proze, thang nothang. me verte e kom. notimi mesohet ne not e siper, paskerkeshin thene.

 

jo, jo proza-ku është shumë time kostuming smiley nuk bën(ka) per dembela dhe pakohësa.

Poezia me ndryshe. E rras në kokë si valixhen në bagazhierë të avionit dhe e merr ne duar vetëm kur je në destinacion.

Ne edhe ate "never say never" e asnjanësojmë me dopio-armaturën "kurrën e kurrës" smiley 

Une nuk thashe kot qe je per Nobel ...vetem se shume te "gjate " e paske hurin ( per hyrje)...

 Do me falesh por nuk e lexova te gjithe por pa diskutim eshte kryeveper perderi sa e ka pelqyer dhe Huribinaja , biles ne nivele frymezimi per prallla pas grosheve smiley . Po te them te drejten fh pashe dhe une nje ender !

Edhe mua mu cfaq si  uturime , biles ne fillim si nje pike e zeze ...smiley se ti e di qe une jam nga vendi i grosheve dhe kur i ha me shumice filloj e me fryhet barku dhe ne vend qe te flas me goje , flas me uturima   smiley .
Po nuk ankohem FH ,ka edhe me keq, psh kur shikon ne ender qe kacafytesh  me perdet , ( shenja nr 1 se te jane fryre topat e tanksit me uje groshi  smiley se ben vaki sheh ne ender qe je ne nje mbremje me Nobeliste nga e gjith Franca dhe te duket sikur pshurron ne hale ...dhe padashje e ben ne krevat .

Po s'ka gje perdite ngrihesh helaq dhe kjo te ngushellon. Do thuash qe dola nga Tema ..Jo jo , s'kam ardhur tek ndertimi tregimit ku ti duhet te kuptosh mire se :
T dhe re bejne tre qe po ti lidhesh me gim , te pakten nuk bejne HUNJ, po dicka si mermeritje ose Momel! E di qe e kuptove gabim se ti i lidhe dhe te doli tregim .Ika se mudogjen groshet .

Rrofsh Fh si gjithnje i kendshem!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).