Ne kerkim te lumturise

Sipas revistes amerikane “Psikologjia Sot” ne vitin 2008 jane botuar 4000 libra mbi temen e lumturise.  Ndersa ne vitin 2000, vetem 50.  Pra, nje rritje prej 790%.
Shpesh here mendoj se cfare do te thote “lumturi” per mua.  Kam pasur fatin e mire te arrij te bej punen qe kam enderruar, por ndodh ndonjehere qe nuk [...]

89 Komente

najs and true smiley

p.s. aj lajk oll staf in dhis blog smiley

 

Jemi stervitur tashme te mendojme se cdo gje arrihet thjesht duke e synuar, dhe kjo na ka bere te synojme per cdo gje.

Ky eshte pershkrim i mire i mentalitetit ameriqen ne kete aspekt ... nje fare trushplarje-idealizmi pothuajse komunist, po i drejtuar ne aspektin konsumerist. smiley

 Gjithashtu dhe keto shortcuts to happiness jane tipike ameriqene ... pavaresisht ca probleme dhe halle te kesh, duhet patjeter te lumturohesh brenda 2.5 minutave ... fute koken ne nje qese letre, merr fryme thelle ... mendo gjera pozitive ... ok se u bene 2.6 minuta, back to work.

 

aj lajk oll staf in dhis blog

kush di te prektheje tusherisht - shqip? smiley

Sa spiritoz ky Xhibi. Cun ironik.

Flet si cun i Lumtur. (Si e ema e Zeqos)

 Ne fakt lumturia, mendoj se nuk ka te beje sasin e parave, por me miqesine rrotull teje, ne pune, mehalle, shtepi, shkolle. Ne nje kolektiv te keq, talles, shpotites, te zymte, hileqare, spiuna, ziliqare etj., nuk ndihesh mire, ndersa ne nje kolektiv te mire, me humor, tolerante, ndihmues, etj., ndihesh mire. 

Ketu nuk besoj te me kundershtoj njeri, sepse e kam zbuluar vete kete gje. 

 E kam lexuar kete artikullin para nja tre ditesh dhe me beri shume konfuze. Studimi u be, por asigje nuk u zbulua. Te gjitha arsyet e palumturise per grate nuk qenkan aplikuese kesaj radhe, keshtu qe, cfare eshte athere? Asigjo. Kshu ndodh kur studimi i lumturise behet nga dy ekonomista, i shofin gjonat gjithe grafiqe smiley

Pjer, eshte e vertete ajo qe thua por shpesh here, kjo nuk eshte e mjaftueshme per lumturi. E them kete me idene e lumturise absolute. Ketu genjehen njerezit apo Amerikanet te themi, sepse pretendojne qe lumturia do jete absolute dhe harrojne qe lumturia eshte thjesht sasi e shpeshte koherash te bukura...

Me pelqeu konstatimi i Xhibit mbi urine per "instant gratification" qe ka shoqerija amerikane.  Jemi mesuar qe gjerat te na vijne shpejt.  Po nuk ishte ndjenja e lumturise e menjehereshme, na duket sikur cdo gje qe provojme nuk ka efektin e duhur. 

"Realiteti eshte qe jo te gjithe do behemi presidente, apo CEO apo astronaute." Perfundim pak si kote.Lumturia ska te bej me "realizmin" e "endrrave" detyrimisht dhe pak lidhje ka me metodat e njejta shfrytzuese te sklleverve.Skallavi eshte skllav cfardo pune te kete/pozite qoft/apo rank, e natyralisht qe do i shtyjne/forcojne ne gryke artificjalitetin dhe manipulimin, se mbase nje skllav qe te japi rezultate, duhet te jete i "lumtur" akoma me mire ne injorance qofte artificjalisht. Shoqeria sot,  koncepton lumturine ashtu sic shtyhet nga zotruesit dhe jo detyrimisht te kuptoje fjalen lumturi.

Nje nga thenjet e K.V :

Human beings will be happier - not when they cure cancer or get to Mars or eliminate racial prejudice or flush Lake Erie but when they find ways to inhabit primitive communities again. That's my utopia.

 

Ju pershendes me nje klasik:

http://www.youtube.com/watch?v=pDTrDqxUQNw

Te kesh apo te jesh eshte puna. Ne qe jemi brezi tranzit ,qe kemi jetu te dy sistemet ,nganjehere na merr malli per te shkumen. At'here s'kishim, por ishim

Këtu gjendet (në frëngjisht) një prezantim i drejtorit të CNRS në Paris, Andrew Clark, specialist në mikroekonometri të aplikuar. Studimi është bërë mbi një panel pan-BE dhe qëllimi është të gjehen e të maten faktorët që ndikojnë në lumturinë e njeriut. Paneli përbëhet nga rreth 1 milion persona që janë pyetur sistematikisht për 5 vjet mbi lumturinë e ndjerë në momente të caktuara.

Një nga rezultatet ishte se "paraja nuk të bën të lumtur". Dy efekte të parasë dallohen:

- efekti i krahasimit (unë lumturohem nëse fitoj më shumë se të tjerët)

- efekti i adaptimit (unë mësohem me nivelin e të ardhurave dhe as më ngroh as më ftoh)

Efekti i dytë anullon të parin.

 

Këto dy efekte luajnë rol për shumë gjëra, si martesa, fëmijët, puna, shëndeti, devotshmëria fetare.

Interesante ishte se lumturia nga puna vjen në një pjesë të madhe nga krahasimi me të tjerët. Po ashtu, papunësia është më e lehtë kur gjithë vendi vuan nga papunësia dhe sidomos kur bashkshorti është i papunë. Por, me papunësinë nuk u mësuaka njeriu i shkretë.

Martesa të bëkësh më të lumtur përpara se të martohesh, kurse divorci më pas.

Kalamaqët para se të lindin të bëjnë të lumtur, kurse pas lindjes, ta sjellin shpirtin në majë të hundës, dhe lumturia fillon e rritet pas moshës 5 vjeç.

Besimtarët na qenkëshin më të lumtur se ateistët; dhe ateistët vetë preferojnë të jetojnë në lagje besimtarësh.

Aktivitet sociale i bëjnë njerëzinë të lumtur, po s'është e sigurt nëse adaptohen dhe s'u bën më përshtypje.

Njerëzit e pashëndetshëm janë më të lumtur kur dhe njerëzit përreth nuk janë mirë me shëndet.

Shumë interesante ishte se mbi lirinë nuk kishin arritur akoma të gjenin ndikimin e krahasimit me të tjerët dhe të adaptimit.

 

Lumturia ta nxjerr llapen jashte duke e kerkuar, dhe kur e gjen, ta jep surratit duke te thene se nuk eshte Lumturia, dhe se kot je munduar. Ne fakt, tani e quajne Lume, dhe per maskim (thote ajo, se ka shume kerkesa) ka marre llagapin Bedrije.

c'pate rubineto ?

apo te erdh orari lajthitjes ?

smiley

Eshte bere 'e modes' shprehja qe njerezit sot jane me pak te lumtur se dikur (ndonese ne gjendje me te mire ekonomike) si pasoje e zgjedhjeve te panumerta me te cilat perballemi. Gjithesesi, mendoj qe deri diku kjo eshte e drejte. Por, po te nisemi nga e vecanta, danezet jane populli qe rezultojne si me 'te kenaqurit' ne Europe, e dy renditen si arsye te rendesishme

1. niveli i larte ekonomik

2. marredheniet sociale te kenaqshme. Danezet ndihen me te lumtur pasi e dine qe shume afer tyre jetojne suedezet, norvegjezet e finlandezet te cilet ne mos kane nivelin me te larte te depresionit dhe te vetevrasjeve, kane marredhenie sociale virtuale qe po zevendesojne perdite e me teper ato fizike. Pra, ja ku vime tek 'lumturia relative' ndihesh me i lumtur se e di qe komshiu eshte me keq...

Gjithesesi, lumturia eshte shume-dimensionale si koncept dhe perjetohet ne menyre shume individuale,  ngushtesisht e lidhur me motivimin e brendshem te personit...

 

po kjo lumturia eshte ndryshore (funksion i kohes); thjesht sepse "indulgjencat e sotme jane domosdoshmeri e te nesermes".

Emo ti si i fushes se statistikave (e kerkimit shkencor) dhe qe ke intuite te mire, me jep nje gjykim tendin... Une apriori, pa ndonje studim te thelluar ne kete fushe mendoj se duhet te ekzistoje nje lidhje e drejtperdrejte ndermjet motivimit te brendshem te personit, atij me te fortit (i.e. karriera profesionale, familja, marredheniet shoqerore) - suksesit ne kete fushe dhe lumturisee... Pra po them, se dy individe lumturisht te martuar, nuk jane njelloj te lumtur nese motivimi i brendshem i njerit eshte karriera profesionale ndersa i tjetrit eshte harmonia familjare.... Nese nuk te ben sens kjo qe po them, ma thuaj s'ta marr per ters smiley Motivimi i brendshem i personit per mendimin tim eshte ndryshore e rendesishme ne nivelin e lumturise se individit...

Sipas sociologeve modern, lumturia eshte " pershtatja me ambientin ku jeton".

disidenti në bazë është i palumtur ndryshe nuk është disident.

po pse? Disidenti eshte thjesht jashte sistemit, zgjedh te jete atje - disidenti e ka te keqen jashte jo brenda, sistemi e ben te palumtur dhe ai e hedh tutje sistemin... tjeter gje se ate e "shqeteson" sistemi (sipas termit te Sol-it).

Joooo, disidenti është brënda të keqes, dmth ti ke të drejtë, e ka "të keqen" jashtë, dhe e keqja e sistemit e pengon të jetë i lumtur, në harmoni, pra.

Po disidenti nuk eshte nje person ne dileme 'a te jetoj jashte apo brenda sistemit" kjo do e bente te palumtur... Disidenti e ka ndare mendjen per te jetuar jashte.

Disidenti është brënda se ndryshe s'është disident, është dezertor; ai s'del jashtë sistemit, vetëm e kundërshton sistemin.

duke e kundershtuar sistemin per mua ka dale jashte tij, pra.. Apo ke nje perkufizim tjeter per brenda dhe jashte, se une po i referohesha pikerisht kesaj... Tek e fundit eshte vecse nje anti-konformist i shpallur

Le ta bëjmë të lumtur disidentin, for disident' sake.

"jeta, për atë që mendon është komedi, ndërsa për atë që ndjen, tragjedi". - ka thënë dikush.

Po të jetë disident me zemër, të qafsha moj shegë thuji disidentit. Po të jetë me tru, his name would be Carlin. smiley

 

te lumtur jane arixhinjte smiley

haha, se nuk kane pritshmeri dhe nuk i vendosin vetes asnje synim?? (Apo se thjeshte bejne me shume dashuri - sipas njohurive normative) smiley

noshta s'bojne me shume dashuri, por kane seks me efektiv smiley 

ti i ve piken bedrije  smiley

po pra, se s'e kane mendjen te bursa kur bejne seks smiley

 

smiley

smiley

smiley

pse te duket se kane probleme eficence gabelt e smiley

a thame qe se cajne fare per keto gjona.

ama efektive jane, cke cu thua smiley 

Efiçenca ne riprodhim eshte e dukshme, une du me dit ju te dyja per efektivitetin ne seks si jeni informuar? smileysmiley meqe po i meshoni çeshtjes smiley

ne brezi vjeter e konceptojme i cik nryshe efektivitetin nga ju moj bije smiley

pranej smiley

 

efektiv: nese prodhon rezultatin e deshiruar smiley -prandaj efektiviteti ne kete rast ka korrelacion pozitiv me lumturine

Efikas, jo efektiv!

Efektiv ka qene tjeter gjo! smiley

 

 

 

osht relative smiley 

Ka te drejte Bedrija, mendoj, ciganet jane te vetmit jashte sistemit...

Ka nje menyre eficiente per te qene i lumtur, qe e aplikojne fort shqipet.

Perplasja e kokes me ndonje gje shume te forte qe ne femijerine e hershme eshte dore me nje.

Lumturia eshte shenja e pare e budallallikut. Kenaqesia e vertete qendron tek shqetesimi!

Une nuk jam hic i lumtur.

Nuk e di pse sapo arrij nje nga synimet qe i kam vetes, nuk ndjehem i lumtur me te apo nga ai synim.

Ene kjo në Ekonominë e Lumturisë quhet efekti i adaptimit.smiley

po  e vertete njeriu modern eshte i palumtur

 sa me shume zhvillohet shkenca dhe teknologjia, apo sa me shume i shtohen komoditet, aq me pak i lumtur behet ky njeri

fillon e sterhollohet panevojshmerisht dhe sa me shume arrin aq me shume kerkon

kerkon e kerkon... e kurre nuk ndalet te shijoje ato qe ka arritur

p.s

kurajo ujk smiley

Dhe kjo qe ka kerkesa me shume ndikon, po kryesorja besoj nuk eshte se kerkon me shume dhe punon me shume, po ben me pak gjera 'njerezore', ka me shume pavarsi, ekonomike, etj, jeta behet me shume individuale sesa shoqerore.  Pra dhe hierarkia e vlerave ndryshon shume me modernizim dhe indrustrializim, vijne dorazi, dhe keto 'modernizime' dhe prioritete kur s'ecin ne te njejtat shina me njeriun si qenie, sjellin boshlleqe.

Mbase sot ka me shume kenaqsi po me pak lumturi, dmth me shume kenaqsi momentale dhe me pak vuajtje momentale, por njekohesisht me shume boshllek. Ose e thene ndryshe, bejme me shume gjera dhe aktivitete artificiale (moderne) sesa natyrale.

Kjo njihet si teoria e peshkut, dmth kur peshku 'modernizohet' dhe 'evolon' ai del nga uji ku kishte notuar per mijera vjet dhe per pasoje sa me shume ujera eksploron aq me pak uje ka, derisa katandis si ky blogu, peshk pa pike uji, ose pellg me shume cironka po me pak peshq. smiley

 

c'pate rubineto ?

apo te erdh orari lajthitjes ?

E pamundur te mos dalim ne shqipot nga binaret e diskutimeve. Ketu ne peshk p.sh. kur vjen pasi kane ndodhur diskutimet dhe s'ke qene pjese e tyre e shikon me mire sa shume degezohet muhabeti, secili kap nga nje gjethe dhe e ben dege me vete, pastaj e ben pemen e tij dhe shpall pavarsine.

Pema ime si te duket, te impresionon apo hic? :think:

Per frengjishtfolesit dhe se Hurbinek gjithmone ankohet qe ketu postohen vetem citate/materiale anglisht smiley, nje teze interesante per kete subjekt gjendet ne librin e Pascal Bruckner 'L'Euphorie perpétuelle  - essai sur le devoir de bonheur' qe pak a shume thote se ne shoqerite perendimore me kultin e 'une jam i plotfuqishem mbi fatin tim' te qenit i palumtur qofte edhe per nje moment ka filluar te shikohet si anateme pasi nqs je i palumtur dhe fati yt eshte ne duart e tua, atehere fajin e ke vete.

E kuptueshme mbase, sidomos ne US - qe influencon gjithe boten me librat 'self help' - qe e ka te drejten e kerkimit te lumturise ne deklaraten e paveresise, po ama eshte 'the right to life, liberty and the pursuit of happiness' dhe jo 'the right to life, liberty and eternal nirvana for everyone'. Kulti i lumturise ka 'hequr te drejten' e te perpjetave dhe tatepjetave ne jete. Dhe kur rezultati i pritur eshte te jesh i lumturuar ne cdo moment patjeter qe do zhgenjehesh.

tema me siper mund t'i referohet nje artikulli te caktuar(nuk po e kontrolloj), por pershtypja ime e studimeve ne kete fushe eshte kjo:

1. Lumturia eshte relative (jo ne kuptimin qe eshte ndryshore e kohes, por qe je me i lumtur nese ke me shume gjera se komshiu). Si ref Daniel Kahneman.

2. Grate ne US nuk jane me te lumtura se me pare (me gjithe revolucionin feminist te dy-tre dekadave me pare)

meqe nje pjese e madhe ktu anglishten e kan fillu me isenshllat tham se e mani men ket fabulen

Nje mbret ishte shtrire ne shtratin e vdekjes. Te gjithe doktoret e mbreterise nuk po i benin derman. dhe therrasin nje doktor nga nje mbreteri tjeter. Pasi e vizitoi mire e mire, ne fund, ai i tha mbretit:"ti do sherohesh vec nese flen nje nate me kemishen e nje njeriu te lumtur"

     Dhe mbreti nisi urgjent dy sherbetore per te gjetur kemishen e ketij njeriu te lumtur. Sherbetoret shkuan te njeriu me i pasur i mbreterise,dhe i thane se ti do te jesh i lumtur sepse ke gjith ate pasuri,por ky u'a priti: "pse flisni marrzira. Si mund te jem une i lumtur? Une nga casti ne cast pres te me lajmrojne se anijet e mija me malle jane sulmuar nga pirate, apo jane mbytur nga dallget. Ikni me leni rehat". Pastaj sherbetoret shkuan tek njeriu me i pushteshem i mbreterise pas mbretit.Cfar thoni,u thote ky,:"se shihni filan mbret qe na kanos me lufte po ate shkerdhaten qe po mundohet me me zen vendin,jo ore clumturi zeza".

Dhe keshtu vazhdojne kerkimet sherbetoret e ngrate, dhe nuk gjejne qe nuk gjejne nje njeri te lumtur. Te dermuar nga lodhja dhe nga deshperimi se nuk gjeten ate qe u kerkonte mbreti,pasi i priste gjelati per t'iu prere koken,papritur degjojne nje ze qe kendonte . nje endacak kishte ndezur nje zjarre anes rruges dhe kishte vene ca salsice ne tigan dhe poia merrte kenges. Sherbetoret i afrohen ngadale dhe e pyesin: Pse po kendonte? "po ja ne kte zjarr po ngrohem e po skuq salsicet e mija, thote endacaku. "Domethene ti je i lumtur" i thane sherbetoret e mbretit. "Po i lumtur jam" tha endacaku.At'here na jep kemishen bertiten te dy me nje goje. Hahahahah qeshi endacaku po ju s'e shihni se une s'kam kemishe

Mos me i ra shume gjate.Menyra e vetme te behesh ekonimikisht "happy" eshte te behesh pronar i vetes.Ata qe vejne ne perdorim te tjeret mbeten sido qe ti veje biznesi te lumutur.

Them se ky eshte thelbi.  Shkrimi nuk ka per qellim te gjej lumturine absolute dhe anon nga lumturia ekonomike, sepse sic thote edhe dikush me lart, lumturia eshte relative dhe varet nga menyra se si e perjeton secili nga ne.

Ndonje shpjegim per kete?

Ne fakt, niveli i lumturise qe ndjejne qytetaret Evropian eshte gjithnje ne rritje, ndersa ne popullaten Amerikane po ndodh e kunderta

Ne amerike, mesatarisht njerezit punojne shume me shume ore sesa ne Evrope, kane me pak kohe te lire, dhe me pak kohe per t'u relacionuar me njerezit e tjere.

Nga eksperienca ime dhe e disa Amerikano-Veriorve te tjere qe kemi punuar ne France, atje punohet jashtzakonisht shume.  Dita normale e punes ishte nga ora 7 e mengjesit deri ne 6.5/7 te darkes.  Ndoshta kompanite ku kemi punuar mund te kene qene raste te izoluara ..por nuk kam degjuar akoma nje amerikano-verior te thote qe ka bere pall ariu ne France.

ndoshta jane raste te izoluara, sepse amerika sipas statistikave eshte vendi ku punohet me shume,, dhe per cudi franca eshte nje nga vendet qe po ndryshon legjislacion per te reduktuar edhe me tej oret e punes. sarkozy ishte dhe iniciatori i atij komisionit te perbere nga nobelista qe studiuan pak a shume kte ceshtje (se si te krijojme nje indikator te rri qe te mos fokusohet mbi rritjen ekonomike, por mbi rritjen e mireqenies se individeve dhe ne studim u morren parasysh edhe disa nga perfundimet e nxjerra nga ekonomistet e lumturise si psh. paradoxi i easterlin-it etj.)

Nuk e kuptuat "lumturine" e lartpermendur sepse eshte kapur dhe nga ana ekonomike me shume ne komentet e meparshme.Skllavi eshte skllav cfardo pune qe te kete, behet fjale per "lumturine" ekonomike.Ne menyre qe mos trajtohesh si skllav ne cdo aspek  dhe te gjesh "lumturine" ekonomike duhet te kthehesh ne skllavopronar.Cfardo pune qe ben mentaliteti skllav i lartpermendur nuk ndryshon me "rrjedhojat" e lartpemendura.

 nje shkrimtar francez, stendali, e ka gjet se çfare eshte lumturia. 

le bonheur c'est d'avoir pour métier sa passion (lumturia eshte te kesh per zanat, ate qe ke pasion)

ndersa temehapesi na tregon :

Kam pasur fatin e mire te arrij te bej punen qe kam enderruar, por ndodh ndonjehere qe nuk ndjehem i kompletuar.

se punen qe ben, nuk e ka pasion (sepse as fati dhe as kompletimi, nuk ndikojne tek pasioni). kjo dhe e ve ne dileme. 

 

I lumtur eshte ai qe nuk ka nevoj per lumturi.

LUMTURIA nuk eshte nje stacion por udhetimi per arritjen e tij.

 

Lumturia per disa eshte qendron tek minimalizmi mjaftueshem, kurse per te tjere eshte maksimalizimi suksesit.

Dhe nje pyetje: ne c raport qendrojne gezimi/kenaqsia/lumturia ?

Beni nga nje esse me kto /

 Lumturia per disa eshte qendron tek minimalizmi mjaftueshem, kurse per te tjere eshte maksimalizimi suksesit.

ketu ti e ngaterron lumturine me deshirat. 

ndersa gezimi, kenaqesia dhe lumturia nuk qendrojne ne asnje raport pasi jane shkallezimi i se njejtes gjendjeje. si me thene kodrat, malet, alpet. ose çasti, ora, dita. ose muji, viti, jeta. etj.

vallaj s'di të them gjona shkencore a mistike për lumturinë, por di që ka njerëz që janë mjaft të lumtur në mizerjen e tyre. Këtu bëj pjesë dhe vetë.

Boj hesap: Dita më e lumtur, kur rrafëm Greqinë ...

 shembulli jot eshte pa lidhje, se te rrafesh greqine nuk eshte miserje por superioritet. 

kur e rrahem greqia ishte kampione europes, eshte "armiku" yne i perbetuar, na e kalon ne te gjitha drejtimet dhe e kemi fqinj direkt. 

 

mbase duhet ta kisha cilesuar pak: Dita ime me e lumtur: Kur rrafëm etj, etj smiley

 a e di si eshte puna, qe te flasim per nje subjekt, ne rastin tone lumturine, duhet qe ky te mos jete RELATIV. dmth qe ti ta kesh tek rrafja e greqise, une tek kafja me shoket, tjetri kur çlirohet ne hale, etj.

duhet qe kete gjene TE GJITHE TA NDJEJME NJESOJ.

tek rrafja e greqise nuk ma ha mendja qe te mos kete shqiptar qe te mos jete gezuar. eshte nje ndjenje qe na ka perçuar shumices prej nesh.

se nuk mund te diskutojme per te ftohtin, me ata qe rrine me kanatjere ne dimer. 

po sikur kishim rene dakort qe gjithçka eshte relative smiley

 jo lal se ndryshe avionat nuk do te fluturonin. smiley

smiley i ke rene tamam ne shenje. Nga Greqia antike vijne keto koncepte.Pyetja ka qene e  thjeshte dhe po aq e nderlikuar: kush eshte masa e lumturise?

Disa lumturine e gjejne tek pak gjera. Mua me bejne pershtypje njerzit praktike, psh kategoria e zantacinjve, kepucare, hidraulike, bojaxhinj. Punojne dhe mbas pune mblidhen me shoqnine e tyre, hedhin ngai gote, knojne ne surdine dhe oh jete o jete.Pa kokecarje. Pa e vrare shume mendjen.Per politiken , nderrimin e qeverive, rotacionet, ulje-ngritjet etj.  besoj i perceptojne njlloj si  nderrimi i stineve.

Disa lumturine e kerkojne tek te paturit e shume gjerave, para, luks, pushtet.Disa lumturine e kerkojne tek sfidat. Tipat me shume adrenaline.

Per mua lumturia eshte nje fiksion. Njeriu mund te kete caste te lumtura kurse ata qe perrallisin : kemi patur nje jete te lumtur aha nuk i besoj. Ngaterrojne jeten e qete, pa telashe me idealin elumturise.

Nje shkrimtar grek diku thote:

Lumturia e plakes Marice ishte te dilte tek ulliri para oborrit dhe te pinte kafe me shoqet e saj smiley

 eshte kenaqesi ajo, te pish kafen me shoqet.  jo lumturi. 

po sikur te themi se ne kushtet kur jeta te ka privuar nga aksesi ne sublimen, kjo kenaqesia e kafes ngrihet ne nivelin e lumturise, a jemi n'rregull? apo as kshu nuk shkon?

Po pra, shiko qe kane lidhje sepse me lart shkruajte se gezimi, kenaqsia dhe lumturia nuk kane lidhje.Aty ka kuptim ironik per ata qe lumturine e kerkojne ne pako gje.

THEMI : u kenaqa  nga kjo dreke dhe, jo u gezova ose lumturova.

Pra kenaqsia eshte perjetim i nje casti. Gezimi finalizon nje akt/proces per te cilin kemi investuar me shume kohe dhe energji: Themi -jam i gezuar , mora provimin ose gezimi pas fitores se nje ndeshje futbolli.

jam shum i lumtur qe te takova pas kaq vitesh/ jam shum i gezuar ne fakt por gezimi eshte super dhe kjo na krijon gjendjen e lumturise.

Nje nga recetat per te arritur lumturine eshte vendosja e ekuilibrit ndermjet teje dhe botes duke mos operuar me konceptet  e mira, e keqja. nje kapercim petej te mires dhe te keqes.

lumturia vjen nga nje ARITJE personale. perse i themi tjetrit : Te lumte !

gezimi vjen nga rrethana te jashteme, takojme dike qe na ka marre malli, nje rezultat sportiv qe na konvenon, kur na ngrihet rroga, fitojme lloton, etj.

kenaqesia vjen prej ndijimesh trupore, kur hame diçka te mire, pime nje kafe me shoket, bejme seks me nje derr p.... ose grun, etj.

pra vetem lumturia eshte gjendja superiore, ajo qe na i jep edhe te tjerat njekohesisht.

Nje nga recetat per te arritur lumturine eshte vendosja e ekuilibrit ndermjet teje dhe botes duke mos operuar me konceptet  e mira, e keqja. nje kapercim petej te mires dhe te keqes.

Të jap të drejtë. smiley Lumturia (ndonjëherë dhe pa qënë recet&eumlsmiley, arrihet duke superuar kufijtë midis të mirës dhe të keqes. Me pak fjalë duke bërë diçka "anormale".

 mir pra meqe t gjithe i paska kap fiksimi i lumturise son'e po e thom ene un i gjo.

 

profeti muhamed ka thone qe besimtari qe ka sa me mulu shpenzimet e veta ene t familjes se vet osht mreti i dynjose. hajt noten e mire t gjithve. mos e qethni hic.

soon'e

une n'ihem vetem ne ket note

por gabohesh

se ti nga mungesa ime noten s fle

del lugat (shqetesohesh)

sa her m kujtohet kjo konge vras menjen. a i drejtohet vetes kjo nusja apo i drejtohet jaronit?

ku m ze rakija mu mer cun mu m ka bo moma gjeneral qy kur kom le... natural high si i thone knej

un pranej e lash se nuk kishte efekt ke mu

 ngaqe muhameti ka fol per te gjithe boten dhe po te shohesh per çfare luftojne njerezit, eshte pikerisht, te kene te hane, te veshin dhe te strehojne veten dhe familjen e tyre.

bile ngaqe te gjithe duan keto gjera te thjeshta (te domosdoshme dhe per boten shtazore), dhe jo te tjera te nderlikuara, keto po behen gjithje e me shume mungese. 

imagjino sikur muhameti te thosh : duhet te krijoni t'gjithe nga nje shtypshkronje si te gutenbergut, per te shtyp dhe perhap kuranin, qe te quhet. s'do kish ngel ne kome asnje peme per be, e do te kishim kthy komet ka dilli ka kohe. 

nondajes teme rrafmet paste i erdhen kto deshmitaret e jehovait n shpi. ene mir mo i tha urnoni mrena mir se erdhet... ene fillun ato. a do ti qe te jetosh perjetesisht dhe te mos vdesesh dhe as njerezit e tu te mos vdesesh???

si mos me vdek i tha nondaja kshu per s gjalli perhere do me thone???

po i thon ato keshtu per se gjalli te mos e perjeteosh kurre vdekjen

qyqja mer cun shyqyr qe ka bo zoti vdekjen se do kishim honger njoni tjetrin, i tha... 

Me bej te lumtur, me thuaj qe nuk e kam gabim qe nga 50 ne 4000 nuk eshte nje rritje me 790%.

E kisha llogarit qe ne vitin 2000 kishin dal rreth 50.64 libra (duke mar parasysh qe ishin icik me te trash se n'2007ten.)  smiley

...sidoqofte, e rregullova.  Good catch!

Eshte shume teme e koklavitur . Ne qofte se krahasoj vehten sot me 20-25 vjet te shkuara , duhet pa tjeter te jem shume i lumtur . Por nuk jam . Ndonjehere cfar kam apo kam aritur me sjell stres , a do te vazdoj ti kem ?

Nje fjale e urte angleze thote : lumturia nuk eshte te kesh ate qe te do , por te duash ate qe ke .

Historine e 99-es e dini? S'po pritoj, e po e shkruj smiley

 

Diku jetonte nje mbret. Me pasuri kolosale, por kishte nje problem qe e shqetesonte cdo dite e me shume. NUk ishte i lumtur. I kishte te gjitha, para, familje, mbreteri, por....i mungonte lumturia. Shpesh, mblidhte keshillin e pleqve te mencur per t'i gjetur nje zgjidhje ketij shqetesimi qe ai kishte ngritur, por nuk kishte rezultate.

Kishte vene re dicka ne fakt, teksa verente njerezit perreth. nje sherbetor i tij, tejet i varfer, te cilin ai e paguante nje frang ari ne vit, sa per te mbajtur frymen dmth, cdo dite vinte i qeshur e gazmor. Vuri njerez qe te shikonin se si ishte gjendja ne shtepi dhe i thane qe ata ishin te lumtur. Kercenin e kendonin. Dhe mbreti e pyeti  nje dite:

- Je i lumtur?

- Po!- i thote sherbetori me nje buzeqeshje tej e tej

- Para, ke?

- Jo, por jam i lumtur!- thote i ziu, pa kokecarje.

 

Perseri nisen shqetesimet e mbretit qe, nje njeri kaq i varfer te jete i lumtur dhe ky, mbreti, qe i kishte te gjitha, nuk ishte.

Atehere u mblodh keshilli i pleqve te mencur perseri dhe moren nje vendim.

Rane ne nje mendim qe t'i dhuronin 99 franga ari, qe ai duhet te punonte 99 vjet per t'i siguruar ato. Ia lane nje nate ne nje qeske, tek pragu i deres.

Kur u zgjua fukarai ne mengjes, hap deren dhe shikon qesken. E merr, e hap dhe nuk i beson syve. Shikon rreth e qark dhe e vendos perseri aty ku e gjeti. Therret gruan .

- Grua, eja te shikosh se dikush ka harruar nje qeske me franga ari!

Ajo e merr ne dore, e hap, shikon rreth e qark dhe thote:

- E jona eshte budalla! Ndoshta Zoti mendoi per ne, me ne fund!

 

Hyne ne shtepi shend e vere. Me te lumtur se kurre. Filluan t'i numeronin te dy, por te dy dolen ne te njejtin rezultat. Ne qeske kishte 99 franga ari.

Po pse 99 e jo 100, menduan te dy? Ju doli nje problem. Zoti iu kish dhene 99 franga. Sikur te ishin 100 do ishte me mire, thane njezeri te dy, por ja qe Zoti s'e kishte menduar kete.

 

Mbreti priste. Ate dite sherbetori u shfaq i pa qeshur. Nuk fliste, as shakara nuk bente. Mbreti priti nje jave te tere se mos ndyshonte situata. Asnje ndryshim gjate atyre diteve. Perseri merzitje dhe shqetesim. Atehere mbreti vendosi ta therriste nje dite:

 

- Me pare te shihja te lumtur. Ke nje jave qe te shqeteson dicka. C'po ndodh me ty?

- Po e drejte o mbreti im! Kemi nje shqetesim te madh. Para nje jave, Zoti na la ne dere nje qeske prej 99 franga ari. Duhej te ishin 100 ne fakt. Tani na shqeteson mendimi se si duhet t'i bejme te 99-at, 100 ! Me duhet nje vit pune dhe te mbetemi pa ngrene!

 

 

 

 

 

Uhh........ sa shume lexova................lumturia?!!.......cka eshte ajo...........???

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).