nën kërthizë

nën kërthizë

.
Hyr nga kjo derë
Tek kjo dhomë
Ku gjithçka përshëndet pa lëvizje
Si rojet në dyert e mbretërisë.
 
Mos eja për vendimet që merren këtu
Planet që thuren në gjysmëdritë
Disfatat që pranohen pa kushte
Fitoret që kurrë nuk dalin prej këtej.
Shtyje këtë derë
Dhe eja vetëm për mua.
.
Unë, kopje joperfekte e asaj që duhet të ishte
e detajuar deri në përsosje
I aftë për të rreshtuar gurët në themel
I aftë për të ngritur një shtëpi përmbi
I aftë për të gabuar shikimet
Për të ngadalësuar nxitimet
I aftë për të jetuar me të tjerë
Pa u tjetërsuar
Unë, i qepur në lëkurën time
Garantuar për të mos u zhbërë në përdhosje.
Unë,
Kopje joperfekte e asaj që duhet të ishte.
.
Shiko përreth
Gjëra që i njeh
Kurrë pa i parë
Më parë
Ty të kërkojnë
Të ndezura për prekjen…
(Lule frutore mbarsë me dritë
n’prandverë të rrejshme kotitë)
 
Çdo fëmijë rritet me diellin e vet
I rritur është kur nata troket
Tek kjo dhomë ku gjithçka
përshëndet pa lëvizje
Ku nata për mua
            vetëm për mua zbret
Ku nata mua
            Vetëm mua më vret
Nën kërthizë.  

9 Komente

Çdo fëmijë rritet me diellin e vet
 

Bukur...!

(Pse nen kerthize, o zot, pse nen kerthize? smiley )

Great (pa strofen 3). me strofen 3, shume e mire!

Çdo fëmijë rritet me diellin e vet
I rritur është kur nata troket
Tek kjo dhomë ku gjithçka
përshëndet pa lëvizje
Ku nata për mua
            vetëm për mua zbret
Ku nata mua
            Vetëm mua më vret
Nën kërthizë. 

 

Shume bukur smiley

Flor-o, ta ka mbledh kapitalizma rrup sup; po nuk u nive ene mas ksaj, e mor veshT qe je zhyt me naj projekt tip ububuja...

Kape i cik, shqiprum pri meje, te pershnes me Ricard Uillber (poezia e titullume "Asides&quotsmiley:

 

Dialog i heshtur

Mgjthse stina nisi te thote
fjalite e gjata te erresires,
krahet e ngritur perpjete te bredhave
me spica floriri praruan boten,

edhe vec shelgu ze e derdh
nderhyrje drite me peshperime
me deget e tij varur, mbuluar
me gjethe te holla, lakimeverdhe,

derisa dimri me thellime
sqoten e pare a suferinen
do ti perhedhe mbi kore bore
si kllapa qe fshehen shume kuptime.
 

 

em, shume e bukur rrofsh.

projekte leje se o bo gjo me qeder; gjithsesi i lejme ca pune per neser, thjesht qe te kemi ca pune per neser.

Ja me ça po u mersha ne keto momente: tip copy/paste e mastiç prej kryetemës përskiç.

 

Në emër të popullit

 

Çdo gjë që thua do të përdoret kundër teje>>

Prej teje>>

Deri sa heshtja të jetë i vetmi gjak i patrazuar ndër deje.>>

“E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.”>>

Ndonëse në përfundim të proçesit gjygjësor>>

Ku është ankimuar dëshmia e lëshuar nga Autoriteti>>

Subjekti mund të dalë i “pastër”>>

Ai praktikisht e ka humbur shansin për tu zgjedhur.>>

“Kushdo quhet i pafajshëm përderisa nuk i është provuar fajësia”>>

Akush nuk është i pafajshëm. Gjithkush është i falur.>>

Secili ka të drejtë të fitojë mjetet e jetesës me punë ligjshme.>>

Kusht thelbësor moral për vetëdijen e shëndoshë publike.>>

Në emër të popullit je nën arrest kardiak të karakterit shterues>>

35 shkopa. Cënimi i ndalimit të dënimit më shumë se një herë për të njëjtën vepër.>>

Për të cilën ke dhënë ose na e jep jetën. Shto 12 shkopa dhe 1 në mend>>

13 raste të shkeljes flagrante në majat e gishtave të këmbës.>>

Mos merr asgjë me vete. Gjithçka të duhet është akomoduar>>

Karrigja dhe fleta e nënshkrimit>>

Nënshtrimit. Verifikimit të pastërtisë së figurës.>>

Urgjent. Më duhet për mbledhjen e së mërkurës.>>

Asgjë nuk bëhet pa vullnetin tënd. Vullneti yt dy herë më i lirë>>

Se ndërgjegja jote e nxirë.>>

Populli është i varfër. Në interes të tij të paguhet avokati.>>

Në emër të tij, >>

të kushteve kushtetuese >>

subjekt i kësaj urdhërese>>

            dhe i njëfarë takti. >>

 

 

krejt e vecante kjo. them se duhet kurdis edhe ca.

be my guest. it's open mic friday smiley

FH, po fillo i conf call... pak ma vone sa te njoftohem.

Xheke, kenaqsia eshte e gjitha knej nga ana ime! FLM!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).