Në emër të barazisë

Fffshtaaaaap
- Ca ke, ca ke, pse më qëllon kështu? Ti e di që e jotja jam.
- Qepe, qepe të thashë se ta plasa kokën për muri, po ule zërin....
.....................
Cohem vrik. Përplasem tek dritarja, po perden mezi e hap. Ajo është me flokë të fryrë, onde të krehura keq, e vrazhdë në fytyrë, e rënë në trup, me sytë përdhe, tek të 35-at.
Ai barkderr, me vështrim të egër, me zë të ndyrë, me dorën në portofol, rreth 40. I zgjat një 10 mijë leksh.
“S’e dua. Nuk dua lekë. Nuk dua. Ti e di që unë s’ta kthej fjalën. Si do e bëja unë?”
“Na, edhe ule zërin të thashë se të ngordha...”
Por lekët i futi sërish në portofolin e tij...
Celulari im thoshte 06.40. Mëngjesi akoma i varur.
Policia 129...apo 128...mos është 127? Pse dreqin s’është 999?
Poshtë dritares faqja e saj skuq gjak. Barku i fryrë dhe fytyra e ngërdheshur kërcënonë shumë rëndomtë. Pastaj një shkelm: “Zhduku, të mos të t’i shoh më sytë”.
Gjithcka në dy-tre minuta.
........
Në mbrëmje, për më shumë se dy orë, televizionet kombëtare flisnin për barazinë gjinore, kuotat në parlament, gratë në vendimmarrje, NATO-n dhe BE-në.

10 Komente

Nuk arrihet barazia as me rritjen e kuotave dhe as me dhënie postesh vendimmarrëse grave. Barazia arrihet, në rradhë të parë me rritjen e emancipimit... jo të emancipimit vetë të femrës, por të emancipimit të mendësisë së të gjithë shoqërisë në vlerësimin e vlerës njerëzore që femra mbart në vetvehte.

Do e shihja disi ndryshe. Natyrisht qe diskriminimi ndodh ne nivele te ndryshme te shoqerise,  dhe ne kete nivel qe permend t-red, por dhe ne nivele te tjera, me te uleta, apo me te larta. Tani, eshte debat i madh nese ndryshimi (emancipimi) fillon nga poshte, apo nga lart. Une mendoj se gjithsesi barra me e madhe e pergjegjesia me e madhe i bie elitave, e jo ketyre rasteve qe permend t-red. Dhe kuotat mendoj se ndihmojne ne emancipimin e elites politike, pasi po te presesh qe emancipimi te ndodhe natyrshem, te duhen dy tre jete. Kuotat gjithashtu ndihmojne per te thyer hostilitetin e strukturave, sidomos ne rast se menaxhohen mire.

Dmth, pasi i bombarduam femrat me modelet e këngëtareve dhe të balerinave të programeve pothuajse hot, duke i shtyrë që ta konsiderojnë ëndërr për t'u arritur me ç'do kusht atë... duke ju ofruar modele parlamentaresh dhe ministrash do të bëjmëqë të ndërrojnë ëndërr???

Kuotat, edhe atje ku kanë përmasa mëtë mëdha këto raporte (vëndet skandinave) arrihen vetëm kur femra nuk shikohet si elektroshtëpiak apo si objekt seksual... ndoshta kur të arrijmë që të mos t'i shikojmë edhe ne femrat vetëm kështu, vetëm atëhere mund të mos dukej hipokrizi kjo betejë kuotash (aq më tepër debatet se nga duhet filluar emancipimi smiley ).

P.s: është bërë keq... partitë e mëdha po bëjnë çmos t'ju marrin femrat grupimeve të tjera... nuk e di nëse duhet që të ishit në favor apo kundra pasi ju "vodhën" drejtoreshën smiley

Kete ceshtjen e modeleve une e shoh me skepticizem shume te madh. Parlamentaret nuk zgjidhen per te qene modele per askend, por per te rregulluar ndonje gje.

Sa do t'ja përmirsonin jetën personazhes së shkrimit nëse do të ishin më shumë se gjysma e femrave në parlament?

Ndoshta do të mund t'i siguronin një vënd ku mund të fuste kokën apo të hante... (gjë që mund ta bëjnë edhe burrat), por që aspak nuk do të ndryshonte situata nëse nuk do të ndërhyhej me një fushatë të fuqishme edukimi si për "zhdukjen e zakoneve prapanike"... që nuk e shoh të realizueshme dhe për 500 vjetët e ardhëshme smiley

Kuotat, "emancipimi i femres", e blla blla te tjera ojefeshe, mua me kujtojne vetem komunizmin qe krahas "emancipimit" te dhunshem te femres, bente edhe indistrualizimin po te dhunshem te vendit.

Keto tip aksionesh bolshevike nuk sherbejne dhe as nuk vlejne asgje, pasi po humbet thelbi i problemit qe eshte emancipimi i shoqerise ne teresi.  Mundesi te barabarta per femrat dhe meshkujt e keshtu me rradhe.  Per kete cfare po behet?

Teorikisht Shqiperia nuk duhet te kishte keshtu problemesh pasi gjate periudhes komuniste ne e emancipuam femren deri ne detaj, duke e cuar ne cdo front me burrat, por ja ku jemi perseri. 

Eshte vetem nje shprese e kote qe ca kuota te sanksionuara me ligj do te zgjidhin problemin e perfaqesimit te grave.   

Diskriminimi, mos perfaqesimi i duhur, paragjykimi, abuzimi me femrat ka te beje me te gjithe shoqerine. 

Ne nuk na duhen femra qe futen ne institucionet tona me kuota dhe ngrene duart dhe kembet sa here ju thote kryetari, por levizje ne drejtimin e duhur te shoqerise qe ju jep mundesine femrave te afta dhe te zonja te arrijne ato pozicione pa kuota, ne gare dhe perballje me burrat.

T_red, shume shkurt, ka thene shume. Te kam zili, sinqerisht.  Ne merremi me llafollogji ketu kur te keqen e kemi cdo dite para syve.

E thënë prej teje, tingëllon si le ultime parole famose:"indistrualizimin te dhunshem te vendit."... më vijnë ndërmënd Parqet e reja që do të ndërtohen (natyrisht... jo natyrorë smiley ) si dhe fabrikat e çimentove të mbira si kërpudhat smiley

Edrus, po ngaterron sistemet.

Thought, je një bashkbisedues mjaft i kujdesshëm për të rrëshqitur, por ja që edhe ti rrëshqet ndonjëherë smiley ... ja komenti që doja të të jepja:

Dhe je i mendimit se tani kemi arritur në fazën e zhvillimit industrial, ku jemi në gjëndje të kontrollojmë energjinë bërthamore???

Nejse, kjo ishte jashtë temës, sepse gjithçka thoje në postimin e mëparshëm, me përjashtim të emancipimit të femrës, ishte jashtë teme.

Problemi nuk është se fenomenet e shfrytëzimit të femrës ndodhin në zonat e humbura (ku mundësitë e rikthimit, me rikthimin e analfabetizmit dhe rritjen e injorancës janë të shumta), por këto fenomene vijnë edhe NË QYTET dhe jo vetëm prej atyre me "zinxhir të trashë floriri në qafë"... tek ky përçudim nuk e ka fajin as komunizmi dhe as industrializimi... janë modelet e "reja" të ofruara si të kohës.

129 eshte mi zemer, 128 eshte zjarrfiksja qe fik vec tymin qe ka dale pasi flaka ka perpi gjithcka, dhe 127 eshte urgjenca qe me shume ka shans te te coje ne morg gjersa ti ta kapesh telefonin e lire dhe gjersa te vije.

nejse, mos u befte njeri ti bjeri ketyre numrave.

Ket 129 ma ka mesuar ...kush do thuash ti ??

ca xhaxhi police, te cilet i pyeta nje darke, ne rruge, kur desha te bej ket qe se ke bo ti.  Sado indiferente jam, ca gjera si duroj dot. Aq me teper kur jam shume e bindur se ajo qe po ndodh para syve eshte shume shume e gabuar, aq e gabuar sa po te kisha ndonje arme ne dore, dora sdo me dridhej hic.

Mirepo naihere ske arme e mundesi tjeter per te bere gje, pervecse te te shkoje mendja ke policia. Dhe une pyes nje patrulle te ngrefosur ne nje makine qe lexonte POLICIA, ju kerkoj te bejne ndonje gje, meqe ishin aty. Mirepo pergjigjja ishte komplet indiferente e tani se kujtoj nese me thane qe ne jemi police rrugore, apo patrulle roje per pune tjeter, por ishte dicka e tille, refuzuese per te bere dhe me te voglen nderhyrje. Pastaj i futen nje te menduar duke kruajtur hallatet dhe duke hap syte perqark per nai gje me interesante se fytyra ime e shqetesuar, dhe thone : Duhet te shkosh per denoncim ke rajoniiii, prit ca rajoni i bie ky ?  Ah, po filan rajon, e di ku bi policia ktij rajoni ?  Pastaj numrin jua kerkova une, se atyre sju ra ndermend ta benin, dhe e fiksova mire qe ishte 129.

Por ndersa shoket police, u menduam, gjaku im u ftoh, e tere situata u ftoh, dhe une si rashe me 129-s.......

kshu moj kinge, brenda unazes se vogel te Tiranes, njerez me uniforme policie, ngrefen, me fal per shprehjen si k...a ne makine dhe se luajne gishtin, kur ju drejtohet nje femer, qe te ndihmojne nje femer tjeter qe ishte duke u demtuar......

Ne fakt shkrimi jot ska nevoje fare per komente, por me grrici kjo puna e 129-128-127..

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).