në derë

camps.jpg 

Ta lash zemrën në derë
Ta shkelësh sadoherë
Kur ndjehesh e dobët
Kur ndjehesh e fortë
Kur e pazëvendësueshme
Ose kur e kotë
Ose kur s’ke tjetër
Ose kur s’ke veten
Kur ulërin gënjeshtrën
Kur pëshpërin të vërtetën
Sa herë do të largohesh
Sa herë pret e palëvizur
Kur ngrihesh fluturim
Kur bie ëndërrgrisur

  
Kur do t’më dhurosh dhëmbje
Ose gaz sadoherë
Shkel në zemrën time
Lënë aty, në derë.
  
  

7 Komente

Mua s'me vete fjala "zemer".

Nga inati qe me bere te kuptoj sa shume kohe po shpenzoj per pune qe s'kane te bejne hic me gjera si zemra, po ta heq nje yll per sot smiley

Edhe zemra na eshte kthyer ne punetore te madhe, prandaj me duken surreale mua vargjet per te smiley

Ama qe na e le dere, na e le! Mire na i bere!

Hmmm T-red, ke shume te drejte, mbase s'duhet te kishte ardhur ketu. FLM per verejtjen dhe leximin.

bukur...

 

Sol, J, Oaz, lene fare kete se m'keni kap ngusht te kjo. I bona dhe une adetet zemres si çdo "poet" tjeter. po qe se pranohet si justifikim... smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).