mystery man

well, at my job it seems that everybody is either marrying, divorcing, having babies, grandbabies, graduation, retirement, birthdays and i do not know what else. life is all going around me but not through me it seems. no boyfriend, no drama, nothing interesting.
oh i have excuses. i am too fat, i have no time, i [...]

68 Komente

E di qe ka shume vajza over 30 ne kete gjendje? Nje dite, nje mikesha ime, pas shume e shume kafesh te perditshme qe kishim pire, gjithnnje bashke, gjithnje me te njejtat shoqe, me kthehet e me thote: "S'e marr vesh, me duket se kane filluar te me pelqejne femrat. Ku jane zhdukur gjithe meshkujt, xhanem? Apo jane bere te gjithe gay?! " Si "Shkretetira e tartareve", pret te ndodhe dicka me vite dhe hic... puna(punet, me sakte)  te kthehen ne te vetmen rutine...

Ana H,

Bashke me shoqet, qe nuk dyshoj se duhet te lexojne fort, meqe duken goxha te mprehta ne veshtrimet e tyre, ju keshilloj FORTESISHT, ama FORTESISHT, nje novele te vockel te nje shkrimtari te madh, HENRY JAMES.

Behet fjale per BISHA NE XHUNGEL.

Jam i sigurte se pergjigja eshte aty, dhe ju nuk do te vononi ta kapni pernjehere kohen e kaluar.

Lexim te kendshem dhe pershendetje. Nese e lexoni dhe ju pelqen fort, mund dhe ta diskutoni nder shoke e shoqe te peshkut.

Diten e mire.

rastsisht e kom lexu me kolon zanore 'Don Williams - Turn Out The Light And Love Me Tonight'

oh well

Ana, nuk eshte se jane zhdukur meshkujt, por jane brezat qe kane ndryshuar, tanime brezat  nuk jane si te prinderve tane, jane me pak sakrifikues, kur shkelin e studiojne njemije here terrenin se mos u vriten shputat  smiley,  mua me duket se jemi bere shume me egoiste pas rehatise se perditshme, komoditeve,etj...  per hir te saj, nuk duam te fusim njeri e ta bejme qe t'i ndaje me ne ato rutinat tona te vogla te jetes se perbashket...

nje ushtri kerminjsh egoiste, qe nuk duan te japin... por edhe kur u ofrohet dicka, e kontrollojne ne menyren me paranojake te mundur  smiley

 

Goca, përfitoni nga rasti të mos humbisni njëratjetrën... se me kta qurramana t'rinjsh që ka sot, vështirë se mund t'gjeni ndonjë të hajrit për nivelin tuaj smiley

@Hurbinek, une sapo kisha vendosur te hiqja dore ca kohe nga librat e t'i futesha jetes me koke, te beja ca marrina a budallalleqe, te pakten, dicka do ndodhe... ti me keshillon prape libra. A te vjen keq, ta lexoj librin pas ca kohesh, kur te jem merzitur nga zhurmat?

@kryenece, ti dukesh qe nga emri qe s'ke probleme merzie, se e gjen gjithnje vegjen per t'u kap me te tjeret e per te bere dicka.... smiley

@e, ah sa te drejte ke! 

Oj Anë... po t'merresh vetëm me libra, do të të ngelet që të martohesh me Ypin... (ose me (q)Ypa të tjerë letërsie... se shumëkollaj që mund të gjesh over40 të pamartum smiley )

@kryenece, ti dukesh qe nga emri qe s'ke probleme merzie, se e gjen gjithnje vegjen per t'u kap me te tjeret e per te bere dicka....

 

ana, flm shume per kete qe ke shkruar me lart per mua, do ta vendos tek profili im  smileysmiley

Bletezz, te marte e mira smiley.

Funny post smiley.

Martesa eshte e mbivleresuar. Jeta eshte teper e bukur per tu kondicionuar nga institucionet e tilla. Tani nuk e di nese do jem e ketij mendimi dhe kur te kem zene ngusht 30 vjetet sdq presionet sociale s'me kane pelqyer asnjehere dhe s'besoj qe do me pelqejne as ne te ardhmen.

Ajo qe me habit mua eshte qe degjoj vetem femra duke u ankuar per mungesa meshkujsh kur kalojne te 30-at dhe asnjehere meshkuj qe ankohen...

Meshkujt, për momentin e kanë mëndjen për të bërë karrjerë/pare... dhe kështu ju duket se do kenë më shumë femra... kur arrijnë karrierën dhe paret, e shikojnë se vetëm me pare mund të gjejnë femra... una vita andata a putane smiley

Edo, une punoj me njerez qe jane + 5-10-15 vjete me te medhenj se une ne moshe dhe kjo eksperience pune me ka mesuar goxha per mendjen e mashkullit. Ne vend qe te shkojne dhe te gjuajne femrat qe pershtaten pak-a-shume ne moshe me ato, vijne e me cajne veshet mua me nje diference moshe 10-15 vjete. Pra meshkujt mendojne perhere qe mund te kene me mire se c'meritojne dhe kur arrijne njefare moshe kurse femrat denigrojne aq shume veten(ose i denigron presioni social) sa mbas njefare moshe rehatohen me pak. Pra ne thelb eshte faji i femres.

Meshkujt kane frike nga femrat e suksesshme, sepse jane te pavarura, nuk ia kane nevojen askujt, jane te zonjat per te perballuar jeten dhe veshtiresite e saj, nderkohe egoja e brishte mashkullore s'mund ta pranoje faktin qe nje femer mund te qendroje me lart se ai. Harrojne te gjoret qe nese nje femer e pavarur rri me ta, rri vertet sepse e do kete gje, jo se ia ka nevojen mashkullit per t'u ndjere e mbrojtur nen sqetullen e tij.

mduket se po ngaterro fryken me nai reagim a qendrim tjeter. se pak si pa lidhje duket kjo "me pas fryk ka i femer qe s'ka nevoje per mashkullin t'i ofroje mbrojtje"..

nqs jo per mrojtje, per naigjo e ka nevoj femra nfjal mashkllin, dersa rri me ate. se me dash mashkllin, presupozo nevoje per gjona qe ofro ky tipi. nmos i gjo, i tjeter..

topi nfush tate

Ah, sa keq po me vjen per sedren tende te lenduar... Frika nuk eshte ne kuptimin e gogolit, apo oreve te malit qe te shitojne a te ngurosin me veshtrime... smiley lexo Selfin me poshte e ta kuptosh pse ia ka friken burri nje gruaje te suksesshme e te zgjuar.

gjona qe ofro ky tipi?! ???!!!!!

gjonat qe ofro ky tipi, i ofrojne te gjithe tipat... puna eshte te gjesh ate gjone qe e bo ket tipin te vecante dhe te ben te duash te rrish me te, qofte dhe per nje bisede, jo te rrish me te nga nevoja

Topin... mbaje, se ta kam fal, e mos e hidh me ke bacja ime, se ta mora ta cava... smiley

Ana H,

Une mendova se po ju ndihmoja kur ju keshillova "Bisha ne xhungel". Megjithate, jeni ju ajo qe po i shkoni menjane, jo vetem jetes, por edhe zgjidhjes per te mos i dale menjane keshtu.

Gjithsesi, me kujtove Marie Bashkirtseff (nje bukuroshe ruse, vdekur 24 vjeçe) kur pergjigjej ndaj Guy de Maupassant, duke i thene :

"ah sa deshire do te kisha qe t'ia njoh superioritetin e zgjuarsise nje burri, sa e lumtur do te isha te jetoja ne krah te dikujt qe do t'ia njihja kete perparesi".

E bukur, n'est-ce pas ?

Edhe nje here, tungjatjeta.

Hurbinek,

po ta dije sa fort e dua jeten une, nuk do rrije te me jepje keshilla... mbase do mbaje ditar per vizitat e zonjushes Ana ne kullen tende... smiley

Edhe nje keshille tjeter :

Keshillat nuk vrasin asnjehere. Ky eshte sekreti i tyre. Ato lihen ose merren. Lihen nese s'duam, merren nese duam. Zgjedhja eshte aty.

Ana nuk vjen me ne kullen time.
Ajo thote se kulla ime nuk eshte per te.
Pastaj shton se ajo nuk eshte lindur per ne kulle.
Ana vdes per te vizituar kullat mesjetare franceze, por kullen time jo.

DITAR

E premte, 19 qershor,

Sot eshte dite me diell. E prita Anen ne frangi te kulles, por ajo nuk u duk. Ndihem i trishte. Ana nuk erdhi edhe sot. Por une do ta pres. Eshte bukur te presesh Anen, ne nje kulle. Kulla e Anes. Mbase vjen neser. Mire, kur ta shoh nga larg, do t'i therras : Anaaaaaa ! Pastaj do t'i dal perpara me nje tufe luledelesh. Ajo do t'iu marre ere dhe do te shembet mbi bar, e dehur nga aroma e bjeshkeve. E une, do t'i them thjesht : "Sa e çmendur qe jeni, Ana !"

Nga ditari i Anes:

Tirane, e premte, 19 qeshor 2009:

Sot bie shi. Në kokë më shungullojne fjalët e tij: "... ah, e humba Anën e mërekulluarshme..." , teksa më përcillte atë natë jashtë kullës së tij për të fundmen herë. Shkova, pa e kthyer kokën pas. Kushedi në më pret sërish, vallë? Të shkoj, apo të pres mos vjen ai? Ah, bjerrje kohe! Po rrëmbej çantën e po nisem, më grish kulla e tij  e përkorë, odiçka ku flasim orë e orë pa fund për art, për poezi, për filozofi... E të mendosh që ai pandeh se unë vdes për kullat mesjetare franceze!

pse meshkujt terhiqen nga gjithcka qe eshte budallaqe tek nje femer ?

i kam bere njehere  nje pyetje dikujt ketu  i cili thoshte se padituria apo naiviteti e Seserit i dukej seksi...

tani sa per ate qe femra e ka fajin se çedon nga i ashtuquajturi presion social, nuk jam dakort fare, kete e bejne vetem femrat qe nuk e vleresojne siç duhet veten... se ka femra e femra...

se ka femra e femra...

Gruaja e moshuar thote: Migros (supermarkat e famshme Zvicerane) eshte super: i pranon te gjitha shishet, pavaresisht se nga i ke gjetur. (Ne gjermanishten zvicerane fjala shishe perdoret edhe per burrat qe nuk jane per asgje)

smiley

self teorikisht jam dakort me gjithcka shkruan  ( dhe jo vetem ne kete teme)

Nuk jane vetem femrat qe kane probleme pasi behen 30 vjec, edhe meshkujt kane, por ne hiqemi sikur s'na ben pershtypje (ne s'jemi mesuar te ndajme te gjitha dhimbjet e shpirtit me miqte tane).

Sipas mendimit tim, 30-ta shenon nje fare pike te rendesishme ne jeten e nje njeriu, analizojme c'kemi arritur, ku duam te shkojme, a duhet te nderrojme profesion, si po shkon karriera. Te gjitha keto sjellin nje fare presioni per te gjetur dike te re/i per te ndare te gjitha keto ceshtje. Eshte me e lehte kur je tek te 20-tat, por kur ke mbushur 30, je mesuar me shoket e miqte qe ke, nuk do te futesh dike tjeter ne jeten tende, te durosh veset e tyre, apo te ndryshosh veset e tua.

Meshkujt nuk pelqejne femra budallaqe, kane shume deshire te jene me nje femer te sukseshme, por kur femra per here te pare takon nje mashkull, kerkon te jete pak e mistershme, duke menduar se keshtu e terheq mashkullin dhe sillet ne nje fare menyre si kokete.

Sepse nje "femer budallaqe" te lejon ta manipulosh, ta sundosh, ta perdoresh. Sepse nje femer "budallaqe" te genjen, te miklon vanitetin, te ben te ndihesh i rendesishem dhe te ve, si rezultat, prangat (simbioze, keta njerez perzgjedhin njeri-tjetrin, prandaj nuk e di nese jane budallenj).

Meshkujt qe kerkojne femra te lehta, te manipulueshme ne jete jane njerez te pasigurt ne vetevete, vanitoze: te jesh vanitoz eshte si te dashurohesh mbas nje femre budallaqe, thote nje miku im, une konstatoj se vanitozet, zakonisht, perfundojne me budallaqet. Nje mashkull i sigurt ne vetevete, ashtu si edhe nje femer e sigurt ne vetevete, njerez me nje doze te madhe respekti per veteveten dhe tjetrin nuk kane nevoje te perfitojne nga tjetri, ta perdorin ate, prandaj edhe perzgjedhin per cilesira te tjera te partneri - te pakten kete kam konstatuar ne jeten time.

mduket se del ne te njejtat vija me Anen siper. vij detyrimisht ke kerkesa: perkufizo "perfitimin" dhe "perdorimin". se nqs nuk "perfitojn" naigjo gjat "perdorimit" te njoni-tjetrit, per ca rrin bashk dmth?

ky osh problemi konkret qe kom sot, ia boni kamyja

hajde muhabet hajde...marredhenia burre-grua nuk mund te ekzistoje nese njeri prej tyre, ose te dy eshte i/e pavarur. Nese ne nje dimension dikush prej tyre eshte i/e pavarur, atehere ne ate dimension nuk ka marredhenie.

Se dyti, ne kete faze te shoqerise nuk eshte pjekur (dhe s'ka perse te sforcohet) arsyeja per te zhdukur familjen - ne emer te cilit parim behet kjo? natyrshmerise? primitivitetit? modernizmes? lirise? apo thjesht budallallikut dekonstruktivist?

Se treti, those who claim it louder (pamvaresine dhe mevetesine), should go and get busy

Funny! smiley

p.s: nese ata ne moshen tende shohin me te rejat, dhe ti mund te shikosh me te rinjte smiley

sol, askush nga te lartpermendurit, nuk e permendi zhdukjen e familjes, me perjashtim te euforise se  "le rose" e cila e ka zakon gjithmone te shprehet per gjinine e kundert, si per nje objekt...

Kryeqepe, uthulla e forte thyen enen e saje ndaj...ktheje dhe nje gote vere para se te te uthulloje dhe ajo. smiley

Ana_H, nuk eshte aspak e vertete qe njerezit intimidohen nga femrat qe kane njefare kapaciteti intelektual, karriere, financiar,...Vetem ne rast se behet fjale per meshkuj me komplekse inferioriteti, qe s'jane ne lartesine e femres. Nje njeri i kompletuar krenohet per femren qe ka ne krah, per arritjet e saja, madje e i jep shtyesa qe ajo te beje dhe me perpara.

Sol, ka rene dielli rende andej nga memedheu? Familja nuk mund te egzistoje vetem ne baza martesore: martesa, e pare thekur-thekur, eshte nje rregullim ekstern social. Nderkohe qe pushteti i lidhjeve mbi bazat e te cilit mund te krijohet nje familje duhet te jete intern. Biles po te them me shume: martesa eshte nje rrjete sigurie per pasigurine femerore(ose mashkullore). Pra ne nje mije vjete ti s'mund te perkufizosh familjen ne nje institucion ekstern siç eshte martesa pasi as ana emocionale e çiftit nuk eshte inherente e shoqerise ne te cilen jeton.

"Nje njeri i kompletuar krenohet per femren qe ka ne krah, per arritjet e saja, madje e i jep shtyesa qe ajo te beje dhe me perpara.

  Hmm, good luck!

 O njeri retorikforte, ku e sheh permendjen nga ana ime te marteses, qe ti me pas iu vure per ta kritikuar e per te me mesuar mua se paskerkesh qene institucion ekstern, e jo intern medemek

allahu na ruajtte, duhet te shpjegohem me mire

Disclaimer: Te ky koment nuk flas per rrugen Durres - Kukes, pra i lutem te gjithe inxhinjereve, sociologeve dhe urbanisteve qe te mos perpiqen te me mesojne ne nje pergjigje potenciale se rruga, ne fakt, eshte nje projekt qe ndikon thelle sociologjine dhe ekonomine e zonave verilindore

Hahahahaha! Mos nxeh motoret me perendi. smiley Kjo me poshte per te te ftohur... smiley

Kur m'rrije n'hije t'fikut

plot me sy ia ben arshikut

plot me sy plot me qepalle

ce shtive ne dhe t'gjalle.

Patjeter qe je, s'e ve ne dyshim derisa e thua. Po te gjithe jemi( dhe do jemi) me fat periodikisht. Ndaj urimi im ishte per zgjatjen e periudhes me fat smiley

Qenkeni ul per do pare muhabet smiley

Mos harroni qe nuk po flisni per femra dhe meshkuj ne ajer, por per femra dhe meshkuj ose ne hapesiren shqiptare ose thellesisht te prekur nga hapesira shqiptare. Aty ka ca modele per femren dhe mashkullin qe edhe pse duket sikur po ndryshojne ne kohe, e kane te larte koeficentin e qendrueshmerise (shiko psh dyzimin tek la rosee-ja qe flet per pavaresi, liri nderkohe nje femer qe nuk 'kujdeset per veten' nuk e quan femer). Femra shqiptare eshte e kapur mes shijimit te vetes dhe presionit te ushqyer me vite per t'u 'stabilizuar'. Them se edhe ora biologjike ka nje funksion.

Mendoj se aktualisht, ne Tirane (nga lajmerojne kuqezinjte dhe me ke korrelohen edhe emigrantet) zbutja e presioneve shoqeroro-familjare per martese per te dyja gjinite, mundesite me te larta e punesimit per femrat 22-33 vjecare (fut ketu %-n e larte te arsimimit per kete kategori), mundesite me te medha per marredhenie seksuale, i kane bere lidhjet e gjata me te veshtira. Gjinite kane me pak nevoje per njera-tjetren sepse nevojat baze i permbushin me kollaj. Mund te shtoj ketu qe meshkujt vazhdojne te jetojne me mamate smiley

Nje revolucion i vertete seksual mund te sillte rivleresim te rendesise se faktoreve seks & para per lidhjet mes gjinive dhe marredheniet do te shtoheshin, permiresoheshin.

Keshtu ndodh kur fillon tjerr lesh  me furke per mendime te vrara  smiley . Por ndodh edhe sepse jane shkeputur BREZAT...Ka ikur e famshmja LUME...dhe doemos do vijne Dejzra e Anra qe te habisin por nuk te cudisin. Ajo shprehja e Lumes ....then asaj te shkretes qe vuante si Mbreti Tules smiley ajo shprehje e arte eshte JETA TOKSORE.....Pastaj vijne JETET ( neshumes ) neper LIBRA smiley dhe soidomos rekomandimet per ndjenja te forta smiley tek ..OH Tregimi i .......OH sa bukur e ka thene Gjermoni per Zvicren...Oh sa ndryshon nje Devolleshe me nje Bjeshkaxhi kulle smiley

 (shiko psh dyzimin tek la rosee-ja qe flet per pavaresi, liri nderkohe nje femer qe nuk 'kujdeset per veten' nuk e quan femer).

Zhvillim nuk do thote te hedhesh tutje te brendeshmet(pasi kohen e flower power e kaluam), brisqet dhe fundet. Te kujdesesh per veten eshte e nderthurur me nje kulture baze qe ka njeriu; ne nuk bejme jete eremitesh por jemi ne interagim me njerez te tjere te cilet mund te vuajne pasojat e mos-kujdesit. Une te njejten gje mund te them dhe per nje mashkull te pakujdesur (dhe e kam bere!).

la_rosee, do ta besoj kete barazine ne kerkesa qe thua po te me thuash sa shpesh shkon te parukjerja dhe c'ben me thonjte.

pastaj po deshe mund te shtjellosh me tej kulturen baze.

Ajo qe eshte keqkuptuar ne lidhje me lirine, Tropizma, eshte qe duhet te mashkullarizohesh ne pamje e ne veprime qe te kesh liri, kjo kryesisht ngaqe modelet e vetem te lirise kane qene meshkuj. Nderkohe qe kjo s'eshte absolutisht e vertete.

Feminiliteti nuk lidhet vetem me parukieri, pedi-dhe manikyra por me nje mundim vetjak.

 

Biologjikisht ti (une) je femer kur je XX, kur qendrat e trurit te rendesishme per seksualitetin jane femerore dhe kur edhe hormonet i ke te tilla. Pyetja qe kam une eshte perse kur ti lind si femer (qe i ploteson te gjitha kushtet e mesiperme), perpiqesh me tej te vertetosh qe je e tille? Ose ndryshe, perse qenkerka mashkullorizim (biologjikisht, mashkullorizimi i femres fillon mbas menopauzes, 40-60 vjec) kur ti nuk ndjek ritualet e pispillosjes qe duket se kane zevendesuar ritualet e faljeve ne kishat bosh?

Perse ka frike femra sot te jete femer bio (marka bio, paradoksalisht eshte sot gatigati nje statement) sepse njeriu ka turp qe eshte edhe qenie biologjike? Perse qenkerka liri kur ti si femer praktikisht ja zvogelon hapesirat lirise tende (asaj kohore, te pakten, por jo vetem) duke investuar nje kohe jo te vogel per te mbuluar qenien tende natyrore, per t'i veshur saj persiper nje status qe ta dikton asgje me pak dhe asgje me shume presioni i industrise kozmetike dhe i i shoqerise konsumiste?

Sa e lire je vertet kur thua keto qe thua? Nuk e kam fjalen qe po te rri njeri me kobure tek koka, por tek manipulimi i pandergjegjeshem qe na eshte bere ty, mua, asaj, atyre (dhe meshkujve gjithashtu, qe i projektojne imazhet tek ne, dhe avash avash, po modelohen sipas imazheve qe ne projektojme teka ta) e qe eshte gjigand ne keto kohera mediatike?

Liria eshte nje fjale kaq abuzive!

3 paragrafet (x 7-8 fjali) mund te permblidheshin ne nje pyetje te vetme: makiazhi nuk eshte nje kondicionim shoqeror?

Me vjen keq te te them por minove discours-in tend duke rene ne dualitet me argumentet qe perdore : liria biologjike nenkupton dhe liri seksuale pasi seksi eshte pjese e sistemit fizik. Ritet e çiftezimit tek njerezit kane ne thelb nje terheqje fizike. Terheqje fizike e cila mundohet te emfazohet nga te dyja palet (pra jo vetem nga femra)  nepermjet elementeve dekorative dhe higjiene: make-up, veshje, produkte higjiene tek femra. Tek mashkulli veshje, produkte higjiene, kremera a di une. Shembulli me ordiner me te cilin mund te bej paralelizma eshte cicerima e disa zogjeve, levizja ritmike e ca te tjera, fryrja e puplave e te tjereve etj. etj.

Nese ti si femer pranon- dhe si qenie seksuale nuk ke shume zgjedhje ketu- te behesh pjese e riteve biologjike(per te perdorur fjalet e tua) atehere ke nenshkruar nje kontrate qe te çon ne emfazimin e feminilitetit tend ndaj partnerit.

E pare esell, liria biologjike ne sensin e plote te fjales perdoret per te shprehur nje deshire per te qene larg te tjereve por keto individe nuk jane te lire, jane thjeshte te vetmuar.

smiley

 

Me vjen keq te te them por ti re me dy kembet brenda discours tend te zjarrte: liria biologjike nenkupton dhe liri seksuale, pasi seksi eshte pjese e sistemit fizik. Ritet e çiftezimit tek njerezit kane ne thelb nje terheqje fizike. Terheqje fizike e cila mundohet te emfazohet nga te dyja palet (pra jo vetem nga femra) nepermjet elementeve dekorative dhe higjiene; make-up, veshje, produkte higjiene tek femra. Tek mashkulli veshje, produkte higjiene, kremera a di une.

Une sigurisht kam rene me dy kembet brenda ne diskutimin tim, sepse ky eshte diskutimi im, e si pasoje, e bej duke qendruar me kembet e mia. Pertej ketyre ngjyrimeve emocionale te panevojshme te komentit tend; shume e vertete, dekorimet, inovacionet qe benin te mundur renien ne sy te femres (po e perqendroj vetem tek kjo) jane sjellje te seleksionuara evolucionarisht. Ne baze te saj, po e perseris, eshte motivi i te renurit ne sy, i te qenurit ndryshe nga tjetri. Ne kohen e njeriu te shpellave, kur femrat ishin me shumice (edhe sot eshte keshtu) sepse meshkujt benin jete me riskante, kjo ishte gati e domosdoshme per te bere te mundur riprodhimin. Bile, sipas nje teorie evolucioniste, edhe vete ekzistenca e biondeve natyrale, lidhet me faktin qe biondia e pare made the difference.

Vetem se sot, me presionin e industrise kozmetike, me pushtetin e medias, e kam te veshtire te kuptoj se si funksion te berurit the difference, te renurit ne sy kur te gjithe jane kopje te njera-tjetres, dhe asgje me shume se kopje te imazheve te femres qe shperndahen nga media? Per cfare bie ne sy? Qe je nje follower?

Nese ti si femer pranon te behesh pjese e riteve biologjike(per te perdorur fjalet e tua) atehere ke nenshkruar nje kontrate qe te çon ne emfazimin e feminilitetit tend ndaj partnerit.

Vetem se bota qe te krijon nje koment si ky duket te jete nje bote unike ne shije, ku ka vetem femra te makiazhuara, te rruara, rituale te standartizuara. Dhe ky eshte vetem se nje burg i madh, pa hapesire per te qene ndryshe, per te qene nje individ. Dhe ne nje realitet te tille, me shume se sa me feminilitetin (qe eshte nje term qe cdo kohe e perkufizin ndryshe) kontrata eshte me industrine kozmetike dhe median qe e shperndan.

E pare esell, liria biologjike ne sensin e plote te fjales perdoret per te shprehur nje deshire per te qene larg te tjereve por keto individe nuk jane te lire, jane thjeshte te vetmuar.

E pare esell, liria nuk eshte fare pjese e programit te evolucionit, biologjise: eshte nje konstrukt, ashtu si morali. Por, nese do qe te te pergjigjem duke perdorur fjalen liri, atehere do thoja (nuk eshte e imja, por me pelqen): Liria eshte liria per te zgjedhur burgun qe duam. Dhe, e futur ne kontekstin e ketij diksutimi, fjala liri ka kuptim kur ka shume burgje.

Nese nisesh te diskutosh me mendimin qe kembet e tua dhe kur te fundosin kane te drejte perhere atehere nuk mund te kete nje bisede konstruktive. Perkrah te vertetave personale-per ti cilat fole ti- ka dhe te verteta te pergjitheshme.

Dy meditime te vogla ne lidhje me ate c'the:

  • Inteligjenca diferencon, pamja te ben te kendeshme dhe te deshirueshme per njeriun qe ke ne krah (ose mund te shihet dhe nen nje perspektive me te gjere).
  • Serish gabohesh kur thua qe liria nuk ka qene pjese e evolucionit: nepermjet evolucionit te njeriut, nepermjet evolucionit biologjik te trurit njerezor, jane ndertuar konstruktet qe kane burgosur lirine primitive, ate te lakuriqesise, ate te poligamise dhe politeizmit, ate te pronesimit te qenieve njerezore ne institucione martesore.

Per te rrumbullakosur kete bisede dhe diçka te fundit: pavaresisht nuancave emocionale, postimet u kryen me nje dashamiresi te plote. smiley

 

Nese nisesh te diskutosh me mendimin qe kembet e tua dhe kur te fundosin kane te drejte perhere atehere nuk mund te kete nje bisede konstruktive. Perkrah te vertetave personale-per ti cilat fole ti- ka dhe te verteta te pergjitheshme.

Une po argumentoj, te lutem jep argumentat e tua; nese bie une brenda apo jashte eshte fare irrelevante. Ti duke diskutuar se ku jane kembet e mia, ke vendosur hierarkine ne kete diskutim, dhe une nuk jam fare e interesuar ne kete.

Serish gabohesh kur thua qe liria nuk ka qene pjese e evolucionit: nepermjet evolucionit te njeriut, nepermjet evolucionit biologjik te trurit njerezor, jane ndertuar konstruktet qe kane burgosur lirine primitive, ate te lakuriqesise, ate te poligamise dhe politeizmit, ate te pronesimit te qenieve njerezore ne institucione martesore.

Nuk e di se cfare ke pasur nder mend kur e ke thene kete, ne cfare konteksti; por e kam te veshtire te imagjinoj nje ari qe lufton per liri. Liria, si morali jane kontrukte te inteligjences njerezore, te mundesuara nga struktura e trurit (e vecante njerezor, sic e thua edhe vete), si te thuash, efekte anesore te evolucionit, te paqellishme - sepse evolucioni nuk ka qellim te beje njerez te lire apo te burgosur, por te krijoje ndryshueshmeri.

Dashamiresia nuk ka nevoje te evidentohet: kur njeriu i le menjane epitetet, metaforat dhe proverbat per diskutantin dhe perqendrohet ne diskutim, ne argumenta me shume se sa dashamiresi, ke treguar respekt per diskutantin dhe diskutimin.

Darwin, me aq sa mbaj mend une, nuk ka thurur teorine e tije mbi bazat e evolucionit te ariut. Inteligjenca e specieve humanoide eshte amplifikuar me evolucionin duke pasur si pasoje restriksionet sociale. Qarte? smiley

E meqe na u permend evidentimi: aksionet e tua kishin si pasoje reaksione. Ndoshta duhet pasur me teper kujdes me nuancimet e replikave ndaj njerezve qe s'njeh dhe qe s'ishin fare ne interagim me personin tend.

Besoj qe nderkohe vizionet e mija ne lidhje me çeshtjen jane te qarta. Plus shtoji dhe faktin qe bisedat bazuar ne te verteta personale nuk me terheqin... Kaq persa me perket!

Vazhdim te kendshem me tutje!

Vertet, Darwini nuk e ka thurur teorine e tij mbi ariun, por as mbi njeriun. Ai e formuloi teorine e tij mbi specien mbas ekspedites Beagle dhe e titulloi "origjina e species" (1859) ku formuloi teorine e evolucionit dhe ate te seleksionit natyror. Interpretimet mbi evolucionin e njeriut dhe evolucionit seksual te tij me pas ishin nje perpjekje per t'i zgjeruar, apo aplikuar keto dy teori edhe tek njerezit. Por, me sa kam studiuar, mekanizmat e evolucionit, ne nivelin gjenetik, jane unike per specien, njeriun si specie dhe trurin e tij gjithashtu. Evolucioni shoqeror eshte nje komplikim tjeter qe nuk mund te mbulohet vetem me teorine e evolucionit dhe as vetem me biologjine.

Me vjen shume keq qe nje diskutim interesant te mbyllet ne kete menyre. Eshte diskutim, jo lufte per jete a vdekje. Une ne asnje koment timin nuk te kam fyer, por te kam pyetur sinqerisht, ty, dhe jo vetem ty, por edhe veten, te gjitha ne femrave, se sa te lira jemi kur themi jemi te lira, se sa te lira jemi kur perjashtojme dike tjeter sepse nuk standartizohet, ca se nuk do e ca se nuk mundet.

Ti zerin mua ma ke vene vete, une nuk kisha asgje ndermend pervecse pyetjeve dhe informacionit qe te kam drejtuar. Mudn te me kishe pyetur para se te reagoje, por mund edhe te kishe zgjedhur te mos reagoje. Zgjedhjen e bere vete dhe nuk me duket fair qe te mos ndjesh asnje lloj pergjegjesie tende per zgjedhjen qe bere.

Te vertetat nuk jane te miat, te vertetat nuk i ka askush. Shkenca mat boten, e interpreton, ben modele qe perpiqen te rindertojne nje te kaluar, etj, por nuk gjen te verteta. E verteta nuk eshte asgje me shume se nje konstrukt tjeter. Kjo nuk eshte e verteta ime, thjesht opinioni im.

E ka fajin Sala (piove, governo ladro smiley ) që e ka bo venin pplommë e universitete...

Emigrantët e shkretë që e kanë kaluar rininë duke sakrifikuar për të arritur diçka... kur vijnë... i gjejnë të gjitha gocat me universitet.

Kjo sjell dy vështirsi për të:

  1. Ka frikë se ajo është shumë më lart intelektualisht (nuk e di trapi se ajo ika marrë provimet me pare)
  2. Ka frikë se ajo s'do ketë lënë shok klase pa i hyrë në shtrat (nuk e di ai trapi se ajo i ka pas gjithë trepa shokët e kursit smiley )

 E nerume smiley ! Nje revolucion i vertete seksual mund te sillte rivleresim te rendesise se faktoreve seks & para per lidhjet mes gjinive...deri ketu kuptohesh smiley por them se eshte zgjidh biologjikisht dhe fiziologjikisht problemi seksit ndersa i parave ( pasurise ) eshte kategori e zgjidhur qe prej Lashtesise... me kete forme martese qe ekziston. Puna eshte se duhet ndruar emri i lloit te familjes ...Nga  Martese .....ne Bashkejetese.... Gje qe ka filluar te aplikohet por .....eshte ngatruar pak me nderhyrjet e kafsheve dhe gjinis se njejte ne jeten NJEREZORE.

 Kjo si e ka ?...Keshtu pyeste nje shoku im kur "thonin" nga lart qe "ky vit do jete nje vit ku do kete ndryshime te thellTa ... smiley ose e shprehur ne parrulla politike " Vit Ndryshimesh" qe une mendoj se eshte ekuivalente me thenien " Shqiperia po Ndryshon edhe jashte KUFIJVE " smiley

s'po i lexoj komentet...

Blete, pergjigjjia gjendet tek shkrimi yt, ne njerin nga rreshtat, por nuk eshte asnje nga ato qe liston ti. Deri diku e kapi e dhe jj qe komentonte ne faqen tende por ti e keqinterpretove smiley

Pervec nje posti interesant (and still funny, bletezz, btw, I love your sense of humor) edhe diskutimi eshte goxha interesant. 

Gjithesesi, i qendroj gjithmone besnike parimit te "vullnetit te lire", zgjedhjes se lire.  Per me teper, pikepamjet "ose, ose" i kam pak veshtire t'i pertyp.  Perse duhet bere ndarje apo perse duhet te behet presion feminizem vs feminitet?  Edhe si levizje nderkombetare ka "evoluar" pertej ketyre dimensioneve. 

Nqs nje femer s'do te zere vend ne rraftet e banjos me brisqe dhe gjera te kesaj natyre, pune per te.  Kjo s'do te thote qe te paragjykohet nje femer tjeter si me pak e "lire" se i ka rraftet pak me te zena.   Pas nje dite te gjate pune, mund te besh nje dush te shpejt e t'i thuash vetes "hajd, me shendet."  Por mund te besh gati dhe vasken, t'i hedhesh lloj lloj kripera e ereza lol, te marresh nje liber, nje gote vere, e te regjesh derisa te bie lekura smiley.  Gjithesesi, ne te dyja rastet, nuk ka pse konceptohet me llogari kohore, (dhe sidomos jo ne varesi te seksit tjeter) por si shfrytezim kohor personal.  Dikush perkedhelet me pak, dikush me shume. 

Shembujt jane disi te thjeshte (diskutimi me lart eshte me i thelluar) por per mua, feminizmi nuk ka pse te kete komplekse feminiteti.  Nuk ka pse t'i druhet, apo ta perjashtoj si ekzistence dikotomie. 

Ne kete teme jane ngritur nje mal me teori psiko-sociale-seksuale dhe mesa shoh ato femra qe japin me shume mend jane ato qe nuk kane krijuar familje akoma. Realisht nuk ka gje me te bukur se te krijosh familje. Eshte gjeja numer 1 ne jete qe te ben te ndjehesh i plotesuar dhe i realizuar. Une njoh shume femra me pozicione te larta ne pune dhe me page te mire te cilat nuk kane familje dhe mundohen ta kompesojne kete gje me sukseset ne pune dhe me drekat e darkat qe hajne jashte shtetit. A mund te krahasohen te gjitha keto me krijimin e nje familje,me pasjen e nje femije qe eshte nga gjaku e mishi yt?! Sigurisht qe jo. Liria fillon dhe mbaron me familjen. Persa i perket meshkujve femrat e kane zakon qe te bejne analiza shume te thella dhe njekohesisht te kota. 99% e meshkujve qe do njihni ne jete oj goca do duan vetem seks me ju per nje nate ose do ju mbajne te dashur per 6 muaj dhe mbasi te konsumojne seksin do ndaheni per "mosperputhje mendimesh". Behuni te zgjuara dhe beni per vete ate 1%-shin po lerini llafet smiley

99% e meshkujve qe do njihni ne jete oj goca do duan vetem seks me ju per nje nate ose do ju mbajne te dashur per 6 muaj dhe mbasi te konsumojne seksin do ndaheni per "mosperputhje mendimesh". Behuni te zgjuara dhe beni per vete ate 1%-shin po lerini llafet

M'vika keq per at 1%-in, qe nuk dashka seks per nje nate, se do e gjeka si xha Sulon te ajo endrra e keqe:  "me mbyten....   grate...."  smiley   smiley 

Problemi nuk është se vajzat nuk dinë të zgjedhin... problemi është se edhe djemtë më duket se janë të trembur.

Ndoshta është edhe periudha ekonomike dhe pasiguria që ajo krijon që i shtyn njerëzit që të kenë frikë të marrin vendime të tilla për jetën, por kjo nuk është arsye e justifikueshme për të mos u vendosur për të krijuar familje... fundja dhe bashkimi i forcave me dikë tjetër, ndoshta do të bënte që edhe vështirësitë të përballoheshin më mirë.

Vë dorën në zjarr, që tashmë të gjithë djemtë mbi 30vjeçarë janë në gjëndje të përgatisin për të ngrënë, të lajnë dhe hekurosin këmishat e tyre, të rregullojnë dhe të mbajnë pastër shtëpinë e tyre... dhe papritur, pas një jete ku kujtonin se po përpiqeshin ta bënin sa më të mirë të mundshme, vërejnë që edhe masturbimet e tepërta kanë filluar të lenë shenja të pashlyeshme në jetën e tyre... në këtë pikë, kanë frikë se mos bëhen qesharakë me prestacionet e tyre ndaj femrave, që po si ata (ndoshta më mirë se ata) kanë ditur të plotësojnë nevojat e tyre fiziologjike... dhe ngelen pastaj vetëm në dorë të dajave apo hallave që t'ju gjejnë ndonjë çupë fshati (demek të paemancipume/padalme, por harrojnë që digitalbi i ka bërë më profesioniste edhe se superpornostaret me fotot/filmat e të cilave kalonin netët e tyre solitare)...

Përse nuk lini mënjanë frustracionet e sfondit seksual dhe të kërkoni të gjeni njerëz qëi kuptoni dhe ju kuptojnë, me të cilët të ndërtoni një raport të bazuar mbi respektin dhe mirkuptimin për të ndërtuar një jetë familjare që të jetë e denjë që të quhet e tillë... që akoma pa dalë në pension, të kini edhe ju fëmijët tuaj smiley

Përse nuk lini mënjanë frustracionet e sfondit seksual dhe të kërkoni të gjeni njerëz qëi kuptoni dhe ju kuptojnë, me të cilët të ndërtoni një raport të bazuar mbi respektin dhe mirkuptimin për të ndërtuar një jetë familjare që të jetë e denjë që të quhet e tillë... që akoma pa dalë në pension, të kini edhe ju fëmijët tuaj

 

 

Sepse shumica e femrave ne thelb kane ngelur akoma te vogla kur enderronin princin e kalter,jeten ideale dhe utopike. Pergjithesisht femrat kane nje skeme te percaktuar ne koke qe duan ta realizojne dhe kane tendencen qe ti mveshin mashkullit qe pelqejne gjera qe ai realisht nuk i ka por qe femra me kokefortesi do qe ti kete dhe kjo i ben te kalojne jeten midis deshtimeve te njepasnjeshme ne lidhje me meshkujt. Prandaj krijimi familjes me baza te shendosha ndonjehere eshte zgjedhje shume me e mire sesa filozofia lirise,utopizmit dhe e justifikimit te kurverise.

Te pjellesh eshte nje proces natyror i cili nuk ka nevoje per shume mundime mendore. Te pjellesh ne forme te pergjegjeshme eshte diçka tjeter: nje femije meriton gjitha te mirat e botes. Meriton prinder qe i kane hyre asaj rruge me nje ndjenje plotesie ne jeten e tyre. Prinder qe jane realizuar. Prinder qe mund ti ofrojne te mirat materiale por dhe nje mbeshtetje te forte morale e cila mund te fitohet vetem me njefare eksperience jetesore. Femija meriton gjitha shancet e mundeshme por nje prind i papjekur dhe i deshtuar ne planin personal mund te kthehet ne nje makine qeniesh te deshtuara. Nje femije ka nevoje per shembuj ne jete, e kush me mire se vete prindi qe ti luaje ate rol? Ama qe prindi ta luaje kete rol duhet te kete formimin e duhur.

Femijet jane nje bekim, e vertete, por femijet nuk duhet te kthehen ne nje objekt qe mbush boshlleqet sociale te asaj familje ose nje mjet per te vazhduar traditat primitive.

Cdokush ben zgjedhjet e veta ne jete. Dikush i ben bazuar ne pjellje qe 20 vjeç, dikush tjeter i planifikon me teper gjerat. Jane zgjedhje qe duhen respektuar, jane njerez qe duhen respektuar per forcen e karakterit dhe aftesine per te çare ne karriere qe me pas te jene ne gjendje te formojne qytetare te mirefillte. Askush s'ka te drejte te paragjykoje askend dhe ato qe marrin guximin te paragjykojne jane individe qe zhgenjimet e jetes te tyre mundohen t'i projektojne ne suksesin e te tjereve. E ketyre mund te ju them vetem nje gje: sa villni vrer per suksesin e te tjereve ndoshta duhet te ngrini te prapmet e te shkoni te ndertoni tuajin.

Po sigurisht qe femija meriton mbeshtetje te forte morale dhe eksperience jetesore por eksperienca jetesore nuk meret duke e imagjinuar familjen por duke e krijuar konkretisht. Te kesh nje familje te shendoshe eshte nje detyre shume me e madhe dhe me e veshtire sesa te cash ne karriere. Krijimi familjes eshte komplet ndryshe nga dhenia e berrylave dhe krijimi aleancave e idiotsive te tjera qe duhen per te care perpara ne karriere. Cdo gje duhet te kete balance. Duhet zgjedhur e mesmja e arte se pastaj perfundon nje 50 vjecare e stazhonuar dhe shterpe e cila gjate gjithe jetes nuk ka ditur te kuptoje se kush eshte prioriteti kryesor i jetes. Cdo gje ne funksion te familjes kjo eshte motoja qe duhet te kete cdokush. smiley

 

P.S Se mos keqkuptohemi La_rosee nuk e kisha personale pergjigjen ishte ne pergjithesi.

Mision fisnik ai i paralajmerimit te femrave nga stazhonimi, shterpesia dhe mungesa e prioriteteve. smiley

 

PS. Oh, te lutem, seriozisht mund te marr komentet e njerezve qe me njohin. Ketu shto dhe faktin qe nuk plotesoj profilin tuaj: jam nen 30.smiley Sdq, acaruese forma ne te cilen flisni per femrat dhe zgjedhjet e tyre personale.

Jam i sigurte qe acarimi nuk te zgjat shume sepse nuk i mer seriozisht komentet e njerezve qe nuk te njohin smiley Gjithsesi ti nga menyra sesi flet me dukesh tipi femres qe kur lidhesh me nje mashkull i perkushtohesh shume dhe je shume korrekte ne mardhenie por "problemi" eshte ne tjeter vend,meshkujt tremben nga natyra jote shume e pavarur dhe tipi jot kokeforte dhe i pakompromis por kjo sdo te thote qe eshte faji tek ty. Eshte faji i tyre qe nuk dine te "lexojne" pertej fasades tende smiley

 

 

Ore do na merrni ne qafe planetin po s'u martut!!!

Pardje kam pa filmin "Idiokraci" e Mike Judge (famoz per Beavis and Butthead dhe satirizimin e popllit amerikon ne pergjithesi) dhe vertet me vuri ne mejtime. Robt 'intelektual' e shtynin me sot e me neser pjelljen, nderkohe budallenjte (tufa qe jane tifoza te 'monster trucks' dhe 'pro-wrestling') pillnin me tufa. Doemos erdhi koha qe ata u shumun kaq shume sa u budalleps ton dyrnjoja...kshu qy juve t'qyteteve te mdhoja e me post graduate degrees.. pliz ju lutmi shume MARTOJUNI se morem fun!!

Amin!

Mike Judge i Office Space, plako. Masterpiece smiley

Oh ene i gjo tjeter per ju qe qaheni nga konkurenca 'karaphile'-ve te reja:

Benjamin Franklin i ka pat dhon ket keshille nipit te ri donzhuan:

"shko me gra me te vjetra se kur femra nuk o mo e re, perpiqet te behet njeri i mire"smiley

Sipas tije ne te rejat qenkemi njerez te keqinj e? Hahahaha! smiley Te keqen te na e merrni se e keni nga zilia! smiley

Kam qeshur me filmin: ti ke dhene kontribut ne idiocracy?smiley

ti ke dhene kontribut ne idiocracy?

Jo sepse ene une jom avdall e 'kontributin' ta jap ne lule te ballitsmiley

Nga nje batute: "My wife and I were very, very happy for 20 years. Then we met." smiley

 

lostT-o, ja nji t'shpejt per ty, pa lidhje, thjesht asociim-stabilizim tingullimi, si per mirmjesismiley 

heyyyy mr. tambourine-man, play a song for me,
I'm not sleepy and there is no place I'm going to.

Blete,

une nuk jam aq i madh ne moshe sa te them se do te te keshilloja si baba" por sikur te ishe bija ime do te te thoja

Go get 'em, Tiger .....

or

Go for it now.  The future is promised to no one.  -Wayne Dyer

Jeta eshte e shkurter  so.....

Do not take life too seriously.  You will never get out of it alive.  -Elbert Hubbard
or

Enjoy yourself.  It's later than you think.  -Chinese Proverb

PS

Me habite me keto qe shkruan kam patur tjeter perceptim per ju. Jo se kjo ndryshoj mendimin e mire qe kam per ju por thjesht te kisha menduar ndryshe.

Te kisha menduar nje vajze me shtat petit, e martuar me ndonje amerikan pak te madh ne moshe, dhe tani je ne shtepi nuk punon rit beben dhe kalon kohen tek peshku dhe blogun tend te mrekullushem. Krejt ndryshe nga ajo qe shkruan. E perseris  ne mendjen time je perseri  ajo vajze e zgjuar, e matur dhe e mire vec ndryshe nga si e mendoja .......

Go get 'em, Tiger .....

 

 hej..maybe you need to swing the other way....just a thought, don't fight

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).