Nderim më të mirëve

Sot mbushen 30 vjet nga vdekja/vrasja e Fadil Kokomanit, Vangjel Lezhos dhe Xhelal Koprenckës. Më duhet të them se kjo nuk është një datë krejt e sigurt. Sepse nuk ka asnjë dokument zyrtar, deri tani, që të vërtetojë se ekzekutimi i tyre, pas dënimit me vdekje-pushkatim, ka ndodhur tamam në këtë datë. Sigurisht ka pasur një dokument që ka regjistruar datën, ndoshta edhe orën dhe vendin e

17 Komente

Shkrim shume i bukur. Eshte hera e pare qe pajtohem me cdo rresht te Lubonjes. Shkrim per te gjithe ata qe llastohen me kujtesen e gjalle te njerezve.

Nese mund ta ndihmoj z. Lubonja, do te thosha se fjala "excellence", per te dhene te sakte idene e Lessing, si dhe idene fare shkurt, nuk duhet perkthyer "persosmeri", por LARTESI.

Komunizmi nuk e duronte LARTESINE, ai synonte rrafshimin dhe kthimin ne mediokritet te cdo maje qe mund te nxirrte koken. Mendoni mbledhjet e organizatave baze, mendoni per kokat e ulura te punetoreve, tek fshiheshin njeri pas tjetrit mbi stola, mendoni per nivelin e njejte qe formonin keto koka. Asnje koke e ngritur, asnje balle ku te lexohej krenaria e njeriut te lire.

Lartesia ishte thjesht per malet dhe shqiponjat, por edhe keto ne funksion te komunizmit : "malet e larta shekullore", "shqiponjat fluturojne lart", te dyja keto ishin ne ndihme te komunizmit, tmerri i armiqve qe vinin te linin kockat ne Shqiperine e kuqe.

Dhe pastaj kemi çudite presidenciale : dekorohen prokurore e gjyqtare qe jane perlyer mire ne ate kohe. Fehmi Abdiu, deputet i PS, nje nder bashkepunetoret e varjes se Avzi Neles, Gramoz Ruçi, deputet i PS, minister i Brendshem i Arben Brocit, 2 prill. Gramoz Ruçi duartroket kur Edi Rama mburret me shkuljen e Enver Hoxhes : ku dreqin jetojme, ne ç'permasa ?

Cfare ngjyre ka nata ? Po dita ? Askush s'e di, ngjyrat jane fashitur, perzier, gjithandej mbreteron muzgu, gjysmenata, gjysmedita.

ne na hipen 50 vjet katunaret ne qaf, e kur thipen katunari ne qafe. kot nuk thoshin te paret, katnarit jepja buken me cfurk!

Nderim dhe respekt!

Z. Lubonja, te falenderoj per kete shkrim!

se tek ne vazhdon të dominojë kultura komuniste e tiranisë së mujsharëve dhe mashtruesve ndaj më të mirëve; kultura e pushtetit të mediokritetit dhe paaftësisë; ku mburrja dhe vaniteti eklipsojnë çdo lloj drite medestie vetëkritike dhe vlere të vërtetë; ku i thurren këngë e i ngrihen monumente banditëve, mafjozëve, injorantëve; ku pendesa e ndjesa nuk njihen si vlera, por trajtohen si dobësi, ku sakrifikimi për ideale nuk çmohet e nderohet përkundrazi ku lartësohet (në fakt duke rrafshuar) aftësia për tu shitur, për t'ua futur të tjerëve e për të dalë pa lagur;

Kete do e sugjeroja si shprehje dite.

 

une do vecoja kete si thenie te dites, please admine vendoseni kete

ku pendesa e ndjesa nuk njihen si vlera, por trajtohen si dobësi,

Më të mirët që ikin, më të mirët që vriten në errësirë, më të mirët që heshtin, më të mirët që harrohen, që dhunohen, që shkatërrohen, që keqpërdoren në emër të pushtetit e triumfit të më të këqijve, të mediokërve, të rrafshuesve të vlerave … kjo është një histori që duhet të ndryshojë.

Historia e Shqiperise... ne nje paragraf.

Faleminderit Lubonja.

Lubonja me aq sa e ndjek une ka patur kundershti gjithmon me Kadarene per rezistencen intelektuale ne kohen e regjimit. Te pasardhsi me duket ne nje menyre qe vetem Kadareja din me ane te fabules se qerosit qe kishte rene ne fund te ferrit dhe shqiponjes qe do ta nxirrte por qe duhej ta ushqente me mish gjate rruges na jep pozicionin e intelektualit n'raport me regjimin

do veçoja mbi te gjitha paragrafin e fundit. me te miret gjithnje qenkan te destinuar ne kete vend te luftohen, te vriten, te largohen, te keqperdoren.

ate qe bene ata te tre ti e ben perdite me fjalen dhe mos'harresen tende.

 

!

faleminderit per kete zoti Lubonja!

Artikull mjaft i goditur i Lubonjes.

Komente mjaft te ndjera te blogisteve.

Por per fat te keq edhe ky artikull do shkoje ne gropen e harreses,neser te gjithe do te flasin per politiken e re te Rucit,Gjinushit me shoke.

Pse ne shqiptaret kemi kultivuar ne pandergjegje kultin e harreses?

Pse nuk kemi praktikuar sikur nje here te vetme ne historine tone,ate qe quhet katharsis?

Arketip kombetar?Apo harrese e qellimshme?

Dileme Hamletiane.

artikull shume i bukur dhe i ndjere

por eshte nje gje e rendesishme qe evokon lubonja, qe e majta shqiptare akoma nuk e ka hapur si teme debati, per te majtet qe jane vrare nga te majtet, per idealistet e vertete qe i vrane materialistet dhe qe nuk i kujton askush. e majta shqiptare nuk perfaqesohet vetem nga partia komuniste dhe vetem nga hoxha, ka pasur shume idealiste te vertete, humaniste, qe ishin per nje sistem vertet te lire, dhe qe kishin tiparet e te majtes moderne sot. Ne mbetem per 50 vjet staliniste, nje regjim qe ngjallte frike dhe populli mbeti nje turme qe i bindej nje sistemi absurd dhe te kalbur.

Prof. Emerito Lubonja ka nje umanizem ne ate c'fare shkruan; arrin te analizoje nje sequenze kohore te te kaluares dhe te te tashmes. Qofte ne ate kohe, qofte ne kete kohe, nje shprehje popullore do ta permblidhte keshtu "ULUNI JU O MALE NGRIHUNI JU O HALE"

Sigurisht respekt per kete shkrim.Por ideja qe kete shkrime vijne shume rralle dhe persekutimi si teme debatohet kur ti teket ndonje shkruesi me irriton.Ai kapitull duhet hapur e mbyllur me dinjitet. Sa e sa i kap heshtja ne fyt kur i lexojne keto te verteta qe shume ne shoqerine shqiptare nuk i pranojne dot. Pse u mbyll ceshtja e dosjeve pavaresisht se cfare procedure do ndiqej e sa transparente do ishte. Pse nuk flet Edi Rama per dosjet e ketyre tre te ndjereve dhe flet vetem per Gerdecin9 Ben mire qe flet).

Si do veje kjo pune?

Ndjej dhimbje te thelle per gjithe ata viktima te pafajshme.

Respekte per Ata qe flet shkrimi.Respekt edhe Lubonjes qe i kujton.Mua me kujtohen si emra ,por nuk di asgje rreth ketyre tre viktimave.A ka ndonje qe e di historine e tyre?

Hajde Toske, se me ket gjurulldi ekonomike globale me te zinjte po ju kthehen me thase. Rruani koken!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).