Në atdheun e koketave

Në atdheun e koketave

Arlinda Guma

Nëse doni të shihni me sytë tuaj, progresin dhe evolimin postmodern ndër vite të biznesit shqiptar, mos u përpiqni ta zbuloni atë duke dëgjuar e pare, reklamat, jo rrallëherë, të rëndomta e fare pa fantazi në konceptim, që përfaqësojnë produktet e tyre gjithkund ( nëper afishe të stërmëdha, mbi fasada pallatesh të munduara nga tymi e pluhuri, nëpër autobuza shkatarraqë, nëpër televizione etj., etj ).

Për t’i kuptuar të gjitha këto, ju mundeni, fare mirë, t’i kurseni vetes kohë duke shfletuar gazetën “Çelësi”.

Diku andej nga mesi i faqeve të gazetës, qëndrojnë të afishuara ato; të bekuarat, lajmërime për punë. Mjafton të ndalni pakëz sytë atje dhe ju mund të lexoni gjëra nga më të pabesueshmet; xhavaire shqiptare, të servirura fare pa truk, në sfondin e verdhë të kësaj gazete kaq shpresëdhënese.

Për fat të mirë vajzat e gazetës në fjalë, të cilat kanë kontaktin e parë me formuluesit e këtyre lajmërimeve, nuk e mundojnë fare trurin për redaktimin e tyre, ato i shkruajnë këto lajmërime; “shqeto”, ashtu siç i dëgjojnë nga të interesuarit; në telefon apo ne menyrë të drejtpërdrejtë. Kështu, që nga mënyra se si është formuluar lajmërimi, ti mund të kuptosh shumë lehtë, gjendjen e emocionale të formuluesit, euforinë se sa i ka ecur atij së fundmi, apo cili ka qenë libri i fundit që ka lexuar, ( natyrisht, nëse ka lexuar ndonjëherë, ndonjë të tillë në jetën e tij, përveç menusë së restorantit ), etj., etj.

Kushti i pare, i cili sundon në masë, thuajse në gjithë lajmërimet, është fjalia ekzistenciale; të jetë e paraqitshme. Ky kusht kaq i rëndësishem e thelbësor për mbarëvajtjen e një biznesi ( !! ), i sfumon bindshëm të gjithë kushtet e tjera, si p.sh: eksperiencën në punë të tjera, kjo e fundit qëndron si kusht vetëm në nja dy prej tyre, natyrisht, renditur sfumueshëm pas kushtit; të jetë e paraqitshme, ndërsa profesionalizmin dhe seriozitetin në punë, vështirë se do ta hasni si kusht në ndonjë nga këto lajmërime…

Në këtë mori të pafund xhevairesh shqiptare, ato që mund ta quajnë betejën zyrtarisht të humbur, ende pa e filluar, janë pikërisht gratë me fëmijë… Të kesh femijë, veçanërisht, femijë të vegjël, është një handikap i pandreqshëm për formuluesit e lajmërimeve.

Por gjeja që më ka bërë të shqyej sytë nga habia, ka qenë një lajmërim të cilin nuk dita ku ta kategorizoja, në të, kushti i parë që kërkohej nga e punësuara e ardhshme, ishte; të qe e gjatë; 1m.75cm, madje në lajmërim thuhej se ajo duhej të qe edhe elegante, mungonte atje, vetëm numri i këmbës. Një çast mendova mos ishte vendosur gabimisht në atë rubrikë. Fare mirë, ai lajmërim mund t’i përkiste njoftimit për ndonjë konkurs bukurie, apo rubrikës; “djemtë kërkojnë vajza”….

Por jo… lexova më poshtë dhe kuptova që isha gabuar, më poshte sqarohej edhe pozicioni i punes që supozohej të kryente e punësuara e ardhshme.

Kujdes !

Në mënyrë që të jeni sa më të suksesshme gjatë një intervistë pune në Shqipëri, ju duhet të vishni dekoltenë më të guximshme të mundur, të pispilloseni sikur do shkoni në ballo, dhe mundesisht, apo më mire le te themi; kryesisht, të pulisni sytë, ashtu si “pafajshëm”, e të flisni me fjalë e gjeste prej kokete, teksa duhet, detyrimisht të qeshni si të keni dëgjuar batutën e shekullit, me ndonjë batutë të trashë e të pavend, të intervistuesit.

Vetëm kështu ju mund ta fitoni vendin e punës

Ah po, për pak harova, gjatë intervistës ju nuk duhet të fusni ne ligjëratën tuaj asnjë fjalë, të ashtuquajtur; të vështirë, për t’u thithur nga mendja e intervistuesit, nëse e bëni këtë, intervistuesi, thjesht do të rrudhë ballin, do ngrejë pak cepin e vetullës dhe do t’iu pyesë me siklet apo me ironi, sipas rastit ( gjithmonë pa i mbivlerësuar mundësitë e tij për të bërë ironi ) se si përkthehet ajo fjalë.

Në rastin më të keq, ai nuk do t’iu pyesë fare, por thjesht, do t’iu skualifikojë nga gara.

E kështu, falë këtij trendy-zmi të pashoq, përditë e më shumë, janë duke u shtuar lavdishëm, femrat që dinë ta ushtrojnë, zotësisht, profesionin e koketërisë, ( dhe, të paktën në këtë gjë, ato janë profesioniste të vërteta ), se, tek e fundit, “ketë profesion dikton tregu”.

Kushtet apo modelet për të qenë një njeri i suksesshëm në Shqipëri, tashmë janë percaktuar qartë, ato diktojnë bindshëm gjithkund, janë vetëm dy; nese je tip“i fortë”, quhesh nje mashkull i suksesshem, ndërsa, je femër e suksesshme, nëse e ushtron profesionalisht koketërinë.

Nëse ju, i takoni një kategorie tjetër, të dashur lexues, çfarëdolloj modeli tjetër t’i përkisni, dijeni se do t’iu duhet të luftoni shumë… në këtë; tonin, të shtrenjtin, atdheun e dashur…

8 Komente

e paske mbushur, me presje, gjithandej, fund e krye, rrofshin grate, poshte grarizmi (...)

 dekoltenë më të guximshme të mundur, të pispilloseni sikur do shkoni në ballo, dhe mundesisht, apo më mire le te themi; kryesisht, të pulisni sytë, ashtu si “pafajshëm”, e të flisni me fjalë e gjeste prej kokete

Mos u shqeteso shume moj shoqe se mesa pashe heres te fundit nje veshje dhe sjellje e tille iu vinte natyrale, pa asnje detyrim te asnje lloji, sidomos ne periudhen e futjes ne thesin martesor te ndonje specimeni mashkull.

Nëse ju, i takoni një kategorie tjetër, të dashur lexues, çfarëdolloj modeli tjetër t’i përkisni, dijeni se do t’iu duhet të luftoni shumë… në këtë; tonin, të shtrenjtin, atdheun e dashur…

Dhe bar do hame dhe...

Kushti i pare i cili sundon në masë thuajse në gjithë lajmërimet është fjalia ekzistenciale; të jetë e paraqitshme.

E mo mire! Ketu ne Ameriqi, te pa-paraqitshmet paguhen me pak e nuk avancojne ne karriere. Ne Shqiperiqi, s'gjenkat dot pune hiq...njisoj o muhabetismiley

Height matters. Tall people get larger salaries, higher status and more respect. Furthermore, the advantage seems to be life-long.

Timothy Judge, a business professor at the University of Florida, calculated that each inch in height corresponds to $789 extra in pay each year, even when gender, weight and age are taken into account. An extra six inches, for example, results in an extra $4,734 in annual income.

In management and sales positions, the relationship between height and salary was closely related. Yet height also mattered in less social occupations such as accounting, programming, engineering and clerical work.

Judge also found that height was more important than gender in predicting income. Taller women get paid more than their shorter counterparts. The tall began their careers with bigger paychecks, and kept the fiscal advantage into their 40s and beyond.

In Judge's analysis, height was also related to work performance. Supervisors felt that tall workers were more effective employees. By some measurements, such as sales volume, their performance actually did tend to be better.

Judge reviewed four large-scale studies—three from the U.S. and one from Great Britain—that followed participants from childhood to adulthood, taking note of their work and personal lives.

"Perhaps society is not consciously aware of the importance we place on height," notes Judge. "If the status accorded to tall people has evolutionary origins—when height signaled strength and power—these same psychological processes may exist today; just in our subconscious."
 

Pa lidhje me temen: ja nje shembull se si behet nje analize e nje problemthi (se s'ka nevoje me patjeter me fol medoemos vec per gjona gjithperfshirse, gjithpermbledhse, gjithveshtruse, gjithanalizusosintetizuse). Tjetri jep nje fakt dhe te le me menu vet. Dhe jo fakt "m'ka thon plaku muve", por thot po qeve 2.54 cm me i larte, pritet me u pagu 789 $ me teper ne vit, sikur t'gjitha te tjerat ti kesh isoj si ai qe osht 2.54 cm me i shkurter.

Hmmmm...ça ishte ky? Shkrim rremuje. Kap nje teme qe megjithese eshte trajtuar shume here serisht do mund te ishte interesante nese do risillej, por jo keshtu.

Tani, nuk e mora vesh nese ishte problemi me vajzat e "çelesit" qe nuk e vrisnin trurin ta redaktonin nje lajmerim kur e shkruanin apo me punemarreset potenciale qe kerkoheshin nepermjet gazetes, te cilat duhet te jene te paraqitshme ne shumicen e rasteve, dhe vetem aq.

Celesi nuk ka pse te redaktoje kerkesat e klienteve. Maksimumi qe mund te beje eshte redaktimi gramatikor. Sa per paraqitjen e jashtme, qe na e servir si te vetmin kriter per te fituar nje pune ne Shqiperi, mendoj se eshte pohim i nxituar. Eshte e vertete, dhe normale deri diku, qe ne disa vende pune te vbleresojne me shume paraqitjen...ndoshta sepse nuk kane ca e duan zgjuarsine e madhe apo eksperiencen e meparshme. Ashtu siç eshte e vertete qe ne vende te tjera pune, te hidhesh perpjete e nuk e merr dot vendin nese nuk tregon qe ke brume (edhe pa pasur eksperience). Ndaj mos te futen te gjitha ne nje thes.

Te jesh i paraqitshem nuk do te thote te nxjerresh dekoltene apo shalet perjashta. Do te thote qe kur te prezantohesh diku, te japesh pershtypjen e nje personi te kujdesshem ndaj vetes e mbi te gjitha te dish te jesh i sjellshem e te buzeqeshesh (tipare keto qe s'para i gjen verdalle).

Ne fund fare, mendoj se ky shkrimi me siper ka nevoje per goxha redaktim (qe te mos duket si i shkruar vetem nen efektin e gjendjes emocionale tip ironik-sarkastik, se fundmi shume ne mode). Pa folur per gabimet e tjera pastaj...

 

"Të nesërmen u zgjuan si zakonisht… Si zakonisht, u krehën në pasqyrat e gënjeshtërta, pastaj dolën në qytet e pajtuan një poet të ri…

Edhe sot e kësaj dite, banorët e fshatit, P. vazhdojnë të kujdesen imtësisht për imazhin e tyre. Me të njëjtin intensitet vazhdojnë të prodhohen pasqyrat e gënjeshtërta, me të njëjtin intensitet vazhdojnë të pajtohen poetë….

Tashmë u është mbushur mendja top që fshati i tyre ka një histori të mbushur plot e përplot me bëma të mëdha, zana, kreshnikë e gojëdhëna… këto te fundit kanë filluar të mbrohen edhe nga UNESCO"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).