Në parkun Mosholu

- Në parkun Mosholu -

Vjeshta zbuloi karaktere drurësh,

Bixhozin me erën që varfëron saora,
Kazinotë e natës ku humb flet’ e fundit.
Ftohtë se veshur hollë. Pendimi i zvragur
Mbi drurët me lëkurët varur baggy style.

Pemët që janë kuçka gjokset vetëtijnë
Kur drurë qejfli pemësh baresin aty pari,
Lëvoreplasaritur prej jetës së shthurur,
Ksilemapërmbytur n’alkoole të shtatorit.

Dru-djem të rregullt ëndërrojnë mështekna,
Mështekna skematike nga letërsia ruse,
Mimoza simetrike të favorshme si nuse,
Përbetuar për seksin vetëm pas martese.

Pemë që vegjetojnë veç për sytë e botës,
Edhe pse nuk janë të llojit zbukurues,
Shkurre që shtrajtohen veç për pak vëmendje,
Zgjatur përmbi takat-gjemba të zilisë.

Sa mëkate paskësh ky pyll nën gjethnajë
Pylli q’u përpoqëm të shohim prapa drurëve,
Vjeshta me zbulesë, mençuri Orienti,
Na kujtoi të shohim drurët prapa pyllit.

- Adèc -

Adèci është lojë e vjetër fshatarësh
Që thyejnë një kockë
E bëjnë një pakt,
Kur tjetri diçka të jep a dhuron
Do i thuash thjesht dhe shkoqur “e di”,
Përndryshe mosvëmendja jote dënohet
Dhe tjetri të ther me fjalën “adèc!”

Një kockë m’u thye,
Bëra pakt me ty,
Premtova s’do harroj,
Harrova.
Harresa nuk është veç një kujtesë e vonë.
E hidhur
Sidomos
Kur askush
Nuk thotë duke qeshur “adèc”!

5 Komente

Emo, poezia e pare ka nje shije kadarejane qe me pelqen, vetem se, them une, do latuar e lemuar ne ca vende, qe te shkase dora-dores e varg pas vargu. Rima, here e pranishme, here munguese nuk e di pse me ngec leximin.

Tjetren, se pse me shkrepi ta perkthej:

Ho rotto un osso,

un patto ho fatto con te

ho promesso mai dimentichero'.

ajme' ho dimenticato.

L'oblio non è che un tardo ricordare

amaro

sopratutto

quando non c'è nessuno che ti dica

sorridendo “adèc”

 

per kete vargun ketu "L'oblio non è che un tardo ricordare" s'jam shume e sigurt, po keshtu shpejt e shpejt, pa perpunuar ashtu me erdhi. smiley

smiley

FLM, Ana. Keto poezite jane me shume tip shenimesh permes pjeseve te nje proze te gjate qe kam ne dore.

PS. ka disa vjersha te fundit ku me ka shkrep te perzjej rimen me jo-rimen. Me pasoja negative, sic shihet smiley

Emo, per mua, ajo e para, po u perpunua paksa, do te dale vertet e mire, nje nga me te emblat poezi te tuat. Pastaj, te premtoj qe do ta perkthej dhe ate. smiley

Po me ve ne obligim. smiley

Do te shof. Po bera gje, ta coj privat, thjesht per qejf tone. FLM!!!

Cheers!

Take your time, Emo! Per mua eshte kenaqesi te lexoj gjera te mira nga dora jote. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).