NE MEKSIKANËT

Më tërhoqën vëmendjen disa të dhëna sondazhesh për imigracionin meksikan në SHBA, që gjeta në Center for Immigration Studies (aty gjenden edhe lidhjet drejt faqeve përkatëse të sondazheve).
Sipas një studimi të kryer nga Zogby, rreth 36% e meksikanëve (39 milion vetë) thonë se do të zhvendoseshin në SHBA sikur të mundnin. Sot për sot, në [...]

1 Komente

Xha xhai, kisha kohe qe s'te kisha lexuar dhe i  hodha nje sy artikullit. Nganjehere shkruan gjera vertet me vend, perspektiva interesante. Nganjehere tjeter ja fut, jo si kau peles, po si miza elefantit ne gare. Ky eshte nje nga ato raste.

Si mund te besh paralelizma te tilla me emigrimin e meksikaneve ne Amerike dhe ate te shqiptareve ne Greqi?

E para e punes s'ka paralelizem per aspektet qe ke shkruar ti midis emigrimit te kujtdo grupi ne Amerike me kedo vend te  Evropes.  Evropa eshte nje bashkesi popujsh/shtetesh te vegjel me historira dhe me memorje mijeravjecare, njerez teper perjashtues ndaj emigranteve ne krahasim me Ameriken. Amerika eshte shtet i ri ne krahasim me Evropen dhe per me teper u be nga emigrantet, dmth eshte vertet vend emigrantesh, eshte vend i madh me shume resurse dhe oportunitet per emigrantet, dhe i asimilon ata ne kulture e cdo gje; per pak kohe i jep te drejta pothuajse te barabarta me vendasit, per 3 apo 5 vjet mbasi kane mare status permanent i ben nenshtetas, dhe luften kunder diskriminimit e ka te ndaluar jo vetem me ligje ne libra, po teper te aplikuar ne biznese e ne fusha te tejra te jetes. Evropa nga ana tjeter, dhe 1575 vjet te kesh qe jeton aty si emigrant, ti prap nga vendasit do trajtohesh si emigrant dhe me kombesine qe ke pasur ne origjine; ti femijet, niperit, e derisa te ruhet nga femijet e emigranteve gjuha dhe kultura e origjines nga vijne.

Evropa ne pergjithesi flas, e aq me pak te marresh shembullin e Greqise, qe eshte nje nga vendet me te kritikuara per trajtimin e emigranteve ne pergjithesi, e aq me teper ndaj shqiptareve per arsyet qe dihen.

Vetem ti mund te shikosh paralelizma ne aspektet per te cilat flet midis ketyre dy rasteve.

Pa le kur pyet:

Mendoni sikur të kryhej një sondazh i ngjashëm me shqiptarët emigrantë në Greqi, dhe këta të pyeteshin se kujt i ndihen besnikë – më parë Shqipërisë, apo Greqisë? Në rast konflikti mes këtyre dy shteteve, jo doemos të armatosur, cilën anë do të merrnin?

Seriozisht e ke pyetjen?

S'mund te presesh paralelizma besnikerish te njejta ne keto dy raste, kur njeri shtet i trajton emigrantet si te barabarte dhe tjetri i thote femijeve "mos bej zarare se eshte nje shqitpar jashte shtepise dhe do te te fuse ne thes".

Apo e ben artikullin dhe pyetje te tilla thjesht per ti acaruar nervat lexuesve, dmth po ndjek metoda peshkiste dhe ti per te rritur komentet e temave dhe trafikun e blogut? smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).