MUR PAS MURI

Këto ditë ngado që të përplasesh të del përpara nga një kremtim i shembjes së Murit të Berlinit, së bashku me klishetë përkatëse për triumfin dhe disfatën; Europën, Gjermaninë, fundin ose fillimin e historisë, Gorbaçovin, Roger Waters-in e të tjerë me radhë.
Njëzet vjet janë të mjaftueshme për të kthyer faqen dhe ndërmarrë një reflektim disi [...]

3 Komente

Përsëri, po të shkosh në Shqipëri e në Kosovë, do të dëgjosh se muri – si i tillë – vazhdon t’i rrethojë shqiptarët; qoftë nëpërmjet karantinës së vizave, qoftë me mënyra të tjera, ndoshta shumë më të efektshme se arma e rojes së kufirit, postëblloku, prozhektori, ose gjuha avulluese përjashta e qenit hero. Por edhe gjetiu, në botën mbarë, ky njëzetvjeçar nuk është se ka ndihmuar, sadopak, me kapërcimin e mureve ose hapjen e portave, urave e rrugëve të reja midis botëve që ishin edhe më parë të ndara.

Autorit te ketij artikulli i paska ngel ora prapa me shume se 20 vjet.

Sipas tij ne keto 20 vjet paska ec bota prapa. A ka jetuar me realitetin ky njeri apo ka qene ne gjume duke enderuar per komunizmin qe tashme ka vdekur dhe po mundohen ta mbajne gjalle ca politikane fantazma ,qe me veprimet e tyre prej don kishoti

mundohen te ringrene mure te reja ndarese me boten demokratike.

Ndersa une thom qe jane Shqiptaret qe rrethojne murin. Keshtu ka qene historikisht. Ne shek e 14te, qytetaret 'romake'(romej?) te Janines i refuzonin 'vizat' vetem barinjve Arberore nder gjithe ate mori laramane qe jetonte. Nuk u behej vone 'romakeve' qe edhe Arberoret ishin 'ortodokse', ashtu si nuk i  behet vone sot BE-ut megjithese u shqepem duke kopjuar ligjet e Brukselit ne dem te Burrelit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).