Nata e bardhë e lirisë

Gërmova shumë në garderobën time. Mezi e gjeta një bluzë të bardhë. Ngjyrë qumështi në fakt, por nuk po zihem për ngjyrat këtë radhë. Ishte edhe e ngrohtë. Nuk e di pse e kisha harruar fare butësinë dhe bardhësinë e saj. E vesha gjithë qejf. Nuk do ta prishja kërkesën e Bashkisë. Nata e bardhë kërkonte veshje të bardha.

Iu vura edhe kërkimit të palltos. Që pas kthimit në baltën të ëmbël si mjalta në Shqipëri, nuk e kisha përdorur pallton time të ngrohtë e të bardhë bashkë.
Nata po bëhej ditë, kështu që pas tre minutash kërkimi nëpër rafte, hoqa dorë. Vesha një pothuajse të bardhë nga nuancat e ngjyrë-vjollcës.

Ora 23.00. Trafiku fillonte që jashtë unazës. Telefonat e miqve tanë ishin të gjithë të fikur. Milleniumi po shfaq 007-ën. Unë e kam shtyrë parjen e tij deri sa 007 të jetë femër.

Në bulevard nuk kaloje dot nga njerëzit. Ishte si 14 shkurti, por natën. Dorë për dorë, krah për krah, të gjithë dyndeshin lart e poshtë “Dëshmorëve të Kombit”, për të cilin nuk kishte asnjë flamur. Jo, kishte një. E nxora unë nga çanta, siç kisha bërë ditën e pavarësisë tek “Karameli’. Ishte i vetmi lokal tërësisht kuqezi, edhe pse muzika nuk ishte tamam ajo që do të kishte zgjedhur Ismail Beu.

Sërish në natën e bardhë. Mbi njërën nga urat e Lanës kishin ndezur një zjarr që më tundoi t’i hidhja brenda ca gështenja. Aq të mirë e kishte prushin. Flakë hiç.

M’u kujtuan zjarret partizane që ndiznim në 29 Nëntorëve tek kodrat mbi shtëpi. Sot vetëm flakët e gushtit i konkurrojnë.

Nata e bardhë vazhdonte mbi kryeqytet. 007-a mbaroi. Mendova ta sfidoj frikën aventureske në katër pjesë e t’i hipja një tip imitimi të trenit të vdekjes, që e kishin vënë përpara Universitetit Qendror. Asnjë s’iu përgjigj entuziazmit tim. Siguria me të cilin ishin ngulur ato lojëra në Tiranë mund të rezultonin vërtet në tren të vdekjes. Por deri tani, me c’kam parë në lajme, asnjë nuk vdiq dje.

Të lodhur nga karaokja e një nate më parë ku i kënduam Shqipërisë sa na u ngjir zëri, vendosëm që natën e bardhë ta linim të kalonte disi më qetë. Prandaj iu drejtuam kohë-takimit tonë klasik.

Tek njëri nga baret, radha për t’u ulur e kalonte kërshërinë time. Tek tjetri po ashtu. Ora pas 12-ës. Por shqiptarët po e zbardhnin ditën e çlirimit. Në pritje të vendeve bosh ulem në një tavolinë që sapo u lirua. Kamerieri vjen të shprehë mos-aprovimin e tij, “se do vijnë të tjerë njerëz të ulen”.

Në fakt ne po kërkonim në pije të ngrohtë dhe ishim veshur me bluza e pallto. Jo shumë njëlloj me c’kishte e ç’pihej vërdallë, por si për natë të bardhë, s’ishim edhe aq keq.

Çajin tonë të mesnatës e të çlirimit të Shqipërisë e pimë në holl. Nuk ishte ajër i mbytur dhe nuk pinte njeri cigare. Duhani vret!

Kur gjumi na erdhi mbi qepalla e kur u bindëm se e bëmë pjesën tonë të respektit në kujtim të partizanëve tanë trima, thamë “natën e mirë” dhe u larguam të lumtur që kontribuuam në veçantinë magjike të natës së bardhë, shpikur, mirëmbajtur dhe organizuar me shumë kujdes nga Bashkia jonë.

Ecëm përgjatë bulevardit plot njerëz, zhurmë e rrëmujë e pa asnjë flamur të vetëm. Shihja vetëm atë copëzën e vogël flaumri kuqezi që e pata blerë vite më parë, larg, që ishte rrudhosur të mbrëmshmen, teksa na udhëhiqte në karaoken e pavarësisë, kur kërcenim “Se thelo-n”

10 Komente

ne pamundesi per te qene atje...5 yje nga 28.000 ne dispozicion.

Kshtu është kur nuk thërret shokët "komunista" , e kalon natën e bardhë pa një pikë rakismiley

Pak romantik pershkrimi per Naten e bardhe. Dola bashke me familjen per te bere adetin sesa me bindjen se do shikoja dicka ndryshe dhe argetuese. Nuk u gabova. Asnje shenje e simbol per festat nga Bashkia.Nje koncert i vaket para Pallatit te Kultures ku psheretinte Stine.Uff.

Ne bulevardin  Deshmoret e Kombit , nje lume adoleshentesh me xhupa te zinj, ardhur prej periferive.Tek tuk ndonje cift dhe pak familjare.Ne sheshin para UT ishte zemra e argetimeve-parku i lojrave dhe aroma e qofteve  te kioskave te improvizuara.

Nuk pashe gjekundi banden frymore te Bashkise, as minikoncerte nga shkollat, trupat artistike cka do ti jepte me shume gjalleri kesaj nate.

Vaket, dobet,klishe monotone.

Shume zhurme per asgje ishte kjo nata e bardhe e 2008-es smiley

 

T_red, kot i mban shpresat tek 007, bashkoju shoqerise smiley

Prej sa vjetesh jetoni ne Tirane ju mer qe dilni per Naten e Bardhe ??!! ???? smiley

Jini te gjithe nga ata qe sivjet jane kthyer nga gurbeti ??? smiley

T_red, ste mjaftoi panairi moj xhane ???  Qenke turmomane smiley 

Po rri moj se do ftohesh smiley mos shetit naten rrugeve smiley

Po ti mshoj 4.99 yje gjithesesi smiley

0.01 yll o deviacion, sepse ke dale me katunarine per naten e bardhe smiley 

Nexhi (he se mezi po te prisja lol, se ti te shkrin se qeshuri dhe kur ta kercet me thuper smiley) qe ne emigrantet vuajme nga doza te teperta te nje ndjenje apo tjetre, kjo dihet. 

Por pak barazpeshe kerkojme, asgje tjeter lol.  Psh, kam pare ne youtube pamje te Tiranes nga Netet e Bardha per Krishtlindje a Pashke (s'me kujtohet mire.)  Isha ne Zvernec vjet (per Diten e Shen Merise) te Manastiri, dhe pashe pasojat e Nates se Bardhe atje.   Jo se s'bejne mire, perkundrazi, po ta kam llafin sikur ta zbardhin dhe per flamur, s'behet gje smiley.   

Tulip-high five!

O Nexhi kur e shëtit surratin në bulevard ti që ngele tu shajt katnarët?

Une per vete me shume zhurme e me shume gjera e mbylla, Ll. pas rakive te manit pire per nder te pavaresie dhe atyre shfaqjeve te huaja ne emra pijesh tek "Karameli", e sherbimi i klasit te pare prej 30% qe ka filluar te aplikohet nder kamariere, perfundova ne humbesen e radhes aty ku di te humbas me mire; bowling.

E qe the ti Moza, larg qofte te rri pa e pare me syte e mi pelegrinazhin e nates se bardhe, te dites se veres, te 14 shkurtit, 8 marsit, 13 qershorit apo c'do lloj turmezimi tjeter une. Me i mire se dushi skocez efekti qe te jep smiley

Reja e kuqe me stileto, shkruar kendshem, ne 18 shkurt. E vetmja gje qe me erdhi nder mend eshte datelindja e Roberot Baggios. Ngjiti mire d.m.th smiley

P.s. E qe thate ju, keto ditet e festes ishin nje mrekulli me vete. Karaokja dhe mungesa e flamureve ishin pjeset qe me kane ngelur akoma ne gryke!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).