Ndërtimi i një hipoteze të majtë në Shqipëri.

Ndërtimi i një hipoteze të majtë në Shqipëri.

Leart Kola

Karl Marx kur fliste për komunizmin e konsideronte si një re që endej përmbi Europë, një re ndryshimi rrënjësor të situatës së deriatëhershme. Që prej kohës së Manifestit Komunist e deri në vitet ‘90, komunizmi u propozua në forma të ndryshme, një herë si lëvizje punëtorësh, më pas si një alternativë partiake, e në fund pas revolucionit Rus, në lloj sistemi parti-shtet. Në esenë e tij “The Meaning of Sarkozy”, Alain Badieu flet përgjithësisht për hipotezën e të majtës, pra cila është hipoteza e re që duhet të shtrojë e majta, kali i betejes politike për të majtën moderne?

E majta që nga krijimi i saj, duke qenë se ka në qendër humanizmin (pra në një shpjegim më të thjeshtë zhvillimin ekonomik e sheh në shërbim të njeriut dhe jo njeriun në shërbim të zhvillimit ekonomik) është e detyruar që të trasformojë vetveten dhe t’i përshtatet situatave sociale, pikërisht për të vërtetuar atë që Badiou
thotë, krijimin e një hipoteze të re të majtë.

Problem ky që është inekzistent për të djathtën, pasi e djathta mund të kalojë një periudhë të caktuar pa fituar zgjedhjet, por në thelb të saj e ka të pamundur të jetë në krizë sepse qëndrimi i saj “tregtar” mbi gjithçka duke u nisur nga perfitimi individual bën që situata të jetohet në përditshmërinë e saj. Edhe në rastet kur e djathta promovon principe humane, si psh. “liria”, historia tregon që me “liri”ata nënkuptojnë “lirinë e tregut” dhe të përfitimit.

Kjo u vërtetua pas privatizimeve të thella në lindje të Europës pas rënies së murit të Berlinit. Terapia e shock-ut u aplikua në të gjithë lindjen pikërisht për të ndërtuar klasën kapitaliste në mënyrë që të garantonte përqendrimin e pushtetit në duart e të pasurve. Por politika e djathtë edhe kur angazhohet në luftra të ndryshme, si ato në Irak apo Afganistan, nën principin e “lirisë” sheh më shumë lirinë për të sunduar popuj të tjerë që nuk i binden, e sigurisht mbi të gjitha qëndron interesi ekonomik (pra vendosja e njeriut në shërbim të zhvillimit ekonomik dhe rritjes të të ardhurave financiare të XXall-street), pa e parë asnjëherë interesin e “main-street”.

Për t’u kthyer sërish në argumentat fillestarë, pra në krizën e të majtës për arsye kompleksive, që pas rënies së murit të Berlinit e majta përjetoi një shock shumë të rëndësishëm në besim, e për pasojë zgjidhja që u dha nga liderat e atëhershëm e të tanishëm ishte heqja dorë nga një alternativë e majtë, duke marrë bazamentin e tregut të mireqenë e në këtë mënyrë transforimin e së majtës në një alternativë “jo alternative”. Kjo sjell krijimin e asaj që anglofonët e quajnë “champaigne socialism”. Pra individë oportunistë që politikën e shohin si garanci të ruajtjes së pozicionit dhe bizneseve të tyre, më shumë se sa si një shërbim apo mision popullor.

Shumë prej atyre që sot janë në klasat e larta politike në Europë, përgjithësisht janë individë të cilët në momente të caktuara të jetës së tyre kanë qenë me gjithfarësoj partish. Rasti i Sarkozy është i tillë, pra në fillim me “të majtet” pastaj me “të qendrës”, e në fund është shndërruar në përfaqesuesin më serioz të së djathtës europiane.

Pse ndodh kjo? Sepse tashmë politika është fokusuar tek ruajtja e status-quo dhe jo dëshire për ndryshim. Ata që sot me cinizëm flasin për mungesen e ideologjisë, nën petkun e realistit janë armiqtë më të mëdhenj të së majtës pasi nën këtë etiketë që në fillim duket si me këmbë në tokë, fshihet parimi i ruajtjes së standarteve personale dhe përfitimeve që nxjerrin nga kjo politikë pa pikë identiteti.

Kjo gjëndje i shërben shumë pragmatizmit djathtist, edhe nëse diku mund të humbin zgjedhjet, të djathtët vazhdojnë të sigurtë përpara në rrugën e tyre triumfuese, pasi asnjë sinjal i qartë për ndonjë lloj ringritje nuk po vjen nga e majta europiane. Të vetmet mundësi për artikulimin e një teorie të majtë po mbeten shtetet periferike të Amerikës Latine, por ato tashmë ndodhen brenda një konteksti të caktuar që nuk i përket Europës.

Sot të majtët europianë e shohin veten pa asnjë parti që të mund t’i përfaqësojë, pasi partitë e ashtuquajtura të “majta” drejtohen nga klika të djathta oportunistësh, të lidhur ngushtë me bizneset e korporatat. Kjo ka sjellë që në shumë raste të majtët po organizohen për çështjet e tyre jashtë partive politike klasike të majta, duke ndërtuar kësisoj hipotezen e vertetë të së majtës, duke e rikthyer renë socialiste të endet mbi Europë.

Organizimet e kësaj të majte të re nuk kanë nevojë për media apo reklama, nuk kanë nevojë për sasi të mëdha parash, gjithçka ndodh natyrshëm në protestat anti-luftë, në kundërshtimin e shfrytëzimit të punëtorëve nga korporatat e mëdha, në universitete, apo duke diskutuar për shfrytëzimin e botës së tretë nga FMN dhe Banka Botërore.

E majta e re, reja socialiste, tashmë po endet mbi Europën e plakur duke e rikrijuar energjinë progresiste. Kjo re ndodhet në rrugët e mbushura me emigrantë, në aulat universitare dhe në bibliotekat e qyteteve, duke refuzuar kësisoj partitë e majta që tashmë të kapura peng nga trysnia mediatike e kapitalizmit po përjetojnë vdekjen e ngadaltë, duke pushuar së qeni alternativë politike përfaqësuese e të majtëve të
vërtetë.

Cila është hipoteza e MAJTË në Shqipëri?

Së pari në krijimin e një hipoteze të majtë në vend duhen përjashtuar paraprakisht partitë klasike të njohura si të majta në Shqipëri. PS-ja tashmë është një produkt biznesi më shumë se sa një parti përfaqësuese. Vitet e fundit të Nanos dhe më pas Rama, e transformuan PS-në më shumë në një agjensi pune dhe koordinimi tenderash, se sa në një parti me bosht politiko-ideologjik.

Kjo bën që PS-ja e sotme të qëndrojë për çështje që janë ekstremisht të djathta, por që i konvenojne apetiteve të biznesmenëve që ngrohen në gjirin e partisë. Çështje të tilla janë heqja e taksës për tokën bujqësore apo akoma më e djathtë, propozimi për privatizimin e atyre pak enteve publike që kanë mbetur akoma shtetërore si Radio Televizioni Shqiptar.

Ndërkaq votuesit e PS-së janë besnikë të kësaj partie jo pse ka një program të majtë, por totalisht për arsye të jashtme me përmbajtjen e PS, që janë: 1.Sepse Berisha është ai që prishi çdo standart të ndërtimit të një shoqërie normale, e për pasojë armiku klasik i të gjithë njerëzve që kanë një status intelektuali në shoqëri; 2. Sepse nuk ka një alternativë tjetër ndaj Berishës në Shqipëri. Pra në të dyja argumentat qëndrore ku është bazuar sot PS-ja për të ardhur në pushtet, në të vërtetë s’ka asnjë alternativë politike, por vetëm kundërargumenta ndaj Berishës.

Në zgjedhjet e 28 qershorit PS-ja mori më pak vota se më parë, kjo sepse nëse PS nuk krijon bosht (pavarësisht se kundërshtia ndaj Berishës është solide), dukshëm nuk po rezulton e mjaftueshme për të ardhur në pushtet. Por edhe sikur të fitonte PS këto zgjedhje, as për së largu nuk do të kishim të bënim me një fitore të së majtës, por thjesht dhe vetëm me një fitore të Edi Ramës. Këtë gjë populli e kuptoi qartë e për pasojë e ngeli në klasë këtë super-ego më datë 28 qershor, duke rritur kësisoj shpresat historike dhe bazamentin kryesor për të ndërtuar një hipotezë të majtë në Shqipëri.

PS-ja do të vazhdojë të jetë një perfaqësuese e borgjezisë tregtare dhe e të pushtetshmëve e të pasurve, kjo është rruga që PS ka marrë nga vitet 2000 e këtej, pra e ka lëshuar vullnetarisht idenë e të majtës. Është e pamundur që të majtët në Shqipëri të arrijnë të shohin aspiratat e tyre për një të majtë nën ombrellën e asaj partie. PS me shumë gjasa do të përjetojë fatin e shumë partive të vetëquajtura socialiste të qendrës që në fazë çoroditjeje ideologjike janë margjinalizuar duke u bërë pas disa vitesh një forcë e papërfillshme në arenën politike. Rasti i socialistëve të Italisë që tashmë s’ekzistojnë më, është një prej shumë të tjerëve në Europë që kanë pësuar këtë fat, e nën lidershipin e Edi Ramës kjo ditë është përherë e më e afërt.

Forcat e tjera të së Majtës, ose më mirë njerëzit e tjerë në koalicionin e opozitës si Gjinushi dhe Milo, të paaftë për të krijuar një alternativë me partitë e tyre, janë detyruar të ndjekin liderët e PS-së, në çdo ndërmarrje, e kjo i bën të papërfillshëm në këtë diskurs. Aq më pak të përfillshëm janë të rinjtë e G-99, të krijuar si një parti-spektakël, me idenë mediatike të Ramës për të tërhequr pjesën e rinisë. Ata siç pritej dështuan në këtë iniciativë se nuk mjafton të jesh i ri për tu votuar nga të rinjtë. Kjo performancë mbeti ashtu siç lindi, një eksperiment i dështuar.

LSI ndoshta ishte e vetmja forcë e majtë që kishte mundësinë dhe kushtet për të krijuar identitet të majtë, por kjo nuk mund të ndodhte vetvetiu, kishte nevojë për punë dhe për një përfshirje më të madhe të intelektualëve në proçesin e krijimit të identitetit partiak. I gjendur përpara kësaj trysnie Ilir Meta nuk zgjodhi krijimin e një alternative dhe sigurie të majtë, por pragmatizmin e përfitimit të pushtetit imediat. Ashtu si PS, por sigurisht në masë më të vogël, zgjodhi vullnetarisht heqjen dorë nga të përfaqësuarit e votave dhe interesave të majta.

Për pasojë ajo çka pritet nga të gjithë analizat është që nga viti në vit do të ketë tkurrje në elektorat, deri në zhdukjen përfundimtare, ashtu siç përgjithësisht ka ndodhur me shumicën e partive që janë shkëputur nga partia mëmë, dhe kanë vendosur të trafikohen sa më shpejt, nën terrorin e suksesit të menjëhershëm.

CILA ËSHTË FORMA QË DUHET TË NDJEKË NJË HIPOTEZË  E MAJTË.

Do më lejoni që të jem fare pak arrogant, duke pretenduar që mund të jepen zgjidhje në formë tablete. Për të sqaruar titullin e mesipërm, sygjerimet që vijojnë janë një diskutim, që për mendimin tim të majtët në Shqipëri duhet të fillojnë ta hapin me njëri-tjetrin, për të kuptuar se cilat janë pozicionet reale, dhe se cilat janë pengesat për të arritur në një ringjallje të idesë së majtë në një Shqipëri që çdo ditë që kalon po shkon drejt një sistemi të individualizmit fashist, ku strukturat i shërbejnë egove të liderit përkatës

Kjo është lufta që del përpara, lufta për liri, e cila për herë të parë që prej rënies së sistemit totalitar në Shqipëri duhet filluar e duhet vazhduar deri në fitoren përfundimtare.

Së pari, në krijimin e hipotezës së majtë është e dmosdoshme që të fillojnë të diskutohen parimet kryesore si liria, hapësira publike dhe çlirimi i territoreve të mendimit të pavarur. Çfarë nënkuptoj me këtë?

Së pari duhet që këto nocione të rifitohen nga pushteti komerçial i medias i cili i lidhur me biznesin që furnizon dhe kontrollon politikën, nën flamujt e neo-liberalizmit (që më shumë se liberalizëm është kolonializëm), e ka bërë të pamundur fabrikimin dhe perçuarjen tek publiku të ideve novatore apo ideve që nuk janë blerë tashmë nga ndonjë biznesmen.

Liria fillon nga heqja dorë prej pushtetit politik, në këtë formë do të mund të krijohej një atmosferë revolucionare. Duke përjashtuar veten nga format klasike të organizmit si parti politike klasike, apo si OJQ, ne krijojmë atmosferën e duhur për të ndërtuar lirinë e mendimit të komunitetit që përfaqësojmë. Në këtë formë krijojmë lirinë që nuk përpiqet (nën këtë terror përditshmërie) të prodhojë individin apo grupin e suksesshëm, por ka si princip krijimin e lirisë te komunikimit e të krijimit të mendimit.

Sot liria universale e mendimit është e pamunduar, dhe nuk ka ku krijohet. Në universitete, rrethuar nga kafet me muzikë të lartë, ndërtuar nën një format diktatorial kreditesh e mendimi të fotokopjuar sipas gustove te kujtdo pedagogu, sot centralizohet liria e mendimit dhe transformohet studenti në një qenie pa ambicje, servile dhe të
budallallepsur.

Në refuzimin e institucioneve të manipulimit të dijes si gazetat e përditshme, lajmet e televizioneve dhe printimet universitare, e kemi më të lehtë të absorbojmë lirinë e mendimit të pavarur. Duke refuzuar format klasike si partitë apo organizatat, e kemi më të lehtë që të mos joshemi nga pushteti strukturor, e të vazhdojmë përpara në besimin tonë. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të plotesojmë kushtin e parë, atë të fitimit të lirisë dhe krijimin e komuniteteve horizontale që bashkohen në një besim e jo në një përfitim strukturor.

Refuzimi i strukturave klasike na sjell përpara një problemi kryesor, si do të jetë organizmi i ri? Pikërisht ajo që individit i vjen në mënyrë më të natyrshme, “shoqëria”, që në këtë rast nënkuptohet si forma transhendentale e konceptit “shok, shoqe”, në kalimin e një faze më të gjerë, pra krijimin e “shoqërisë sociale”. Në jetën tonë të përditshme ne shoqërohemi me të njgjashmit, e vendosim të shpenzojmë kohë me ata njerez që ndajne me ne të njejtat besime dhe ide. Duke e transformuar këtë strukturë nga një hapësirë kalimi të kohës së lirë, në një organizim politik, atëherë forca dhe solidariteti që e karakterizon do të jetë me e fortë se cilido institucion me sasi të mëdha parash.

Sot ne mund të lidhemi me njëri-tjetrin nëpermjet internetit, duke krijuar kësisoj një alternativë horizontale nën bashkësinë e krijuar mes “shoqerisë” fillestare. Një grup shokësh nga Korça që ndajnë një parim politik të majtë e ka më të lehtë që të bashkëveprojë me një grup nga Gjirokastra me të njëjtin parim, sesa me një grup që jeton në Korçe por që ka të tjera qëndrime. Problemi më i madh sot me grupet e
majta është të ndjerit i margjinalizuar në qytetin apo lagjen ku jetojnë, për këtë arsye ajo çka duhet të bëjmë nëpërmjet komunikimit me të njgjashmit tanë në qytete apo lagje të tjera është shkëmbimi i informacionit që do ta zhdukte problemin e hapësirës trysnuese gjeografike, duke e zhvendosur diskursin në hapësiren ideore.

Revolucioni teknologjik e ka bërë të parëndësishme afërsinë gjeografike dhe i ka dhënë më shumë shanse afrisë ideore. Kjo në Shqipëri nuk është sa duhet e kultivuar kështu që është detyra jonë ta trasfomojmë në një armë të rëndësishme për krijimin e hipotezës së majtë në Shqipëri. Në këtë mënyrë arrijmë të ruajmë lirinë tonë, dhe krijojmë hapësirën publike, komunikimin horizontal që ka interes të vetin vetëm dhe ekskluzivisht forcimin e lidhjeve mes të njëllojtëve në ide, dhe trasformimin e individëve apo grupeve të vegjël të të njëjtit mendim në një lumë individësh, që do të përbënin komunitetin e parë të lirë në Shqipëri, e do të krijonte territorin e parë të çliruar nga Pushteti-Media dhe Politika.

Është e dosmodoshme që intelektualët majtistë progresistë të fillojnë të organizohen, që të ndërtohet një komunitet i tillë. Përfshirja e artit dhe e mendimit politik është e domosdoshme. Në kushtet ku asnjë mendim dhe asnjë ide nuk prodhohet, krijimi i një infrastrukture të lartpërmendur jep mundësinë e përfshirjes qoftë dhe individuale të intelektualëve të ndryshëm që do të ishin të gatshëm të përbënin avantgardën e kësaj lëvizje në Shqipëri.

Vetëm nëpërmjet mendjes dhe alternativave intelektuale dhe energjisë organizative të rinisë, do të mund të krijojme frontin e parë të rezistencës ndaj trysnisë së pushtetit të parasë që përditë e më shumë bëhet arrogant. Krijimi i një fronti të tillë jashtë parlamentar dhe jashtë strukturor, do të kanalizonte në diskursin publik problemin e shkatërrimit me qëllim të fshatarit shqiptar, e për pasojë, të tokës së tij, shitjen e çdo aseti publik me tendera të manipuluar, shkatërrimin përfundimtar jo vetëm të shkollës së mesme dhe fillore por mbi të gjitha të universiteteve, favorizimin e enteve private në dëm të publikëve në shëndetësi e në çdo hapësirë publike.

Sot më shumë se kurrë është e domosdoshme që të identifikojmë njëri-tjetrin dhe ta trasformojmë forcën tonë nga një qaravitje kafenesh në një front serioz i cili do të ndalonte trysninë e pa fre të të pushtetshmëve në Shqipëri. Vetëm nëpërmjet këtij fronti horizontal që bashkohet në ide, mund të krijojmë lirinë tonë, hapësirat tona publike, territorin tonë të parë të lirë, vetëm në këtë formë do të mund të materializonim ëndrrën e përbashkët të të jetuarit një jetë me dinjitet njerëzor, nëpërmjet kësaj sjellje do të mund ta vinim zhvillimin ekonomik në shërbim të njerëzve dhe jo njerëzit në shërbim të zhvillimit ekonomik.

Një hipotezë e majtë endet si re mbi kokat tona, e vetmja mënyrë për ta parë është që të ngremë sytë lart e të fillojmë të ëndërrojmë për një botë më të mirë, sepse një botë më e mirë është e mundshme.

30 Komente

Kush do ta beje te mjaten bijte e killerave komuniste?

E majta nese mund te kete nje forme ne shqiperi, duhet te behet nga njerezit e varfer, qe skane asnje lidhje me ish regjimin monist, as me ps-ne (ish partine e punes), por kjo sdo te ndodhe kurre, pasi ne shqiperi i varferi do te behet menjere i pasur, e kemi ne gjak ne, e te dhjet ne majtizem ne ideale e ne trapdhiqe tjera

Te majten e krijon pasi te kesh ndertuar nje sistem ekonomik potent, pordhon, ke punen, ke leke, vetem atehere mund te mendosh per njeriun, per te varfrin, plakun etj.

E kom thone edhe me pare qe tek tuk dalin edhe molok te qut. Ti or Kol ke rastis tek tek tuku!

maloket e qut i ka vra komunizmi, e ka lane vetem jo qe qutet (se nga ata ska frige njeri), ndaj dhe ske pase ndonejhere shancin te flasesh me nje malok te qut (psh fishta eshte nje malok i qut)

Gabohesh, At Gjergji nuk ka qene malok!

Nuk ka malok me emrin Gjergj dhe aq me teper nga zona e Zadrimes!

Komunizmi ka bere shume gabim qe vrau ata pak maloket e qut!

Keta qe i ka lene (pra budallenjt) jane shume shume te rezikshem se nuk kane frike nga vdekja dhe as nga ligji! 

Cudi si eshte kaluar ne heshtje ky artikull ...

Duro, Monde. Se 24 or ka dita smiley Permidis mledhjesh shkrujm, qe i raft Murtaja e Kamys kush i shpiku mledhjet. Bone mir qe terhoqe vemeendjen , me i llaf. Autori eshte nga ata qe s'duet onashkalu!

.........

Monde, lexova dy pjeset e para (e treta eshte realitet i panjoft fare per mu). Pres me interes komentet tuja. Te djathtes sikur "i kishte ra kres" nje cike me teper se duhej, mu duk. Sikur nuk osht aq e vertete dhe e preme me thik ajo puna e raportit Njeri-zhvillim ekonomik, sac del aty.

Nejse, mledhja tjeter po afro kercnushem.

Une kur shkruajta fillimisht e kisha llafin tek heshtja e peshqeve qe jane ne pergjithesi aktive (pro dhe kunder) ne keto diskutime.  Personalisht, do abstenoj.  Pastaj taktikat tip "segregimi" nuk lene hapesire.  Le qe me sol-in s'i kam mire punet, s'du me i prish dhe keshtu sic jane smiley

Jo mi mond pse smiley ma bej hallall ndonje fjale capraz, po kam qene ne tel te nervit keto kohe

Nuk ke mer lali ti që e ke shkru këtë, njerëz që t'i mendojnë ca gjërat kshu siç i mendon ti dhe ca unë. Jo në Shqipëri. Jo me atë gjendje. Prit të nxjerrin nepsin njerëzit, pastaj...

 

Kjo po qe eshte hipoteze  shpetimtare per te majten zullumqare.

Fronti horizontal i rezistences!! krijimi celulave ndermjet personave qe ju haet muhabeti , ngritja e self help groups.!! Keto me duken utopira nen efektin mbreselenes te leximit te librave te Tocquevill.

Po Maksi pse eshte perziere ne kete soup manifest? Vetem per hir te metafores se fantazmes tashme te shnderruar ne re qe vjen verdall (neper) mbi Europe? 

Mire dakort, me pelqen shqetsimi per rivitalizimin e se majtes e cila jo vetem ketu por edhe ne hapsiren europiane eshte futur ne menopauzen  e ideve.

Analiza siperfaqsore dhe propozimet (hipotezat) me duken foshnjore. Disfatizmi dhe skepticizmi nuk e zgjidhin problemin. 

Jo  vetem ketu por edhe ne Europe konstatohet kriza e identitetit te se majtes. E majta ne Shqiperi perfundimisht nuk mund te fitoje me flamurin e e antiberishizmit dhe e djathta nuk mund te fitoje me flamurin e antikomunizmit. Kriza e identitetit nuk lindi tani . Rrenjet e  saj fillojne kur erdhi ne pushtet ne 97 dhe miksoi programin e me profil te majte me reformat "standart" te djathta. Ne Shqiperi, me shume se kudo ne hapsiren europiane diada e majte-e djathte me shume eshte nje metafore se sa nje dallim ideologjik dhe programor. Avantazhi Berishes eshte se luan me dy porta dhe tund dy flamuj, ate te neoliberalizmit (esenca) dhe ate te mbrojtjes se shtresave te varfera/margjinalizuara (fasada).

Duke mbajt parasysh se ndryshimet programore ndermjet dy partive jane te paperfillshme, duke shtuar se programet edhe ashtu me diferenca ketu nuk i perfill kush,  pyetja ime serioze eshte: ketu vertet njerzit votojne per programet apo per siglat partiake dhe liderin me karizmatik ? (duke supozuar nje terren te imunizuar nga deformimet e votes dhe manipulimet )

Po pse lodhesh o burr i dheut. Na sill direkt noi shkrim nga te dulles ku flet per fshataresine e se si "të krijojme frontin e parë të rezistencës ndaj trysnisë së pushtetit të parasë" dhe te kenaqemi me retorike mjeshtrash e jo amatoresh si puna jote.

Po kur lexon dostojevskin qe tall trapin me tipa si puna jote, ça mendon? Qe s'kishte kuptu asigjo nga jeta ai palloshi? Megjitshse cdo njeri ka mendjen e vet, dhe fakti se me kshu lloj tipash tallej p.sh. edhe kamy te homme revolte s'ka pse te te pengoje ne luften tende. Vazhdo me frontin horizontal te rezistences ti, qente le te lefin.

lefin apo lehin?

se asnjehere se kam gjetur formen e sakte gramatikore te kesaj fjale smiley 

Sot më shumë se kurrë është e domosdoshme që të identifikojmë njëri-tjetrin dhe ta trasformojmë forcën tonë nga një qaravitje kafenesh në një front serioz i cili do të ndalonte trysninë e pa fre të të pushtetshmëve në Shqipëri. Vetëm nëpërmjet këtij fronti horizontal që bashkohet në ide, mund të krijojmë lirinë tonë, hapësirat tona publike, territorin tonë të parë të lirë, vetëm në këtë formë do të mund të materializonim ëndrrën e përbashkët të të jetuarit një jetë me dinjitet njerëzor, nëpërmjet kësaj sjellje do të mund ta vinim zhvillimin ekonomik në shërbim të njerëzve dhe jo njerëzit në shërbim të zhvillimit ekonomik.

Një hipotezë e majtë endet si re mbi kokat tona, e vetmja mënyrë për ta parë është që të ngremë sytë lart e të fillojmë të ëndërrojmë për një botë më të mirë, sepse një botë më e mirë është e mundshme.

Tjeter force politike? G99 s'ishte per kete pune?

Apo do vrisni njeri? smiley

Nga ana formale keto qendrojne te gjitha. Problemi nuk eshte se cfare forme do kete organizimi i ri pas refuzimit te organizimit rreth pushtetit, por se cfare do te thote te refuzosh organizimin shteteror ne praktike. Problemi pra eshte se e majta si hapesire politike nuk duhet t'i hedhe syte nga fantazmat e Marksit, por nga dhuna e paster fizike dhe jashteligjshmeria absolute e kesaj dhune. Ketu eshte theksi i se majtes, dhe kjo sjell vetvetiu zbatimin e lirise, qe Learti me te drejte e ka perkufizuar negativisht. Kjo jashteligjshmeri absolute e dhunes rrezikon anarkine, dhe mund te justifikohet vetem nepermjet jashtligjshmerise se drejtesise, zotit, apo ku di une, keshtu qe nuk e ve ne dyshim veshtiresine e artikulimit, por nje hipoteze mbi te majten duhet minimumi te artikuloje nje qendrim ndaj kesaj jashtligjshmerie absolute te dhunes si cilesi esenciale e lirise, qofte edhe nga shteti, sa do i ligjshem ky qofte. Tashti qe lexova kete te Leartit e mora vesh kerkesen horizontale te Xhaxhait per nje distancim te "Gazetes" nga dhuna e se shkuares komuniste.

 

 

Edhe në rastet kur e djathta promovon principe humane, si psh. “liria”, historia tregon që me “liri”ata nënkuptojnë “lirinë e tregut” dhe të përfitimit.

Kjo u vërtetua pas privatizimeve të thella në lindje të Europës pas rënies së murit të Berlinit. Terapia e shock-ut u aplikua në të gjithë lindjen pikërisht për të ndërtuar klasën kapitaliste në mënyrë që të garantonte përqendrimin e pushtetit në duart e të pasurve. Por politika e djathtë edhe kur angazhohet në luftra të ndryshme, si ato në Irak apo Afganistan nën principin e “lirisë” sheh më shumë lirinë për të sunduar popuj të tjerë që nuk i binden, e sigurisht mbi të gjitha qëndron interesi ekonomik (pra vendosja e njeriut në shërbim të zhvillimit ekonomik dhe rritjes të të ardhurave financiare të XXall-street), pa e parë asnjëherë interesin e “main-street”.

Deri ketu e lexova me tutje nuk mundesha, pasi sec po ndjeja nje arome te pakendshme komunizmi. 

Te shkruash dicka te tille pikerisht ne keto ditet e sotme kur po festohet edhe 20 vjetori i renies se murit te berlinit, me duket jo vetem shume e guximshme por edhe shume idiote ne te njejten kohe.  

 

Terapia e shokut u aplikua per te .....  garantuar perqendrimin e pushtetit ne duart e te pasurve ....  

or shok i dashur leri teorite marksite menjane dhe merru me mire me faktet. A di ti qe nga renia e komunizmit qe nga zhdukja e kesaj fatekeqsie ne Europen e Lindjes dhe deri me sot qindra milione njerez  kane kaluar nga varferia e skajshme ne pozicionin e klases se mesme ekonomike, dhe ky fakt nga shumica e ekonomisteve sot konsiderohet si arritja me e madhe ne historine ekonomike boterore.

 

Po ashtu edhe nderhyrjet ne Irak e ne Afganistan nuk duhet te ngaterrohen mes tyre, por edhe jashte tyre me teorite majtiste komuniste, por kjo s'eshte e rendesishme, e rendesishme eshte dhe te falenderoj shume per kete, qe je ndalur e s'ke vazhduar akoma me tutje tek Kosova, sic bejne shume komuniste te tjere joshqiptare.

e rendesishme eshte dhe te falenderoj shume per kete, qe je ndalur e s'ke vazhduar akoma me tutje tek Kosova, sic bejne shume komuniste te tjere joshqiptare.

Është marrë Albin Kurti me këtë punë, pse të vazhdojë më tej?

 

Pse e ngatrron Albinin kot me keta tipa acarues. Albini as ka shkruajtur e as do te shkruante kurre nje pacavurre  te tille .

Por politika e djathtë edhe kur angazhohet në luftra të ndryshme, si ato në Irak apo Afganistan nën principin e “lirisë” sheh më shumë lirinë për të sunduar popuj të tjerë që nuk i binden, e sigurisht mbi të gjitha qëndron interesi ekonomik

Per te qeshur eshte. Ca po ndodh me peshkun keto dite ?? Ca dmth kjo :

 

Mos humbisni  - kete paçavurre.  

 

Kliko aty ku thotë "Lexo origjinalin e plotë", dhe ke për të hyrë në folenë e ktyre "komunistave", është pak scary në fillim kur hyn, po pastaj mësohesh. Ok pasi të hysh, aty te lidhja "autorë" gjej emrin e Albin Kurtit. Lexo ndonjë gjë... 

 

me pika ca mendime qe me erdhen duke e lexuar :

1. nuk te shkon mendja qe eshte vete njeriu si qenie sociale qe po u largohet gjithnje e me shume ideologjive dhe po u afrohet me shume sistemeve e mundesive qe do e benin te jetonte me mire. make love not war! ka qene diçitura e nje kartoline shume te sukseshme ketu e 13 vjet para qe akoma e shikoj te tregtohet. Njerezit po i vetlargohen revolucioneve qe sjellin heronj.

2. nuk kam degjuar gjekundi deri tani qe historia ta kete shpallur armik te se majtes Edi Ramen, keshu qe me duket ca si pakuptim qe ngelia ne klase e tij (sipas teje) rritka shpresa historike e baza te se ardhmes.

3. ne auditore ( ku kam rastin te punoj edhe vete prej disa vitesh ) nuk formojme budallenj, por i gjejme te gatshem ca qenie te budallallepsura  qe nuk arrij ta kuptoj si vine deri aty dhe ku kane ndermend te shkojne. e ne kuader te kesaj ajo qe kerkon te realizosh ti mund te jete e bukur por praktikisht mbetet utopi me kete lloj rinie. Nuk e di sa perqind e rinise sot mund te kene degjuar ndonje gje per Marksin e jo me pastaj te kene lexuar rreth tij e te ulen e te diskutojne per idete e rete e tij revolucionare. Apo qofte edhe per Sarkozine qe e kemi ne ditet tona, me me qef do flisnin per te shoqen se per sjelljet e tij politike.

4. e fundit revolucioni teknologjik ne kushtet e nje shoqerie totalisht te varfer dhe te prapambetur ne mendim eshte e pamundur te realizohet.

E lexova. 4. Kam predispozite me pozitive se me Kajsiun (sepse fryma eshte me politike e me pak intelektualiste, ia fal me kollaj pergjithesimet). Kujdes me konceptimin e se djathtes, jam me Emigrantin. Me shume reflektim mbi marredhenien me pushtetin, jam me Lulianin. Shikoj progres, shikoj se pyetjet e The Next jane lexuar dhe do te prodhojne nje tufe me artikuj. Ngercmerisht nuk ndjehem pjese e debatit, por doja te thoja se ju lexoj dhe se fakti qe keni lexues, por lexues te heshtur, eshte mbeshtetja dhe kritika me e mire.

Pjese Manifesti interesant i te majtes se re (re = ne moshe relativisht te re, nen 30 vjec) - qe perfundon me kerkese per revolucion. Vrojtimi qe ben autori persa i perket statusit aktual te se majtes Shqiptare (apo Evropjane) eshte i sakte - por ai ndalon aty dhe s'futet me thelle per te pare arsyet e verteta.

...pra në një shpjegim më të thjeshtë zhvillimin ekonomik e sheh në shërbim të njeriut dhe jo njeriun në shërbim të zhvillimit ekonomik...

Kjo hipoteze nuk qendron per arsyen e thjeshte qe ne nje shoqeri ku mungon konkurenca, ekonomia mbetet ne vend (pra nuk ka zhvillim) - dhe fillon te beje hapa mbrapa. Dhe kjo s'eshte thjesht teorike por edhe e provuar praktikisht. Arsyeja eshte sepse ekonomia perparon nga ata qe punojne me shume se 8 ore ne dite, qe s'kenaqen me rrogen, e vrasin mendjen si te bejne dicka te re e te mire qe, duke i sherbyer shoqerise, do i beje edhe ata me te pasur financiarisht.

Edhe në rastet kur e djathta promovon principe humane, si psh. “liria”, historia tregon që me “liri”ata nënkuptojnë “lirinë e tregut” dhe të përfitimit.

Varet si e sheh. Nje shembull: ne Amerike ishin Republikanet ata qe i dhane lirine qindra mijera sklleverve. Cfare perfitimi ekonomik paten nga kjo?

Cfare s'kuptoj eshte qe, pas kaq shume vitesh dhe tentativave te deshtuara te vendeve e shoqerive te ndryshme, ka njerez qe ende mendojne qe iluzioni i bukur i "te gjithe te barabarte jetojme te lumtur" eshte i arritshem praktikisht. Thelle-thelle, edhe une do doja shume qe te ishte e mundur qe te jetonim ne nje shoqeri ku gjithkush eshte i barabarte, etj. etj. - por praktikisht s'eshte e mundur. Dhe kjo vjen ngaqe shumica e njerezve jane egoiste nga natyra - s'kemi c'te bejme. Nuk ka shume Nene Tereza... .  Mund te vazhdoj edhe ca faqe koment por s'kam kohe, na pret puna.

Persa i perket politikes Shqiptare, ate e tha mire spiritus. Ne politiken Shqiptare, tani per tani, s'ka utopizem ideologjik, por oportunitet materialist.

Ja dhe nje artikull tjeter qe me perforcon ate c'fare kam menduar gjithmone, qe ne Shqiperi nuk mungon e majta, se politikanet e te dyja ekstremeve sot i kane me teprice idete radikale te majta te trasheguara nga koha e qoftelargut. Ne Shqiperi ne fakt mungon e djathta e mirefillte, qofte si alternative ideologjike, qofte si sistem qeverisje. Akoma kjo alternative (qeveri e vogel, menaxhim konservativ i buxhetit, mbeshtetje e zbatimit pa ekuivoke te ligjit, zhvillimi i sektorit privat si alternative e rritjes se mireqenjes, qeveria si rregullator e arbiter i sistemit, jo si motori i zhvillimit, etj...etj) ne rastin me te mire nuk kuptohet fare si duhet dhe ne rastin me te keq paraqitet si 'gogoli' qe nuk perfill individin.

 

Nuk kane faj, ne Shqiperi nuk ka patur kurre nje qeveri te djathte, keshtu qe merren me si te gjejme nje te majte me te mire.

Per cfare lirie e ka fjalen ky? Duhet dicka me e qarte se cfare kuptohet me LIRI ne kete shkrim. Te gjithe diktatoret dhe sistemet totalitare kane folur dhe sipas tyre edhe kane luftuar per lirine por koncepti i tyre per lirine ne fakt ka qene roberi.

Kolektivistet, heret ose vone kane per t'u perplasur me Lirine. Idete e tyre per kolektivin nuk mund te shkojne me lirine. Ne vetvete kolektivi tkurr, ngushton, frenon lirite e individit. Sigurisht qe njeriu si qenie sociale kufizohet ne veprimet e tij por kolektivistet shkojne shume me teper se kaq. Qellimi i tyre mbetet grupi dhe jo individi dhe ne kete kontekst cdo gje i sherben kesaj.

Natyrisht qe nuk e ka fjalen per lirine e individit qe do te jetoje vetem, dhe qe si praktike te vetme qytetare, familjare, seksuale, kulturore etj. njeh masturbimin.

War is Peace

Freedom is Slavery

Ignorance is Strength.

Me tregoni miq a ndryshon shume ky shkrim dhe ky mentalitet ne pergjithesi nga keto parrullat madheshtore te Orwell?

Ku eshte shperfaqur kolektivizmi me shume? Komunizmi dhe fazhizmi.

Ashtu ee. Pa provo te analizosh te sotmen demokratike te botes, e me thuaj nese s'po te shitet Lufta si Paqe, nese s po te Skllaverojne ne emer te Lirise, e nese nuk po marrin Force saj teje e njerezve si ty.

Po keshtu eshte kur e lexon Orwellin te shoqeruar me komentare te gatshem qe te thone se si e se cfare duhet te kuptosh me ate qe lexove!

Dmth e gjithe demokracia e sotme boterore barazohet me luften e 6 vjeteve te fundit qe po ben nje vend? Kisha pak me shume respekt intelektual. Eshte gjynah kur njerezit nxjerrin nje element nga kontektsti per te pergjithsuar.

Nuk ka 6 vjet (qe gjithsesi nuk jane pak). Bota jote dhe e imja bashke (demokratikja) nuk ka pushuar kurre se dhunuari qytetaret e saj, dhe qytetaret e tjetrit, ne gjendje paqe a ne gjendje lufte. Pse qenka vetem Iraku dhe Afganistani? E me pare lufta e gjirit? Vietnami? Koreja? Dhjetra perfshirje decizive ne Afrike dhe Amerike Latine? Apo s'jane njerez ata?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).