Morella

Edgar Allen Poe
nga Kamomila
Vetë, me veten tënde, i vetmuar, përjetë një i vetëm dhe tek.
PLATONI: SYMPOS
E vlerësoja me një ndjenjë ngrohtësisht të thellë dhe tepër të veçantë, miken time Morella. I gjëndur rastësisht në shoqërinë ku ajo përkiste shumë vjet të shkuara, që në takimin e parë, ndjeva shpirtin të më digjej nga njëlloj flake [...]

7 Komente

Dikur kam diskutuar gjere e gjate mbi kete novele dhe ne pergjithesi mbi Poen. Por pertoj tani t'iu rikthehem kujtimeve, aq me teper qe Poe eshte "vrime e zeze", te fut ne vorbullen e tij dhe pastaj duhet nje vit i tere me diell qe te besosh perseri se je mbi toke.

Gjithsesi, per mua, Morella, Ligueia, Letra e vjedhur, Demoni i mbrapshtise, Njeriu i turmave, mbeten tekstet me te bukura te tij, ne morine e qindrave teksteve (ka dhe nje dialog te shkurter mes dy vetesh qe shkojne ne boten pertej dhe habiten mbi rregullsine e universit... njehere tjeter.)

 

Besoj se gjeniu i Poese qendron me se shumti te fakti qe eshte te pakten nja nje shekull para bashkekoheseve te tij.

 

Kamomila të përshendes me këtë përkthim amatorial smiley

Me rastin e rivarrosjes dhe 200-vjetorit te lindjes se EAP smiley

U kujtoftë.

 

 

 

A DREAM WITHIN A DREAM (E. A. Poe)

Take this kiss upon the brow!
And, in parting from you now,
Thus much let me avow-
You are not wrong, who deem
That my days have been a dream;
Yet if hope has flown away
In a night, or in a day,
In a vision, or in none,
Is it therefore the less gone?
All that we see or seem
Is but a dream within a dream.

I stand amid the roar
Of a surf-tormented shore,
And I hold within my hand
Grains of the golden sand-
How few! yet how they creep
Through my fingers to the deep,
While I weep- while I weep!
O God! can I not grasp
Them with a tighter clasp?
O God! can I not save
One from the pitiless wave?
Is all that we see or seem
But a dream within a dream?

 

______

Prano këtë puthje mbi vetull!

E ndërsa prej teje largohem,

Më lër së paku të shpjegohem-

Ti nuk gabon kur thua

Të miat ditë veç qenë ëndërruar;

Por prapë kur shpresa t’jetë fluturitë

Në një natë a në një ditë,

Në një pamje a askund,

Vallë vërtetë e gjitha  humb?

Gjith ç’shikojmë a përngjasojmë

Është një ëndërr që në ëndërr ëndërrojmë.

 

Qëndroj ballë oshëtimës

Bregut t’rrahur suferinës

Dhe shtrëngoj në gishtërinjtë

Rruazat e rërës së florinjtë-

Sa të pakta! Prapë shkëputen

Prej gishtrinjve, thellësive futen,

Ndërsa mekem, ndërsa lutem!

O Zot! A s’mundem dot

Ti shtrëngoj në grusht më fort?

O Zot! Të shpëtoj veç një siç ishte

Larg prej dallgës së pamëshirshme?

A është gjith ç’shikojmë a përngjasojmë

Veç një ëndërr që në ëndërr ëndërrojmë?

Des, ke te drejte, qe shume para bashkekohesve te vet.

Hurbinek, besoj se nje ndjesi te tille deri ne nje fare mase me jep dhe mua.

 Nga te gjithe emocionet qe fut Poe ne veprat e veta: Dashuria, urrejtja, hakmarrja, cmenduria, xhelozia, vetmia, ajo qe me ben me shume pershtypje eshte frika (nga vdekja, nga luajtja nga fiqiri, nga pamundesia per te ndaluar dicka apo te arrire ate qe deshiron, nga humbja e te gjithave) eshte ajo qe me mbetet me shume ne mendje nga veprat e tij.

Perballja me njohjen e nje pjese te vetes, nderkohe qe lexon veprat e tij, eshte me e frikshme se sa perballja me perbindesha ne veprat e te tjereve.

Per me teper kur Tennyson-i e quan Poe-n (gjeniun me origjinal qe ka nxjerre Amerika" kush jam une qe ta kundershtoj.

P.S. fh me pelqeu perkthimi

Problemi i Poes ka qene pak a shume problemi femeror. Te gjitha femrat qe i ka rene rasti te njohe, zhdukeshin papritur e papandehur : e ema, gruaja, njerka, gjithçka qe kalonte nen veshtrimin e tij, zhdukej ne moshe te re.

Vetmia ka qene shtylla e jetes se tij. Ka pasur nje frike te tmerrshme nga braktisja. Morella, Ligueia, femra qe humbasin, e qe rikthehen naten neper endrra te çmendura, bota qe rrotullohet perjetesisht duke prodhuar te njejtat gjera perjetesisht, braktisjet e Poes qe prodhohen perjetesisht, jeta e Poes ka qene as me shume e as me pak nje ANKTH I PANDERPRERE.

"Morella" ka ca ide goxha te zgjuara te shperndara ne ca fjali ne pamje te pare te veshtira, filozofike, por aty duhet kerkuar nje pjese e mire e Poes. Jo dhe aq tek dashuria si ndjenje e paster apo tjeter, por tek nje angeshti e vazhdueshme e ikjes se diçkaje te dashur.

Tersi i Poes ka vazhduar dhe pas vdekjes se tij me nje varr qe u be legjende. A ben vaki qe treni te dale nga shinat dhe te thyeje gurin e varrit te dikujt ? Ja atij i ka ndodhur, kur ia kishin bere me njeqind bela nje gur varri.

Por nuk dua t'i rikthehem ketij tipit, me mire t'ia kepus nje Anna Gavalda, eshte kaq freskuese.

ps : Anna Gavalda nuk eshte pije freskuese.

Faleminderit  qe sollet kete pjese, nuk e  kisha lexuar me pare.

Oh, kam kaluar gjithe pushimet duke lexuar nje permbledhje me tregime te Po-se. E lexoja vetem diten, se nga ankthi dhe frika qe ndjeje duke lexuar ato tregime, naten te fanepseshin fantazmat. Hop-Frog, Murtaja Mbretereshe, Macja e zeze... jane disa prej tregimeve qe me kane lene mbresa shume te thella. Ah, eshte dhe nje tjeter, Portreti Oval, qe kam ndermend ta perkthej se shpejti.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).