ndërkohë…

Ndërkohë,
Koha vdes në duart tona
Në buzët tona, në frymën tonë
Ndërsa mundohemi të ringjallim
Hijeshinë e saj, shijen e saj
Hijen e saj
Udhëtimin e gjatë të marrë për të harruar
Ngujimin në vetvete për tu larguar
Refuzimin e gjithçkaje për ti rezistuar
Vdekjes së kohës
Ikjes së saj prej duarve tona
Buzëve tona, frymës tonë.

4 Komente

Shume bukur. Ndjesia qe te percjell kur e lexon eshte tamam si ikja e kohes dhe perballja e njeriut me te.

Mbase kjo renditje e vargjeve do me pelqente me shume:

 

Ndërkohë, koha vdes
Në duart tona
Buzët tona
Frymën tonë
Ndërsa mundohemi të ringjallim
Hijeshinë e saj
Shijen e saj
Hijen e saj

Udhëtimin e gjatë
Të marrë për të harruar
Ngujimin në vetvete për tu larguar
Refuzimin e gjithçkaje për ti rezistuar
Vdekjes së kohës, ikjes së saj
Prej duarve tona
Buzëve tona
Frymës tonë

u bo Xhib. U bona xhibist dhe unë  smiley

Wellcome to the club? smiley

Ndihem shume i flattered-uar nga kjo fh. smiley

bilanc i trishte.**************

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).