në bibliotekë

Qetësi e rreme në bibliotekë.
Në fakt, qetësi ka vetëm në faqen 457
Ku po jep shpirt heroi kombëtar
Tre tavolina më tej poetët grisin
Me potere faqet e një traktati artistik
Në sytë e lexuesit që rebelohet
Ndaj shtypjes mendore dhe lëshon një psherëtimë.
Mbaj vesh.
Dashnorë mitik pëshpërisin këtu
Mbi pasionin e tyre ushqehen filozofët
Zilitë e shkrimtarëve të vdekur për bukë
Ankthi i lexuesit që djerësitet për turp
Dhe pasazhin erotik e lexon tre herë më shumë.
Mbaj vesh.
Rënkimet vijnë nga kati i nëndheshëm
Ku arkivohen në arkivole
Historitë jashtëmartesore të letërsisë
Dhe përshpirtjet e fesë ceremoniale.

  
Në fakt, këtu ose je, ose bëhesh i shurdhër
Me mirësjellje e me urdhër
Lexuesin e përzënë pse prish qetësinë
Me një psherëtimë.

4 Komente

paskan qene te gjithe me psheretima, si puna ime... smiley

bukur Floro, but not one of your bestestest.

bukur Floro, but not one of your bestestest.

Po mua m'u duk pikerisht e kunderta, lost.

Arkivim i veshtjeve jashtemartesore te letersise?! I love this smiley

U ndjeva shume mire qe pashe t'i jete dedikuar ky mendim letersise. Vete me ka ngelur muza tek aktualiteti, prandaj me erdhi pambarimisht mire qe Flori i tha bibliotekes ato qe s'kam asnjehere kohe t'ia them.

Lexuesin e përzënë pse prish qetësinë
Me një psherëtimë.

 

Sa e bukur kjo

Flor-o...    smiley      e ngrejte prape pjacen, e? 

 

Shume e bukur kjo. Loved it.

 

Pa lidhje kushedi, thjesht meqe e di qe nuk ngjo dot ne pune, icik text per ty: Wednesday morning at FIVVVVVE o'clock, as the day begiiiins..... Silently closing her bedroom door... leaving a note that she hoped would say more....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).