Në qeskën e Llambit

Në qeskën e Llambit.       
 
Tirana ka qenë gjithherë lëndinë e dembelëve të mirë. A nuk ju ndërmenden ata, qesëndisës dhe tragjikë, të lënë në harresë në shtëpi të vjetëruara? Lagjia përtërihet përditë si mesogrua, ata mbesin aty, antenë e ndryshkur prej bakri në kërkim të valëve të shkuara.
Me Llambin, më qëllon të ulem ndonjëherë në ndonjë qoshk të lagjes e ta gostis me kafe. Dredhim me habi ndonjë cigare nga qeska e tij. Avash-avash. Me habi, për vitet që ikin dhe bëmat e ndonjë fqinji atypari. Me habi, se kuptohemi mirë, të paktën për aqsa zgjat ky kuvendim. Harrohem në një botë dembele, ankuese, nostalgjike, me heronj të muzikës së ’70-tës, që i dhjesin këta të sotmit, kantautorë rebelë, vargje sublime që kërleshen me melodi të brishta.
Llambi është nga ata tipa që i has si hije, në ato netët e lagështa të Tiranës, kur njerëzia i trandet ndonjë shiu të mundshëm dhe ndryhet brenda. Nuk mundesh kurrësesi t’u përvidhesh. A mund t’i përvidhesh një hijeje? I përket brezit të viteve ’70-të, por nuk është alkolist, ndonëse është beqar. Tërë jeta, i ka shkuar duke e zbukuruar dembelizmin e tij përmrekulli, atë dembelizmin e tij donkishotesk, aq simpatik dhe aq antipatik për çdo sistem. Aq fatkeq.
Jeton i vetëm në një apartament me dritare të kalbura. Kur e kur, bën ndonjë skulpturë alabastre dhe e shet. Kjo është puna që di të bëjë më mirë. Alabastra punohet butë, latohet bukur. Bufi është shpendi që ai gdhend më së shumti, në trajta klasike dhe moderne. I mbështjell skulpturat e vogla me gazetë, i vendos me kujdes në një çantë sporti - më kujton ato çantat e gocave të volejbollit dinamovit - dhe niset për t’ia shitur ndonjë të njohuri.
“Ditën në qytet ndjehesh si në një kovaçhanë” - më thotë. “Është një milet i çuditshëm, që e ka mendjen vetëm të gërmojë”. “Prandaj dal netëve”
Flasim për figurat fantazmagorike të politikës aktuale, për të cilët ai hedh ndonjë batutë të zgjuar dhe unë e ftoj të marrë një raki, pasi biseda po ngrohet. Pranon si me zor, i duket gosti e madhe, kafe-raki. Dhe pasi pi një gllënjkë, në sy i ndizen mijëra shkëndijëza, e vetiu mua me ngjan i ri. Ja them përshtypjen gjithë qejf. Njerëz si Llambi duan miklime.   Ai, sikur ta kish pritur, nxjerr nga xhepi një foto të vetes, ngrirë diku nga vitet ‘70. Të njëjtën foto që më ka treguar njëherë tjetër. Djalë i pashëm.  
Pastaj fillon të më rrëfejë një idil personal, po të viteve shtatëdhjetë. Të njëtin idil që ma ka rrëfyer herës së shkuar, diku një vit më parë në po të njëjtin qoshk. I vetmi idil i tij, që është tretur në mistikën e një çifti të viteve shtatëdhjetë.  
“Ishim në Durrës buzë detit, unë dhe ajo po pinim konjak, nën një muzg paqtues” – thotë Llambi.
Unë rri e dëgjoj por më tepër mendoj.
“Njerëzit për dreq na shihnin si të mallkuar. Një moment, ajo u nxeh, nuk e di me mua apo me njerëzit, mbuloi gotën e konjakut me flokë dhe vazhdoi të pijë nën strehën e krijuar deri në mbrëmje. Të nesërmen u ndamë… sa e kam dashur atë femër!” - psherëtin Llambi, po njësoj si një vit më parë.
Kjo histori e zakonshme që përsëritet, ka vetëm një gjetje, mbulimin e gotës me flokë, strehën e femrës. Por mua më ysht si ajo piktura dashakeqe, si ai epilogu zhgënjyes. Do desha ta kisha pyetur atë vajzë të viteve shtatëdhjetë se ç’mendonte për Llambin, ndërsa hurbte konjak nën atë strehë flokësh? A e donte? Mos vallë u fsheh nga ai dhe gjithë bota? A e dinte ajo se pas atij çasti, ai nuk mund të dashuronte tjetërkënd?
 
Këto mendoj pakthyeshëm, ndërsa Llambi ma bën me shenjë kah qeska e tij e duhanit, e cila po firon nga mësymjet tona të herëpashershme.

                                                       (XHEKE)

16 Komente

Po, lostT-i ka pat te drejte per autorin.

Shifni neshjen i her cuna (un me futbollin ia kena bo glasen me kohe njoni tjetrit), masanej folena.

Sidoqofte po them ket: tre fjalite hyrese jane nje magji e vertete. Rralle kam pa fillim me efikas te nje shkrimi.

Nejse. Ty flor te detyrohena; me ter men e kom.

Tirana ka qenë gjithherë lëndinë e dembelëve të mirë. A nuk ju ndërmenden ata, qesëndisës dhe tragjikë, të lënë në harresë në shtëpi të vjetëruara? Lagjia përtërihet përditë si mesogrua, ata mbesin aty, antenë e ndryshkur prej bakri në kërkim të valëve të shkuara.

u ktheva se doja me e gdhend ket me siper.

shqiperia do behet, tha!!!!

Qafsha te gjithe, e ndjej se ketu do bej nambin...

Llambi - emri qe me ka shkaktuar mornicat e para qekur s'mbahet mend. E kam lexuar mbi nje lapidar : LLAMBI QENDROI : rene ne fushen e betejes ne malin e Shpiragut.

Me kujtohet qe Llambi im ishte vecse 18 vjec kur u vra nga pushtuesit gjakatare. A ishte i fejuar ? Edhe mundet, asokohe fejoheshin shpejt. A kishte nje nene ? Edhe mundet, asokohe nuk jetoje shume.

Nuk mendoj se ajo cupa e ka dashur Llambin e shkrete qe jeton ende. Asokohe, nuk dashurohej dhe aq, me shume pihej. Ishin vitet e liberalizimit te dokeve dhe zakoneve, gjyshja ime (ndjese pacin te dyja) erdhi nje pasdite ne shtepi me vetulla te rrojtura dhe buze te kuqe. Im gjysh (gjithashtu, te dy !) u nxeh. Filloi te shaje me c'te mundte Fadil Pacramin dhe Todi Lubonjen. Pastaj zuri te brohorase Mehmet Shehun, Enveri i dukej fort i qyteteruar (vertete, a nuk kishte lindur ne qytet ki Enveri ?). Femijet e gjyshes, ca dajallare dhe teze menduan se kaq e pati familja dhe gezoheshin nen librat e tyre qe i kishin vene perpara fytyres. Me ne fund, poshte autoriteti ! mendonin ata. Me te drejte. Qysh ate dite, gjyshi i tha gjyshes se e donte shume, dhe cfaredo qe te bente ajo, ai s'mund te bente pa te. Le te lyhet e te ngjyhet, ne djall te veje fshati ! uleriti gjyshi dhe pastaj u qetesua si qingj.

Llambi yne i bregut te detit qan dhe vajton ende Llambushken tone pijanece qe pinte konjak (nuk guxoj t'ia permend emrin se kushedi c'kah merr tema). Megjithate, nje pyetje me del gjithmone para syve :

Ky Llambi, a mos eshte njecike i trazuar i trute dhe tregimi ka turp te na e thote ?

Aarrrrrr, >>

për Llambin kam edhe unë dyshimet e mia. Madje dyshoj se keto dyshime jane pothuaj te verteta. Me sa mbaj mend, nga rrethana qe nuk me kujtohen mire, Llambi ka qene kepuctar dhe kishte nje fiksim te pashpjegueshem me radiot. Mendonte se mund ti rregullonte, ose te pakten te mos i prishte me keq.>>

Llambit nuk i dolen fjale te keqija, madje merrej si shembull edhe ne abetare, shkronja Ll: Lambi. Kur perqendrohej ne zanatin e vet, e kishte zakon te kruante hunden me doren e djathte ndonese kembengulte qe ishte majtosh. Majtoshet ishin ne kerkese te larte per futbollin pesçe-pesçe buzë detit tek konvaleshenca.>>

Llambit ia morën dyqanin, por i kthyen emrin e mire, pasi ia ndryshuan mbiemrin ne nje specie lulesh. Zoti Zambaku sot njihet si drejtor i radios locale por gazetat e permenden emrin e tij vetem dje per here te pare, kur njoftuan vdekjen e tij te dyshimte. lace>Polace> sikur gjithe keto dyshime te jene 1mend pothuaj te verteta?

Ka gjona te shenjta qe nuk munesh me bo hajgare, vetem se rrefehesh ne menyre pothujse fetare. Para ikones se shen Llambit.

Riparuesen e kepuceve te feminise sime e quanin Dita. Dyqanin e kishte afer shkolles Fan Noli. Me cunin e vet luanim futboll me porta te vogla. Ishim konurente te forte, se as ai, as une nuk dinim me lujt mire. (Teta) Dita mi qepte kpucet pa pare. Qe me bente me nji dhjet leksh ne xhep i cili mund tu harxhonte si: nji akullore dhjetshe qe u blinte te nje dyqon kur shkoje per te Flora (akulloret pa hile atje); nji boze pesce dhe nji kupe akullore mren - perzierje e papame; nji hashure dhe kjo te lente nje dyleksh ne xhep; nje "aranxhate" dhe kjo te linte nje dyleksh ne xhep. Me raste te rralla blihej nje item luksi qe quhej: "kasate".

Po ashtu nuk di a e keni pas njof "Dilen" - lokal te rruga Hoxha Tahsim (afer Institutit te Kerkimeve Gjeologjike). Good icecream si dhe ca panine me salcice qe vetem me mrekulline e pershkrimeve te Odiseut mund te krahasohet.

Flor, "llambi" ngacmon neuronet pambarim. robi munet me ron ne dashni me ket emer. harallamb llamb llambushi eshte nje emer real.

Ditën në qytet ndjehesh si në një kovaçhanë

A je i ndergjegjshem, Flor, per gjonat, apo i qu kshu si te vetkuptushme, si selbstverstaendlich, do thojte LostT-i...  smiley 

Në një farë menyre, qeska e Llambit ka shumë kuptime, prej të cilave, ai më i drejtpërdrejti, shuarja e kureshtjes njerëzore via njohim veten ne diten fatkeqe/fatlume te tjetrit. Pjesa eshte e shpejte dhe e ndertuar bukur. Gjetja e emrit Llambi (Llambro) eshte mbase gjilpera e pare ne tegel. Por magjia e autorit qendron ne identifikimin e momentit qe ndryshon jeten e robit. Ka shume momente te tilla ne jete mendoj, por vetem nje eshte pergjegjes per te gjitha ato.

Ne perfundim, çdo pjesë qe permend konjakun duhet te kete me shume yje qe te rrijne e te veshtrojne mbi te...dedukcion krejtesisht personal e i pavarur nga deshmite e meparshme smiley 

Llambi eshte filozof qe ne qesken e vet mban mahorke pervojash te grira trashe, Flor.

Filozofi qe un kom njoft personalisht, i nje kategorie komplet tjeter, quhej Sale Alhasani (nuk e di a rron me apo jo). Vetem se ishte veshtire te beje qe te shprehej. Sala ishte besimtar i devotshem i fese islame (sqaroj jo bektashie).

Do desha ta kisha pyetur atë vajzë të viteve shtatëdhjetë se ç’mendonte për Llambin, ndërsa hurbte konjak nën atë strehë flokësh? A e donte? Mos vallë u fsheh nga ai dhe gjithë bota? A e dinte ajo se pas atij çasti, ai nuk mund të dashuronte tjetërkënd?   Këto mendoj pakthyeshëm, ndërsa Llambi ma bën me shenjë kah qeska e tij e duhanit, e cila po firon nga mësymjet tona të herëpashershme.                                                      

 

 

Xhib, jete e cuditshme mer... Shi cer bojshin robt n'ato kohna:

Well, you can tell by the way I use my walk,
Im a womans man: no time to talk.
Music loud and women warm, Ive been kicked around
Since I was born.
And now its all right. its ok.
And you may look the other way.
We can try to understand
The new york times effect on man.  (<<-- pershtate ket si te dush, xhib)

Whether youre a brother or whether youre a mother,
Youre stayin alive, stayin alive.
Feel the city breakin and everybody shakin,
And were stayin alive, stayin alive.
Ah, ha, ha, ha, stayin alive, stayin alive.
Ah, ha, ha, ha, stayin alive.

Well now, I get low and I get high,
And if I cant get either, I really try.
Got the wings of heaven on my shoes.
Im a dancin man and I just cant lose.
You know its all right. its ok.
Ill live to see another day.
We can try to understand
The new york times effect on man.

Whether youre a brother or whether youre a mother,
Youre stayin alive, stayin alive.
Feel the city breakin and everybody shakin,
And were stayin alive, stayin alive.
Ah, ha, ha, ha, stayin alive, stayin alive.
Ah, ha, ha, ha, stayin alive.

Life goin nowhere. somebody help me.
Somebody help me, yeah.
Life goin nowhere. somebody help me.
Somebody help me, yeah. stayin alive.

Well, you can tell by the way I use my walk,
Im a womans man: no time to talk.
Music loud and women warm,
Ive been kicked around since I was born.
And now its all right. its ok.
And you may look the other way.
We can try to understand
The new york times effect on man.

Whether youre a brother or whether youre a mother,
Youre stayin alive, stayin alive.
Feel the city breakin and everybody shakin,
And were stayin alive, stayin alive.
Ah, ha, ha, ha, stayin alive, stayin alive.
Ah, ha, ha, ha, stayin alive.

Life goin nowhere. somebody help me.
Somebody help me, yeah.
Life goin nowhere. somebody help me, yeah.
Im stayin alive.

Emo, ajo qe citova me lart vertet me pelqeu si ishte shkruar. Mund dhe te mundohem ti shpjegoj ose analizoj keto qe citoj se pse me pelqejne, po i bie shkurt. smiley

 

Per kete kengen, qe evidenca filmike:

http://www.youtube.com/watch?v=69VsAEafSgM smiley

Kto e xerrun bllokun lindor me keq se arsenali ushtarak, xhib...  smiley 

eh c'iu ka bo xhon travolta atyne sojuzave e literaturnaja gazetnave... smiley 

Kete histori ka shume vjet qe e kam degjuar.

O gjithe beqaret Tiranas kane nje kujtim te tille, ( edhe mundet) o i pelqen te gjithve se ka romantizem.

Une e kam degjuar nga Neri (Skenderi), ne pisten e plazhit Durres me nje bionde, pothuajse e ngjashme.

Edhe grupi ABBA per Tironsit ishin idhuj, ( njihnin vetem "Mama mia&quotsmiley.

SH.Harallambi ishte ne 10 shkurt,martir i kishes ortodokse,i destinuar te vuaj si te gjithe shenjtoret si edhe llambi i tregimit;e kam shume familiar kete emer dhe,e ndeza nje qeri pardje ne kishe.komplimenta autorit!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).