Moment

Me buzë të mavijta
mosdashja kafshon...
ventuzë në muzg.
E qetë...
bosh...
e thithur...
derisa xixa mes rrënjëve të bëra shuk
momentin e shkëlqen.
Nga larg shkëndijat vorbullohen,
përvoje turme ne muzg,
flakën e ushqen,
e flaka i ngroh butë
ne ngërç gishtrinjtë
gërshetuar një nga një...
Lëmshi nga larg zë e afrohet
herë duket
herë zhduket
nën të ndriturat lëpirëset gjuhë...
shkëlqen i lagur...
shuhet ngadalë...
"njeriu vitruvian"
bri meje shtrirë rri,
në pozicion horizontal.

4 Komente

edhe pse ti e di mendimin tim une po e perseris.Shume e bukur.

Ps. Sille edhe tjetren.

Me ngjyrat me te bukura e ke pikturuar!

Sot lexova nje poezi.

Faleminderit Kamomila !

shume bukur kamomila.shume e ngeshme ne pershkrim,e qete,e vetedijshme,rrenqethese,vrojtuese,e athet,ne linje me momentin.Je shkrire bukur me linjen e poezise,perjetimin pesonal e ke sjelle ne mase te konsiderueshme tek lexuesi(besoj),arrin te imponohesh me figuracion te thjeshte dhe gjuhe te kujdesshme.komplimenti.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).