në rrugën time

deutsch.jpg  
  
Në rrugën time
Cdo burrë është tiran i brishtë
Me triko të shqepur e llullë të fildishtë
Me lëvizje të orkestruara në miniparada
Me bisht përpara e me dardhë prapa.

  
Në bulevardin francez të Mehallës së Madhe
Shkencëtarë të rastit zgjidhin halle
E biznesmenë qejfli luajnë hapa – dollapa
Kush rri fshehur prapa
Qeleshe të bardhë mban edhe papa.

Vizionet projektohen prej llumit në kafe
Ca ndërtojnë me fjalë, ca prishin me llafe.  
  
Në rrugën time hardhia – hardhia
Rënkimet e njerëzve i nxjerr fëmia
Preteksti është dashuria, konteksti kopilia
Shtëpia, shtëpia është ku tkurret brendia
E me qëndresë paqësore luftohet vapa
Mizat jetëgjata që kurrë nuk i kapa.

  
I hapa sytë, ç’pata që i hapa
E kisha parandjenjën kush rri fshehur prapa.

1 Komente

Brilante!

ps: per mua po te shmangesh nje lloj lehtesie ne perqasjen e fjaleve, sidomos te atyre qe rimojne, por qe jam e bindur se e ben qellimisht, do ishte edhe me mire.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).