Në lagunën Redonda

Të dyja ato
kishin fruta
të rrumbullakët,
të fortë e të pjekur,
gjelbërimin e freskët
farfuritës mbi trup…
shkujdesjen e erës,
që i prekte pa i pyetur.

Me sytë ovalë
dhe fletët drithëruese
kërcenin salsa,
mbi ujin e kuq
në lagunën Redonda
nën melodinë
e fyejve te diellit.

Gjarpërinjtë e xhunglës
rreth qafës varur...
rrjeta lianesh
kofsheve te plota…
mbi flokë kolibrat
iu ngrinin folè.

Të dyja ato...

kamarierja e lokalit
dhe palma e njomë
në hyrje të tij.

2 Komente

mirdita Kamomila!E meriton te te shul pak veshin per kete qe ke shkruar,por s'po e bej kete rradhe,po e le per here tjetersmiley)pershendetje nga Doriani.

kamomil, eja me shpesh smiley

pershendetje

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).